Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Blushi: Shqipëria punishte hashashi, fiton 500 milionë USD në vit

    Blushi: Shqipëria punishte hashashi, fiton 500 milionë USD në vit

    Ben Blushi

    Statistikat janë të ftohta. Ato nuk dinë të fshehin (vetëm nëse manipulohen), aq më tepër kur bëhet fjalë për varfërinë. Të gjithë treguesit ekonomikë e nxjerrin Shqipërinë ndër vendet e fundit. Për të dhënë një “parashikim” më të saktë për atë çka Shqipëria do të jetë në të ardhmen, politikani dhe shkrimtari Ben Blushi, në librin e tij “Hëna e Shqipërisë”, u referohet këtyre të dhënave, të cilat nuk se ofrojnë një panoramë optimiste. Sipas tij, Shqipëria nuk ka shumë mundësi për të ardhura. Përveç turizmit e naftës, më “premtuese” është “industria” e hashashit. Ndonëse është kundër çdo lloj legalizimi të prodhimit dhe përdorimit të kësaj lënde narkotike, ai thotë se me hapat që po hidhen në Europë dhe Amerikë, nuk është e çuditshme që Shqipëria të përfitojë nga liberalizimi i hashashit.

    BEN BLUSHI

    A ËSHTË E PAMUNDUR TË KUROJMË PABARAZINË?

    Pabarazia lind nga shpërndarja e padrejtë e pasurisë. Shqipëria nuk është një vend shumë i pasur, por ajo ka burime të mjaftueshme, të cilat mund t’u garantojnë punë, ushqim, strehim dhe mirëqenie shumicës dërrmuese të popullsisë. Në krye të shekullit të kaluar, një nga pikëpyetjet që kishte Europa, kur i duhej të njihte pavarësinë e Shqipërisë, ishte varfëria e saj e pasur. Shqipëria kishte mbi 70 për qind të popullsisë në fshat, 80 për qind të tokës së saj të pabonifikuar, mbi 90 për qind të popullsisë në kushte analfabetizmi, asnjë rrugë të shtruar dhe pothuajse asnjë port të mekanizuar. Makina e parë në Shqipëri ka ardhur pas shpalljes së pavarësisë. Në vitet e fundit të monarkisë dhe sidomos në 20 vitet e para të regjimit komunist, për shkak të investimeve në arsim, për shkak të reformës së tokës, elektrifikimit dhe shpërndarjes së industrisë në shumë qytete, u duk sikur Shqipëria kishte aftësi dhe burime natyrore për të ushqyer dhe mbajtur me punë popullsinë e vet. Por, në këta 20 vjet, aftësia e vendit për të zbutur varfërinë është vënë sërish në diskutim. 1 milion shqiptarë i kanë ikur varfërisë dhe papunësisë duke emigruar. Askund varfëria nuk e ka bërë këtë dëm demografik. Ndoshta askund në botë gjatë shekullit të kaluar, një e treta e popullit nuk e ka braktisur vendin e vet për këto shkaqe. As në Afrikë. As në Azi. As luftërat nuk e kanë nxitur këtë ikje. Kam nxjerrë disa statistika që janë fotografia e Shqipërisë, sepse megjithëse jetojmë këtu, nuk kemi largësinë e duhur për të krahasuar vendin tonë me vendet e tjera dhe prandaj e kemi të vështirë të parashikojmë të ardhmen e saj. Të dhënat janë krahasuese dhe po përpiqem t’i detajoj si më poshtë:

    Prodhimi i brendshëm bruto: Shqipëria është në vendin e 124 në botë me të ardhura afërsisht 7 mijë dollarë për frymë.

    Borxhi publik: Shqipëria është në vendin e 20-të nga fundi, me afro 75 për qind borxh në raport me prodhimin e brendshëm.

    Liria ekonomike: Shqipëria është në vendin e 105-të në botë.

    Varfëria: Shqipëria është në vendin e 128- të dhe 12.5 për qind e shqiptarëve llogaritet të jenë të varfër.

    Korrupsioni: Shqipëria është në vendin e 128-të në botë, nga 174 të matshëm.

    Informaliteti: Shqipëria është në vendin e 54-t në botë me 33.4 për qind të ekonomisë në gjendje informale.

    Konsumi i energjisë: Shqipëria është në vendin e 102-të në botë, ndërsa Maqedonia në vendin e 93-të.

    Prodhimi i energjisë: Shqipëria është në vendin e 112-të në botë Maqedonia në vendin e 102-të.

    Numri i armëve në përdorim: Shqipëria është në vendin e 51-të në botë. Ajo lë pas Argjentinën dhe Meksikën.

    Vrasjet: Shqipëria është në vendin e 4-t nga fundi me mbi 80 vrasje për 1 milion banorë. Ndërkohë që në 20 vjet, 7000 veta kanë vdekur nga aksidentet në rrugë dhe 8000 për shkak të konflikteve të pronës.

    Të burgosur për 100 mijë banorë: Shqipëria është në vendin e 86-të me 105 të burgosur për 100000 banorë, duke lënë pas Italinë, Austrinë, Gjermaninë dhe shumicën e vendeve në Europë, që kanë më pak të burgosur për frymë.

    Të drejtat civile dhe politike: Shqipëria është në vendin e 85-të në botë dhe në vendin e fundit në Europë.

    Niveli i sodisfaksionit ose i lumturisë: Shqipëria është në vendin e 58-të në botë nga 69 vende, ku është matur ky tregues.

    Shpenzimet shëndetësore për person: Shqipëria është ne vendin e 91-të në botë dhe të fundit në Europë. Harxhon 36 dollarë për çdo njeri.

    Konsumi i duhanit: Shqipëria është në vendin e 15-të në botë dhe të dytin në Europë pas Rumanisë. Shkalla e konsumit të duhanit është 39 për qind.

    Jetëgjatësia: Shqipëria është në vendin e 61- të me një mesatare 77.4 vjet.

    Arsimi: Shqipëria është në vendin e 93-të në botë për shpenzimet që garanton për çdo nxënës.

    Përqindja e njerëzve të arsimuar: 86.5 për qind, natyrisht në vendin e fundit në Europë.

    Shkalla e rritjes së popullsisë: Shqipëria është në vendin e 177-të në botë me 0.267 për qind.

    Divorcet: Shqipëria është në vendin e 14-të nga fundi me 0.83 për qind në 100 banorë.

    Popullsia nga 0 në 14 vjeç: Shqipëria është në vendin e 136-të me 25.6 për qind.

    Prodhimi i mishit: Shqipëria është në vendin e 121-të në botë. Ajo prodhon rreth 59 mijë tonë mish në vit.

    Bujqësia: Shqipëria është në vendin e 83-të në botë për numrin e traktorëve që ka, 8200, ndërkohë që Maqedonia ka rreth gjashtë herë më shumë apo 54000 traktorë.

    Kjo është Shqipëria në raport me botën. Ndoshta luhatet diku mes varfërisë dhe mjerimit. Kjo fotografi tregon se në 20 vjet shumica e shifrave që lidhen me rritjen e ekonomisë, të industrializimit te bujqësisë, të nivelit të arsimimit, të shëndetit, të konsumit, të papunësisë, të vrasjeve, të përdorimit të armëve dhe divorceve janë përkeqësuar. Këto janë efektet e demokracisë së tregut do thoshte cilido, që do donte të mbronte të kundërtën. Jo detyrimisht. Pluralizmi, demokracia, ekonomia e tregut dhe konkurrenca e ushqejnë krimin, rrisin papunësinë, dobësojnë familjen, por deri në masën kur nuk e cenojnë thelbin e një sistemi, i cili është ngritur mbi një themel të qëndrueshëm: ligjshmërinë.

    Raporti i Shqipërisë me ligjin është ndoshta i pamatshëm, por perceptimi i korrupsionit është masa e tij më e logjikshme. Shqipëria është në vendin e 128-të në botë në indeksin e korrupsionit, dhe ky tregues, sado që të ulet nga modernizimi dhe dixhitalizmi i shërbimeve, sërish do të mbetet i lartë për shkak të binjakëzimit të elitave politike me ato financiare. Duke pasur parasysh këtë fotografi, është e më e lehtë të parashikosh. Është njëlloj sikur të të nxjerrin përpara fotografinë e një të sëmuri kronik i cili kollitet, është dobësuar, mezi ecën dhe fytyra i është mbushur me rrudha.

    Është e pamundur që pas disa ditësh ai të dalë në një fotografi tjetër, i freskët, duke vrapuar dhe me një fytyrë të pastër nga mirëqenia dhe lumturia. Duke marrë në konsideratë këto shifra, është e mundshme të parashikosh se në vitet që vijnë Shqipëria nuk do arrijë dot të arsimoje më shumë, të shtojë prodhimin e vet të brendshëm me dyfish, të ulë borxhin publik me disa pikë për qind, apo të reduktojë numrin e duhanpirësve, të vrasjeve dhe të divorceve, duke shtuar prodhimin bujqësor dhe atë industrial për frymë. Pyetja është çfarë vendi do jetë Shqipëria në vitet e ardhshme.

    Një vend që blen apo që shet. Një vend që blen dhe shet në mënyrë të ekuilibruar? Apo një vend që prodhon. Dhe, nëse prodhon, çfarë prodhon? Shqipëria ka mundësi të kufizuara, duke marrë parasysh gjendjen e saj. Se çfarë do të blejë, dihet. Gjithçka që nuk e siguron dot vetë. Se çfarë do të prodhojë, nuk dihet. Ndoshta janë disa produkte, me të cilat ajo mund të konkurrojë. Pa dyshim në vend të parë vijnë mineralet, nafta, energjia, pastaj produktet bujqësore dhe në fund hashashi. Do ta shpjegoj këtë çështje, sepse e di që shumëkush do të habitet, në mos edhe do të irritohet. Shqipëria është sot një nga kultivueset kryesore të hashashit apo cannabis sativa në Europë.

    Askund tjetër kjo bimë nuk mbillet në këto përmasa, me këtë cilësi dhe me këtë liri. Natyrisht pa u marrë me arsyet se pse cannabis kultivohet kaq mirë dhe kaq hapur, por me konkurrueshmërinë dhe kërkesën e tregut për këtë produkt, mund ta klasifikosh atë si një të ardhur. Sot, Shqipëria fiton mbi 500 milionë dollarë në vit nga shitja e cannabis, ndërkohë që remitancat kanë rënë në 300 milionë. Pra, të ardhurat e hashashit janë me të mëdha se paratë që emigrantët sjellin në shtëpitë e tyre. Pa e inkurajuar në asnjë moment dhe për asnjë arsye këtë lloj tregtie, po përpiqem të hamendësoj, duke e klasifikuar atë si një produkt legal, çka edhe mund të ndodhë në 30 vitet e ardhshme në Europë. Holanda sot e ka legalizuar konsumin e cannabis, por jo kultivimin e tij. Natyrisht kjo kërkesë ka gjetur një ofertë në treg.

    Ish-kryeministri grek i parafundit kërkoi publikisht që përdorimi i cannabis të legalizohet dhe, të ardhurat që vijnë nga taksimi i tij, të hyjnë në buxhet. Po ashtu, disa shtete në SHBA kanë nisur ta debatojnë fort nevojën për legalizimin e hashashit, një ose dy prej të cilave edhe e kanë kryer. Megjithëse personalisht jam kundër, besoj se kjo tendencë do të avancojë në Europë në dekadat e ardhshme. Tregu mund të liberalizohet dhe të zgjerohet si pasojë e heqjes së kufizimeve që ka sot. Dhe Shqipëria, për mirë apo për keq, e ka namin e mirë si një punishte e cilësisë së lartë dhe e kujdesit me profesional artizanal. Shqipëria e ka kthyer në zanat kultivimin e cannabis.

    Megjithatë, pyetja se çfarë burimesh ekonomike do të përdorë Shqipëria për të nxjerrë të varfrit nga skamja, për të ekuilibruar varfërinë mes zonave, mes fshatrave dhe qyteteve, për të shtuar punësimin, për të ulur importet në favor të eksporteve si dhe për t’i rritur cilësinë e administratës publike dhe sidomos aftësinë e punëtorëve të vet të pakualifikuar, mbetet. Shqipëria ka rezerva nafte, por sot ajo importon shumicën e nevojave të tregut të vet. Nëse burimet e naftës do të shtohen, natyrisht ajo mund të rrisë shkallën e autonomisë nga importi, duke shtuar të ardhurat e domosdoshme për investime dhe trajnim të të papunëve. Shqipëria ka pak fushë dhe, si pasojë e investimeve të emigrantëve, ajo ka shtuar në vitet e fundit prodhimin e vet bujqësor dhe blegtoral, por ende vazhdon të importojë një numër të lartë ushqimesh për të siguruar furnizimin e konsumatorëve të saj.

    Afërsisht, Shqipëria blen 800 milionë dollarë në vit ushqime në tregjet e tjera, që do të thotë më shumë blen sesa prodhon për të ngrënë. Shqipëria ka rezerva kromi dhe bakri, por në rastin e shfrytëzimit të tyre maksimal, pra me ritmin e sotëm, ato nuk mjaftojnë për më shumë se 20 vjet, megjithëse të gjitha parashikimet thonë se çmimi i këtyre mineraleve do të rritet në vitet e ardhshme, gjë që do ta shtojë nevojën për shfrytëzim edhe më të shpejtë, pra harxhim të këtyre rezervave. Shqipëria ka disa qindra kilometra vijë bregdetare dhe mbi 250 ditë diell në zonën e vet perëndimore.

    Turizmi mund të jetë një nga burimet më të mëdha të ekonomisë në vitet që vijnë, duke ndihmuar në punësimin sezonal, të paktën gjashtëmujor të një pjese të madhe të rinisë së vet. Por problemet e pazgjidhura të pronësisë së tokës do shtyjnë investimet e bollshme në turizëm, duke bërë që edhe për 10 deri 20 vitet e ardhshme të ardhurat nga turizmi të mos jenë në maksimumin e duhur. Ky arsyetim të shtyn të mendosh se varësia e Shqipërisë ndaj importeve do të rritet dhe ekonomia e saj do ta këtë të pamundur të kthehet edhe për disa dekada në ekonomi prodhuese. Çka do të thotë se papunësia nuk do ketë gjasa të ulet dhe zbutja e pabarazisë po ashtu.

    Panorama

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    180

    Për: Blushi: Shqipëria punishte hashashi, fiton 500 milionë USD në vit

    Nuk e kuptova mire kete artikull, a flet per hashashin, a flet per treguesat ekonomike aktual te Shqiperise, a flet per mundesite a Shqiperise,
    a duke dashur te flase per te treja bashke, beri pilaf.

    Duke supozuar se treguesit e mesiperm jane korrekte,
    kuptoj se nuk jemi fare mire, edhe pse nuk duhen ato per ta kuptuar kete.

    >Të burgosur për 100 mijë banorë: Shqipëria është në vendin e 86-të me 105 të burgosur për 100000 banorë,
    duke lënë pas Italinë, Austrinë, Gjermaninë dhe shumicën e vendeve në Europë, që kanë më pak të burgosur për frymë.
    - Po te marrim ne konsiderate se shume te burgosur te vendeve te tjera, jane me kombesi shqiptare, kjo statistike perkeqesohet edhe me teper :-)

  3. 2 antarët më poshtë falenderuan Shaboni për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Al.. (13-04-2014),MaqoKorca (13-04-2014)

  4. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-04-2014
    Vendndodhja
    Su: Europe
    Postime
    143

    Për: Blushi: Shqipëria punishte hashashi, fiton 500 milionë USD në vit

    Nuk e kuptova mire kete artikull, a flet per hashashin, a flet per treguesat ekonomike aktual te Shqiperise, a flet per mundesite a Shqiperise,
    a duke dashur te flase per te treja bashke, beri pilaf.


    >Të burgosur për 100 mijë banorë: Shqipëria është në vendin e 86-të me 105 të burgosur për 100000 banorë,

  5. #4
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Blushi: Shqipëria punishte hashashi, fiton 500 milionë USD në vit

    Ky artikull tregon punen e madhe qe kan bere Fatos Nano dhe Sali Berisha per 20 vjet demokraci. Tashti e shohim se cfare do te beje basketbollisti.
    Lazarati eshte zone e ndaluar per politikanet dhe policine shqiptare.

    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  6. #5
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Blushi: Shqipëria punishte hashashi, fiton 500 milionë USD në vit


    Ne Kolumbi i bejne keto pune me diskret se ne Shqiperi.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  7. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-03-2014
    Vendndodhja
    BOSH
    Postime
    102

    Për: Blushi: Shqipëria punishte hashashi, fiton 500 milionë USD në vit

    Hallall, keto jane cfare mbollen ne demokraci

  8. #7
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Blushi: Shqipëria punishte hashashi, fiton 500 milionë USD në vit

    500 milionë USD në vit



    Sa shakaxhi ky Blushi !
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  9. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-05-2013
    Postime
    215

    Për: Blushi: Shqipëria punishte hashashi, fiton 500 milionë USD në vit

    Ata qe besojne se liberalizimi i hashashit ne vendin tone do sjelle fitime per shtetin e per popullin jan idiota.

  10. #9

    Për: Blushi: Shqipëria punishte hashashi, fiton 500 milionë USD në vit

    Paska qene keq Shqiperia, se na dukej ndonjehere sikur po lulezonim ne mes te Europes. Po kur ke faktet para syve nuk ke nga leviz.

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •