Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Itali: Goditet rrjeti i prostitucionit, disa shqiptarë në pranga.

    Goditet aksi i prostitucionit Itali- Shqipëri, 14 të arrestuar. Komunikonin me Skype

    Emri:  Piacenza-I-fratelli-arrestati-300x156.jpg

Shikime: 1376

Madhësia:  15.2 KB
    Vëllezërit Uka të arrestuar

    Piaçenza- Goditet aksi i prostitucionit Piaçenza- Shqipëri. 14 persona janë arrestuar nga policia italiane, pjesë e dy grupeve të lidhura më njëra- tjerën. Shumë udhëtime janë të dokumentuara mes dy vendeve nga anëtarët e grupit, që drejtonin prostitucionin, duke folur me njëri- tjetrin nëpërmjet teknologjisë, përfshirë edhe shërbimin Skype. Në përfundim të gjithë hetimit, policia lëshoi 14 urdhër arreste.

    Prokrurori i çështjes, Salvatore Cappelleri tha se janë identifikuar dy grupe të lidhura me njëri- tjetrin që drejtonin aktivitetin e paligjshëm.


    Mediat italiane raportojnë se arrestimi i fundi është bërë në Tiranë, ndaj shtetasi, Bujar Ramadani, i cili konsiderohet si bashkëpunëtorë në vrasjen e një shqiptari në shtator 2013-të, Sadik Hajderi, i cili më vonë u zbulua se kishte qenë udhëheqës i një rrjeti të gjerë prostitucioni.

    Për vrasjen e tij menjëherë pas ngjarjes janë arrestuar edhe dy shtetasit shqiptarë, Mersin Uku, 29 vjeç, dhe Donard Uku, 21 vjeç. Bashkëshortja e njërit prej vëllezërve, dyshohet po ashtu se më vonë është përfshirë në një vrasje tjetër, të njën 79 vjeçari italian.

    Panorama
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 17-04-2014 më 16:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •