Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Rekrutimet në Siri, arrestohet në Rinas i kërkuari Gert Pashja, kthehej nga Turqia

    Rekrutimet në Siri, arrestohet në Rinas i kërkuari Gert Pashja, kthehej nga Turqia

    Emri:  82306_4.jpg

Shikime: 1604

Madhësia:  18.0 KB
    TIRANE – Arrestohet në Aeroportin e Rinasit 30-vjeçari nga Cërriku Gerti Pashja, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet si organizator i grupit që rekrutonte islamikë shqiptarë për të luftuar në Siri. Mësohet se 30-vjeçari kthehej nga Turqia dhe u ndalua në aeroport në dalje të terminalit.

    Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, pak javë më parë Gerti Pashja tha se ndodhej në Turqi. Ai akuzoi policinë shqiptare për presion psikologjik, me qëllim që të pranonte se ishte pjesë e grupit që çojnë shqiptarë në Siri. 30-vjeçari pohoi se "në Siri ka xhihad", ashtu siç pohoi nga ana tjetër, se ajo luftë nuk është fetare. Pashja tha se nuk kishte asnjë lidhje me grupin e personave që janë arrestuar nga policia.

    DOSJA E PROKURORISE, 8 TE ARRESTUARIT PER TERRORIZEM
    • Genci (Abdurrahim) Balla, i vetëshpallur imam i xhamisë te Unaza e Re, i paautorizuar nga Komuniteti Mysliman Shqiptar, organizator
    Bujar Hysa, i vetëshpallur imam i xhamisë së Mzezit, i paautorizuar nga Komuniteti Mysliman Shqiptar, organizator
    • Edmond Balla, organizator
    Zeqir Isuf Imeri, organizator pjesëmarrës
    Verdi Morava, financues
    Fadil Muslimani (Dervishi), ndihmës
    Astrit Tola, ndihmës
    Orion Reçi ndihmës

    AKUZAT
    • “Rekrutim të personave me qëllim kryerjen e veprimeve terroriste”;
    • “Nxitje, thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste”;
    • “Nxitje të urrejtjes ose e grindjeve ndërmjet kombësive, racave dhe feve”
    NE KERKIM
    • Gerti Pashja, organizator
    • Shkëlzen Dumani, organizator, financues
    • Shyqyri Kaca, organizator, financues, pjesëmarrës
    • Almir Daci, i vetëshpallur imam i xhamisë Leshnicë, i paautorizuar nga Komuniteti Mysliman Shqiptar, organizator, financues, pjesëmarrës
    • Medi Manallari, financues, pjesëmarrës

    (er.nu/BalkanWeb)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rekrutimet në Siri, arrestohet në Rinas i kërkuari Gert Pashja, kthehej nga Turq

    Islamiku në kërkim, Gerti Pashja: Nuk nxita terror, është sulm politik

    Nga: Aurora Koromani



    TIRANE- Policia shqiptare më ka bërë presion psikolo- gjik që të pranoj se jam pjesë e grupit që çojnë shqiptarë në Siri". Kështu shprehet një prej të kër-kuarve për terrorizëm në vendin tonë, Gerti Pashja, nga Cërriku, i cili ndodhet në Turqi. Në një intervistë ekskluzive për "Gazeta Shqiptare", 30-vjeçari pohon se "në Siri ka xhihad", ashtu siç pohon nga ana tjetër, se ajo luftë nuk është fetare. Pashja sqaron se nuk ka lidhje me grupin e personave që janë arrestuar pak ditë më parë nga policia.
    Gerti, je njohur me akuzat që ka ngritur drejtësia shqiptare ndaj teje si organizator terrorizmi?
    Jam informuar vetëm nga ato që kam ndjekur nga media dhe ajo që kam parë është se nuk e kam shumë të qartë se çfarë akuzash rëndojnë ndaj meje, pasi prokuroria dhe media të ndryshme shprehen në forma të ndryshme. Por unë, para se të flas për akuzat e mia, dua t'ju tregoj historinë se si kanë nisur të gjitha akuzat ndaj meje. Nuk është hera e parë që shteti shqiptar ngre akuza ndaj meje, pasi në 2 tetor të vitit 2013 unë kam bërë një hyrje nga Turqia për në Shqipëri dhe në doganën e Kapshticës më kanë ndaluar agjentët e policisë shqiptare. Ka qenë një marrje në pyetje e paligjshme. Duke mos pasur asnjë vendim më kanë zbritur nga autobusi; dhe pse unë kam insistuar që të më tregonin mandatin, ata nuk e bënë një gjë të tillë. Kam kërkuar identitetin e tyre dhe më thanë që, 'jemi nga Drejtoria e Policisë së Tiranës'. Më kanë marrë në pyetje dhe janë munduar vazhdimisht që të më detyrojnë - duke më bërë presion psikologjik - për të pranuar se isha pjesë e personave që dërgonin njerëz në Siri dhe pastaj po nën presion psikologjik më kanë thënë që të bëhem bashkëpunëtor i shtetit shqiptar për të treguar emrat e tjerë që kanë qenë të përfshirë në këtë histori. Pasi unë kam parë këtë gjë, jam nisur për në Turqi, ku vazhdoj studimet në Fakultetin e Teologjisë. Pasi e pashë të arsyeshme që të mos kthehesha më në Shqipëri, kam sjellë edhe familjen time në Turqi.
    Pra, ju po thoni se shteti shqiptar ju ka hetuar juve para se të bëheshin arrestimet e fundit në Shqipëri?
    Më kanë ndaluar në doganën e Kapshticës dhe më kanë bërë presion psikologjik që të pranoja ato që ata thoshin, që unë të pranoja se isha pjesë e këtij grupi dhe më kanë bërë edhe presion që të mos flisja me njeri për bisedën që kemi bërë me këta agjentët e policisë. Policët më thanë në fillim që, 'pasaporta juaj ka problem', por pasaporta ime asnjëherë nuk ka pasur probleme në doganat në të cilat ka kaluar.
    Gerti, ke qenë ndonjëherë në Siri ti?
    Jo, unë nuk kam qenë në Siri dhe për këtë arsye jam shumë i habitur për akuzat ndaj meje për Sirinë, pasi kur policia ka shkuar në shtëpinë e babait tim, në orën 05:00 të mëngjesit, ditën që janë bërë të gjitha arrestimet, dhe i kanë thënë babit tim, 'ku ndodhet djali juaj', babai im i ka thënë që, 'ai është student në Turqi'. Dhe, habitem se si shteti shqiptar nuk e di që unë jam jashtë, kur unë kam kaluar jashtë përmes doganës.
    Pra, policia shqiptare ju ka detyruar që ju të pranoni që ishit pjesë e këtyre grupeve?
    Po, pasi më kanë kapur, më kanë detyruar që të them që jam pjesë e tyre, por unë u kam thënë që 'nuk kam lidhje me ta'. Dhe policët më kanë thënë që 'ti je djalë i mirë dhe do bëhesh informatori ynë'. Unë u thashë që 'unë nuk jam pjesë e askujt'.
    Gerti, i njeh ti personat që janë arrestuar dhe a ke lidhje ti me këta persona?
    Mes tyre ka persona që unë i njoh dhe ka persona që unë nuk i njoh. Ndër këta persona, i vetmi që unë njoh është Edmond Balla, me të cilin jemi njohur në Turqi, këtu në fakultet, pasi edhe ai ka mbaruar studimet e larta. Ndërsa me të tjerët nuk kam lidhje të drejtpërdrejta.
    Ju, si e konsideroni arrestimin e tyre?
    Ky është një arrestim politik. Nuk e kam fjalën këtu për një arrestim partiak, siç mund të kuptohet, por është një arrestim politik, në momentin që qeveria është e dështuar, e cila nuk merret me kriminelët dhe vrasësit, dhe për të larguar opinionin publik nga të gjitha ngjarjet që po ndodhin në vendin tonë, ata po merren me këtë çështje.
    Si e konsideroni "Xhihadin në Siri" dhe a duhet që qytetarët shqiptarë të shkojnë për të luftuar atje?
    Për pyetjen nëse duhet që shqiptarët të shkojnë të luftojnë atje, varet nga mënyra se si e mendon secili prej tyre.
    Unë për vete nuk e kam bërë një thirrje publike dhe nuk kam për ta bërë. Por, xhihadi është pjesë e fesë islame dhe për këtë duhet të përgjigjet Komuniteti Mysliman, që e ka botuar librin e Kuranit, i cili gjendet në gjuhën shqipe. Të gjitha suret në Kuran flasin për xhihadin. Unë e kam kushtuar jetën time në islam dhe këtë gjë nuk mund ta mohoj. Është farsë apo jo xhihadi, këtë e vendosin dijetarët islamë se çfarë është. Normalisht që atje ka edhe xhihad, këtë nuk mund ta mohojë askush. Ka edhe predikues si Afmet Kalaja, imami i Xhamisë Dino Hoxha në Tiranë, i cili e ka publikuar në internet se atje ka xhihad dhe këtë e ka pranuar publikisht. Imami në fund të predikimit ka thënë se shqiptarët nuk duhet të shkojnë atje. Unë nuk e njoh realitetin e Sirisë që të them nëse atje ka xhihad apo jo, por atje ka njerëz që luftojnë, njerëz që luftojnë padrejtësinë. Për sa i përket akuzës sime se unë kam dërguar njerëz në Siri, kjo duhet të faktohet, me emra, me data, për të parë nëse unë kam dërguar persona apo jo në atë vend.
    Përse mendoni se ju akuzojnë? Sepse ndaj jush rëndon akuza e rekrutimit të personave për në Siri, si dhe ajo e nxitjeve të thirrjeve terroriste për të luftuar në Siri?
    Unë nuk e di ku i kam bërë këto thirrje, kështu që prokuroria duhet të dalë dhe të thotë se ku i kam bërë unë këto nxitje. Ne kemi ftuar njerëz vetëm në atë që thotë islami, për atë që thotë Kurani dhe ajo që ne kemi predikuar tek njerëzit është vetëm ajo që ndodhet në Kuran. Nëse shteti shqiptar sheh diçka të gabuar, atëherë le të ndalojnë Kuranin dhe ne i ndalojmë thirrjet tona.
    A ke dijeni nëse në Shqipëri ekzistojnë qytetarë shqiptarë për t'i dërguar drejt Sirisë?
    Unë nuk kam dijeni për një gjë të tillë, pasi nuk jam as prokuror, as hetues, që të kem hetuar. Për këtë arsye unë e solla edhe familjen time në Turqi, për të shmangur problemet që mund të kishin në Shqipëri.
    Kur përmendni sulmet politike, në çfarë kuptimi e thoni?
    Sulmet politike nuk mund të jenë vetëm ndaj një partie politike, por mund të jenë edhe ndaj një besimi fetar. Mbi bazë të qeverive përkatëse, janë edhe besimet e këtyre qeverive ndaj çdo besimi fetar.
    Sipas jush, po sulmohet islami në Shqipëri?
    Po sulmohet një pjesë e atyre myslimanëve që kanë sjelljen më të rregullt, që nuk kanë asnjë lidhje me aktivitetet kriminale në vend, të cilët nuk janë bërë pjesë e lojërave politike, por as e atyre që e shesin fenë e tyre për diçka të kësaj bote.
    Ju thatë që në Siri po zhvillohet një lloj xhihadi; xhihad kundër kujt po zhvillohet, kundër një diktatori apo kundër një ideologjie që ju pretendoni se nuk ka lidhje me islamin?
    Është kundër një diktatori dhe shteti shqiptar ka parashikuar disa herë për të ndërhyrë në Siri, pavarësisht se nuk është bërë. Nuk është një luftë fetare, por kundër një diktatori.
    Pra, nuk është xhihad?
    Xhihad do të thotë të mbrosh të shtypurin, të luftosh për të shpëtuar të pambrojturin.
    Ti, ke menduar ndonjëherë që të marrësh pjesë në konfliktin në Siri?
    Për këtë nuk mund të jap përgjigje.
    Ti vetë, njeh ndonjë person që lufton aktualisht në Siri?
    Nuk e di, sepse nuk kam kontakte. Nga shoqëria ime nuk ka asnjë. Unë i njoh ata persona aq sa kam parë në media apo lexuar tek faqja juaj e "Ballkanëeb"-it.
    Ju, në cilën xhami shkonit kur ishit në Shqipëri?
    Kur shkoja në xhami, unë shkoja në xhaminë e fshatit dhe në atë të Cërrikut.
    A keni dëgjuar ju për personat që janë arrestuar se janë pjesë e shkollës së Cërrikut, prej nga ju jeni? Ju kanë rënë në vesh ndonjëherë fjalë se në këtë qytet ka pasur persona që merren me këtë aktivitet?
    Unë nuk di gjë për këto akuza. Madje, për shkollën e Cërrikut e di që është mbyllur, por unë nuk kam shumë informacion, pasi kam qenë i vogël në atë kohë.
    Tashmë që ju jeni shpallur në kërkim; si është jeta juaj në Turqi?
    Unë po jetoj normalisht, jetoj i lirë. Por, normalisht që kjo gjë ka ndikuar negativisht dhe shpresoj që një ditë të dalë e vërteta. Shteti shqiptar për të gjitha akuzat të kërkojë falje, pasi çdo gjë ka ndikuar negativisht edhe tek familja ime, tek fëmijët dhe gruaja ime, të cilët jetojnë të frikësuar që prej asaj dite.
    A jeni në gjendje që të përballeni me drejtësinë shqiptare dhe a do kërkoni azil politik?
    Unë nuk besoj tek drejtësia shqiptare dhe normalisht që kam nisur procedurat për azil politik.
    A mendoni se ka lidhje Komuniteti Mysliman Shqiptar në akuzat që janë ngritur ndaj teje?
    Unë nuk mund ta di, por Komuniteti ynë nuk vepron si çdo Komunitet tjetër në botë, të cilët reagojnë ndaj çdo padrejtësie që iu bëhet myslimanëve të tyre. Komuniteti Mysliman ka hallet e veta; ata zihen çdo 6 muaj se kush do të bëhet kryetar.

    (m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rekrutimet në Siri, arrestohet në Rinas i kërkuari Gert Pashja, kthehej nga Turq

    Rekrutonte shqiptarë në Siri, gjykata le në burg Gerti Pashjan: Nuk kam bërë krim

    TIRANE-Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot masën e arrestit me burg për Gerti Pashjan i akuzuar si organizator i rekrutimit të shqiptarëve në Siri. Ai ka mbërritur në gjykatë në masa të larta sigurie, ndërsa seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe ka zgjatur vetëm 30 minuta.

    Pashja është përfaqësuar në seancë nga një avokat shteti, pasi avokati i kërkuar prej tij deklaroi se ishte i angazhuar në një tjetër proces gjyqësor në Elbasan. Para togave të zeza Pashja deklaroi se nuk ka kryer asnjë vepër penale dhe se ai vetë s’ka kryer asgjë të paligjshme.

    Madje ka pohuar se ka kërkuar vetë të kthehet në Shqipëri, por është ndaluar nga policia turke momentet e fundit. Gerti Pashja është i nënti që përfundon në pranga i akuzuar për terrorizëm, ndërsa në kërkim janë dhe katër persona të tjerë që dyshohet se janë në Turqi ose Siri.

    Nëse provohen akuzat e prokurorisë ata rrezikojnë deri në 25 vite burg. Gerti Pashja u vu në pranga dy ditë më parë në Rinas menjëherë pas deportimit të tij nga Turqia.

    (a.n/News24/BalkanWeb)

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rekrutimet në Siri, arrestohet në Rinas i kërkuari Gert Pashja, kthehej nga Turq

    Akuzat për terrorizëm, familja e 30-vjeçarit: Gerti nuk prek armë, s’ka qenë kurrë në Siri

    ELBASAN – Nëna dhe bashkëshortja e 30-vjeçarit Gerti Pashja, i akuzuar për terrorizëm dhe i lënë sot në burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda, hedhin dyshime mbi zhvillimin e procesit gjyqësor. Sipas tyre, përfaqësimi i Pashjas me avokat të caktuar nga shteti dhe mungesa në seancë e avokatit të zgjedhur nga familja ishte i qëllimshëm. As familja dhe as avokati nuk ishin njoftuar për zhvillimin e seancës së sotme ku do të caktohej dhe masa e sigurisë.

    “Pse nuk ishte avokati që nëna e Gertit pajtoi që të ishte në procesin gjyqësor. Ne nuk donim që të kishte një avokat shtetëror, por donim që të kishim një avokat personal të marrë nga ana jonë. Për bashkëshortin tim nuk kanë asnjë fakt në lidhje me akuzën për rekrutime, ndërsa për drejtësinë shqiptare nuk di çfarë të them. Besim nuk kam”.- shprehet bashkëshortja e 30-vjeçarit.

    “Nuk mendoj kurrë që djali im ka bërë vepra të tilla. Djali im nuk e prek me dorë armën, sepse i atillë është. Nuk mendoj se mund të ketë ndonjë person që mund të thotë për Gertin, më ka rekrutuar më ka çuar në Siri.”- shprehet nëna e të akuzuarit.

    Familjarët e Gerti Pashjas hedhin poshtë akuzat e ngritura ndaj tij, ndërsa shprehen të sigurt se ai nuk ka qenë kurrë në Siri dhe nuk ka rekrutuar asnjë person për të luftuar atje.

    “Nëse ka një foto që Gerti është në Siri, le ta mbajnë. Edhe Avokati i Popullit ta shikojë me përparësi këtë çështje ndaj këtyre djemve.”- shprehen familjarët e 30-vjeçarit.

    30-vjeçari nga Cërriku Gerti Pashja, u arrestua një ditë më parë në Aeroportine Rinasit, teksa kthehej nga Turqia.

    Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, pak javë më parë Gerti Pashja tha se ndodhej në Turqi. Ai akuzoi policinë shqiptare për presion psikologjik, me qëllim që të pranonte se ishte pjesë e grupit që çojnë shqiptarë në Siri. 30-vjeçari pohoi se "në Siri ka xhihad", ashtu siç pohoi nga ana tjetër, se ajo luftë nuk është fetare. Pashja tha se nuk kishte asnjë lidhje me grupin e personave që janë arrestuar nga policia.

    GJYKATA VENDOSI MASEN ARREST ME BURG
    Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot masën e arrestit me burg për Gerti Pashjan i akuzuar si organizator i rekrutimit të shqiptarëve në Siri. Ai ka mbërritur në gjykatë në masa të larta sigurie, ndërsa seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe ka zgjatur vetëm 30 minuta. Para togave të zeza Pashja deklaroi se nuk ka kryer asnjë vepër penale dhe se ai vetë s’ka kryer asgjë të paligjshme.

    Madje ka pohuar se ka kërkuar vetë të kthehet në Shqipëri, por është ndaluar nga policia turke momentet e fundit. Gerti Pashja është i nënti që përfundon në pranga i akuzuar për terrorizëm, ndërsa në kërkim janë dhe katër persona të tjerë që dyshohet se janë në Turqi ose Siri. Nëse provohen akuzat e prokurorisë ata rrezikojnë deri në 25 vite burg.

    (er.nu/BalkanWeb)

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rekrutimet në Siri, arrestohet në Rinas i kërkuari Gert Pashja, kthehej nga Turq

    Imamët në gjyq, Dëshmia jashtë betimit i të kthyerit nga Siria: 6 muaj trajnim për luftë me Gerti Pashjan



    Djem të rinj shqiptarë, të cilët janë rekrutuar për të luftuar në Siri në emër të luftës së shenjtë, janë trajnuar për më shumë se 6 muaj në kampe lufte.
    21-vjeçari, Edmond Suparaku, ka qenë dëshmitari i parë i akuzës i thirrur për të dëshmuar në proçesin penal ndaj 9 shqiptarëve, mes tyre edhe disa imamë xhamish të akuzuar për rekrutim.
    Në cilësinë e dëshmitarit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ai ka rënduar pozitën e njërit prej personave në bankën e të akuzuarve për rekrutim të luftëtarëve drejt Sirisë.
    Edmond Suparaku ka treguar para trupës gjyqësore se ka qenë në Siri 2 herë, ku ka qëndruar rreth 3 muaj, kohë e cila ka përkuar me përgatitjen e tij fizike për luftë.
    Ai deklaroi se herën e parë është shoqëruar nga një prej të pandehurve, Gerti Pashja, me të cilin është njohur në një xhami në Elbasan.
    21-vjeçari ka pohuar se nuk është paguar asnjë qindarkë për këtë mision, por vajtja e tij në Siri është bërë për ti ardhur në ndihmë vëllezërve myslimanë.
    Dëshmia e Suparakut është marrë jashtë betimit. Ai nuk ka pranuar të bëjë betimin para gjykatës, duke deklaruar se betohet për të thënë të vërtetën vetëm përpara Allahut.
    Në këtë seancë janë paraqitur edhe katër dëshmitarë të tjerë.

    Emri:  suparaku-2.jpg

Shikime: 389

Madhësia:  67.0 KB
    ( Në foto: Deshmitari Edmond Suparaku duke u larguar nga Gjykata e Krimeve te Renda)

    ORA NEWS

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •