Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-04-2014
    Vendndodhja
    Su: Europe
    Postime
    143

    Nje vendim historik i qeverise socialist:Perfshirja e Durresit me kryeqytetin Tirana

    Po hap nje teme me vete pasi edhe duke aluduar mendoj se ne ato sirtare dhe ne ato zyra te kryeministrise mund te gjendet dikush(projektues qytetesh) qe hedh syte edhe nga Europa, per menyren si jane krijuar qytete dhe kryeqytete europiane.

    Kjo ide mendoj se perqendrohet me shume ne krjimin e urbanizimit te shpeshte dhe ndertimeve ne zonat mes dy qyteteve Tirane dhe Durres, duke krijuar nje "precedent" te ashtuquajturen koha e "njehesimit".

    ....

  2. #2
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Pėr: Nje vendim historik i qeverise socialist:Perfshirja e Durresit me kryeqytetin Ti

    Citim Postuar mė parė nga Al.. Lexo Postimin
    Po hap nje teme me vete pasi edhe duke aluduar mendoj se ne ato sirtare dhe ne ato zyra te kryeministrise mund te gjendet dikush(projektues qytetesh) qe hedh syte edhe nga Europa, per menyren si jane krijuar qytete dhe kryeqytete europiane.

    Kjo ide mendoj se perqendrohet me shume ne krjimin e urbanizimit te shpeshte dhe ndertimeve ne zonat mes dy qyteteve Tirane dhe Durres, duke krijuar nje "precedent" te ashtuquajturen koha e "njehesimit".

    ....
    Larg qofte , keta nuk menaxhojne dot nje lagje e jo me nje qytet te permasave te tilla.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-04-2014
    Vendndodhja
    Su: Europe
    Postime
    143

    Pėr: Nje vendim historik i qeverise socialist:Perfshirja e Durresit me kryeqytetin Ti

    Nuk do besoja edhe per 100 vite te tjera ekzekutivat dhe ligjvenesit me nje kryeqytet qe edhe sot pas 100 vitesh nuk ka hapesira per nje bote moderno-klasike tipike evropiane.

    Besoj se ne qeverine socialiste ka intelektuale te pergatitur ne Europe qe mund te kapercejne idete e Shqiperise se viteve 1912-2013.

    Hapesira e nje kryeqyteti me nje territor Tirane Durres duhet kultivuar qe trena, metro, ura, rruge nderkombetare, linja autobuzi, etj etj.., hapesira te jete e nevojshme. Njehere ja falem vetes kete lloj degradimi....

    ....Sot eshte koha e renesances shqiptare

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anėtarėsuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    1,938

    Pėr: Nje vendim historik i qeverise socialist:Perfshirja e Durresit me kryeqytetin Ti

    kjo qeveri s'merr dot nje vendim per varret e jo me per bashkime e lidhje e trena e e e ....eeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-04-2014
    Vendndodhja
    Su: Europe
    Postime
    143

    Pėr: Nje vendim historik i qeverise socialist:Perfshirja e Durresit me kryeqytetin Ti

    Sipas nje projekti qe perflitet, hartuesit e territorit administrativ aktual, jane kthyer vetem 100 vjet me pas sipas projekteve pas shpalljes se pavaresise se Shqiperise dhe ndertimit te shtetit.


    Ndersa bashkia Durres me kete embleme Emri:  Bashkia-durres.gif

Shikime: 1654

Madhėsia:  2.9 KB dhe bashkia Tirane me kete embleme Emri:  logo.png

Shikime: 1268

Madhėsia:  5.0 KB, te kujtojne kohen e principatave shqiptare ndermjet viteve 1200-1500,


    gje e cila ka pak gjasa te krijoje resenancen shqiptare.

    Tirana si kryeqytet me ate hapesire azmatike mbitokesore dhe me premtimet e Lulzim Bashes per nje metro nentokesore ne Tirane, duhet dhe mund te jene vetem zgjidhje momentale e nje problemi tashme te sifilitur ne maksimum.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-04-2014
    Vendndodhja
    Su: Europe
    Postime
    143

    Pėr: Nje vendim historik i qeverise socialist:Perfshirja e Durresit me kryeqytetin Ti

    Planet Urbanistike te Tiranes ne vite

    Pėrshkrimi i Shkurtėr i Planeve Urbanistike tė Qytetit tė Tiranės nė Vite

    Arkivi Qėndror Teknik i Ndėrtimit (AQTN) disponon njė dokumentacion shumė tė pasur nė fushėn e urbanistikės, pėr tė gjitha qytetet shqiptare, dhe veēanerisht pėr qytetin e Tiranės.

    Ky pėrshkrim i shkurtėr urbanistik i qytetit tė Tiranės, do tė bazohet plotėsisht nė dokumentat e AQTN-se, duke filluar nga dokumenti i parė qė i pėrket vitit 1917 e deri tek plani rregullues i vitit 1990.

    Ky pėrshkrim urbanistik ka pėr qėllim tė japė disa njohuri historike urbanistike pėr qytetin e Tiranės, disa aspekte tė zhvillimit tė tij urbanistik, shtrirjen e tij territoriale dhe rritjen e tij si qendėr banimi, administrative, industriale, etj.

    Nė kėtė studim do tė kalojmė nė disa periudha tė administrimit tė shtetit shqiptar, si :

    Periudha e pushtimit austro-hungarez, 1914-1925;
    Periudha e mbretit Zog, 1925-1939;
    Periudha e pushtimit italian 1939-1944;
    Periudha mbas ēlirimit, 1945-1990.
    Nė periudhėn e pushtimit Austro - Hungarez kemi dokumentin e parė vizatimor, qė ėshtė njė planimetri e qytetit tė Tiranės, nė Shk. 1:5000 (Situacion topografik) viti 1917. Nė kėtė planimetri qyteti ze njė siperfaqe prej 305 ha, ku zona e banimit zė 98,2% tė sipėrfaqes sė qytetit. Nė kėtė periudhe popullsia ėshtė 15 000 banorė dhc dėndėsia e popullsisė del afėrsisht 50 banorė/ha. Qyteti zhvillohet historikisht rreth celulės sė pazarit. Zona e banimit shtrihet kryesisht nė veri e nė lindje. Mė 1918 kemi gjendjen ekzistuese tė rrugėve tė Tiranės, hartė kjo nė Shk.l :5 000. Njė nga faktorėt e rėndėsishėm qė i dhanė hov relativisht tė shpejtė kėsaj qendre tė banuar ishin karvanet qė vinin nga skaje te ndryshme tė vendit, qė luajtėn njė rol tė veēantė nė strukturėn e brendshme tė qytetit, duke krijuar skeletin e parė tė rrjetit rrugor.

    Zona e banimit dhe ajo ekonomike u lidhėn me njė sėrė rrugėsh e rrugicash, qė pėrbėnin dukurinė mė karakteristike tė qytetit. Nga kjo masė rrugėsh e rrugicash binin nė sy rrugėt ndėrkrahinore, si ajo e Durrėsit, e Shkodrės, e Kavajes, Dibrės, Elbasanit, etj. qė kryqėzoheshin nė qendėr (pazari). Situacion topografik i vitit 1921. Qyteti rritet me 15 %, pra 350 ha. Gjendja e rrjetit rrugor ėshtė e njėjtė. Qyteti ka tendencė tė rritet ne drejtimin VL-JP. Plani i parė rregullues ėshtė ai i vitit 1923, realizuar nga austriakėt. Rrjeti i ri rrugor tenton tė jetė kuadratik nė pėrgjithėsi, por mė shumė merr parasysh drejtimin sidomos tė rrugėve radiale dhe tė disa rrugicave kryesore. Ky plan rregullues nuk ėshtė njė plan i mirėfilltė, por kėrkon tė drejtojė rrugėt e rrugicat e shtrembėra tė qytetit.

    Qendra e qytetit ėshtė pėrsėri pazari. Plani i dytė rregullues, ėshtė ai i vitit 1926, ku konturohet pėr herė tė parė qėndra e qytetit dhe aksi V - J i bulevardit. Qėndra administrative do tė ndėrtohej nė JP tė pazarit, Lana do tė sistemohej me segmentin A-B, nė figurė, kurse sheshi "Sulejman Pasha" do tė, realizohej rrethor me rrugė radiale qė dalin prej tij. Plani rregullues i vitit 1926 ėshtė mė tepėr njė rishikim i planit rregullues tė Vitit 1923 nė drejtim tė sistemit rrugor.

    Qėndra e Tiranės mė 1926, siē duket edhe nė situacionin topografik tė kėtij viti, ishte e pasistemuar dhe pjesa jugore e perėndimore e qytetit ishte pothuajse e pazėnė. Nė kėtė zonė konturohet bulevardi dhe godinat administrative. Shteti i mbretit Zog i dha njė rėndėsi tė madhe zhvillimit tė qytetit sipas planeve rregulluese urbanistike. Nė kėtė periudhė kemi disa variante tė planeve rregulluese si dhe zbatimin e njė pjese tė tyre.

    Plani i parė rregullues i periudhės sė mbretit Zog ėshtė i vitit 1928. Nė kėtė plan rregullues nė Shk. 1:5 000, duket qartė sistemi kuadratik i rrjetit rrugor, sidomos nė zonėn e Tiranės sė Re. Kėtu konturohet me saktėsi aksi i bulevardit me qėndrėn administrative, nga pazari deri nė skajin e kodrave nė jug, tek Pallati Mbretėror nė kėtė plan rregullues ėshtė bėrė sistemimi i Lanės dhe parcelimi me emra pronarėsh nė Tiranėn e Re. Plani i dytė rregullues i periudhės sė mbretit Zog ėshtė ai i vitit 1929, nė Shk1:5 000. Kėtu konturohet i gjithė aksi VJ i bulevardit, nga stadiumi nė veri deri nė jug tek Pallati Mbretėror.

    Nė kėtė hartė pėrcaktohen kufijtė e qytetit, qė brendashkruajnė njė sipėrfaqe 4,5 km2 dhe paraqiten me vijė jeshile, kurse vija e kuqe tregon zonėn e qėndrės sė qytetit, bulevardit dhe zona pėrreth, qė do ti nėnshtroheshin njė ndriēimi bashkėkohor (mė 1930 fillon ndėrtimi i bulevardit). Pėr shkak tė zhvillimit tė vrullshėm ekonomik dhe si qendėr administrative, me urdhėr tė mbretit Zog, pėrcaktohen kufijtė e rinj tė qytetit. Kufiri i ri pėrbėnte njė rreth, me qendėr nė sheshin “Su]ejman Pasha" dhe me rreze 2,2 km, pra ky kufi brendashkruan njė sipėrfaqe 12 km2. Duke qėnė se nga regjistrimet e popullsisė qė u bėnė nė vitin 1930, popullsia ishte 30 000 banorė, dėndėsia = 2 500 banorė/km2. Zgjerimi i kufijve do tė bėhej pėr dhėnien mundėsi tė rritjes sė zonės sė banimit e gjelbėrimit nė pjesėn lindore, dhe zhvillimin e industrisė nė zonėn perėndimore. Ky rreth kalon nė tetė pika poligonale. Ky variant i pėrcaktimit tė kufijve nuk u realizua. Kufijtė pėrfundimtarė tė qytetit u pėrcaktuan mė 1931, sipas njė vije tė thyer qė kalonte nė tetė pika poligonale dhe qė brendashkruante njė sipėrfaqe 6 km2.

    Plani rregullues i vitit 1934 detajon vetėm Tiranėn e Re, mbėshtetet plotėsisht mbi planin rregullues tė vitit 1928 dhe jep saktėsisht parcelat e ēdo kuartalli me numra e emra pronarėsh. Plani rregullues i Tiranės sė Re i vitit 1940 ka ndryshime tė mėdhaja nga ai i vitit 1934, sepse zona e rrathėve bashkėqėndrorė prishet dhe aty kalon njė pjesė e unazės sė qytetit. Planimetria e vitit 1938 tregon sistemimin e ri tė Lanės, perpendikular me bulevardin nė pjesėn mė tė madhe tė gjatėsisė sė tij dhe shtrirjen e rrjetit rrugor e parcelimet pėrtej rrugės sė Elbasanit. Plani rregullues mė i plotė dhe i studiuar mirė ka qėnė ai i vitit 1942. Punimet pėr kėtė plan rregullues kanė filluar nė vitin 1939 dhe pėrfunduan nė vitin 1941.

    Ky plan rregullues u publikua nė gazetėn zyrtare mė 1942. Projektidea e tij u realizua me 1940 nga arkitekt Gherardo Bosio. Ky plan rregullues ndahet nė disa etapa :


    - Etapa I Gjendja ekzistuese

    Me 1937 Tirana zinte 500 ha dhe njė popullsi afėrsisht 35 000 banorė. Zona e banimit shtrihet kryesisht nė V e L. Rrjeti rrugor: Bulevardi "Vitorio Emanuele" i ndėrtuar komplet, kurse "Viale del Impero" ėshtė nė ndėrtim, rruga e "Durrėsit" dhe e “Kavajes” e zgjeruar. Linjė tjetėr kryesore ėshtė rruga “Rexhina Elena”, nga e cila dalin disa radiale, si rruga e “Dibres”, "Hoxha Tahsim", etj. Me kėtė rrjet rrugor ishte i pamundur zhvillimi i qytetit nė perspektivė, duhet tė ndėrtoheshin rrugė transversale. Vetėm rruga "General Pariani", “Asim Vokshi”) ishte lidhėse e rrugės sė “Durrėsit” me "Viktor Emanuele".

    - Etapa II Zhvillimi i ardhshėm i qytetit

    Tirana, si njė qytet nė rritje e nė zhvillim dhe ardhja e shumė administratorėve dhe qytetarėve italianė, bėnin qė ky plan rregullues pėr tė dalė sa mė ekonomik, mos tė mendonte pėr periudha tė shkurtra zhvillimi, por pėr periudha 5-100 vjeēare. Tirana mė 1937 kishte 35 000 banorė, kur filloi puna pėr hartimin e planit rregllues me 1939 II bė 40 000 banorė dhe nė mbarimin e planit rregllues numėronte 75 000 banorė dhe shtrirja e qytetit u zgjerua nga 500 nė 800 ha. Kėshtu, qė plani rregullues duhet tė parashikonte zhvillimin e qytetit pėr njė periudhė 60 vjeēare, ku popullsia mund tė arrijė nė 130 000 banorė dhe sipėrfaqja e qytetit 1 100 ha, pra d = 130 banorė/ha, njė shifėr kjo mesatare pėr njė qytet me karakter ekstensiv.

    Master plani studion njė zonė tė shtrirė nė 2 800 ha, duke pėrfshirė kėtu dhe zona militare, aeroportin, zona lidhėse, industriale, qė sė bashku bėjnė I 700 ha. E rėndėsishme nė master planin ishte edhe kufiri i Tiranės midis bashkisė dhe komunave pėrreth. Ky kufi pėrfshin njė sipėrfaqe 7 300 ha. Zonat e gjelbėrta do tė ishin 132 ha, zona sportive 33 ha, parku mbas universitetit 22 ha.

    Zona e banimit do tė ishte 660 ha. Qyteti do tė zhvillohej nė veri, pėrtej lumit tė Tiranės, pra do te krijohej njė zonė satelit, qė do tė lidhet me qytetin me ura-rrugė. Kjo qytezė do tė kishte shumė gjelberim - CITT A GIARDINO. Zona industriale do ishte ne VP dhe JP, midis tyre do tė ndėrtohej njė qytezė punėtorėsh. Hekurudha ne JP tė qytetit do tė lidhte Tiranėn me Durrėsin dhe lindjen e Shqipėrisė, njė degėzim i saj do tė shkonte nė zonėn industriale.

    Zona spitalore dhe varrezat, do tė ishin nė lindje tė qytetit, kurse nė VP afėr zonės industriale do tė ishte zona ekspozitave e panaireve. Aeroporti do tė ishte nė P tė qytetit.

    - Etapa III Sistemi i rrugėve - Radial-unazor.

    Brenda nė qytet rrjeti rrugor ėshtė kuadratik, sistemimi i Lanės si arterie perėndim- lindje, bulevardi '"Viale del Impero" ėshtė aksi VJ i qytetit, unaza e madhe e qytetit kalon ne dy skajet VJ tė bulevardit, unaza e mesme dhe unaza e vogėl, si dhe disa unaza pjesore. Tjetėr linjė kryesore ėshtė arteria paralel me pjesėn P tė unazės sa madhe qė shkarkon nė stacionin e trenit. Ky plan i pėrgjithshėm i rrugėve ndahet nė 9 pjesė, pėr tė parė mė mirė nga afėr, se ku kalojnė rrugėt e reja, pėr shpronėsimet, etj. Tė gjitha ndertimet e theksuara me tė zezė nė hartė do tė qėndrojnė, sepse respektojnė planin rregullues.

    - Etapa IV Kondicionet urbanistike tė qytetit

    Nė kėtė pjesė, tė planit rregullues jepet me detaje mėnyra e ndėrtimit tė kuartallit, gjerėsitė e rrugėve e trotuarėve, mėnyra e vendosjes sė godinave, lartėsia e tyre dhe e ēdo kati, gjelbėrimi e ndriēimi i rrugės, etj. Me "A" shėnohet zona intensive, me "B" zona gjysmė intensive, me "C" zona ekstensive, me "M" merkatat dhe me "S" shkollat. Kėtu jepen prerjet e tė gjitha rrugėve kryesore, si dhe tipet e rrugėve, si psh “a”, “bb”, “cc”, etj. Pėr gjatė rrugėve kryesore nė pėrgjithėsi pėrcaktohet tė ndėrtohen godina 4-5 kate, tė vazhduara pėr gjatė kuartallit ose me ndėrprerje, si dhe nė nyjet e kryqėzimeve kryesore, ku krijohen edhe sheshe.

    - Etapa V Zonimi

    Qyteti i Tiranės, do tė ketė nė kėtė plan rregullues karakteristikat e njė qyteti park tė gjelbėruar, me ndėrtime tė ulta, dhe realizimi nė kėtė plan rregullues i zonės intensive me godina tė larta, ka qėnė i vėshtirė. Zona intensive pėrfshin bulevardin me godinat qeveritare, rrugėn e “Durrėsit”, “Kavajės”, “28 Nėntori” dhe zona pėrreth tyre, me ndėrtime tė larta 4-5 kate, nė tė cilat do tė ketė zyra, dyqane, banka, nė shėrbim tė qytetarėve. Zonimi do tė shėrbejė edhe pėr tė rregulluar kufijtė e densitetit tė banimit nė relacion me pronėsinė e tokės, egzigjencat estetike e praktike tė kėtyre godinave.

    Nė hartėn e zonimit, zona intensive zė 110 ha dhe mban njė popullsi prej 33 000 banorė, me njė d = 300 banorė/ha, zona semintensive zė 280 ha me popullsi 56 000 banorė, me njė d = 200 b/ha, dhe zona ekstensive zė 550 ha me popullsi 44 000 banorė dhe d = 80 banorė/ha. Kjo zonė shtrihet nė pjesėn J dhe L tė qytetit.

    - Etapa VI Trafiku

    Nė skemėn e trafikut hyjnė :

    Unaza e madhe ; qė pret tė gjitha rrugėt radiale dhe ka gjatėsi 8,11 km, kjo unazė ka seksion nė 2 kalime me gjerėsi fatale 33 m nė zonėn VL dhe VP kurse nė pjesėn JP dhe J 42 m, me njė kalim dhe gjelberim nga tė dy anėt. Traseja e kėsaj unaze ėshtė afėrsisht e barabartė me unazėn e sotme.
    Penetrimi nė qytet nėpėrmjet rrugėve radiale.
    Unaza e dytė, qė kalon nga rruga "General Pariani".
    Bulevardi aksi V-1.
    Rruga “Musolini” dhe Lana L-P.
    Rruga "Rexhina Elena" qė ėshtė afėrsisht paralel me bulevardin e vazhdon me rrugėn e “Elbasanit”, nė piken e bashkimit me tė cilėn krijohet njė park. Me qėnė se rruga e “Durrėsit” dhe e “Kavajės” derdheshin nė shesh nė tė njėjtėn pikė u bė spostimi i rrugės “Durrėsit” ne V tė godinės sė bashkisė, si vazhdim i rrugės sė “Dibrės”.
    - Etapa VIII Qėndra e qytetit

    Sheshi '"Skėndėrbeg" ka pėsuar transformim tė madh pėr gjatė viteve. Me 1936 sheshi ishte projektuar si shesh gjatėsor me dy krabėt rrethore dhe me 4 godina nė pjesėn V tė tij, ku vetėm njėra prej tė cilave u realizua. Me 1940 sheshi ngushtohet duke krijuar njė lulishte nė mes. Nė qėndėr tė qytetit parashikohet teatri, posta, banka kombėtare, zyra, bashkia, etj.

    - Etapa IX

    Nė kėtė plan rregullues jepen edhe kondicionet urbanistike tė godinave tė bulevardit tė madh, prerjet e rrugėve qė dalin nė sheshin "Skėndėrbeg", plani i varrezave, etj.

    Plani rregullues i 1957

    Ky plan rregullues u hartua mbi bazėn e gjendjes ekzistuese tė rrjetit rrugor, si dhe shtimit e pėrmirėsimit tė tij. Me 1957 kishim 14, I km rrugė. Ky plan i jepte qytetit njė shtrirje nė kufijtė e unazės sė sotme. Ky plan parashikonte realizimin e 73,5 km rrugė, sistemi i rrugėve ėshtė radial-unazor me dy unaza, njė tė jashtme e njė tė brendshme.

    Realizimi i planit rregullues tė 1957

    Unaza e jashtme prej 7,5 km pėrfundoi mė 1965, u ndėrtuan dy rrugėt e lanės dhe u pėrmirėsuan rrugėt kryesore, si ajo e "Kavajės", “Durrėsit", "Miqesia", etj. Shtrirja e qytetit nė drejtim LP ka diktuar zgjatjen e rrugėve radiale. Nuk u realizua njė pjesė e unazės sė jashtme, nga rruga "Labinoti" deri tek bulevardi i madh, e cila u studiua me nėnkalime, kurse traseja e saj nga lira e fundit e lanės deri tek rruga "Labinoti" u ruajt pėr ndėrtimin e saj nė njė kohė tė mėvonshme.

    Plani rregullues i vitit 1990

    Mė 1985, Tirana shtrihej nė I 540 ha. Arteriet kryesore ngelen ato tė planit rregullues tė 1957. Me ndėrtimin e Muzeut Historik Kombėtar u bėnė ndryshime tė rėndėsishme nė sheshin "Skėndebej", rruga "Ded Gjon Luli" prapa tij sė bashku me rrugėn e ‘Barrikadave’ tashmė tė zgjeruar prej 21 m gjerėsi, dhe trotuare 6-10 m, janė pjesė e unazės mė tė vogėl tė qytetit rreth qendrės. Nė qendėr dendėsia e rrugės ėshtė = 5 deri 5,3 km/km2, mė e madhe se norma, e cila ėshtė 2,5-4 km/km2. Nė periferi dėndėsia = 1,7-1,8 km/km2, pėr arsye tė mos zbatimit tė p1anit rregullues ėshtė mė e vogėl se norma.

    Plani rregullues i v.1990 ka patur si qėllim tė shfrytėzoje rrjetin rrugor ekzistues dhe t'ja pėrshtasė nevojave nė rritje tė qytetit nė perspektivė. Skemat qė paraqesin zgjidhjet e propozuara janė vazhdimėsi logjike e teknike e kėtij rrjeti ekzistues. Me 1957 qyteti mendohej tė shtrihej nė kufijtė e unazės sė sotme, ndėrsa me 1990 sip. e parashikuar u tejkalua 3 herė, por rrjeti rrugor mbeti prapa, u zgjatėn vetėm rruget radiale.

    Skema e rrjetit rrugor

    Sistemi rrugor ėshtė radial-unazor.

    Si bosht bazė ėshtė konsideruar zgjatimi nė veri i bulevardit "Dėshmorėt e Kombit", i cili me njė kthesė nė P takohet me rrugėn e F.Krujės dhe aty bėhet shkėputja 1 krah lidhet me autostradėn, kurse degėzimi tjetėr pėrfundon nė Rinas. Kjo do jetė dhe hyrja kryesore pėr nė qytet, shpejtėsia e lėvizjes do jetė 100 km/ore. Kryqėzimi me rrugėt kryesore do tė realizohet me mbi ose nėnkalime.
    Zgjatimi i rrugėve radiale.
    Rrugė e re radiale tek fakulteti i ndėrtimit.
    Rrugė e re radiale “Don Bosko”.
    Zgjatimi i rrugės "5 Maji". .
    Unaza e re e jashtme.
    Zgjatja e lanės nė P e L ,deri nė Shkozė me 2 rrugė, nga Shkoza deri tek autotraktorėt vetėm njė rrugė.
    Gjysmė unaza, midis unazės sė re dhe asaj ekzistuese. Unaza e madhe ėshtė parashikuar me 6 vija lėvizjeje, kurse unazat e tjera me 4 vija lėvizjeje.
    Kryqėzimet e unazave me hekurudhėn do tė realizohen me mbi e nėnkalime, kurse me rrugėt me shpejtėsi mė tė vogėl, do tė bėhen me lėvizje rrethore.

    Burimi lajmit : http://www.immokontakt.al/planet-urb...iranes-ne-vite

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-04-2014
    Vendndodhja
    Su: Europe
    Postime
    143

    Pėr: Nje vendim historik i qeverise socialist:Perfshirja e Durresit me kryeqytetin Ti

    Harta e re administrative qe perflitet prej disa muajsh.. Emri:  173076.jpg

Shikime: 14486

Madhėsia:  30.6 KB


    Nė rajonin e Arbrit do ketė 987 mijė banorė dhe do pėrfshihen qarku i Dibrės, i Tiranės (njė pjesė), qarku i Durrėsit dhe rrethi i Kurbinit. Rajoni do ketė 20 bashki.


    Burimi lajmit i shoqeruar me foto: http://www.shtetiweb.org/rajoni-arbrit/

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-04-2014
    Vendndodhja
    Su: Europe
    Postime
    143

    Pėr: Nje vendim historik i qeverise socialist:Perfshirja e Durresit me kryeqytetin Ti

    Per nje reforme te drejte territoriale....

    Diskutim i zotit Eqerem Yzeiri (pedagog i gjoegrafise politike dhe gjeografise rajonale te botes ne dep. e gjeografise ne UT) shkruan ne gazeten "panorama" me argumenta kunder zotit Bufi, zotit Shutina, zotit Trifon Ziu, Selman Sheme, prof Dokes

    Linku: http://www.panorama.com.al/2014/04/1...-territoriale/

    Ndermjet te tjerash......
    Pervoja boterore e modeleve te Frances, Italise, Nigerise tregojne se reforma territoriale administrative kyrhet per 3 motive
    1)si pasoje e nderrimeve dramatike te pushteteve apo rregjimeve(rasti i Frances
    2) per te ruajtur balancat e trashegimise historiek midis krahinave te ndryshme perberese shtetformuese(rasti i Italise)
    3) per te forcuar kohezionin e shtetit dhe dobesuar kohezionin e etnive perberese te tij(rasti i Nigerise)
    ......

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-04-2014
    Vendndodhja
    Su: Europe
    Postime
    143

    Pėr: Nje vendim historik i qeverise socialist:Perfshirja e Durresit me kryeqytetin Ti

    TĖ HIQET TERRI NGA REFORMA ADMINISTRATIVE TERRITORIALE

    Opinion Nga Ramiz LUSHAJ/


    1.Cilėsori “terrovinė” do i shkonte ma pėr shtat “Reformės Administrativės Territoriale tė Shqipėrisė”, e cila po kryhet disi nėpėr labirinthe tė politikės, larg traditės etno-historike e administrative, jashtė syve tė publikut, po veprohet ndryshe nga disa shtete fqinjė, po ecėn me kushtėzime (ndėr)kombėtare e partiake.
    Ndarja e Shqipėrisė sė vogėl gjeografikisht nė gjashtė rajone tė mėdha do tė sillte copėzime tė panevojshme apo tė parakoshme tė territorit tė saj, tė cilat mund t’i shembullojmė me “principatat mesjetare” apo ndarjes nė “kantone” moderne. Nė koft se i hulmojmė politikė kisha me thanė se kemi tė bajmė me jetėsime tė refleksioneve, tė ideve tė liderit tė sotėm tė PS tė trajtuara nė njė botim tė tij (me bashkautor) tė vitit 1991. Kjo ėshtė njė ēėshtje qė s’do i rikthehem nė detaje, pasi kam shkruar dikur nė shtyp, nė vitet ’90.
    Gjithėsesi, me ēka shoh nė njė hartė pune tė publikueme nė media tė elektronikės e letrės nė mars 2014, kisha me thanė se ndarjet (prerjet) administrative horizontale tė rajoneve tė Shkodrės nė veri dhe tė kaonėve nė jug tė Shqipėrisė Londineze, pa u thellutė nė histori tė derisotme tė pas Shpalljes sė Pavarėsisė (1912), janė si “gurė kilometrikė” tė ėndrrės vorio-epiriote (grekėve) dhe sllavėve (serbėve e malazezėve). Nė kėto dy ekstreme tė rajoneve nė ndarjen administrative territoriale nuk duhet tė ketė vetėm prerje horizontale, por edhe prerje vertikale, sikurse shfaqet tendenca me “Rajonin ELKO”.
    Tue u pjekė demokracia shqiptare nga kushtet e rrethanat e kohės dhe nga shpirti ynė iliro-arbnor ndoshta ka me arritė dikur njė ditė jo e mirė qė kėto rajone tė kenė tė drejtė kushtetuese referendumin e t’na djegin zemrėn duke iu bashkue ndonjė shteti tjetėr tė afėrt. Sot pėr sot nė “Rajonin e Kaonėve” grekėt kanė “ardhė” (fut kthetrat) nė Gjirokastėr e Kėlcyrė me varreza greke e po kėrkojnė kishė nė Pėrmet, etj. Nė “Rajonin e Shkodrės” nė vitet 1912-1913 mbretėria e Malit tė Zi dhe ajo e Serbisė ngatėrroheshin ndėrveti pėr Prizrenin e kufinin pėr gjatė rrjedhės sė Drinit. Kėto nuk janė gjana tė pandigjueme, as nuk duhet tė kemi bindje tė tepruar se nuk do tė ndodhin asgja nė tė ardhmen, asnjė pėrpjekje e tillė shovene nga fqinjėt.
    Aty nė hartė shenjohet edhe “Rajoni i Arbrit”, qė pėrfshin qarkun e Dibrės e tė Durrėsit, njė pjesė tė qarkut tė Tiranės e rrethin e Kurbinit, ndėrkohė qė e pėrjashton Mirditėn etj., e cila hynė nė “Rajoni Shkodėr”. Kjo nuk pėrkon me historinė shqiptare tė Mesjetės. Principata e Arbrit, pėrndryshe – shteti i Arbrit 800 vjeēar, i kishte rrėnjėt e degėt edhe nė Mirditė, bile nuk mund tė kuptohet plotėrisht pa kėtė krahinė etno-historike, pa Mirditėn e Madhe.
    2.
    Terrovina me Reformen Administrative Territoriale bahet jo pak e pakuptimtė politikisht kur kemi parasysh faktin se Shqipėria Londineze e Tiranės zyrtare po e zvoglon numrin e bashkive (komunave), ndėrkohė qė Mali i Zi me kryeqytet Podgoricėn, tokė etnike shqiptare, e Kosova Euro-Atlantike po e shtojnė numrin e komunave tė tyre (!)
    Mali i Zi nė dy-tre vitet e fundit ka formue disa komuna tė reja: Nga komuna e Beranės e shkėputi Petnjicen me shumicė boshnjake. E copėzoi Plavė-Gucinė shqiptare nė dy komuna – nė atė tė Plavės e tė Gucisė. Tani po ecėn edhe drejt ndarjes tė Plavės edhe nė dy komuna tė tjera: Murina e Brezovica. Pritet qė komuna urbane e Tuzit tė shpallet komunė mė vete, me status tė plotė komunar (Gjukanoviēi pritet ta publikoj “lajmin” kėto ditė tė paskthimit nga Amerika). Edhe komuna urbane e Zetės do tė kthehet sė shpejti nė komunė tė pavarur.
    Kosova, vitet e fundit ka shtuar tė paktėn shtatė komuna tė reja duke e ēuar numrin e tyre nė 37 komuna. Pritet shtimi me komuna tė tjera tė reja.
    Shqipėria Londineze, sipas projektit tė publikuar e tė pa miratuar pėrfundimisht, e ka nė plan tė krijojnė 89 bashki nė tė gjithė territorin e saj. Pra, po ecėn drejt uljes tė numrit tė tyre tė derisotėm.
    Shqipėria e ka relievin e saj gjeo-fizik ballkanik pothuaj tė njėjtė me tė dy shtetet fqinjė, Kosovėn e Malin e Zi, ndėrsa sipėrfaqen territoriale mbi dy herė ma tė madhe se kėto dy shtete. Popullsia e Shqipėrisė (sipas tė dhanave tė CIA-s, 2014) ėshtė mbi 1.1 milionė banorė mė shumė se Kosova (1.9 milionė) dhe mbi 2.3 milionė banorė ma shumė se Mali i Zi (650 mijė).
    Pra, kėta tregues kėrkojnė qė Shqipėria nė Reformėn Adminitrative Territoriale tė mos ketė terr’, Pėrkundrazi: tė ecet me tepėr kujdes, me konsensus politik, me mendim popull, me maturi demokratike e etno-historike, etj.
    3.
    Nė krahasim me shtetin tjetėr fqinjė, Maqedoninė me 25.713 km2 e 2.1 milionė banorė (sipas CIA-s, Libri i Fakteve, 2014) shihet se Shqipėria me 28.748 km2 e rreth 3.1 milionė banorė ka vetėm 18 komuna (bashki) ma shumė.
    Nė koft se pėrllogaritim disa tregues krahasimor si popullsia (Shqipėria po i jep randėsi tė tepėrt kėtij treguesi) etj., del se zvogėlimi i numrit tė bashkive e komunave po kthehet qėllim nė vetėvete nga mazhoranca qeverisėse. Aq ma keq, ma randė, i pafalshėm, pasi kjo ėshtė strategji politike elektorale, qė nuk parasheh interesat e popullit po planifikon vota pėr zgjedhjet e pushtetit vendor tė vitit 2015.

    4.
    Prapė rreth territ tė Reformės Administrative Territoriale njė tjetėr krahasim i Shqipėrisė mė Malin e Zi fqinjė.
    Nė ndarjen e pritshme territoriale tė Shqipėrisė Londineze, sipas gjasave aktuale, nuk ka asnjė komunė tė madhe si Nikshiqi malazez me 2.065 km2 dhe asnjė komunė tė vogėl si Tivati me 46 km2 .
    Shqipėria e ligjėron se nuk do tė ketė asnjė bashki me mė pak se 10 mijė banorė, ndėrsa Mali i Zi i ka disa tė tilla, gati njė e treta e komunave tė kėtij shteti tė vogėl ballkanik si komuna Savnik me mbi 2 mijė banorė, Pluzhime me mbi 3 mijė, Zhabljak me rreth 4 mijė, Andrijevica me mbi 5 mijė, Petnjica me rreth 6 mijė, Herceg Novi me mbi 8 mijė, Mojkovci me 9 mijė banorė.
    Nė Shqipėri, kėsaj dukurie pa cen e cak, duket se i pėrnget historia e ndėrtimit tė hekurudhės Shėn Petėrsburg-Moskė sipas asaj historisė tė “gishtit tregues tė Carit”, pasi specialistė e zyrtarė e deri tek Komisioni Parlamentar (vetėm pozitar, gjysmak, hakrrimtar) po punojnė me hapa e harta sipas “menysė politike” tė bashkėkryetarėve tė mazhorancės, nė dy kulme tė pushtetit ekzekutiv e legjislativ.
    Si pėrfundim duhet aksiomue se vėrtetė mazhoranca ka sot 85 vota pėr tė vendos si shumicė e cilėsuar nė Kuvendin e Shqipėrisė, po i duhet kujtuar se nuk ėshtė as 11 prillin e as nė 16 tetorin 1985, por nė mijėvjeēarin e tretė, me dekadėn e tretė tė demokracisė postkomuniste, njė vend antar i NATO-s e nė udhėn drejt Bashkimit Europian.
    Kjo Reformė Administrative Territoriale e terrtė po kryhet me dy kushte tė pashmangshme: Kushti i parė: tė kryhet para zgjedhjeve elektorale pėr Pushtetin Vendor mė 2015. Kushti i dytė: ndikon nė marrjen apo dhanien e Statusit Kandidat pėr nė BE nė qershorin e sivjetėm kur tė piqen qershitė apo, ndryshe: kur tė piqet rrushi i fabules tė dhelprės. Tashti po del nė skenė edhe njė kushtėzim kėrcenues tjetėr ndaj opozitės: Do ta bėjmė “Reformėn” edhe pa Opozitėn. Dhe kjo ka tri pėrgjigje: Protesta nė sheshe e rrugėt e Shqipėrisė Londineze. E dyta: mos pjesmarrje e Opozitės nė Zgjedhjet Vendore tė vitit 2015. E pashmangshmėrisht, e treta, (Vet)Rėnia e Qeverisė, e ndoshta, pse jo: ecje drejt zgjedhjeve tė parakohshme.

    Burimi lajmit: - See more at: http://gazetadielli.com/te-hiqet-ter....9skB97Nj.dpuf

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •