Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Farmacitë: Vendimi i Qeverisë do të fusi në Shqipëri ilaçe të skaduara

    Grosistët ngrenë dyshime për tenderin e ilaçeve

    Përfaqësues të kompanive farmaceutike grosiste kundërshtojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për ndryshim të procedurave të tenderit për barnat spitalore. Sipas tyre nga lista e kërkesave për kompanitë është hequr ajo e autorizimit të prodhuesit të ilaçit si dhe vërtetimi i regjistrimit të këtij bari në Shqipëri. Për distributorët, ky vendim i marrë një javë para zhvillimit të tenderit për ilaçet spitalore, rrezikon t’i hapë rruge hyrjes në Shqipëri të barnave të falsifikuara ose përtej datës së skadencës. Ja si e argumentojnë ata këtë shqetësim.

    Në një reagim zyrtar, lidhur me këtë kundërshti, nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë është sqaruar se si pasojë e vendimit të marrë është arritur të ulet çmimi i barnave të tenderuara dhe se kjo ulje nuk e ka cënuar cilësinë apo efektin e medikamenteve.

    Për tre procedurat e para të tenderimit të realizuara deri tani, ministria ka argumentuar se nëse krahasojmë çmimet e ofertuara në këto procedura me çmimet e kontraktuara në vitin 2013, për tridhjetë e dy barna rezulton një ulje e shumës në vlerën prej 84,890,000 lekë, ose 22 përqind më pak se sa vlera e vitit të kaluar. Por krejt ndryshe interpretohet kjo nga kompanitë që tregtojnë ilaçet. Për grosistët ky vendim do të favorizonte një klientele personale, duke i zhveshur importuesit nga përgjegjësia për ilaçet që sjellin në Shqipëri. Ndërsa Ministria e Shëndetësisë sqaron se ndryshimet janë bërë pikërisht për të goditur klientelizmin. Ministria e Shëndetësisë dëshiron të sqarojë se importi dhe regjistrimi i barnave ka qenë deri para pak kohësh një proces tërësisht i kompromentuar dhe i mbyllur, me një mungesë të theksuar transparence, duke lënë, kështu, shteg për praktika abuzive dhe klienteliste në treg. Po ashtu,pas deklaratave të biznesit farmaceutik dhe përfaqësive të tyre në Tiranë, nëpërmjet një deklarate për shtyp Ministria e Shëndetësisë, ka sqaruar se interesi i saj për barnat për përdorim spitalor ka qenë që, pa cënuar aspak cilësinë e tyre, të sigurojë më shumë barna për spitalet. Për vitin 2014 lista e spitalore përmban 525 barna kundrejt 237 që kishte një vit më parë dhe se është përdorur e njëjta sasi parash, ka komunikuar ministria.

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Farmacitë: Vendimi i Qeverisë do të fusi në Shqipëri ilaçe të skaduara

    PD: Tenderi i ilaçeve për interesa klienteliste

    Emri:  urdhri.jpg

Shikime: 2382

Madhësia:  10.8 KB
    “Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka ndërhyrë në tenderin e ilaçeve, në kundërshtim flagrant me ligjin duke i hapur rrugën një abuzimi skandaloz me financat dhe me sigurinë e pacientëve shqiptarë, duke lejuar hyrjen në treg të ilaçeve të paautorizuara.

    Me anë të shkresës zyrtare me nr.1668/4.prot., më datë 21.03.2014, ministri Beqaj, i ka hapur rrugën falsifikimit të ilaçeve dhe futjes së medikamenteve të rrezikshme për shëndetin, me qëllimin për të kënaqur interesat financiare të grupimeve të farmaceutikës, që ndodhen pranë qeverisë dhe atyre që financuan fushatën rilindase.

    Modifikimi i kritereve të tenderit, me urdhër të Ministrit, në kundërshtim të hapur me dy nene të ligjit, është më e pakta vepër penale me pasoja të rënda në komunitet, pasi shkatërron sigurinë e mjekimit.

    Legjislacioni shqiptar e ka të parashikuar qartë rastin kur Ministri ndërhyn në këtë procedurë, dhe sipas ligjit kjo bëhet vetëm në raste katastrofash. E vetmja katastrofë aktualisht, është mënyra se si po qeveriset shëndetësia dhe spitalet në vend.

    Në mundësinë më të parë që u jepet, ndërhyjnë në tender, shkelin ligjin, favorizojnë klientelën e tyre dhe vënë në rrezik shëndetin publik duke i hapur rrugën një abuzimi të paprecedent me ilaçet.Ky është modeli i Edi Ramës për shëndetësinë, ky është ministri rilindas”, është denoncimi i bërë ditën e sotme nga Partia Demokratike, nëpërmjet deputetes Albana Vokshi.

    Koha Jone

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Farmacitë: Vendimi i Qeverisë do të fusi në Shqipëri ilaçe të skaduara

    PD “kryqëzon” Ministrin Beqja: Megaskandal me tenderin e ilaçeve

    Tiranë- Opozita denoncoi sot atë që ajo e konsideroi një megaskandal për tenderin e barnave. Kryetarja e komisionit të Shëndetësisë, Albana Vokshi, tha se klientë të qeverisë po fusin në treg ilace të paregjistruara.
    Shqetësimi u ngrit edhe nga grupet e interesit të cilët thanë se po blehen medikamente me cmime më të larta se vendet e tjera. Por Ministri i Shëndetësisë Beqaj, ndërsa mungoi në komision, tha nga ministria e tij se shëndeti nuk është biznes.
    “Denoncojmë ndërhyrjen flagrante të ministrit të Shëndetësisë ne tederin e barnave. Do të denonocjmë këtë megaaferë që i hap rrugën klientëve të PS që financuna fushatën. I bëj thirrje të tërhiqet nga ky megaskandal” tha Vasili.
    Por zëra kundër kësaj procedure ka patur edhe nga mazhorca. Deputeti i LSI-së dhe ish ministër i Shëndetësisë Petrit Vasili tha se sistemi farmaceutik ka qënë i sigurt.
    Grupe e interesit, grositët e shoqatat e famcistëve ngritën shqetësimin se në vend kanë mbërritur barna të cilat janë të pasigurat dhe nuk kanë indikacionet përkatëse.
    Në këtë rast duke marrë si shembull vende tëtjera në botë risku është që 10-15% e barnave që futen në tregë nuk janë të regjistruara. Majde,thotë ata, futtja në treg ka nodhur para tenderit. Paralelisht kur raportohej në komioni, Minsitri i Shëndetësisë preferoi të dalë në ministri dhe jo të ishte i pranishëm në këtë diskutim për të thënë se shëndeti nuk është biznes.
    Një tjetër problematik që ngritën grupet e ineresti është se këto barna në vend kanë ardhur më një çmim më të lartë se në vendet e tjera, në kohën kur qeveria thotë se heqja e TVSH-së është një ndër sukseset më të mëdha.

    Ora News

  4. #4
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Farmacitë: Vendimi i Qeverisë do të fusi në Shqipëri ilaçe të skaduara

    Farmacitë: Vendimi i Qeverisë do të fusi në Shqipëri ilaçe të skaduara
    Ilaçet e skaduara kanë 20 vjet që qarkullojnë në farmacitë tona ! Apo e kanë fjalën për ndonjë kontigjent të pa parë ?
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Farmacitë: Vendimi i Qeverisë do të fusi në Shqipëri ilaçe të skaduara

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Ilaçet e skaduara kanë 20 vjet që qarkullojnë në farmacitë tona ! Apo e kanë fjalën për ndonjë kontigjent të pa parë ?
    Ata qe shisnin ilace te skaduara me pare e benin ne kundershtim me ligjin. Tani qe Qeveria e Rilindjes e ndryshoi ligjin, mund te shesim ilace te skaduara me mbrojtjen e ligjit. E rendesishme per Qeverine e Rilindjes eshte qe te uli cmimet e ilaceve dhe menyra qe gjeti per ta bere kete gje eshte per te lejuar futjen ne Shqiperi te ilaceve te skaduara e pa cilesi. Ne fakt, ligji eshte shkruajtur ne nje menyre te tille, sa nuk eshte me e nevojshme certifikimi i prodhimit dhe hyrjes se ilaceve. Keshtu qe edhe matrapazet e Shqiperise, mund te prodhojne ilace vete.

    Tani se u semuren dhe vdiqen shqiptaret nga keto ilacet e skaduara, ky nuk eshte problem i Qeverise se Rilindjes. Edi Rama nuk ju premtoi qe nuk do te vdisni me mua. Ai u premtoi qe do t'iu uli cmimin e ilaceve, dhe ua uli.

    Premtim i mbajtur!
    Albo

  6. #6
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Farmacitë: Vendimi i Qeverisë do të fusi në Shqipëri ilaçe të skaduara

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    E mo se janë po ata që i fusnin ilaçet e skaduara në kohën e shokut Berisha ! Ç'bëri Berisha për t'a ndaluar këtë fenomen ? Asgjë ! Prandaj vajti atje ku e di vet ai
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Farmacitë: Vendimi i Qeverisë do të fusi në Shqipëri ilaçe të skaduara

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    E mo se janë po ata që i fusnin ilaçet e skaduara në kohën e shokut Berisha ! Ç'bëri Berisha për t'a ndaluar këtë fenomen ? Asgjë ! Prandaj vajti atje ku e di vet ai
    Berisha ia futi ministrit Tahiri babane ne burg, si kontrabandist ilacesh:

    http://www.forumishqiptar.com/thread...trabandë/page3

    Kryerilindasi e beri te birin e kontrabandistit minister rendi. Dhe ministri i rendit i pushoi nga puna te gjithe policet qe i futen babane ne burg.

    Albo

  8. #8
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Farmacitë: Vendimi i Qeverisë do të fusi në Shqipëri ilaçe të skaduara

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Berisha ia futi ministrit Tahiri babane ne burg, si kontrabandist ilacesh:

    http://www.forumishqiptar.com/thread...trabandë/page3

    Kryerilindasi e beri te birin e kontrabandistit minister rendi. Dhe ministri i rendit i pushoi nga puna te gjithe policet qe i futen babane ne burg.

    Albo
    Sa orë e mbajti në burg Berisha babin e Tahirit ? Përdridhu tani e gjej rrugë dalje .. jo po e kishte në dorë ky jo po e nxorri ai
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Farmacitë: Vendimi i Qeverisë do të fusi në Shqipëri ilaçe të skaduara

    Qeveria heq sigurinë ilaçeve. Ligji i ri parashikon futjen edhe të barnave që s'lejohen në BE

    Nëse ligji i propozuar nga qeveria për “barnat dhe sherbimin farmceutik” do të miratohet në Kuvend, kjo do të cënonte jetën e qytetarëve shqiptarë. Ky ishte pretendimi i ngritur sot nga deputetët e opozitës në Komisioni për Punën Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë. Propozimi i qeverisë kërkon të heqë kriterin e vendosur në ligjin aktual, i cili përcakton se për tregtim autorizohen "barnat e prodhuara ne vendet e Ballkanit vetëm kur kanë marre autorizim për tregtim dhe qarkullojnë në vendin e tyre, si dhe në një nga vendet e BE".

    Ndërkohë që në ligjin e ri qeveria heq kriterin "e rregjistrimit ne vendet BE", duke vënë në rrezik sigurinë e shtetasve shqiptarë dhe për këtë arsye, deputetët demokratë kërkuan shqyrtimin e projektligjit edhe në Komisionin e Sigurisë. Sipas kryetares së komisionit, deputetja Alaban Vokshi tha se ndryshimi i ligjit ka frymë klienteliste dhe rrezikon rëndë cilësinë e sigurisë së medikamenteve që hyjnë në vendin tonë.

    “Ndryshimi ligjor duhet të sanksiononte mekanizmat e kontrollit, certifikimit dhe monitorimit, si për medikamentet e prodhuara në vend, ashtu dhe për ato të importuara jashtë vendeve të referimit. Cilësia e medikamenteve në vend, duhet të jetë ajo e vendeve të BE”,tha deputetja Vokshi.

    Sipas deputetëve të opozitës nje hap i tillë i njëanshëm do të hiqte dhe një nga barrierat e fundit të sigurise shëndetësore të mbetura ende në fuqi.

    Lapsi

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •