Historiani nga Siria Muhamed Mufaku- Arnauti : shqiptarët nuk kanë çfarë kërkojnë në luftën e Sirisë.
Gjatë një interviste në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës me gazetarin Kushtrim Sadiku, Arnauti deklaroi se shqiptarët po luftojnë krah për krah me fundamentalistët islamikë dhe grupet terroriste siriane.
“Kemi shqiptarë të armatosur që luftojnë me motive fundamentaliste për të krijuar një shtet islamik në Siri. Ata po stërviten dhe po luftojnë atje. Ndonjë ditë do të kthehen në Kosovë me po të njëjtat ide dhe kjo është shumë e rrezikshme”, theksoi historiani Arnauti ; ... “ Fushëbeteja e shqiptarëve nuk është në Siri, por është këtu. Për tu inkuadruar në jetën e Kosovës, për të krijuar vende pune dhe ambient të mirë”, porositi ligjëruesi aktual në Universitetin e Amanit në Jordani.Këtë kërkesë Arnauti e bëri për shkak se në shtetin aziatik nuk po dihet kush me kë po lufton.
“Kush me kë po lufton, nuk dihet. Kemi grupe josiriane që kanë ardhur. Kanë ardhur grupe nga Tunizia, dhe Libia, Ballkani dhe vendet tjera. Me fjalë të tjera Siria është shndërruar në një Afganistan. Por përmend rastin e vrasjes të një hoxhe nga Shkupi në betejë me kurdët. Si është e mundur që personi i njejtë që ka luftuar për pavarësinë e Kosovës, të luftojë kundër kurdëve që kërkojnë të drejtat e tyre, të cilat pa dyshim se i meritojnë”,potencoi ai.
Arnauti tha se Bashkësia Islame dhe institucionet tjera nuk duhet të rrinë indiferentë karshi këtij zhvillimi.
“Më së pari media, Bashkësia Islame e Qeveria e Kosovës duhet urgjentisht të mblidhen dhe ta diskutojnë një gjë të tillë. Të ndërmarrin diçka. Unë nuk e kam dëgjuar askënd përvec deputetit Amir Ahmeti ta ketë përmendur këtë zhvillim”, përfundoi Arnauti.
^^ Keshille e mencur nga vendi i ngjarjes per " shqiptaret " e perdhunuar nga ideologjija vehabiste,sepse marrezite te shqiptaret nuk kane fund !
Krijoni Kontakt