Protestuesit denoncojnë dhunën, Demaj: Policia shkopinj gome dhe elektroshok
NGA: ERION SKENDAJ
TIRANË-Dy prej protestuesve të ndaluar gjatë protestës së djeshme Mariglen Demaj dhe Sevin Serjani kanë denoncuar sot publikisht Policinë e Shtetit për dhunë sistematike me mjete të forta ushtruar gjatë ndalimit dhe shoqerimit të tyre në komisariat.
Mariglen Demaj akuzoi punonjësit e policisë se kanë përdorur ndaj tij veç kërcënimeve dhe shkopit të gomës edhe mjete neuroparalizisuese.
Të rinjtë publikuan edhe foto të dhunës trupore shkaktuar sipas tyre gjatë sulmit të policisë ndërsa avokati i tyre Altin Goxhaj tha se do ngrihen padi penale ndaj drejtuesve më të lartë të Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë përfshirë dhe ministrin Sajmir Tahiri.
Goxhaj e cilësoi si antiligjore dhe antihumane mos lejimin e avokatëve mbrojtëse gjatë marrjes në pyetje të të rinjve për më shumë se 4 orë në komisariatin 3.
(a.n/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt