Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 39
  1. #11
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Në luftën e Sirisë, së paku pesë qytetarë të Skenderajt

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Kjo vjen sepse ti nuk perqendrohesh ne lexim e asaj qe them une por tek ajo qe ke ne koke tende. Se cfare besoj dhe se cfare bucitet ne altoparlantin e propagandes boterore jane dy gjera te ndryshme. Une nuk besoj se ka xhihadiste te mirefillte ne rradhet e shqiptareve. Jane disa idiote qe njollosin emrin e gjithe myslimaneve shqiptare por ajo qe mendoj une nuk e pengon Departamentin e Shtetit dhe pershtypjen e vendeve te tjera perendimore mbi ekstremizimin fetar shqiptar. Xhihadiste ose jo, muxhahedin ose jo, shehid ose jo, keta gomere po shkojne e lene kockat ne Siri si shqiptare. E ke te qarte tani?
    Shume qarte , por 50 vete nga 7 milion shqiptare nuk mund te kete asnje domethenie per ti etiketuar shqiptaret si popull terroriste. Edhe pse personalisht nuk jam pro vatjes ne siri nuk mund ti paragjykoj ata qe kane vajtur si terroriste. Bari thate e djeg dhe te njomin thote nje fjale e urte , me kete dua te them qe ka pasur mes atyre shqiptareve vertete burra shqiptare trima qe kane pasur vertete nje ideal madheshtor me vajtjen ne siri. Ka pasur dhe nga keta gomeret qe thua dhe ti dhe ti jap te drejte qe kane marre me vete gra e kalamaj.

    Krahasim komplet pa vend. Cdo shoqeri ka kurveri e prostitucion. Eshte profesioni me i vjeter ne bote. Ska te beje fare me ate qe thashe une. Edhe shamija gjyshet tona kane mbajtur ne koke dhe sna ka bere pershtypje. Ajo qe beri pershtypje ishte arabizimi e turqizimi i veshjes dhe fetarizimi i dukshem qe paraqiste kjo veshje.
    C'fare don te thuash me kete qe terrorizmi eshte sinonim i shqiptareve ? Apo i fese islame? Terrorizmi po ashtu ka qene egzistent ne cdo kohe dhe ne cdo vend. Shqiptaret nuk kishin si mos beheshin pjese e saj. Problemi eshte kur ja ngjet vetes dhe e ben shume problematike pa qene e tille. Ky eshte problem dhe per kete po e ngrej zerin une.
    Ndryshuar për herë të fundit nga angmokio : 18-04-2014 më 14:58
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  2. #12
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Për: Në luftën e Sirisë, së paku pesë qytetarë të Skenderajt

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    SHBA: Amerikanë në Kosovë të keni kujdes nga fundamentalistat gjatë Pashkëve



    Byroja për Siguri Diplomatike e Departmentit Amerikan të Shtetit, ka lëshuar një kumtesë dje përmes së cilës u bënë thirrje qytetarëve amerikanë në Kosovë që të jenë vigjilentë gjatë festës së Pashkëve.

    Kumtesa është e bazuar në informacione që posedon Ambasada Amerikane në Prishtinë e që kanë të bëjnë me kërcënime ndaj objekteve fetare të krishtera në Kosovë.

    Është hera e parë që një organizatë ndrëqeveritare amerikane u bënë thirrje të kësaj natyre qytetarëve amerikanë në Kosovë në prag të njërës nga Festat më të mëdha të krishtera, siç janë Pashkët, ndërkaq aludimi është shumë i qartë për të gjithë ata që përcjellin ‘evoluimin dhe involvimin’ e disa segmentëve të shoqërisë kosovare.

    Një kumtesë poashtu në shkurt e kësaj organizate ndërqeveritare, Këshillit konsultativ për Siguri Jashtë vendit gjithashtu këshillonte qytetarët amerikanë për vigjilencë dhe tërhiqte vërejtjen për ‘rritjen e islamizmit ekstremist në Kosovë, në veçanti jashtë Prishtinës.’

    Festat e Pashkëve janë të një rëndësie të veçantë fetar për komunitetet e krishtera, katolike dhe ortodokse dhe pritet që në vendet e tyre të lutjeve të jenë dukshëm me më shumë njerëz se sa normalisht. Duke pasur parasysh kërcënimet e herpashershme kundër institucioneve fetare në Kosovë, sidomos ndaj kishave më prominente në qendrat urbane, ambasada e SHBA dëshiron t’u tërheq vëmendjen qytetarëve amerikanë në Kosovë që të jenë vigjilentë dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë tek Policia e Kosovës,” thuhet në këtë ‘këshillë udhëtimi’ për qytetarët amerikanë që janë apo planifikojnë të udhëtojnë këtyre ditëve në Kosovë.
    http://www.zeri.info/artikulli/31827...tave-ne-kosove
    Waw!
    Dikur Reuters shkrunate se Kosova ishte shembull sa i perket tolerances fetare....tani cfare po ndodh me te vertet,kush i ben keto gjera,kuj i konvenon qe Kosova te kete kete imazh,sa te behet nje thirrje e till?
    Nese per asgje tjeter ne Ballkat sa i perket tolerances fetare,shqiptaret kan qene me lart se gjithe te tjeret....edhe jan akoma ne fakt prandaj se kuptoj pse duhet te mos jemi ata qe kemi qene historikisht.

    p.s.gjithesesi pak i egzagjeruar ky lajm me duket...

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878

    Për: Në luftën e Sirisë, së paku pesë qytetarë të Skenderajt

    Zane, amerikont e shpallin kete lajm se e kane per detyre ti mbrojne qytetaret.
    Nese mendon se nuk kane shkak, disa shembuj: arid uka frankfurt vret ushtare amerikane, ai majmuni tjeter vret police dhe ushtare turq, pastaj ai mjekrroshi tjeter vret ushtare e police irakiane, kemi i tufe mjekrrosha duke luftu n'siri, qe tani edhe ishin vendosur te bejne sulme kamikaze.

    Hogjallare selafiste qe i shajne figurat kombetare dhe shajne amerikanet qe e cliruan Kosoven, shteti duhet luftuar rrymat ekstremiste-terroriste nese do te kete imazh tjeter.
    tempus fugit, amor manet in aeternum corde

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878

    Për: Në luftën e Sirisë, së paku pesë qytetarë të Skenderajt

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Xhihadistët e Drenicës, nxënës të Dukës



    Skenderaj është komuna prej nga po rritet numri i të rinjve dita e ditës që po ia mësyjnë luftës në Siri. Ata nuk “çajnë kokën” për ligjet që nxjerr Qeveria e Kosovës e cila dënon deri në 15 vjet kushdo që shkon për të luftuar jashtë vendit.

    Madje edhe ata që njëherë kanë marrë rrugën për në Siri pasi që janë kthyer në Kosovë nuk kanë mundur të qëndrojnë në vendin e tyre por janë kthyer sërish atje.

    Dyshohet për dhjetëra të rinj nga kjo komunë që kanë marrë rrugën drejtë Sirisë. Bashkësia Islame e Kosovës, dega në këtë komunë është e shqetësuar me këtë fenomen. Kurse komandanti i Stacionit të Policisë në Skenderaj, toger Basri Durmishi, ka thënë se policia ka të dhëna zyrtare vetëm për pesë qytetarë të Skenderajt që luftojnë në Siri, por ky numër sipas tij mund të jetë tri herë më i madh.

    Ky numër mund të jenë edhe më shumë”, ka thënë toger Durmishi. Qytetarët e Skenderajt kanë një adresë dhe person që akuzojnë për përhapjen e kësaj ideologjie. Ata thonë se gjithçka kishte nisur në Drenicë, me ardhjen e imamit nga Shqipëria i njohur me emrin Xhemajl (Kastriot) Duka, në fshatin Marinë pas luftës së vitit 1999.

    Ai me ndihmën e donacioneve të jashtme pat ndërtuar edhe xhaminë jashtë juridiksionit të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) duke qëndruar për shumë vite duke ju ofruar mësime fetare fëmijëve kryesisht jetim të këtij fshati.

    Dhjetë ditë më parë nga kjo komunë, Valon Musliuu vra në Falluxha të Irakut.

    Nga Zyra e Gjendjes Civile në Likofc, mësohet se Valon Musliu e kishte ndërruar emrin, nga Valon në Salajdin Al Ejup


    BIK: “Policia nuk po vepron

    Kryetari i Bashkësisë Islame në Skënderaj, mulla Nexhmi Maksuti, ka sugjeruar që institucionet të merren me çështjen, si dukuri dhe fenomen që ka marrë përmasa shqetësuese. “Edhe policia ka shumë faj, ata i hetojnë rastet, i dinë edhe kush janë me emër e me mbiemër, i evidenton, por nuk vepron më tutje”, ka thënë ky imam.

    Sipas tij policia duhet të vijë në Bashkësinë Islame, ta zëmë, dhe të thotë, se këta njerëz janë të përfshirë në luftën e Sirisë. “Ndoshta ka edhe ndonjë punëtor i imi që është i implikuar në ndonjë mënyrë në këto punë, e unë nuk e di”, thotë mulla Maksuti.

    Ai ka ripërsëritur, se ata njerëz nuk kanë të bëjnë fare me Bashkësinë Islame. “Ky djali nga Tushila (Valon Musliu), ka qenë hoxhë, e ka përfunduar medresenë, por kurrë nuk ka ardhur në xhami. Ai nuk na ka ba hesapë neve, na ka konsideruar të padijshëm. Bile kur dëgjova që është vrarë jam çuditë, sepse unë kam menduar se ende është këtu, e pata parë në Skënderaj”, ka thënë Maksuti.

    Ky imam bënë thirrje që shqiptarët të mos shkojnë në Siri për të luftuar. “Po ta kishim Sirinë në kufi, ndoshta do të na imponohej lufta, por kemi shumë shtete në mes. Pos kësaj, atje bëhet luftë vëllavrasëse. Ne kemi apeluar që të mos shkohet atje për të luftuar”, ka thënë për “Zërin” Maksuti. Ai ka treguar se në takimet me imamët u sugjerojnë që të jenë të kujdesshëm me xhematin.

    Ata mund të flasin për luftën në Siri, por nuk guxojnë t’i nxisin shqiptarët për të shkuar atje në luftë”, thotë Maksuti. Sipas tij, një pjesë të fajit për t’i nxitur qytetarët që të shkojnë atje për të luftuar e kanë mjetet e informimit. “Mjetet e informimit po i bëjnë reklamë secilit rast, atyre që vriten në luftën e Sirisë.

    Ta zëmë, për ç’arsye të shkruhet aq shumë për vrasjen e këtij djalit të Tushilës. Kur po i lexojnë gazetat e kur po i shohin në televizion, po vijnë njerëz nga shumë anë të Kosovës në të pame, dhe në këtë mënyrë po i jepet publicitet dhe pastaj njerëzit po inkurajohen”, thotë kryetari i BIK-ut në Skënderaj.


    Pasojat e ligjëratave të Dukës

    Në vitin 2010, Ajnishahe Halimi, një aktiviste nga qyteti i Skenderajt, organizoi një peticion kundër imamit Kastriot Duka . Peticioni i Halimit mori me mijëra nënshkrime dhe mbështetjen e politikanëve vendas. Shumë nënshkrues të peticionit ishin të shqetësuar nga veprimet e imamit, të cilat edhe pse nuk ishin të jashtëligjshme.

    Edhe Bashkësia Islame e Kosovës i ishte bashkuar iniciativës që të largohet ky hoxhë nga fshati Marinë.

    Fshati Marinë është një nga zonat më të varfra në Kosovë, ku pas luftës së vitit 1999 ka një numër të madh jetimësh.
    Puna e Dukës në Marinë financohej nga një organizatë humanitare islamike britanike “Rahma Mercy”. Përfaqësuesi i saj, Khalil Patel ka bërë të ditur për një hulumtim të BIRN-it se organizata e tij i ka dhënë ndihmë humanitare fshatarëve qysh prej luftës, më 1999.

    Ai sipas këtij hulumtimi kishte deklaruar se hixhabet u ishin ofruar vajzave që po studionin besimin, por nuk kishin qenë të detyrueshme për t’i veshur ato jashtë xhamisë. “Ne krijuam një mjedis të mrekullueshëm atje. U dhamë uniforma djemve dhe mbulesa vajzave”, ka thënë kohë më parë udhëheqësi i kësaj organizate në një intervistë për BIRN-in.
    http://www.zeri.info/artikulli/31793...xenes-te-dukes

    Kete Duken e Shqiperise duhet kthyer ne Shqiperi,
    dhe ti dorezohet policise Shqiptare, e ti ndalohet hyrja ne Kosove.
    tempus fugit, amor manet in aeternum corde

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Në luftën e Sirisë, së paku pesë qytetarë të Skenderajt

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Titull shume denigrues. Gazetaret tane edhe ti paguanin sdo kishin qene ne gjendje te benin pune me te mire antishqiptare. Ca lesh xhihadistesh jane keta mer? Jane nje tufe idiotesh e pabuksash qe kujtojne se po bejne emer dhe shkojne e perfundojne kanaleve e gropave te Sirise. Nuk thua shyqyr qe po pastrohet toka shqiptare nga vemje te tilla? Eshte shume e trishtueshme te lexosh lajme nga Shqiperia qe te duken sikur dalin nga mesi i Arabise. Po aq e trishtueshme eshte dhe fakti qe Departamenti i Shtetit e futi Kosoven ne listen e vendeve me fondamentalizem. Sa rehat kemi qene deri ne 90-ten ku se kishim idene se cfare ishte ekstremizmi fetar e ku feja nuk perbente asnje problem per marrdheniet me njeri tjetrin.
    Shumica e xhihadisteve te rendomte, atyre qe jane mish per top, jane te ngjashem apo " tufe idiotesh e pabuksash"...

    Nuk pastrohet toka shqiptare nga xhihadistet apo wannabe-se duke lejuar dhe injoruar futjen e hoxheve ekstremiste neper xhami shqiptare, duke rekrutuar xhihadiste per cdo konflikt te brendshem arabo-islamik, duke legjitimuar kerkesa ekstremiste dhe fundamentaliste ne emer te kinse demokracise, shtetit ligjor, te drejtave njerezore etj. -sipas motos se Erdoganit "demokracia eshte vetem tren ne te cilin ngjitemi deri sa te arrijme cakun tone"

    Toka shqiptare ne kete rast pastrohet vetem permes ligjeve dhe veprimeve mjaf serioze dhe rigoroze te institucioneve ndaj secilit hoxhe dhe seciles organizate fundamentaliste fetare qe veprojne qartazi dhe hapur ne shperputhje me frymen e kushtetutes demokratike, te shtetit ligjore, te shoqerise liberale dhe tolerante, me ambiciet kombetare dhe me interesat e shumices absolute te qytetareve shqiptar. Ketu nuk duhet te kete asnje asnje kompromis te rreme. Me njerez dhe organizata te tilla s'duhet dhe s'mund te kete kopmpromise.
    Shumica absolute e qytetareve do te pajtoheshin me ligje dhe veprime rigoroze ndaj "hoxheve", organizatave fundamentaliste, mbeshtetesve dhe simpatizanteve te tyre.
    Si mase plotesuese duhet te lansohet propagande ofensive denoncuese ndaj secilit hoxhe dhe seciles organizate te tille, duke perfshire edhe bojkotin e plote medial te shumces se tyre etj. etj.


    Kur u hapen kufijte per here te pare diku nga mesi i 90-es, ne mos gabohem nga maji ishim me ca shoke tek bordura e Parkut Rinia dhe me kujtohet fare mire momenti, nje dite e vrenjtur dhe bulevardi kryesore pothuajse bosh megjithese ishte ora ku zakonisht kishte levizje. Dhe papritur filluam te shihnim disa makina qe brenda disa minutash u shnderruan ne nje karvan makinash me targa te Maqedonise. Ishin shqiptare te kesaj treve qe kishin ardhur per te vizituar Shqiperise, te afermit e tyre, vendin meme sic e quanin etj. Ajo qe na ka bere pershtypje shume te keqe, madje skandaloze ishte qe pothuajse te gjitha femrat mbanin shamija ne koke dhe te veshura me pardesy te gjata deri ne fund te kembeve (si ne disa filma turk qe kishim pare deri ne ate dite). Mbaj mend shijen e keqe qe na la dhe ne te njejten kohe habine sesi kishte mundesi qe shqiptaret te ishin kaq me prirje turke apo arabe. Kush e mendonte ne ate kohe qe pardesyja dhe shamija ishin gjerat me te pavlera. Kujt ja merrte mendja qe do vinte dita qe shqiptaret do futeshin ne listen e vendeve nga dalin terrorriste e xhihadiste.
    Ka pasur dhe ka ende dallim relativisht apo mjaft te madh ne mes te muslimanizmt te praktikuar nder shqiptaret e Maqedonise dhe atij te praktikuar ne shume pjese te Kosoves.
    Edhe sa i perket trajtimit te femrave ne pergjithesi, ne rastin konkret te veshjes se femrave.
    Ende ka dallime relativisht te medha.
    Ka dallime edhe ne mes te rajoneve apo krahinave te ndryshme te Kosoves.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 18-04-2014 më 16:01

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Në luftën e Sirisë, së paku pesë qytetarë të Skenderajt

    Tërrnava: Ekstremistët dhe fundamentalistët nuk janë mysliman



    Kryemyftiu i Kosovës, Naim Tërrnava në një intervistë dhënë RTK-së, ka thënë se nuk ka vend për shqetësim për këtë festë të pashkëve për katolikët dhe forcat tjera ndërkombëtare që festojnë këtë festë në Kosovë.

    Ai duke i uruar këtë festë të gjithë besimtarëve të fesë katolike ka thënë se ata që e konsiderojnë veten myslimanë asnjëherë nuk duhet të përfshihen në ekstremizëm, fundamentalizëm, dhe gjëra të tjera të liga pasi që ato nuk kanë të bëjnë asgjë me islamin.

    Shtrijmë dorën e bashkëpunimit me të gjitha fetë dhe me të gjitha nacionalitet. Ne kemi marrëdhënie të mira edhe me faktorin ndërkombëtarë dhe duke bashkuar forcat tona do të arrijmë të ruajmë, vendin tonë, kombin tonë, fenë tonë. Nëse jemi bashkë do t’ia dalim.

    Nuk guxojmë ti japim askujt komoditet që në emër të fesë të bëjë atë që nuk i takon fesë. Islami s’ka asgjë të përbashkët me ekstremizmin, fundamentalizmin, me vrasje me asgjë që është e ligë dhe e keqe. Islami është i pastër i donë njerëzit e pastër”, ka thënë Tërrnava duke bërë lutje në fund që sa më shpejtë të marrin fund luftërat në botë e në veçanti në vendet arabe.


    E lus Zotin që të marrin fund edhe luftërat vëllavrasje nëpër botë në veçanti në vendet islame ku tash e sa vite nuk po kursehet gjaku i fëmijëve dhe popullatës së pafajshme”, ka thënë ai./Zëri/
    http://www.zeri.info/artikulli/31886...-jane-mysliman



    Tërnava: Në Irak dhe Siri nuk po zhvillohet luftë e shenjtë
    ...

    Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, ka ftuar të gjithë të rinjtë që luftojnë në Irak dhe Siri, që të kthehen në Kosovë. Sipas tij, shkuarja për të luftuar në Siri, nuk ka asnjë bazë dhe parim islam. Në këtë kontekst, ai gjithashtu u ka “premtuar atyre” riintegrimin në shoqëri.

    Bashkësia islame e Kosovës qysh në vitin 2012 është deklaruar, pastaj edhe gjatë vitit 2013 por edhe tani në vitin 2014, se marrja pjesë e disa të rinjve në luftë në Siri, apo tash së fundi edhe në Irak, nuk ka asnjë mbështetje në parimet, në konditat apo themelet e Islamit”, ka thënë Tërnava.

    “Edhe një herë shfrytëzoj rastin që të ftoj të gjithë ata të rinj, të cilët janë të përfshirë në luftë në Siri e disa edhe në Irak, që të kthehen. E bëjë këtë thirrje edhe si myfti i Republikës së Kosovës, e bëjë këtë thirrje edhe si një prind”, ka thënë myftiu Tërnava, në një intervistë për RTK-në.

    Sipas tij, në Irak dhe Siri nuk po zhvillohet luftë e shenjtë, dhe “këta të rinj janë mashtruar nga grupe dhe individ të caktuar, të cilët nuk i duan të mirën Kosovës”.
    http://www.telegrafi.com/lajme/terna...e-2-43619.html
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 18-04-2014 më 16:09

  7. #17
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: Në luftën e Sirisë, së paku pesë qytetarë të Skenderajt

    Pse po quditni po sot e lexova nje lajm qe me se shumti ka nga britania qe marrin pjese ne luften e sirise shqiptaret radhiten te fundit

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Në luftën e Sirisë, së paku pesë qytetarë të Skenderajt

    Citim Postuar më parë nga Lexuesi_ Lexo Postimin
    Pse po quditni po sot e lexova nje lajm qe me se shumti ka nga britania qe marrin pjese ne luften e sirise shqiptaret radhiten te fundit
    Krahasim absurd...

    Ne Britan jetojne 2-3 milione musliman nga te gjitha viset e botes, kryesisht nga vende ku islami i predikuar dhe i praktikuar ka qene dhe eshte i pangjashem me islamin tradicional dhe bashkekohor te viseve shqiptare.

    Arabet, pakistanezet, afganet apo egjiptianet, palestinezet, sirianet etj... sigurisht se kane arsye shume me te kuptueshme per te marre pjese ne konflikte te brendshme te shoqerive dhe vendeve qe ju takojne apo prej nga e kane prejardhjen dhe me te cilat edhe sot kane marredhenje tejet te ngushat kulturore dhe familjare.
    Ne rastin e shqiptareve nuk ka asnje arsye as perafersisht te ngjashme.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 18-04-2014 më 16:18

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-05-2013
    Postime
    215

    Për: Në luftën e Sirisë, së paku pesë qytetarë të Skenderajt

    Citim Postuar më parë nga Lexuesi_ Lexo Postimin
    Pse po quditni po sot e lexova nje lajm qe me se shumti ka nga britania qe marrin pjese ne luften e sirise shqiptaret radhiten te fundit
    Nuk eshte e vertete

  10. #20
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: Në luftën e Sirisë, së paku pesë qytetarë të Skenderajt

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Krahasim absurd...
    Une nuk krahasova kurrgja veq kallxova qka lexova thash qe ma shume ka nga vendet tjera se sa nga kosova apo shqiperia kshtu qe shqiptaret radhiten ne vendin e fundit edhe po e bani kaq tragjike. E kur nga vendet tjera marrin pjese nuk ju duket diqka interesante.

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •