Close
Faqja 23 prej 30 FillimFillim ... 132122232425 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 230 prej 292
  1. #221
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Siri, grupe shqiptarësh në luftë kundër Assad-it

    Hoxhaj: Janë rreth 30 kosovarë në Siri

    PRISHTINE- “Duhet të shihet mundësia e marrjes së masave ligjore të ndryshimeve të ligjeve të caktuara, apo të Kodit Penal, se si të parandalohet një pjesëmarrje e tillë”, thotë për Radion Evropa e Lirë, ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

    Zoti Hoxhaj, cilat janë informacionet që kanë institucionet e Kosovës lidhur me angazhimin e qytetarëve të Kosovës në luftën e Sirisë?

    Ne, si Ministri e Punëve të Jashtme dhe unë si ministër, e kemi përcjellë këtë fenomen që nga fillimi dhe qasja e jonë ka qenë që realisht të parandalojmë lëvizje të tilla të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe të njëjtën kohë, kam sugjeruar para disa muajsh që të shihet mundësia e marrjes së masave ligjore të ndryshimeve të ligjeve të caktuara, apo të Kodit Penal, se si të parandalohet një pjesëmarrje e tillë. Fenomeni i pjesëmarrjes së qytetarëve të Kosovës është i izoluar, i vogël, dhe sikurse të gjitha shtetet tjera të Bashkimit Evropian po ashtu edhe disa vende ballkanike, mjerisht ka edhe nga Kosova. Mirëpo, numri i cili është prezantuar këto ditë në media se gjoja janë 150 (persona), është i pasaktë. Mund të jetë një numër shumë-shumë më i vogël, rreth 20 deri në 30 persona, të cilët aktualisht mund të jenë atje.

    Domethënë, sa i takon shifrave, ky është numri i qytetarëve që keni informacione se janë të angazhuar në atë pjesë të botës?

    Ne kemi informata të sakta, gjegjësisht institucionet tjera të sigurisë kanë informata më të plota sesa që mund të ketë Ministria e Punëve të Jashtme; mirëpo numri, i cili është dhënë në mediat tona lokale, është padyshim i fryrë dhe mund të jetë fjala edhe për qytetarë që janë edhe nga Shqipëria, Maqedonia apo edhe nga vendet tjera të rajonit, por nuk janë nga Kosova.

    Është thënë se Qeveria e Kosovës do të hartojë një ligj që do t’ua ndalojë qytetarëve të Kosovës pjesëmarrjen në luftëra jashtë vendit. Kur do të ndodhë kjo?

    Ju e dini që inicimi i ligjeve të tilla bie mbi ministri dhe sektorë tjerë. Mirëpo, prej fillimit të paraqitjes së fenomenit të tillë, unë, si ministër, kam qenë shumë aktiv që të bisedoj me kolegët e mi dhe që t’i informoj ata se është e domosdoshme që të merren masa dhe të parandalohet një fenomen i tillë përmes amendamentimit të ligjeve të caktuara. Se kur do të ndodhë, iu takon më shumë ministrive tjera që ta japin fjalën e tyre dhe mënyrën se si duhet të draftohen, qoftë Kodi ,penal qoftë ligjet e tjera – iu takon sektorëve të tjerë që ta japin fjalën e tyre.

    Duke marrë parasysh zhvillimet e fundit [vrasjet e raportuara], a do të punohet që të ketë një ligj të veçantë sa më shpejt?

    Ajo, për të cilën ne kemi nevojë, është përtej situatës aktuale, rregullime ligjore që parandalojnë pjesëmarrjen e një qytetari të Kosovës në pjesë të ndryshme të botës në aktivitete luftarake dhe në këtë drejtim ka modele të ndryshme në pjesën perëndimore të botës. Ka vende ku qytetarët e tillë ndiqen penalisht. Ka vende ku qytetarëve të tillë u merret shtetësia. Më së paku i takon ministrit të Jashtëm që të japë solucione dhe zgjidhje për probleme ligjore. Mirëpo, ekziston një vullnet politik dhe një gatishmëri që të jemi pranë institucioneve të tjera. Edhe deklaratat e mia të fundit se Kosova nuk ka nevojë të eksportojë, e as të importojë islam – ne duhet ta kultivojmë dhe ruajmë islamin tradicional dhe duhet të krenohemi me vlerat tona dhe me identitetin tonë – kanë të bëjnë me fenomenin e njëjtë.

    Pse mendoni se ata mund të përbëjnë kërcënim, pse duhet një ligj për ta?

    Çështjet e kërcënimit dhe sigurisë i identifikojnë sektorët e tjerë, jo ministria e Jashtme. Ministria e Jashtme është vetëm përfaqësim i impulseve, i informatave, i analizave të sektorëve të tjerë, se si do të duhej të definohen i takon Ministrisë së Brendshme dhe agjencive përkatëse, më se paku ministrit të jashtëm, i cili nuk ka pamje të plotë për fenomene të tilla.

    Panorama

  2. #222
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Për: Siri, grupe shqiptarësh në luftë kundër Assad-it

    ...eshte gabim i madh tua ndalosh njerzve udhen qe zgjedhin heheh....Mandej"njerezit"duan me ra shehid,e dalin te tjeret tua ndalojne kete mundesi!!!Gabim.Edhe kjo nderhyrje e politikaneve tane mund te cilesohet si shkelje e te drejtave njerezore.....

  3. #223
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Kërcënimi nga Siria - shqiptaret luftojne kunder njeri-tjetrit



    Publikuar: 26.01.2014 - 08:21

    Prishtinë, 26 janar – Tridhjetë kosovarë kanë udhëtuar gjatë janarit për në Siri, kanë bërë të ditur burime të huaja të inteligjencës. Numri i kosovarëve që kanë shkuar atje varësisht nga burimet e raportimit varion prej 4 në 400. Por, një gjë është e sigurt – 6 kosovarë janë vrarë atje. Burime të ndryshme që merren me këtë çështje kanë ofruar informacione me shifra për “Kohën Ditore”. Sipas tyre, shqiptarë nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria e Lugina e Preshevës janë të pozicionuar në grupe të ndryshme radikale ndërluftuese. Vërehet se shqiptarët e pozicionuar në shumë grupe janë duke luftuar edhe ndërmjet vete. Pos shqiptarëve në këtë luftë ka edhe evropianë të tjerë. Hulumtimet e kryera nga ICSR mbështetur në 1.500 burime, kanë treguar se mbi 11 mijë evropianë janë përfshirë në këtë luftë.

    (Si shkojnë kosovarët në Siri, nga cilat rajone të Kosovës janë ata,
    a parashihet rrezik pas kthimit të tyre në atdhe,
    sa sish janë vrarë në këtë luftë,
    a po luftojnë kundër njëri-tjetrit kosovarët në Siri,
    sa luftëtarë të huaj ka atje dhe nga ç'shtete janë,
    çfarë thotë Evropa Perëndimore për këtë luftë,
    si e trajton pjesëmarrjen e Kosovës në këtë luftë një institut amerikan,
    cilat dhe sa grupe islamike luftojnë në Siri etj , lexoni sot gjerësisht në E diela me Koha Ditore)

  4. #224
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kërcënimi nga Siria - shqiptaret luftojne edhe ndermjet vete!

    Shqiptarët po e dëmtojnë luftën e drejtë




    Publikuar: 26.01.2014 - 08:25
    Prishtinë, 26 janar - Korrespodenti shumëvjeçar nga Lindja e Mesme, Nehat Islami, thotë se lufta e popullit sirian për rrëzimin e regjimit është kthyer në një luftë sektare e përfaqësuar nga interesa të shumta. Në këto interesa thotë se janë përfshirë edhe qindra kosovarë që po luftojë atje. Sipas Islamit, edhe ata janë duke e dëmtuar popullin sirian.

    Islami komunikon shpesh me miqtë e tij në Siri. Njohjen dhe lidhjet me atje i ka prej vitit 1974, kur si korrespodent i gazetës “Rilindja” ishte dërguar si reporter i luftës në Liban. Informacionet që merr prej tyre dhe prej medieve po e shqetësojnë Islamin. Ky shqetësim i vjen për shkak se populli sirian dhe shteti muze po shkatërrohen në një luftë që kishte nisur si luftë për rrëzimin e regjimit të Bashar Alassadit, në një luftë sektare dhe fetare. Reporteri shumëvjeçar nga ato vise të Lindjes së Mesme thotë se kosovarët janë pozicionuar në grupe të lidhura me “Al- Qaedën” dhe me Armatën për Shtetin Islamik të Irakut dhe Sirisë, që synim ka zbatimin e sheriatit atje, derisa 20 mijë shqiptarët e Sirisë janë të pozicionuar në armatën e opozitës së bashkuar.

    Numri nga 200 deri në 300 kosovarë atje, sipas Islamit, po i sjell vetëm dëme kauzës së popullit sirian. Islami parasheh përfundimin e kësaj lufte me pasoja të mëdha për vendin dhe ndërtimin e një qeverie kalimtare, e cila do ta vlerësojë kontributin e shqiptarëve të Sirisë për liri. Islami thotë se shteti duhet të merret me ata kosovarë kur të kthehen nga Siria dhe t’i trajtojë njësoj siç do t’i trajtonte gjithë Evropa shtetasit e vet – duke dhënë llogari para ligjit.

    (Intervistën e plotë me Nehat Islamin lexojeni sot në E diela me Koha Ditore)

  5. #225
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anëtarësuar
    02-04-2003
    Postime
    528

    Për: Kërcënimi nga Siria - shqiptaret luftojne edhe ndermjet vete!

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Islami parasheh përfundimin e kësaj lufte me pasoja të mëdha për vendin dhe ndërtimin e një qeverie kalimtare, e cila do ta vlerësojë kontributin e shqiptarëve të Sirisë për liri.

    Islami thotë se shteti duhet të merret me ata kosovarë kur të kthehen nga Siria dhe t’i trajtojë njësoj siç do t’i trajtonte gjithë Evropa shtetasit e vet – duke dhënë llogari para ligjit.
    hahahhaa cfare perfundimi qesharak dhe kontradiktor.
    Mashallah interviste

  6. #226
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kërcënimi nga Siria - shqiptaret luftojne edhe ndermjet vete!

    Citim Postuar më parë nga unreal Lexo Postimin
    hahahhaa cfare perfundimi qesharak dhe kontradiktor.
    Mashallah interviste
    Ndoshta ka folur per shqiptaret qe jetojne dhe punojne ne Siri, jo per shqiptaret qe shkojne per te luftuar atje...!?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 26-01-2014 më 18:54

  7. #227
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Anëtarësuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202

    Për: Kërcënimi nga Siria - shqiptaret luftojne edhe ndermjet vete!

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Ndoshta ka folur per shqiptaret qe jetojne dhe punojne ne Siri, jo per shqiptaret qe shkojne per te luftuar atje...!?
    Nese mendon per shqiptaret qe jetojne dhe punojne ne Siri,perse duhet dhene ATA llogari para ligjit ?!
    Keto shqiptar shtetas te Sirise as nuk do kthehen ne Kosove e as nuk jane ne rradhet e brigadave terroriste.

    Mos ti marrim parasysh tjeret margaritar te ktij alamet korrospodentit ne lidhje me prognozat e tij ne lidhje me Sirine.

  8. #228
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Kërcënimi nga Siria - shqiptaret luftojne edhe ndermjet vete!

    Citim Postuar më parë nga semiku Lexo Postimin
    Nese mendon per shqiptaret qe jetojne dhe punojne ne Siri,perse duhet dhene ATA llogari para ligjit ?!
    Keto shqiptar shtetas te Sirise as nuk do kthehen ne Kosove e as nuk jane ne rradhet e brigadave terroriste.

    Mos ti marrim parasysh tjeret margaritar te ktij alamet korrospodentit ne lidhje me prognozat e tij ne lidhje me Sirine.
    Semik, allahile qe se permend kete "alamet" fjale, se gërrdi na ka Nuri Bexheti !

    Kurse ky Islami, ne kontradikt absolute, njesoj si Ko*ovaret qe njehere u dhan keshilla sirianeve se si te rrezohet regjimi, e tani duan t'i denojn vullnetaret qe luftojn krahas revolucionareve !
    … ///

  9. #229
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Kërcënimi nga Siria - shqiptaret luftojne edhe ndermjet vete!

    Keta qe luftojne ne siri nuk jane shqiptare; jane arabe qe kane pasur pasaporte jugosllave dhe qe flisnin shqip sepse jetonin ne kosove. kane bere shume mire qe kane ikur, nuk kane pse kthehen me.

  10. #230
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Anëtarësuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202

    Për: Kërcënimi nga Siria - shqiptaret luftojne edhe ndermjet vete!

    Citim Postuar më parë nga Le dévoué;3717331[QUOTE
    Semik, allahile qe se permend kete "alamet" fjale, se gërrdi na ka Nuri Bexheti !
    Epo Nuri Bexheti i ka ne qejf tjera fjale si :
    "Duhet ta orientojme Ujin aty ku na dhemb dhembi " ... "Ndihmes luftetar ..." ..."gazetar zhbirues..." ..."univerzitet ngerthyes.." "Jeni pjese e bordit drejtues te rektorit Muja ? > Ne cilin muj,Janar ,shkurt,Prill !!!
    "Kadri Veseli e ka udhehequr SHIK-un e Shqiperise ..." ... " Universiteti ngerthyes qyteti... "


    E di qe eshte jashte Teme,por nuk mundem te mos e publikoj.Ta shohin te gjithe se kush na udheheq Universitetet...

    Ne aksion alamet shkenctari dhe prorekteori i UP-se Nuri Bexheti .

    Kurse ky Islami, ne kontradikt absolute, njesoj si Ko*ovaret qe njehere u dhan keshilla sirianeve se si te rrezohet regjimi, e tani duan t'i denojn vullnetaret qe luftojn krahas revolucionareve !
    Kane ndryshuar kohrat ,presin urrdhera nga Washingtoni si te bejne.

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar semiku për postimin:

    Le dévoué (27-01-2014)

Faqja 23 prej 30 FillimFillim ... 132122232425 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •