Pėrkundėr akuzave tė opozitės pėr rritjen e shifrave tė kriminalitetit nė vend, Kryeministri Edi Rama vlerėsoi punėn e Policisė sė Shtetit nė 6 muajt e fundit, duke shprehur bindjen se ky vit do tė shėnojė njė kthesė qė do ta vendosė policinė njėherė e pėrgjithmonė nė krahun e qytetarit.
Duke folur nė ceremoninė e organizuar nė kuadėr tė dhurimit tė 30 motorėve dhe 20 kamerave nga njė kompani turke pėr Policinė e Shtetit, kryeministri tha se deri tani krimi ka qenė me njė kėmbė brenda Ministrisė sė Brendshme, e cila sipas tij, tashmė ėshtė kėputur.
Mes Policisė sė Shtetit dhe krimit ka ndodhur njė divorc dhe ka filluar njė luftė e cila ende ėshtė e pabarabartė nė kushtet kur kemi trashėguar njė polici tė lodhur nė tė gjitha aspektet. Kėto gjashtė muaj janė prova mė e sigurt se njerėzit nė Policinė e Shtetit janė tė gatshėm pėr kėtė luftė. Nėse deri dje Policia e Shtetit ishte nė njė varėsi ndaj krimit. Nė kėto gjashtė muaj krimit i ėshtė kėputur njėra kėmbė, ajo qė kishte kėtu nė kėtė godinė. Bindjen se ky vit do tė shėnohet nė historinė e policisė sė shteti si njė vit kthese, njė epoke qė po mbyllet dita-ditės dhe njė epoke tė re qė do tė hapet dhe do tė shėnojė kalimin njėherė e pėrgjithmonė tė policit tė shtetit nė krahun e qytetarit.- deklaroi kryeministri.
Duke iu referuar pajisjeve tė reja, Kkryeministri Edi Rama u shpreh se nga sot nis faza e re e transformimit tė policisė, duke kapėrcyer vitet e prapambetjes.
Nė Europė jam i sigurt, por besoj qė edhe nė botė do tė jetė njė ushtrim i vėshtirė nėse kėrkojmė njė rast tė dytė qė ministria e Punėve tė Brendshme tė jetė nė kėtė derexhe. Ne nuk gjetėm njė godinė por njė strukturė tė tėrė tė Punėve tė Brendshme, tė Policisė sė Shtetit me 46% tė ndėrtesave nė gjendje tė dobėt, e shumė tė dobėt, me 70% tė automjeteve nė gjendje tė dobėt e shuam tė dobėt, automjetet policore mė tė vjetra se 15 vjet, tė stėrlodhura, njė sistem komunikimi dhe informimi tė stėrvjetėruar, policė tė pa pajisur me radio, sistem policor pa kompjuterė. Kėto tė dhėna i kemi marrė nga raporti i fundit i ICITAP, e kemi si pikė referimi pėr tė ēuar pėrpara, pasi policia ka nevojė jetike pėr njė epokė tė re. Sot fillon faza e dytė e transformimit tė policisė shqiptare me hapin e dytė tė inovacionit, nė njė kohė tė shkurtėr kapėrcejmė vite tė tėra prapambetje, tha Rama.
Duke nėnvizuar rėndėsinė qė do kenė kamerat monitoruese tė vendosura nė mjetet e policisė, kryeministri u shpreh se tashmė do jetė e lehtė tė monitorohet marrėdhėnia polic-qytetar, rastet e ankesave pėr gjobat
U vendos guri i themelit pėr njė Polici tė Shtetit shqiptar tė vendosur tek teknologjia e re. 20 kamera nė makinat e policisė pėr tė monitoruar marrėdhėniet e policisė me qytetarėt. Japin mundėsinė e njė transmetimi tė pandėrprerė tė tė gjithė veprimit dhe marrėdhėnies sė ditės tė ēdo punonjėsi dhe qytetari, kemi nė dorė njė instrument tė ri e tė panjohur, jo vetėm tė monitorimit tė punės sė ēdo polici nė patrullė por tė ēdo komunikimi me qytetarėt. Na jep mundėsinė tė rrisim pėrgjegjshmėrinė e ēdo punonjėsi tė policisė me qytetarin, nivelin e etikės sė komunikimit, kontrollin e plotė qė mund tė vijė nga ēdo qytetar. Kėshtu pėr ēdo qytetar qė mund tė ankohet se u gjet pėrballė njė sjellje tė papėrshtatshme apo njė gjobe tė pamerituar me sistemin e sotėm bėhet identifikimi me zė dhe figurė. Identifikohet ēdo lloj presioni ndaj uniformės blu nga cilido qė flet nga pozitat e tė fortit, mund tė dal qartė nė pah dhe tė ndėshkohet sipas ligjit. Shumė i inkurajuar nga ky hap i madh, pavarėsisht shtrėngesave tė njohura financiare ne realizuam nė kohė rekord fillimin e rrugėtimit drejt njė objektivi tė panjohur mė parė, siguri mė tė lartė pėrmes teknologjisė sė lartė, tha Rama mė tej.
TAHIRI: OPOZITA HEDH BALTĖ MBI POLICINĖ, SULMEVE U PĖRGJIGJEMI ME PUNĖ E REFORMA
Ministri i Punėve tė Brendshme, Saimir Tahiri akuzoi opozitėn se po synon tė mbjellė pasigurinė tek qytetarėt, duke hedhur baltė mbi Policinė e Shtetit. Gjatė fjalės sė tij nė ceremoninė e organizuar me rastin e dhurimit nga njė kompani turke tė 30 motorėve dhe kamerave pėr makinat e policisė, ministri Tahiri theksoi se institucioni qė ai drejton ka zgjedhur ti pėrgjigjet me punė e reforma sulmeve tė opozitės.
Po bėjmė realitet policinė moderne duke garantuar standardet mė tė larta tė shėrbimit. Mes debateve sa tė tepėrta, aq edhe bosh pa kursyer baltėn e hedhur mbi Policinė e Shtetit, duke synuar mbjelljen me zor tė pasigurisė tek qytetarėt, ne kemi zgjedhur tė flasim me punė, me reforma nė sistem, pėr mė shumė siguri pėr qytetarėt dhe shoqėrinė.- deklaroi Tahiri.
Ministri theksoi se kamerat nė makinat e policisė do tė bėjnė tė pamundur korrupsionin, shkeljen e tė drejtave tė njeriut apo abuzimin me detyrėn nga ana e punonjėsve tė policisė. Megjithatė sipas tij, nė gjashtė muajt e fundit hija e korrupsionit ėshtė larguar nga policia.
Tashmė qindra e mijėra sy do tė monitorojnė punėn e Policisė sė Shtetit. Kamerat janė garancia mė e mirė pėr tė shndėrruar policinė nė pararojėn e modernizimit tė shtetit. Kemi arritur ta largojmė hijen e korrupsionit nga policia e shtetit nė mė pak se gjashtė muaj. Me kamerat nė bordin e makinave do tė jetė tėrėsisht e pamundur tė korruptosh apo korruptohesh.- u shpreh ministri Tahiri.
BW/
Krijoni Kontakt