BARI- Policia Italiane ka sekuestruar sot më shumë se një ton marijuanë që kishte mbërritur nga Shqipëria në portin e Barit.
Financierët e portit të Barit si dhe zyrtarë nga Shërbimi Doganor pas një kontrolli brenda portit për mallrat që vinin nga Europa Lindore gjetën sasinë e drogës të fshehur në thasë çimentosh.
Një 55-vjeçar, shoferi i automjetit, ka rënë në pranga të policisë italiane. Ngarkesa vinte nga porti i Durrësit.
Sipas autoriteteve sasia e madhe e lëndës narkotike ishte destinuar për tregun italian dhe kapte vlerën e 14 milion eurove. Hetuesit kanë kontrolluar ngarkesën pasi shoferi i automjetit ka pasur shenja ankthi.
Droga ishte vendosur në enë prej druri. Kjo është një ndër sasitë më të mëdha të drogës që autoritetet e Barit kanë sekuestruar.
(a.n/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt