Close
Faqja 13 prej 30 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 292
  1. #121
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,006

    Për: 10 shqiptarë “bien për lirinë e popullit sirian”

    Lene Sirin pash ZOTIN,e merrnu me qashtje kombetare,ne duhet te mirremi me tematika tona e jo me boten tjeter e cila eshte e huaj per ne,kemi ketu shume probleme dhe duhet te fokusohemi me ide progresive si ta zhvillojme atdheune dhe te forcojme unitetin ton kombetare.
    VENI,VIDI,VICI

  2. #122
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: 10 shqiptarë “bien për lirinë e popullit sirian”

    Me sa di une rrebelat nuk mbahen per ekstremist por ata qe po mbrojne popullin e pafajshem kunder regjimit diktator te Asadit. Gjitheashtu keta rrebela mbeshteten edhe nga shume vende te perendimit. Sa per zgjidhjen qe ata kane bere te luftojne per popullin Sirian eshte personal choice.
    I LOVE GOD

    j&g

  3. #123
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Rebelë shqiptarë në Siri, historitë e tre të vrarëve

    Dashamir Biçaku

    Vlora ishte qyteti i lindjes, ndërsa Damasku, shtëpia e tij. Jeta e Ermal Xhelos, 35-vjeçarit të pasionuar pas kulturës siriane ishte e ndarë për 9 vjet mes dy botëve, deri në zgjedhjen fatale: luftë deri në vdekje kundër regjimit të Bashar Al Assad. Në shtëpinë e tij në Vlorë, derën e hap një grua rreth të 60-ave, e veshur krejt në të zeza. Dyshuese për të panjohurin që sheh përballë, Vahide Xhelo na pret me një pyetje. “Mos jeni gjë të SHIK-ut?” – thotë ajo, e pasi bindet për të kundërtën, na fton në apartamentin modest, që ndodhet në katin e gjashtë të një pallati në lagjen “Pavarësia”. Tregon se Ermali iku për herë të fundit drejt Sirisë në gusht të vitit të kaluar. Prindërve u tha se do të ikte në Turqi për të takuar baxhanakun, që ishte zhvendosur atje nga rreziku i luftimeve në Siri. “Iku pa më thënë gjysmë fjale, pa më thënë se ku do të shkonte. Tani rri qaj këtu. Vuaj si nëna për birin e vdekur”, – shprehet me lot në sy ajo, pa mundur të kuptojë luftën e të birit.

    Martiri shqiptar në Siri

    Ermal Xhelo është një nga tre shqiptarët që luftuan përkrah forcave antiqeveritare dhe u vranë në Siri. Lajmi për vrasjen e tij mbërriti si bombë në Vlorë, në dhjetor 2012, ndërsa trupi i pajetë, pak ditë më vonë. Nëna e tij tregon se ai kishte shkuar atje për të mësuar gjuhën arabe e më pas ishte njohur me Kitamin, një vajzë nga Damasku, me të cilën ishte martuar. Djalë i një ish-të përndjekuri politik, Ermali kishte nisur një jetë të re në Siri, derisa trazirat e vitit 2011 kthyen gjithçka përmbys. Ndërsa nëna e tij tregon, në dhomë hyn nusja e Ermalit, e veshur me hixhab, e cila ndodhet në Vlorë bashkë me tre fëmijët që prej dhjetorit të vitit 2011. Kitami tregon me një shqipe të çalë se Ermali nuk kishte asnjë interes të bëhej teolog. Thotë se jetesën e fitonte përmes menaxhimit të një picerie, ndërsa me nisjen e luftës, shpresa e të dyve ishte që gjithçka të përfundonte shpejt. Kur ishte shtatzënë me djalin e tretë, Ahmedin, vendosën të vinin përkohësisht në Shqipëri. Gjithmonë duke menduar se lufta do merrte fund shpejt. “Aeroporti ende punonte i qetë dhe nuk kishte probleme. Edhe bileta gjendeshin pa shumë problem”,-thotë Kitam, e cila tregon më pas se mbërrin në Vlorë pas një nate qëndrimi në Stamboll. Por çfarë e shtyu Ermalin të rikthehej në Damask, për t’u bërë pjesë një lufte, fundi i së cilës duket ende i largët? “Iku, sepse Siria ishte vendi i tij. Nuk e shtyu asnjë njeri”,-thotë e veja e Ermal Xhelos, e cila mohon dyshimet se i shoqi kishte lidhje me grupet ekstremiste.

    Nën armë për “luftën e shenjtë”

    Raportet nga vendet perëndimore tregojnë se qindra europianë kanë udhëtuar drejt Sirisë, për të luftuar kundër regjimit të Al Assadit. Gazeta “Indipendent” vlerëson se më shumë se 100 britanikë luftojnë në Siri; “Le Figaro” raporton për 50-80 francezë, “Der Spiegel” flet për duzina me gjermanë, ndërsa gjithë sa dihet në Shqipëri, është lajmi për tre të vdekur. Shqiptarët dhe kosovarët që luftojnë përkrah forcave rebele përmenden edhe në një vëzhgim të Qendrës Ndërkombëtare për Studime mbi Radikalizimin të King’s College në Britani. “Mobilizimi në konfliktin sirian është më domethënësi se në çdo konflikt tjetër i armatosur në kohët të fundit”,-thotë drejtori i Qendrës, Peter Neuman, i cili shpjegon se shumicën e njoftimeve për martirët e luftës në Siri i kanë gjurmuar në sitet online të xhihadistëve. “Siria është historia e vërtetë. Nëse e fut veten në mendjen e një xhihadisti, do të doje të luftoje në zemrën e botës Arabe”,-thotë profesori i Kings College. Në Shqipëri, njerëzit e Islamit kanë të dhëna për rreth 50 besimtarë, të përfshirë në luftimet e përgjakshme kundër regjimit të Al Assad. Megjithatë, askush nuk mund të thotë me siguri se sa dhe kush janë luftëtarët shqiptarë të forcave rebele. Bashkë me Ermal Xhelon, numërohen tre shqiptarë dhe dy kosovarë të vrarë gjatë vitit të fundit. Anri Maliqi është shqiptari i dytë që gjeti luftën dhe vdekjen në këtë vend të botës Arabe. Familja e tij, e shoqja dhe tre fëmijët jetimë banojnë në fshatin Prush të Tiranës. Trokitjes në portën e shtëpisë 2-katëshe i përgjigjet gruaja e veshur në të zeza. “Nuk dua t’i bini më derës. Nuk dua të më shqetësoni më për këtë punë”-thotë ajo, duke tërhequr pas vetes portën e zezë të shtëpisë. Një burrë tek të 50-at, që e sheh gjithë skenën thotë se e ka kushërirë, gruan e Anri Maliqit. “Ka mbetur me tre fëmijë jetimë. Nga ana ekonomike e ndihmon i ati. Përpara se të shkonte në luftë, Anri bënte ndonjë punë, por tani e kanë të vështirë”, -tregon ai, duke shtuar se askush nga familja e të vrarit në Siri nuk dëshiron të flasë me median.

    Mesazhe të panjohura vdekjeje

    Në një bisedë telefonike me “Shqiptarja.com”, nëna e Anri Maliqit ka pohuar kohë më parë se lajmi për vdekjen e të birit i mbërriti në celular nga një numër i panjohur. Njësoj si Vahide Xhelo, edhe ajo ishte “gënjyer” prej të birit, i cili para nisjes në luftë, i kishte thënë se po udhëtonte drejt Turqisë. Raportime për lajmërime vdekjesh nga numra të panjohur ka edhe në Kosovë, në rastin e Naman Demollit. Mediat kosovare raportojnë të njëjtën skemë: u kishte thënë familjarëve se do të shkonte në Turqi, por një mesazh u bënte me dije se ishte vrarë gjatë luftimeve në Alepo. Në fshatin Prush, ku banonte Anri Maliqi, ende nuk i kuptojnë arsyet e luftës së tij. Në xhaminë e këtij fshati, falja e së premtes udhëhiqet nga imami Idriz Zeneli. “Lutjuni Allahut për mëshirë dhe paqe”,- është një nga fjalitë që i rrjedhin lirshëm hoxhës me flokë të thinjura, ndërsa zëri i tij kapërcen muret e xhamisë së vogël të fshatit. Imami tregon se nuk e ka njohur Anri Maliqin, i vrarë në nëntor të 2012, por di se ai është falur disa herë në xhaminë e fshatit. “Nuk e mbaj mend. Ajo që di është se ai falej tek një xhami që ndodhet në Unazë të Re”,-thotë Imami. Idrizi i përket linjës tradicionale të besimit Islam dhe nuk i kupton arsyet apo dëshirën për t’u bërë hero në vend të huaj. “Vajtja në luftë në një vend të huaj mund të ketë shumë arsye, por ata mendojnë se bëhen heronj. Nuk mund të bëhesh hero duke luftuar për një vend të huaj, kur ke lënë fëmijët e tu jetimë, gruan e ve dhe prindërit me zemër të ngrirë”,-thotë Imami, ndërsa shpreh dyshime se këta njerëz janë të keqdrejtuar nga ndonjë person i dalë nga rruga e drejtë e Islamit. Imami i xhamisë së Prushit është gjithashtu i shqetësuar për ndasitë mes myslimanëve apo për disa objekte kulti, që nuk kontrollohen prej Komunitetit Musliman apo autoriteteve shtetërore. “Këta njerëz mund të na dëmtojnë, mund të nxisin dhunë fetare pas kthimit në Shqipëri, mund të sjellin një këndvështrim ekstremist”,-thotë Zeneli, i cili bën thirrje që njerëzit të kontribojnë më së pari në përmirësimin e shoqërisë ku jetojnë.

    Xhihad shqiptar?

    Në Unazën e Re, xhamia 4-katërshe dallon së largu prej të tjerave. E veshur e tëra me material hidroizolues, objekti i kultit ngjan me një kompleks të mirëinvestuar.

    Është xhamia kur predikon Abdurrahim Balla, ish- ligjërues në xhaminë “Dine Hoxha” në rrugën e Kavajës. Imamin nuk e gjejmë në xhaminë ku falej Anri Maliqi, por besimtarët na thonë se pritet të mbërrijë shpejt. Pak minuta më vonë zbret nga një makinë rrëzë xhamisë: dallon nga mjekra dhe pantallonat mbi kërcinjtë e këmbës. Pranon hapur se nuk ka asnjë lidhje me Komunitetin Mysliman, e madje është i revoltuar me këtë institucion. “Ky komunitet nuk përfaqëson myslimanët e po vjedh pronat e tyre”,- akuzon Abdurrahimi, duke thënë se qëndrimet e tij i dinë tashmë të gjithë. Kur e pyesim për Anri Maliqin dhe vrasjen e tij gjatë luftës në Siri, imami e cilëson vendimin e tij si diçka personale. “Vajtja e një personi në luftë është diçka shpirtërore e njeriut. Ai vetëm mund të vendosë nëse duhet të shkojë apo jo”,- përgjigjet ai. Nuk pranon të ketë nxitur besimtarët për t’iu bashkuar forcave antiqeveritare në Siri, por nuk e mohon se predikimi i tij përmend hera-herës edhe Xhihadin. Ndërsa nxiton të futet në xhami, imami pyet: “Nëse Kurani përmend Xhihad, pse unë nuk duhet ta përmend!”





    Shqiptarët e vrarë në Siri



    Ermal Xhelo, 35 vjeç, nga Vlora

    Anri Maliqi, 33 vjeç nga Prushi i Tiranës

    Denis Jangulli, 30 vjeç nga Dibra, me banim në Tiranë ( i pakonfirmuar).

    Naman Demolli, nga Kosova, rreth 30 vjeç
    Muhamed Kopriva, 22-vjeçar, nga qyteti i Mitrovicës
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  4. #124
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263

    Për: Siri, grupe shqiptarësh në luftë kundër Assad-it

    Kesaj i thon me shku si qeni ne rrush

  5. #125
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Siri, grupe shqiptarësh në luftë kundër Assad-it

    C'fare te lexosh . Ketu trishtohesh tek lexon historite e ketyre Shqiptareve te vrare ne Siri. Dy prej tyre me nga 3 femije dhe me kushte ekonomike jo te mira. Me siguri qe jane kequdhezuar. A ka xhihad me te mire se te rrisesh femijet e tu e ti edukosh ata me se miri me parimet Islame? Kush do kujdeset per ta tani? Tmerr per ata nena te cilat jane genjyer se djemte i kane ne Turqi. Si mund te besh xhihad duke genjyer nenen tende?
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  6. #126
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    A ja vlen te vriten shqiptarët myslimanë në Siri?

    Lufta në Siri po kthehet gjithmonë e më tepër në një luftë sektare fetare ku syni-të e Al Qaedës nëpërmjet grupit Jabha al Nusra po përpiqen të cfarosin shia-t dhe kurdët e Sirisë me pretekstin se po luftojnë rregjimin e Presidentit Bashar.
    Sikurse dihet, në aleancat e cuditshme ku qëllimi justifikon mjetin, po shihen edhe në luftën civile në Siri se armiqtë perëndimorë të Al Qaedas kanë bërë aleancë me njëri tjetrin -kundër shia-ve të Sirisë që përkrahen nga aleati stratgjik Russia dhe Irani . Njëlloi si në kohën e luftës së ftohtë, asgjë s`ka ndryshuar, sepse perëndimi përkrah ndryshimin politik në vëndet arabe, për të vënë rregjime të reja anti-ruse dhe anti-kineze me qëllim që të kenë hapësira të reja ekonomike duke zëvëndësuar partnerët e vjetër rusë, kurse rusët luftojnë për të mbajtur dominimet ekonomiko-politike në këto zona duke pranuar realitetet e reja dhe duke përkrahur rregjimet e vjetra.
    Siria një vënd i fortë ushtarak por me një president në moshë të re dhe energjik, është i vetmi vënd që po i reziston ndryshimeve të imponuara nga amerikanët, ndoshta nga që Presidenti Bashar është më i ri pra dhe më energjik se kryetarët e vjetër të shteteve arabe ku revolucionet e pranverës arabe kryen ndryshimin.
    Mesa duket planet e SHBA u përkrahën në këto vënde islamike të besimit synii nga grupet e moderuara islamike, për arësye sepse ndryshimet e ndodhura, praktikisht vendosën në krye pikërisht këto grupe dhe parti islamike të moderuara të cilat as nuk e kishin menduar më parë se do të hipnin në fuqi duke patur parasysh se extremistët islamike e humbën fuqinë e tyre ushtarako-financiare në përplasjen e ashpër me SHBA dhe NATO.
    Por kur erdhi puna për të shkaktuar dhe nxitur ndryshimet në vëndet islamike të sektit Shia, këtu politikat amerikano –europian perëndimore hasën në një rezistencë të ashpër.
    Dy shtetet më të forta shia, Irani dhe Siria, njëri shtet me rregjim islamik dhe tjetri me rregjim laik në dukje, po i rezistojnë ashpër ndryshimit të imponuar artificialisht nga perëndimi.
    Nëse Irani me zgjedhjen e Presidentit të ri të moderuar Hassan Rouhani, mesa duket po i shpëton ndryshimeve demokratike alla amerikance, Siria si vënd më i vogël dhe me një kufi variabël me Izraelin armik të betuar, dhe me Turqinë synii-e e cila gjithashtu drejtohet nga një parti islamike syni e moderuar por me probleme të mëdha me kombësinë kurde të shpërndarë në tre shtetet (Truqi-Siri-Irak), dhe nga ana tjetër nga një vënd copë-copë si Iraku, i cili ende pas ndërhyrjes amerikane është në një luftë civile dhe fetare,- po dërrmohet në një luftë civile që praktikisht është transformuar në një luftë fetare shia-syni, e nxitur ashpër nga aktorët e jashtëm europiano-perëndimorë (më pak SHBA).
    Kjo luftë e nisur me pretekstin e zgjedhjeve jo të rregullta nga opozicioni sirian anti- Bashar al Assad, në fillim me demonstrata e protesta dhe pastaj e acaruar artificialisht nga europianët perëndimorë dhe Izraeli (i cili e ka patur shumë problem Bashar al Assad për shkak të këmbënguljen e tij në mbajtjen e Libanit Jugor të pushtuar , për pranimin e kampeve palestineze afër kufirit me izraelin, për aktivizimin e organizatës militare shia Hezbollah, për aleancën e ngushtë ekonomiko-ushtarake me Rusinë e cila ka dhe një bazë në një ishull sirian në Mesdhe, ) precipitoi në një luftë civile të pamerituar e cila deri tashti ka shkaktuar mbi 100.000 të vdekur, 1.2 milion të larguar nga vëndi pikërisht edhe për faj të Presidentit të ashpër e kokëfortë Assad por edhe pë faj të opozitës siriane e cila lejoj luftëtarët e huaj të Al Qaedës të hyjnë në Siri. Vonnesa e Konferencës ndërkombëtare të paqes që duhej të mbahej tani në gusht, po e rëndon gjëndjen edhe më tepër.
    Problemi kryesor për në shqiptarët është sa i pakuptueshëm aq dhe i rrezikshëm: c`duan shqiptarët myslimanë të Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë,- në Siri?
    A mos ata shkojnë për të ndihmuar arnautët e vjetër shqiptarë që jetojnë në Damask dhe që janë mbi 100.000 njerëz por tashmë të arsimuar dhe që shumë nga ata janë në postë drejtuese në Siri?
    A mos këta shqiptarë myslimanë shkojnë në Siri si luftëtarë internacionalistë (si dikur shqiptarët në Spanjë) për të mposhtur diktaturën e Bashar al Assadit?
    Apo mos këta shqiptarë shkojnë ashtu sic e kemi zakon si `mish për top`, thjesht si mercenarë për të fituar ndonjë lek?
    Pra, shkojnë për të mbrojtur idealet apo për para?
    Sipas analizës time edhe në shkrimin ` Siria – ose përplasja SHBA me Rusinë për dominim`, të
    dt. 22.09.2012, problemet kryesore të shkuarjes vullnetarë të shqiptarëve myslimanë në Siri (dhe më parë dhe në Afganistan, si protagonist në disa ngjarje të ashtuquajtura terroriste në Gjermani dhe SHBA të disa viteve më parë) mund të jenë;
    -prania e organizatave vehabiste proarabe të cilat financojnë fusha të ndryshme në Kosovë në shqiptarët e Maqedonisë, ndoshta dhe në Shqipëri (sepse është vrarë dhe një shqiptar mysliman nga Shqipëria),
    -prania e injorancës dhe e varfërisë në popullatën rinore të komunitetit e respektuar mysliman shqiptar kosovar dhe maqedonas,
    -prania e fanatikëve dhe ekstremistëve islamike në trojet tona të cilë vazhdojnë të punojnë në heshtje,
    - nxitja ndoshta edhe nga individë të europës perëndimore në Kosove e Maqedoni për të shkuar këta njerëz në Siri dhe Afganistan qoftë për para, qoftë për të rënë për ideale fetare duke shfrytëzuar injorancën,
    Këtë e faktojnë edhe këto lajmë të mëposhtëme të cilat na japin një informacion të panjohur për publikun shqiptar por dhe për rëndësinë e ceshtjes.
    Interesi për shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë e jep dhe një lajm nga www.rt.com (stacion televiziv rus) i dt. 26 prill 2013, i cili kaloi pa ndonjë koment në Shqipëri, kur ky stacion televiziv informonte se….` një delegacion i opozitës siriane i drejtuar nga Ammar Abdulhamid (një dissident sirian), qëndroi përkohësisht në Prishtinë në rrugën e saj për në SHBA, për të mbajtur bisedime dhe për marrë eksperiencë nga UCK…..` - kështu raprton agjensia Associated press-citon www.rt.com.
    Por muajt dhe ditët e fundit, portali informativ shqiptar i Maqedonisë `Almacos` thotë: ….`se është vrarë një shqiptar nga Shkupi në luftë kundër pushtetit të Presidentit Assad në Siri. Ai është hoxhë Sami Abdullahu nga Shkupi, që është vrarë gjatë luftimeve në Siri. ‘Almakos’ mëson se hoxha është vrarë nga komuniteti kurd në Siri. Abdullahu ka qenë hoxhë edhe në Bremen të Gjermanisë. Po ashtu ai ka marrë pjesë në luftën e 2001-shit në fshatin Mateç, si dhe në luftërat e Kosovës dhe atë të Bosnjës.( http://lajme24ore.net/lajme/exclusiv...ne-siri-video/). Ne maj te ketij viti eshte vrare nje shqiptar tjeter nga Gostivari me emrin Rasim i cili bente pjese ne grupin Jabha Al Nusra; sidoqoftë 60 pjestare te ketij grupi u vrane sot nga forcat siriane te Al Basharit ne nje zone afer Damaskut.
    Agjencia franceze AFP, në një reportazh të sajin, thotë se dhjetëra shqiptarë janë bashkuar me rebelët në Siri, duke dhënë jetën kundër regjimit të presidentit Bashar al- Asad.“Shumë prej tyre kthehen në qese trupash pranë familjeve të tyre, të cilat nuk e dinë se ata janë bashkuar me rebelët në luftë. Migena Maliqaj, një shqiptare, nuk ka dëgjuar gjë nga i shoqi, Halili, që prej nëntorit, kur ai i tha se do largohej nga shtëpia, në Prush të Tiranës, për të gjetur punë në Turqi.
    Me sa duket prania e injorancës dhe varfërisë po demton Kosoven dhe Maqedonine, krahas te mires qe ka ne shtimin e popullsise, injoranca vazhdon te demtoje shqiptaret myslimane te ketyre trojeve sepse ashtu te indoktrinuar me fanatizëm po humbasin jeten per kauza te deshtuara.
    Komentet e shiqptarëve të shtresave të ndryshme të popullsisë na japin pak a shumë të vërtetën se përse po luftojnë këta njerëz të thjeshtë:
    Mira -- 7 Gusht, 2013 në 10:33 am. Kosovarët dhe maqedonasit janë mbrojtësit më të flaktë të xhihadit, shqiptarë vetëm dy kokrra dëgjuam të vriteshin..!
    Nuk është shqetësues fakti i jeniçerëve…., kombi i Albanistanit e ka në gjak luftën!
    @asban. Kur ke një shumicë 60% muslimanë, të cilët drejtohen nga lidera siç janë Sali Berisha, Bamir Topi, Kreshnik Spahiu ( i cili agjëron..),ç’do gjë është e mundur…!
    Bukuria ose mjeshtëria e kësaj manovre ose qëllimi është se ata do bënin Shqipërinë e madhe por dhe asgjesimin e pjesës “jo muslimane”…., duke mbajtur pushtetin “verior”..!Për A.K.-në (Al Kaida), e dinë të gjithë që ajo parti ishte paterica e Saliut.
    http://ëëë.youtube.com/ëatch?v=bG2Gev87VGo
    tit qerosi -- 7 Gusht, 2013 në 1:38 pm
    mund te ken shku per lek gjynofqaret !
    Mendoj se problemi mbetet serioz, pavarësisht se qeveritë përkatëse të të tre vëndeve kanë heshtur për këtë fenomen, duke shkaktuar sipas mendimit tim tre efekte negative:
    -sepse BE dhe SHBA ndoshta heshturazi e përkrahin këtë `solidaritet` fetar të shqiptarëve të cilët janë myslimanë dhe si të tillë duhet të ndihmojnë myslimanët?! (kuptoni se praktikisht në Siri po bëhet luftë fetare të të dy sekteve kryesore), por kjo shkon në dobi të Serbisë dhe Maqedonisë të cilët justifikojnë veprimet e kaluara kundër shqiptarëve me petekstin që janë ekstremistë dhe fanatikë myslimanë,
    -sepse Turqia e përkrah heshturazi `solidaritetin` e shqiptarëve sepse sipas lajmeve shqiptarët po luftojnë kundër kurdve-armiq të Turqisë (pra prapë si jenicerë për të luftuar për Sulltan Erdoganin kundër armiqve të perandorisë),
    -sepse indiferentizmi dhe harresa për tu habitur e shqiptarëve ndaj këtij fenomeni po shkakton dhe po përsërit gabimet e të kalurës së hidhur, ku shqiptarët nuk reagojnë ndaj problemeve qofshin ato sociale qofshin ato ekonomike.

  7. #127
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-05-2013
    Postime
    215

    Për: A ja vlen te vriten shqiptarët myslimanë në Siri?

    Un kisha pare nje video per kte lajm para ca kohe:
    Ndryshuar për herë të fundit nga MaqoKorca : 07-08-2013 më 13:47

  8. #128
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Për: A ja vlen te vriten shqiptarët myslimanë në Siri?

    A ja vlen te vriten shqiptarët myslimanë në Siri?
    Ata qe shkojne atje jane rrezik publik per shqiperine. Me pak fjale udhe e mbare
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  9. #129
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-05-2013
    Postime
    215

    Për: A ja vlen te vriten shqiptarët myslimanë në Siri?

    Edhe nje video tjeter. Kujdes pamje tronditese!


  10. #130
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Për: A ja vlen te vriten shqiptarët myslimanë në Siri?

    Keta nuk jan shqiptar . Mos e ndotni emrin shqiptar , me keta arab qe jetojne ne troje shqiptare .

    Definicioni me i sakte do ishte : Minoritar qe bashkjetojne me shqiptare , ne kosove apo Maqedoni .

    Ata qe jan si keta , edhe nuk kan shkuar ne Siri akoma , duhet t ju lejohet hyrja ne Shqiperi vetem me vize te limituar !

    Me vjen keq por keta nuk jan shqiptar , jan 'shqipfoles ' me elemente arabe , pa asnje dashuri per ate qe sot quhet shqiperi . E konsiderojne veten te entise arabe per shkak te fese . Kush tjeter do shkonte te luftone ne siri , per te ndihmuar themelimin e nje regjimi islamik ne shtetin e Sirise ?!

    Me pak fjale jan terrorist , qe vete populli Syrian nuk i do , edhe i konsiderojne si ekstremist taliban te sponsorizuar ne al quajeda edhe saudi arabia !
    Ndryshuar për herë të fundit nga IllyrianPatriot : 07-08-2013 më 14:01

Faqja 13 prej 30 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •