SIRI - Xhihadistët shqiptarë, që thuhet se luftojnë në krah të rebelëve në Siri, kundër regjimit të Assadit, shfaqen ndryshe në një video që qarkullon në rrjetet sociale.
Këtë herë ata janë filmuar teksa argëtohen në një pishinë, që sipas mediave kosovare i përket një milioneri sirian. Personat në këtë video flasin shqip, dhe dëgjohen teksa theksojnë faktin që janë xhihadistë.
“Edhe xhihad, edhe kënaqësi” - shprehet njëri prej tyre. Në Siri, në emër të asaj që quhet luftë e shenjtë, janë vrarë dhjetëra shqiptarë nga të gjitha viset etnike, të cilët kanë shkuar atje për të luftuar.
Ndërkaq, shpesh herë janë publikuar video të ndryshme që kanë tronditur mbarë opinion publik, ku shfaqen xhihadistë shqiptarë që thonë se kanë shkuar atje për të luftuar kundër Assadit. Njëri prej tyre u shpreh kohë më parë se dëshironte të vriste një gjeneral amerikan.
Krijoni Kontakt