Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Sondazhi gjerman, shqiptarët e shohin Greqinë më të rrezikshme se Serbia

    Sondazhi gjerman, shqiptarët e shohin Greqinë më të rrezikshme se Serbia


    13 Prill 2014 | : Kryesoret,Politikë | Autor: Fatjona Mejdini

    1
    Marrëdhëniet

    Vetëm 6 për qind e 1200 të anketuarve mendojnë se marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë të mira

    FATJONA MEJDINI

    Greqia konsiderohet nga shqiptarët si vendi i cili paraqet rrezikun më të madh për Shqipërinë. Kjo e dhënë del nga një sondazh i publikuar në mars të këtij viti me titull “Marrëdhëniet shqiptaro-greke parë nga sytë e publikut shqiptar”, i përgatitur mbi bazën e 1200 shqiptarëve të intervistuar, ku 600 ishin meshkuj dhe 600 femra. Ky sondazh është punuar nga ana e Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare dhe është financuar nga fondacioni gjerman “Friedrich Ebert” në Shqipëri. Qytetarëve u janë drejtuar pyetje të ndryshme në lidhje me sjelljen mes dy vendeve, ku vend të veçantë kanë zënë marrëdhëniet mes qeverive, si dhe ato mes qytetarëve. Në faqet e sondazhit të bërë publik pak ditë më parë shpaloset qartë perceptimi se Greqia vijon të jetë vendi kryesor ndaj të cilit shqiptarët shfaqin mosbesimin më të madh. Pyetjes se nëse ka një vend që përbën kërcënim për Shqipërinë, i përgjigjen me “Po” 39.5 për qind e qytetarëve shqiptarë dhe kur pyeten për detaje, 18.5 për qind e tyre mendojnë se ky vend është Greqia. Pjesa më e madhe e shqiptarëve mendojnë se marrëdhëniet mes dy vendeve janë normale, në kundërshtim me deklaratat reciproke që vijnë nga zyrtarët e dy vendeve, ku marrëdhëniet konsiderohen shumë të mira. Sipas sondazhit, vetëm 6 për qind e shqiptarëve mendojnë se marrëdhëniet midis shteteve janë shumë të mira. Edhe më i ulët është besimi i shqiptarëve se relatat mes dy qeverive janë në të tillë nivel. Vetëm 5 për qind e qytetarëve shqiptarë mendojnë se këto janë shumë të mira. Por duket se mosbesimi për marrëdhënie të mira apo shumë të mira ka prekur dhe ato mes qytetarëve mes të dyja vendeve. Vetëm 6 për qind e shqiptarëve mendojnë se komunikimi apo ndërveprimi mes qytetarëve të dy vendeve janë të shumë të mira dhe 41 për qind mendojnë se ato janë normale.

    Kërcënimi

    Sondazhi i financuar nga fondacioni gjerman “Friedrich Ebert” tregon se pjesa më e madhe e shqiptarëve, 46.4 për qind e tyre mendojnë se asnjë vend nuk përbën më rrezik për Shqipërinë. Por 39.5 për qind e tyre mendojnë se ka vende të cilat përbëjnë rrezik. Në krye të këtij rreziku të supozuar renditet me 18.5 për qind Greqia, duke marrë kështu dhe vendin që shqiptarët i “druhen” më shumë. Pas Greqisë në renditje shfaqet Serbia, ku 17.2 për qind mendojnë se ky vend përbën rrezik për Shqipërinë. Lista e “rrezikut” vijon me Maqedoninë me 1.9 për qind. Ndërkaq 14.1 për qind e shqiptarëve shprehen se nuk e kanë idenë nëse ka ndonjë vend që mund të përbëjë rrezik për Shqipërinë.

    Marrëdhëniet

    Pavarësisht se drejtuesit e lartë të qeverive të dy vendeve flasin për marrëdhënie shumë të mira mes Shqipërisë dhe Greqisë, sondazhi tregon se shqiptarët nuk janë të së njëjtës mendje. Të pyetur mbi marrëdhëniet mes dy shteteve, 45 për qind e shqiptarëve mendojnë se ato janë normale, 22 për qind mendojnë se këto marrëdhënie janë të këqija, 5 për qind mendojnë se ato janë shumë të këqija. Nga ana tjetër, 21 për qind e shqiptarëve mendojnë se këto marrëdhënie janë të mira dhe vetëm 6 për qind mendojnë se janë shumë të mira. Nga ana tjetër, të pyetur në lidhje me marrëdhëniet mes dy qeverive, 52 për qind mendojnë se ato janë normale, 12 për qind që janë të këqija dhe 3 për qind që janë shumë të këqija. Ndërsa 25 për qind e shqiptarëve mendojnë se këto marrëdhënie janë të mira dhe vetëm 5 për qind mendojnë se ato janë shumë të mira. Ndërkaq, duket se kjo klimë mosbesimi mes shteteve ka prekur dhe qytetarët e të dyja vendeve. Në sondazh, të pyetur në lidhje me marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe grekëve, 41 për qind mendojnë se ato janë normale. Ndërkaq, 24 për qind mendojnë se janë të mira dhe 23 për qind janë të këqija. Për sa i përket pjesës së mbetur, 6 për qind mendojnë se ato janë shumë të mira dhe 5 për qind se ato janë shumë të këqija. Vetëm 1 për qind e shqiptarëve raportohet të mos ketë opinion në lidhje me këtë pyetje.



    Ekonomia

    Sipas sondazhit, 44 për qind e shqiptarëve mendojnë se marrëdhëniet

    ekonomike mes Shqipërisë dhe Greqisë janë normale. Ndërsa 35 për qind i konsiderojnë ato të mira dhe vetëm 6 për qind të këqij

    Cili është ai vend që përbën rrezik për Shqipërinë?

    Asnjë vend nuk përbënë rrezik për Shqipërinë- 46.4%

    Greqia – 18.5%

    Serbia – 17.2%

    Nuk e di-14.1%

    Maqedonia – 1.9%

    Të tjerë – 0.8%

    Italia – 0.6%

    Mali i Zi – 0.4%
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225

    Për: Sondazhi gjerman, shqiptarët e shohin Greqinë më të rrezikshme se Serbia

    eshte qesharake te behet nje sondazh I till
    kur rreziku I vertet jemi vet ne shqiptaret qe jemi te ndar
    Partizoni

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Sondazhi gjerman, shqiptarët e shohin Greqinë më të rrezikshme se Serbia

    Kingo,

    Kur te behet sondazh, nder shqipot e new yorkit,

    Thuj mendimin tat.

    Ky sondazh o I bo nga te hujt,

    Brezi I ri eshte sh me patriot dhe me me personalitet, se brezi I rrit nen dajko enverin.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-04-2014
    Postime
    8

    Për: Sondazhi gjerman, shqiptarët e shohin Greqinë më të rrezikshme se Serbia

    18 % e Shqipetareve mendojne se Greqia eshte rrezik per ne?
    78% e grekeve mendojne se Shqioperia eshte rrezik per Greqine.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    180

    Për: Sondazhi gjerman, shqiptarët e shohin Greqinë më të rrezikshme se Serbia

    Rreziku dhe problemi me i madh i shqiptareve jane shqiptaret vete.

  6. #6
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Sondazhi gjerman, shqiptarët e shohin Greqinë më të rrezikshme se Serbia

    Unë për vete nuk shoh ndonjë rrezik te fqinjët !

    Rrezik më i madh për ne janë politikanët që vetë Ne i votojmë !!

    dmth ata që votojmë për të na zgjidhur problemet, bëjnë të kundërtën... na i shtojnë hallet nga të gjitha drejtomet !!

    Këtu qëndron rreziku më i madh për ne si popull..
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Sondazhi gjerman, shqiptarët e shohin Greqinë më të rrezikshme se Serbia

    Citim Postuar më parë nga ARBER777 Lexo Postimin
    18 % e Shqipetareve mendojne se Greqia eshte rrezik per ne?
    78% e grekeve mendojne se Shqioperia eshte rrezik per Greqine.
    78% te grekeve mendojne se shqipetaret jane rrezik per Greqine, jo Shqiperia...

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Antiproanti për postimin:

    MaqoKorca (13-04-2014)

  9. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-05-2013
    Postime
    215

    Për: Sondazhi gjerman, shqiptarët e shohin Greqinë më të rrezikshme se Serbia

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    78% te grekeve mendojne se shqipetaret jane rrezik per Greqine, jo Shqiperia...
    Kisha per te shkruajtur pikerisht te njejten gje. Arsyeja per te eshte sidomos Kriminaliteti.
    Ndryshuar për herë të fundit nga MaqoKorca : 13-04-2014 më 20:18

  10. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-04-2014
    Postime
    8

    Për: Sondazhi gjerman, shqiptarët e shohin Greqinë më të rrezikshme se Serbia

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    78% te grekeve mendojne se shqipetaret jane rrezik per Greqine, jo Shqiperia...
    Sakte kjo ishte cfare kam shprehur edhe une. Sidomos Camet.

  11. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-04-2014
    Postime
    8

    Për: Sondazhi gjerman, shqiptarët e shohin Greqinë më të rrezikshme se Serbia

    Citim Postuar më parë nga MaqoKorca Lexo Postimin
    Kisha per te shkruajtur pikerisht te njejten gje. Arsyeja per te eshte sidomos Kriminaliteti.
    Kriminaliteti apo PRONAT?

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •