Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 29
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-03-2014
    Vendndodhja
    BOSH
    Postime
    102

    At Nikolla Marku: Ndikimi i Kishës greke në Shqipëri, më i rrezikshëm se ai islamik.

    At Nikolla Marku: Ndikimi i Kishës greke në Shqipëri, më i rrezikshëm se ai islamik. Janullatos e quajti Fan Nolin “Satana”

    At Nikolla Marku, prifti shqiptar ortodoks në dioqezën e Shën Mërisë në Elbasan, shprehet me bindje se ndikimi i Kishës greke në Shqipëri përbën rrezik më të madh se ndikimi islamik, sepse ajo mbështetet dhe udhëhiqet nga një shtet që ka jo vetëm pretendime territoriale në Shqipërinë e jugut, por që po punon fort për të ndryshuar rrjedhën e historisë së ortodoksisë shqiptare.

    “Shteti grek, përmes Kishës Ortodokse Shqiptare me Janullatosin në krye, e ka pushtuar Shqipërinë. Politika shqiptare është dorëzuar para presionit grek, ashtu si dhe një pjesë e komunitetit ortodoks. Ndërhyrja greke është më e rrezikshme se ajo islamikë. Këta të fundit ishin ca djem të rinj që u lidhën me njëri-tjetrin, shkelën Kushtetutën dhe ikën për të luftuar në Siri në emër të besimit. Ata nuk ishin të organizuar, ata nuk mbështeten nga ndonjë shtet që ka pretendime territoriale në Shqipëri, ata nuk përpiqen të falsifikojnë historinë etj., etj, kurse Kisha Ortodokse Greke është institucion dhe mbështetet e udhëhiqet nga shteti grek. Ata organizohen dhe financohen nga grekët dhe kanë qëllime antishqiptare, synimi i tyre është të marrin Vorio-Epirin”, shprehet ai për Mapo.

    At Marku rrëfen dhe një episod nga viti 1992 në lidhje me Janullatosin, i cili, sipas Markut, e ka quajtur Fan Nolin “Satana”:

    “Ai ka mbështetur dhe mban rreth vetes njerëz pa principe, pa identitet, të shitur, antishqiptarë. Bindja ime për rolin e Janullatosit në Shqipëri është e hershme që kur kam qenë student në Greqi dhe ngrita flamurin shqiptar. Tre priftërinj grekë në mes të natës më kanë sulmuar barbarisht, më thyen dhëmbët. Qysh atëherë Janullatosi më futi në rreth të kuq. Ai është shprehur në atë kohë për Nolin: Ai është përbindësh, një satana. Atje kuptova se ai ishte antishqiptar.

    Ne ishim 16 shqiptarë që kishim shkuar për të studiuar për priftërinj në Kastoria në vitin 1992. Para se të niseshim për në Shqipëri u zgjodh një përfaqësi e jona prej 4 vetësh për të shkuar në Athinë e për të takuar Janullatosin. Me sa u kuptua, po përgatitej terreni për ardhjen e tij në Shqipëri. Në atë takim, ai jo vetëm u shpreh ashtu për Nolin, por i quajti shqiptarët një popull me bisht që kishte sulmuar Zotin për vite me radhë. Madje përkthyes kishte Vangjel Dulen. Ai ishte njeriu më i dyshimtë në atë kohë dhe nuk e di sesi arriti aty ku është“, shprehet ai.

    Gazeta Tema

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar NIKOLA TESLA për postimin:

    Sorkadhe_Kelcyre (02-04-2014)

  3. #2
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: At Nikolla Marku: Ndikimi i Kishës greke në Shqipëri, më i rrezikshëm se ai isla

    Shpifes ordiner,as ia vlen te meresh me te.

  4. #3
    E dua letërsinë Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anëtarësuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219

    Për: At Nikolla Marku: Ndikimi i Kishës greke në Shqipëri, më i rrezikshëm se ai isla

    Zoti i shtofte jeten At Nikolla Markut!!!
    What goes around---comes around

  5. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-03-2014
    Vendndodhja
    BOSH
    Postime
    102

    Për: At Nikolla Marku: Ndikimi i Kishës greke në Shqipëri, më i rrezikshëm se ai isla

    Citim Postuar më parë nga Archon Lexo Postimin
    Shpifes ordiner,as ia vlen te meresh me te.
    Do Isha shume dakort me ty nese do me sillje argumenta, sepse une e njoh ate prift dhe di difektet qe ka por ne rastin ne fjale ai ka teper te drejte ne ate qe propogandon.
    Me bind me argumente bindese dhe do fitosh respektin tim si njeri i se vertetes. Zakonisht une jam teper i kujdesshem ne ato çka them dhe perzgjedh (sjam perfekt) dhe them qe artikulli eshte i sakte.

  6. #5
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: At Nikolla Marku: Ndikimi i Kishës greke në Shqipëri, më i rrezikshëm se ai isla

    Citim Postuar më parë nga NIKOLA TESLA Lexo Postimin

    Nikolla Markun mund ta kapesh duke mashtruar ne cdo interviste apo artikull qe shkruan apo ja shkruajne ne emer te tij.

    Por po te jap vetem nja dy pika nga ajo intervista qe ke sjelle ti qe gjendet me e plote tek gazeta Mapo,ku ka si titull nje deklarate bombastike qe thote se kisha eshte me e rezikshme sesa ekstremistet islamike qe shkojne luftojne ne Siri apo si ai shqiptari qe para disa ditesh u hodh ne ere ne mes te Bagdatit ku vrau mbi 50 persona te pafajshem.A mund ti duket dikujt normale qe kjo deklarate te vije nga nje "prift" ?Gjithcka mund te jete,vetem prift jo.Eshte vetem nje vegel qorre qe u vendos me dhune ne kishen qe uzurpoi me ndihmen e atij qe drejtonte SHIK-un para Fatos Klosit qe beri nje deklarate te ngjashme pak dite me pare.

    Ndersa nje pike tjeter ka te beje me deklaratat se gjoja Kryepeshkopi Anastas ka ofenduar Fan Nolin apo shqiptaret ne vitin 1992,por atehere perse nuk e kundershtoi qe ne ate kohe,madje ishte njeri nga ata qe ne fronezimin e Janullatosit ne 2 gusht 1992,kur u organizua remuja ne kishe nga islamiket Abdi Baleta dhe Uran Butka,ky Nikolla Marku therriste Anastasi,Anastasi.

    Kryepeshkopi e ka vleresuar Fan Nolin,madje ne 100 vjetorin e meshes se pare ne shqip ai shkoi ne Boston dhe meshoi aty,me pas beri edhe nje pershpirtje ne varrin e Nolit.
    Ja cfare thote ne nje interviste te pak diteve me pare Skender Fama,nje person qe eshte kunder Janullatosit,ne lidhje me Fan Nolin:

    Ju, në cilësinë e kryetarit të shoqatës “Fan Noli” jeni takuar me kryepeshkopin Janullatus?
    Po ta dëgjosh Janullatusin thua se patriot të më madh shqiptar nuk ka. Ai në një takim, e vlerësoi Fan Nolin aq shumë sa nuk e keni idenë. Kur patëm ne si shoqatë “Fan Noli” një aktivitet me kishën ortodokse në Durrës, Janullatus mori në telefon priftin e kishës dhe i tha që të më thoshte mua si kryetar i shoqatës të ftoja në këtë aktivitet edhe Janullatusin pasi kryepeshkopi kishte shumë dëshirë të ishte i pranishëm. Pas prifti ma bëri të ditur, unë e ftova Janullatusin. Erdhi dhe foli për Fan Nolin, foli për Shqipërinë më shumë se çdonjëri patriot. Kur të flet kaq mirë një njeri që e vlerëson si kundërshtar, ka më tepër vlera, apo jo. Ftova të gjithë deputetët e Durrësit, ftova këta të PS, PD.
    Ia keni bërë të ditur Janullatusit si shoqatë “Fan Noli” se në krye të autoqefalisë shqiptare duhet të jetë një klerik shqiptar?
    Patjetër. Ai e ka pranuar dhe e ka thënë hapur se Fan Noli është themelues i kishës autoqefale shqiptare. E ngriti Fan Nolin aq lart sa nuk e ke idenë.

    Cdokush mund ta kuptoje se ky person eshte nje vegel ne duar te qarqeve anti-ortodokse ne Shqiperi.Tjeter shpjegim nuk mund te kete.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Archon : 03-04-2014 më 03:16

  7. #6

    Te pershendes: Dy pikat qe solle nuk duken askund ne oqeanin e Janullatosit.
    E dyta; Me vjen keq qe ta them por ju genjeni kur thoni se Nikolla Marku e ka nderuar ndonjehere Kryepeshkopin Janullatos, ose dispononi informacion te rreme apo me keq akoma ju kane keq informuar. Nikolla Marku kurre nuk e ka pranuar Janullatosin si Kryepeshkop sepse donte qe kisha te ishte shqiptare dhe jo greke. Arsyetimi juaj nuk ve ne dukje argumente bindes por referenca dhe asgje me tej, nuk e kam idene sa i njeh besimet por duhet te mesosh qe besimi eshte si politika me konspiracionet e saj dhe mohimi eshte pjese e te gjitha besimeve, plus interpretimi i gabuar.
    Argument = Fakt i kryer. Bindes, i Pa tjetersueshem. Keto kerkova dhe jo referime sepse sot une mund te jap nje interviste dhe dikush mund ti referohet intervistes sime.
    Nikolla Marku ka difektet e tij ne menyren totalitare si udheheq kishen shen Maria, por argumenti qe ka ai ne dore eshte bindes paçka se dhe ai ne mendjen e tij mund te kete qellime te fshehura.
    Ne nje moment aludon qe prifi nikolle nuk ka folur me pare, je kryekeput gabim. Para se te shkruash lexo sa kohe kane qe hahen te dy, sepse kam pasur rastin te shoh dokumentacionet e gjyqeve midis tyre, pasi Janullatosi deshte tja merrte me force kishen Nikolles dhe kete se arriti dot edhe pas betejave gjyqesore.

  8. #7
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069

    Për: At Nikolla Marku: Ndikimi i Kishës greke në Shqipëri, më i rrezikshëm se ai isla

    Edhe ish kreu i shish z.Fatos Klosi e ka quajtur nderhyrjen e Kishes greke me te rrezikshme se xhihadistet.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  9. #8
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: At Nikolla Marku: Ndikimi i Kishës greke në Shqipëri, më i rrezikshëm se ai isla

    Citim Postuar më parë nga NIKOLA TESLA Lexo Postimin
    Te pershendes: Dy pikat qe solle nuk duken askund ne oqeanin e Janullatosit.
    E dyta; Me vjen keq qe ta them por ju genjeni kur thoni se Nikolla Marku e ka nderuar ndonjehere Kryepeshkopin Janullatos, ose dispononi informacion te rreme apo me keq akoma ju kane keq informuar. Nikolla Marku kurre nuk e ka pranuar Janullatosin si Kryepeshkop sepse donte qe kisha te ishte shqiptare dhe jo greke. Arsyetimi juaj nuk ve ne dukje argumente bindes por referenca dhe asgje me tej, nuk e kam idene sa i njeh besimet por duhet te mesosh qe besimi eshte si politika me konspiracionet e saj dhe mohimi eshte pjese e te gjitha besimeve, plus interpretimi i gabuar.
    Argument = Fakt i kryer. Bindes, i Pa tjetersueshem. Keto kerkova dhe jo referime sepse sot une mund te jap nje interviste dhe dikush mund ti referohet intervistes sime.
    Nikolla Marku ka difektet e tij ne menyren totalitare si udheheq kishen shen Maria, por argumenti qe ka ai ne dore eshte bindes paçka se dhe ai ne mendjen e tij mund te kete qellime te fshehura.
    Ne nje moment aludon qe prifi nikolle nuk ka folur me pare, je kryekeput gabim. Para se te shkruash lexo sa kohe kane qe hahen te dy, sepse kam pasur rastin te shoh dokumentacionet e gjyqeve midis tyre, pasi Janullatosi deshte tja merrte me force kishen Nikolles dhe kete se arriti dot edhe pas betejave gjyqesore.
    Te pershendes gjithashtu,

    Me vjen keq qe ta them por ju genjeni kur thoni se Nikolla Marku e ka nderuar ndonjehere Kryepeshkopin Janullatos
    E ka nderuar qe cke me te,kur hyri ne shkolle per klerik,kush e coi?

    Argument = Fakt i kryer. Bindes, i Pa tjetersueshem.
    Me pelqeu shume ky shpjegim,prandaj si ka mundesi qe per 23 vjet me radhe eshte folur kaq shume per Janullatosin,jane shkruar me qindra artikuj,etj dhe nuk kane mundur te sjellin nje fakt bindes per te gjithe se ky njeri nuk i do te miren kishes shqiptare.

    ***
    Tani te flasim hapur,ne qofte se ky Nikolla Marku ate qe ben e ka per te miren e kishes ortodokse,nuk do te merej me akuza dhe pa dhene asnje prespektive reale sesi duhet te zgjidhet "problemi" qe ky pretendon se ka kisha.Ketij i eshte kthyer pergjigje me fakte qe i rezojne pretendimet e tij dhe perseri vazhdon ti perserise ato,ky eshte nje fakt qe ky person nuk po ngre probleme por po akuzon me qellimin qe te perhape tym mbi gjera qe jane te qarta.Pra sic ta thashe edhe me siper,ky njeri eshte kthyer nje vegel ne duar te qarqeve anti-ortodokse ne Shqiperi,me vetedije apo jo,kete nuk mund ta them.

    Edhe nje pike te fundit,ky del e thote se ka si qellim qe ne krye te kishes te jete nje shqiptar,por mbajeni mend qe edhe pas disa vitesh kur te vije ne krye nje shqiptar,perseri do te dale edhe do te gjeje ndonje refren tjeter duke thene se "eshte i shitur tek greket" apo "eshte me grek se greket",prandaj ajo qe me vjen ne mendje per kete njeri eshte shprehja:"patriotizmi eshte streha e fundit e maskarenjeve".

  10. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-03-2014
    Vendndodhja
    BOSH
    Postime
    102

    Për: At Nikolla Marku: Ndikimi i Kishës greke në Shqipëri, më i rrezikshëm se ai isla

    Me pelqen pergjigja paçka se nuk jam dakort ne teresine e saj. Dhe po kaloj ne pikat ku nuk jam dakord me ty; Nuk eshte nderim faktikisht qe Janullatosi e paska derguar ne shkolle (kjo mbetet per t'u verefikuar). Sepse edhe une ty mund te jem mirenjohes per nje ndihme nga ana juaj, por shpejt mund te kuptoj dhe qellimet e tua, pra kjo eshte nje ane e medaljes dhe nuk perben nderim Por mirenjohje.
    Persa I perket nese NIKOLLA do respektoje apo do refuzoje pasardhesin e janullatosit, kjo mbetet per tu pare ne te ardhmen dhe Jo te paragjykojme qe sot.
    E fundit; Lexoj me shume kenaqesi nje shprehje te njeriut me antifetar atij qe shkruajti librin ANTIKRISHTI, kete sduhej ta kishe bere sepse po diskutojme per njerez te fese dhe une do te pergjigjem me nje tjeter thenie te autorit nga I cili ke huazuar shprehjen.
    Mallkuar qofte ai qe ha nje vakt buke me nje murg, sepse murgu eshte i denuar te haje gjithe jeten e tij I vetem ne shkretetiren e shpirtit.

  11. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-03-2014
    Vendndodhja
    BOSH
    Postime
    102

    Për: At Nikolla Marku: Ndikimi i Kishës greke në Shqipëri, më i rrezikshëm se ai isla

    Tiranë, 29 nëntor - Zbardhen fakte që komprometojnë rëndë pozitat e kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos, i cili duket se fshihet pas shumë aktivitetesh antishqiptare në territorin tonë, me qëllim aneksimin e Shqipërisë së Jugut.Historiani Arben Llalla dëshmon me fotografi praninë e Anastas Janullatosit në aktivitete antishqiptare, ku është valëvitur flamuri i aneksimit të Jugut të Shqipërisë, ndërsa janë bërë plane për Vorio-Epirin.

    “Kur ofrova për lexuesit të dhëna rreth origjinës nga Çamëria të kryepeshkopit të Shqipërisë, z. Anastas Janullatosit, kisha parasysh rrënjët e tij të gjakut shqiptar, por jo ndërgjegjen e tij kombëtare. Sot do të sjellim fotografitë ku shihen qartë ngritja e flamurit për aneksimin e Jugut të Shqipërisë (Autonomis së Vorio Epriti) në Derviçan më 15 Gusht 2013, në festën e Zonjës së Madhe (Panagias) ku i pranishëm ishte edhe kryepeshkopi i Shqipërisë, z. Anastasios. Besoj se hirësia e tij Anastasios nuk do të mohojë pjesëmarrjen e tij gjatë shpalosjeve të simboleve antishqiptare që provokojnë ndjenjat kombëtare të shqiptarëve dhe integritetin e Republikës së Shqipërisë. Më 15 gusht 2013 në sheshin e fshatit Derviçan gjatë festës fetare dhjetëra të rinj kishin veshur bluze me simbole të ushtrisë së andartëve grekë, që kanë kryer masakra mbi popullsinë shqiptare në vitin 1914 dhe shpallën shkëputjen e Jugut të Shqipërisë duke krijuar një qeveri fantazmë me ministra të ardhur nga Athina”, shkruan Arben Llalla.

    Tolerimi i shtetit shqiptar ka bërë që në fshatrat ku jeton minoriteti grek të zhvillohen aktivitete antishqiptare që bien ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe nëse ne reagojmë, grekët do na ngrenë akuza pa argumenta si nacionalistë.

    Kjo është metodë klasike për t’u kyçur gojën atyre që thonë dhe mbrojnë të vërtetën. Siç duket, afrimi i 100 vjetorit të shpalljes së autonomisë së Vorio Epirit (17 Shkurt 19142014), ka ndezur zemrat dhe shpirtrat e disa minoritarëve grekë që nuk duan fqinjësinë e dy vendeve, por acarimin e tyre duke zhvilluar aktivitete të ndryshme antishqiptare në territorin e Shqipërisë.

    Nuk është hera e parë që grekët e sotëm i çojnë të vdekurit e mëdhenj prej varrit që t’i shfrytëzojnë për nevojat e veta, duke i treguar kështu në versione në të cilat nuk kanë qenë kurrë. Sëmundja greke për një aneksim të Jugut të Shqipërisë, për një autonomi politike, nuk janë ndjenjat anë të jashtme të tyre. Ato i kanë rrënjët në vetëdije dhe në nënvetëdije, në mentalitet, në dëshira e pasione, ku të shprehura, ku të pashprehura, të realizueshme e të parealizueshme, ato vijnë prej thellësive të historisë njerëzore për të dalë në sipërfaqe në momente të caktuara.

    Historiani Arben Llalla, ka komentuar edhe reagimin e shtypit grek pas publikimit të studimit për origjinën e Janullatosit.

    “Pas botimeve të dy studimeve të mia në lidhje për origjinën shqiptare të kryetarit të Greqisë, z. Karlos Papulia dhe të kryepeshkopit të Shqipërisë, z.Anastas Janullatosit, ka patur disa reagime të publicistëve grekë në gazetat e printuara dhe elektronike, por unë do t’i këshilloja që të reagonin me kundër argumenta dy personalitetet me ndërgjegje kombëtare greke, z.Papulia dhe z.Janullatos, për origjinat e tyre shqiptare, pra atë të gjakut dhe jo të reagojnë disa papagaj që vetëm çirren me akuza politike”, shkruan Llalla.

    Në një kohë kur Presidenti i Greqisë, Karolos Papulias, artikulonte mesazhe për fqinjësinë e mirë në Tiranë, kisha greke organizonte aktivitete për fantazmën e Vorio-Epirit. Më tre nëntor, kisha greke ka organizuar në Lamia një aktivitet për aneksimin e Jugut të Shqipërisë, për ta bërë pjesë të Greqisë, siç bënë trojet shqiptare deri në Prevezë pas konferencës famëkeqe të Londrës në vitin 1913.

    Duke se të gjitha deklaratat dhe përpjekjet e Athinës për fqinjësi të mirë, janë thjeshtë një maskë, pas të cilit fshihen qëllimet e artikuluara qartë nga neonazistët e Agimit të Artë. Aktiviteti është fotografuar dhe në foto duket qartë të rinj grekë, për tundin simbolet greke dhe bëjnë plane për Vorio Epirin. Ky aktivitet është organizuar nga kisha greke, e cila shpeshherë ka ndërhyrë në punët politike.

    Gjithçka ka ndodhur kur në Shqipëri kishte zbarkuar presidenti grek, për t’i dhënë një zgjidhje ngërçit të krijuar mes Shqipërisë dhe Greqisë, për probleme të kaluara, por edhe për probleme të reja, të krijuara kryesisht nga shteti grek. Ndërkaq, aktivitete të tilla për ankesimin e Shqipërisë së Jugut janë bërë të zakonshme në Greqi.

    Aktivitete të tilla janë zhvilluar edhe në Shqipëri, ku kanë marrë pjesë krerët e minoritetit grek si dhe përfaqësues të lartë të shovinizmit grek. Përmendoret e ushtarëve grekë Historiani dhe njohësi i mirë i çështjeve greko-shqiptare, Arben Llalla, ka reaguar edhe për vendosjen e disa përmendoreve të andartëve grekë në territoret shqiptare, të cilët kanë luftuar dhe luftojnë për aneksimin e Jugut të Shqipërisë.

    Po përmendore të tilla ka në çdo fshat ku banon minoriteti grek dhe strukturat shtetërore shqiptare nuk kanë fare qasje në këto fshatra, bile gjuha shqipe nuk është zyrtare dhe anashkalohet.

    “Është e vërtetë se më 15 Gusht 2013 sheshi qendror i fshati Sopik në Gjirokastër u pagëzua me emrin e Mihal Zerva. Mihal Zerva ka lindur në Janinë, ai është njëri nga aktivistët e flaktë të lobit grek në SHBA që promovojnë greqizmin e jugut të Shqipërisë. Ai ka qenë disa vite kryetar i Federatës së Epiriotasve në SHBA dhe sot është kryetar i Fondacionit grek në SHBA. Është financuesi i aktiviteteve të ndryshme në aspektin propagandistik për aneksimin e jugut të Shqipërisë ose siç i thonë grekët Autonomisë së Vorio Epirit. Por nuk është vetëm sheshi i Sopikut me përmendore të grekëve që punojnë dhe luftojnë për aneksimin e Jugut të Shqipërisë”, ka deklaruar Lalla.

    Ai ka shtuar se në shumë fshatra shqiptare, ku jeton minoriteti grek, janë ngritur përmendore për figurat kombëtare greke, të cilët kanë masakruar popullsinë shqiptare.

    koha net

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •