SIRI - Naman Demolli, i vrarë javën e kaluar në Siri, nuk është shqiptari i vetëm i rrjeshtuar në krah të rebelëve sirianë, që luftojnë për çlirim nga regjimi i Presidentit Bashar al-Assad.
Agjencia Ina citon fotoreporterin Vedat Xhymshiti, i cili ka thënë se ka takuar së paku dy grupe shqiptarësh prej dhjetëra pjesëtarësh, të armatosur mirë dhe që kanë nën kontroll territore të caktuara në shtetin aziatik.
Xhymshiti ka qëndruar disa muaj në vatrat ku janë zhvilluar luftimet, nga ku ka raportuar për disa media të mëdha ndërkombëtare. Tani ai është në Kosovë dhe ka treguar për takimet me bashkëkombësit e tij në shtetin ku nga marsi i vitit të shkuar ka filluar kryengritja e armatosur kundër Presidentit Al-Assad.
“Shqiptarët më kanë kërkuar që t’ua ruaj privatësinë dhe që identitetin të mos e paraqes për publikun dhe normalisht nuk kam shkruar. Veç, mund të konfirmoj se ka shqiptarë në Siri që luftojnë në krahun e forcave rebele”,- shprehet ai.
Kontaktin me grupin e parë të shqiptarëve që vepronin në qytetin Rastan, i cili ndodhet në provincën e Alepos, Xhymshiti thotë se e ka realizuar m e ndihmën e një komandanti të kryengritësve, i cili ia dinte prejardhjen dhe kombësinë. Ndërsa me grupin e dytë, thotë të jetë takuar rastësisht.
Krijoni Kontakt