Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Ministria e Mbrojtjes: Jo taksim progresiv për komandot në Afganistan

    Kodheli: Jo taksim progresiv për komandot në Afganistan

    TIRANË Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm Jeronim Bazo, nëpërmjet një video-konference, kanë bashkëbiseduar me efektivat e kontingjenteve “MAT 5” dhe “Eagle 8”, të cilët shërbejnë në kuadër të Aleancës në operacionin ISAF, në Kandahar dhe Kabul, në Afganistan. Dy komandantët e misioneve shqiptare informuan mbi situatën aktuale në teatrin e operacionit, si dhe me detyrat që paqeruajtësit tanë po kryejnë në Afganistan. Duke shprehur vlerësimin për misionin e tyre, ministrja Kodheli u tha komandove në Afganistan se po diskutohet mundësia që ata të përjashtohen nga taksimi progresiv, çështje që sipas saj po abuzojnë “ata që nuk marrin vesh”. Kjo cështje u ngrit nga opozita në seancën parlamentare të së enjtes, shqetësim për të cilën edhe ministrja e Mbrojtjes Kodheli la të kuptohej se do të ishte objekt i diskutimit të institucionit që ajo drejton.

    MAPO

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ministria e Mbrojtjes: Jo taksim progresiv për komandot në Afganistan

    Kur taksimi progresiv eshte kaq i mire per shqiptaret, perse jo edhe per komandot ne Afganistan?

    Ne me kete taksimin progresive po do te rilindim! Keshtu na tha rilindasi Edi Rama!

    Si na del ti moj ministre tani e na behesh me e zgjuar se rilindasi yne?!

    Albo

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •