Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 59 prej 59
  1. #51
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: PD: Qeveria e Rilindjes ka vënë bazat ushtarake në përdorim të trafikantëve të d

    Blloqe betoni edhe aerodromit të Gjirokastrës (foto)



    GJIROKASTER- Vendosen pengesa dhe blloqe betoni edhe ne aerodronin e Gjirokastrës. Siç shihet edhe nga fotografitë, prej mëngjesit të sotëm kamionët e ushtrisë kanë nsiur punën.

    Korrespondenti i “Panorames’ në ketë qytet bën me dije se kamionë të ushtrisë kanë nisur shkarkimin e blloqeve të betonit dhe pengesave që do të vendosen përgjatë pistës.

    Vetëm një ditë më parë e njejta gjë ndodhi ne Lumalas te Korçes, nderkohe qe me heret FA bllokuan edhe aeroportin në Gjadër. Kjo situatë erdhi pas akuzave për trafik të drogës nga ajri, duke përdorur infrastrukturën e ushtrisë. p.n

    Sipërfaqja totale e aerodromit është 124 mijë m2 prej të cilave 96 mijë m2 pistë fluturimi, 18 mijë m2 shesh rakordimi, ndësra pjesa tjetër zonë shërbimi. Ka disatncë 0.8 km nga pjesa lindore e qytetit dhe 0.5 km nga rruga kombëtare Gjirokastër-Kakavije. Për riaktivizimin e tij janë hartuar edhe disa projekte. Gjatësia e pistës është 1200 m, gjërsia 30 m dhe ndodhet në lartësinë 190 m mbi nivelin e detit.

    Panorama

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667

    Për: PD: Qeveria e Rilindjes ka vënë bazat ushtarake në përdorim të trafikantëve të d

    Eshte jashtezakonisht i qarte i gjithe "Komploti Berishian!!" Shqiperia ne qershor priste(pret) lajm mbi statusin per kandidat ne BE. Berishes dhe "qenve te terbuar" qe e ndjekin nga pas, s'ka se si t'i interesoje marrja e statusit.
    Puro-komunisti, Sali Hashishi, e ka minuar dhe ende vazhdon ta minoje(ktu e 24-vjet) te drejten e te gjithe shqiptareve per t'ju larguar "makthit ndjekes" te se kaluares se zeze, dhe shuarjes se aspirates per te qene sa me prane botes se Qyteteruar.

    p.s 23 Qershori t'i theu hundet Sali Bej Bordha

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar EXODUS për postimin:

    PINK (21-05-2014)

  4. #53
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Kryeprokurori: Ka filluar hetimi për lidhjet e ushtrisë me trafikun e drogës

    Bomba e Llallës: Ka filluar hetimi për lidhjet e ushtrisë me trafikun e drogës

    Kryeprokurori Adriatik Llalla tha se ka nisur një hetim për akuzat për përdorimin e infrastrukturës ushtarake në trafikun e drogës. Në një imagesdeklaratë për mediat, kreu i Prokurorisë tha se momentalisht hetimi është në fazën paraprake. “Prokuroria për Krime të Rënda ka filluar hetimet për këtë rast, nisur mbi deklaratat publike të bëra në Kuvendin e Shqipërisë, po ashtu dhe mbi bazën materiale referuese të Policisë së Shtetit, kryesisht nga Komisariati i Policisë Lezhë. Momentalisht është në fazën e hetimeve paraprake. Patjetër që është regjistruar procedim. Janë raste që janë në proces hetimi dhe vijojnë hetimet me të cilat do të njiheni në ditët në vijim.”- tha Lalla. Pak ditë më parë SHISH ka dorëzuar në prokurori tri shkresa të klasifikuara si ‘tepër sekret’ të cilat lidhen me aerodromin e Gjadrit në Lezhë, një prej aerodromeve në administrim të FA-së, ku dyshohet të jenë ulur avionë dhe përmes tyre është bërë trafik droge.
    Akuzat u bënë prej opozitës që tha se infrastruktura e Forcave të Armatosura në Republikën e Shqipërisë në trafikun e drogës. Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli deklaroi se ka zero mundësi për përfshirje të ushtrisë në trafik. Por, përpos debateve të ashpra, Ministria e Mbrojtjes, mori masat ‘parandaluese’ duke rrethuar me blloqe betoni aerodromin e Gjadrit, si një ndër pikat më të përfolura, ku sipas opozitës ishin ulur avionë e ishin ngarkuar me drogë.

    MAPO

  5. #54
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Për: Kryeprokurori: Ka filluar hetimi për lidhjet e ushtrisë me trafikun e drogës

    duket sikur prokuroria po punon .... duket eee .... se nuk i dihet deri ne fund kesaj pune nese do ta cojne deri ne fund .....

    po mriken e keni pare gje keto dite ....?!
    "They will not control us, We will be victorious"

  6. #55
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kryeprokurori: Ka filluar hetimi për lidhjet e ushtrisë me trafikun e drogës

    Droga dhe FA, Kodheli: Falenderoj Llallën për hetimet, të tregojë provat

    TIRANË-Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka reaguar sot mbi deklaratën një ditë më parë të kryeprokurorit Adriatik Llalla rreth hetimeve për për përdorimin e infrastrukturës ushtarake në trafikun e drogës. Kodheli i kërkon Llallës të bëjë të ditur për cilën periudhë bëhet fjalë.

    “E falënderoj Prokurorin e Përgjithshëm për përgjigjen pozitive që i ka dhënë kërkesës sonë për të investiguar. Do doja vetëm ta pyesnit Prokurorin e Përgjithshëm për cilën periudhë bëhet fjalë. Ju siguroj edhe njëherë që bazuar në të gjithë aktivitetin, informacionet që ne kemi pasur, investigimet që kemi pasur, Forcat e Armatosura nuk janë pjesë e gjithë kësaj afere për të cilën flitet”, u shpreh Kodheli për gazetarët pas mbledhjes së një komisioni kuvendor.

    Intervista e Llallës një ditë më parë.
    Një ditë më parë, Kryeprokurori Adriatik Llalla deklaroi se Prokuroria për Krime të Rënda ka nisur hetimet lidhur me akuzat për përdorimin e infrastrukturës ushtarake në trafikun e drogës. Në një deklaratë të shkurtër për mediat, kreu i Prokurorisë tha se momentalisht hetimi është në fazën paraprake.

    Zoti Llalla në çfarë janë hetimet për trafikun e drogës me infrastrukturën e ushtrisë?
    Prokuroria për Krime të Rënda ka filluar hetimet për këtë rast, nisur mbi deklaratat publike të bëra në Kuvendin e Shqipërisë, po ashtu dhe mbi bazën materiale referuese të Policisë së Shtetit, kryesisht nga Komisariati i Policisë Lezhë. Momentalisht është në fazën e hetimeve paraprake.
    A është regjistruar procedim?
    Patjetër që është regjistruar procedim.
    Zoti Llalla në lidhje me hetimet për Gjadrin, në bazë të raport/kallëzimit të depozituar nga policia e Lezhës, thuhet se bëhet fjalë për disa fluturime, për cilën kohë flitet?
    Janë raste që janë në proces hetimi dhe vijojnë hetimet me të cilat do të njiheni në ditët në vijim.
    A ka prova konkrete prokuroria?
    Normalisht që ka.

    AKUZAT NË PARLAMENT
    Akuzat e forta të opozitës për përfshirje të Forcave të Armatosura në Republikën e Shqipërisë në trafikun e drogës, që kryhej në rrugë ajrore, detyruan maxhorancën të kundërpërgjigjej ashpër. Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli deklaroi se ka zero mundësi për përfshirje të ushtrisë në trafik. Ndërsa avionët që uleshin e ngarkoheshin me drogë në Gjadër e të tjera vende nëpër Shqipëri, kryeministri Edi Rama i cilësoi si mushkonja. Por, përpos debateve të ashpra, Ministria e Mbrojtjes, mori masat ‘parandaluese’ duke rrethuar me blloqe betoni aerodromin e Gjadrit, si një ndër pikat më të përfolura, ku sipas opozitës ishin ulur avionë e ishin ngarkuar me drogë.

    Madje, në Parlament u përmend dhe një shkresë e Shërbimit Informativ Shtetëror, ku ky institucion informonte Ministrinë për uljen në Gjadër të një avioni. Madje në shkresë thuhej se për këtë fakt ishte njoftuar dhe policia. Shkresa u bë publike në emisionin “Ajsberg” në “News 24”. Ashpërsimi i akuzave mes palëve politike bëri që Ministria e Mbrojtjes të bllokonte me blloqe betoni dhe aerodrome të tjerë në vend, si Lumalasin në Korçë, apo dhe aerodrome të tjera që vijojnë të administrohen nga Forcat e Armatosura.

    (d.b/BalkanWeb)

  7. #56
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kryeprokurori: Ka filluar hetimi për lidhjet e ushtrisë me trafikun e drogës

    Trafiku me avion nga Gjadri, Llalla: Hetimi ka nisur, kemi prova konkrete

    Kryeprokurori Adriatik Llalla deklaroi dje se është regjistruar procedim penal për akuzat e përdorimit të infrastrukturës së ushtrisë në trafik droge. “Një pjesë e të dhënave na janë referuar nga policia e Lezhës, do t’u bëhen me dije në vijim”

    Adriatik Llalla, duke pozuar per revisten Klan, ne zyren e tij.Tiranë Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla tha publikisht se prokuroria ka prova për trafik droge me avion nëpërmjet infrastrukturës së Ushtrisë. Çështja e shumëdebatuar mes dy forcave kryesore të politikës tashmë është kanalizuar institucionalisht në prokurori, aty ku ka nisur edhe një hetim zyrtar. Vetë Prokurori i Përgjithshëm pranoi se prokuroria ka regjistruar një procedim penal për këtë çështje, por pa dhënë detaje se cilat janë provat konkrete. “Prokuroria për Krime të Rënda ka filluar hetimet për këtë rast, nisur mbi deklaratat publike të bëra në Kuvendin e Shqipërisë. Momentalisht është në fazën e hetimeve paraprake”, – tha kreu i akuzës. Llalla shtoi se një pjesë e mirë e informacioneve dhe materialeve që kanë shërbyer për nisjen e këtij hetimi janë referuar nga policia e Lezhës, duke lënë të kuptohet se vëmendja e prokurorisë është përqendruar në përdorimin e mundshëm të aeroportit të Gjadrit në trafikun e lëndëve narkotike. “Hetimet kanë nisur mbi bazën materiale referuese të Policisë së Shtetit, kryesisht nga Komisariati i Policisë Lezhë”, – tha Prokurori i Përgjithshëm. I pyetur për kohën kur datojnë informacionet për trafik drogë nëpërmjet infrastrukturës së ushtrisë, kreu i akuzës tha se rastet janë në proces verifikimi dhe hetimi nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë. “Janë raste që janë në proces hetimi dhe vijojnë hetimet, me të cilat do të njiheni në ditët në vijim”,- tha Llalla duke konfirmuar se ka prova konkrete, por pa i specifikuar ato. Sipas burimeve të prokurorisë mësohet se materialet mbi të cilat është vendosur nisja e hetimeve u referohen informacioneve të dërguara në prokurori nga Shërbimi Informativ Shtetëror, Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes (AIM), ish-Shërbimi Informativ Ushtarak, si dhe Policia e Shtetit. Materiali i Policisë së Shtetit, sipas deklaratave të kryeprokurorit bazohet në një informacion të plotë, të vënë në dispozicion të akuzës nga policia e Lezhës. Në tetor të vitit të shkuar, një ushtarak i repartit të Gjadrit ka informuar se një avion i vogël është ulur në fund të pistës, duke hedhur dyshime se ky avion mund të ishte përdorur për transportin e lëndëve narkotike. Por një informacion i tillë ka datuar më herët, në tetor të vitit 2012, kur Policia Ushtarake ka administruar një dëshmi të ngjashme. Për këtë arsye është urdhëruar verifikimi i këtyre të dhënave dhe në pistën e Gjadrit kanë zbarkuar agjentë e oficerë të SHISH, Shërbimit Informativ të Ushtrisë, si dhe oficerë të policisë. Asokohe, në tetor të vitit 2013, policia ka marrë dëshmitë e gjithë banorëve të zonës, efektivëve të Forcave të Armatosura që kryejnë shërbim pranë pistës së Gjadrit, si dhe personave të tjerë që mund të jenë ndodhur pranë kësaj zone. Një pjesë e personave të pyetur kanë pranuar uljen e një avioni, por shumë prej dëshmitarëve janë shprehur për policinë se nuk kishin asnjë informacion të tillë. Pavarësisht mohimit, policia ka krijuar një dosje të plotë për këtë ngjarje, e cila i është përcjellë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, që tashmë ka regjistruar procedimin penal për trafik të mundshëm të lëndëve narkotike duke përdorur infrastrukturën e ushtrisë. Aktualisht kjo çështje po hetohet veçmas ngjarjes së Divjakës, ku një avion i vogël “Piper”, i drejtuar nga piloti italian Giorgio Riformato, ngeci në rërën e plazhit në tentativë për t’u ngarkuar me rreth 30 kg lëndë narkotike hashash. Trafiku i drogës nëpërmjet infrastrukturës së ushtrisë u artikulua për herë të parë nga ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, i cili gjithashtu ka dërguar një letër zyrtare në Prokurori, ku sqaron mënyrën sesi e ka marrë këtë informacion. Edhe Shërbimi Informativ i Ushtrisë kishte informuar për një fenomen të ngjashëm në pistën e Gjadrit në Lezhë, por pas publikimit të shkresës në media, SHISH tha zyrtarisht se nuk ka asnjë provë për trafik droge me avion. Tashmë çështja është në dorë të prokurorisë, e cila sipas kreut të akuzës ka prova konkrete për të hetuar trafikun e narkotikëve nëpërmjet infrastrukturës së ushtrisë.

    MAPO

  8. #57
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kryeprokurori: Ka filluar hetimi për lidhjet e ushtrisë me trafikun e drogës

    O shoku minister i propagandes ne Qeverine e Rilindjes,

    Po ky Kryeprokurori, nuk degjon nga veshet valle? Kryeministri yne Rama e tha ne Parlament qe Berisha shikon enderra me sy hapur dhe mushkonjat i duken avione. Edhe gjeneralin e Shefit te Shtabit te Ushtrise e nxorrem me deklapate si Adil Carcanin ne 1991 ne Kuvendin e Shqiperise qe te thosh: "Nato e di mire qe ne Shqiperi nuk ka avione droge ne aeroportet shqiptare".

    Tani ky me keto hetimet qe ben, mos po na e nxjerr edhe Shefin e Shtabit edhe Kryeministrin genjeshtar? Por mire rilindasit qe na i nxorri genjeshtare, po na nxorri edhe Berishen si njeri qe thote te verteten pa le. Une them qe te nxjerrim Bracen e Beratit neser para mediave qe te sulmoje e beje presion Kryeprokurorit. Ti si thua?

    Na mbyten Berishianet...

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 27-05-2014 më 22:38

  9. #58
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Për: Kryeprokurori: Ka filluar hetimi për lidhjet e ushtrisë me trafikun e drogës

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Edhe gjeneralin e Shefit te Shtabit te Ushtrise e nxorrem me deklapate si Adil Carcanin ne 1991 ne Kuvendin e Shqiperise qe te thosh: "Nato e di mire qe ne Shqiperi nuk ka avione droge ne aeroportet shqiptare".
    atehere i bie qe puna e aeroplaneve te droges qenkeka histori shume e vjeter .........?! nqse e vertete i bie qe m*** qenka shume i madhe .... qenka bere kala biles ......
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesuesi_1 : 28-05-2014 më 07:54
    "They will not control us, We will be victorious"

  10. #59
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: PD: Qeveria e Rilindjes ka vënë bazat ushtarake në përdorim të trafikantëve të d

    Në Gjadër u ndërtua avioni për trafik droge? Sekuestrohet mjeti në pronësi të diplomatit austriak

    Emri:  avionii.jpg

Shikime: 254

Madhësia:  83.9 KB

    Tirane- Pas mbledhjes së informacioneve nga Shërbimi Infomativ Shtetëror, policia e Lezhës dhe personave që kanë dijeni për përdorimin e infrastrukturë së ushtrisë në trafik droge, duket se hetimet nga prokuroria janë në rrugë të mbarë.
    Me urdhër të akuzës së Lezhës dhe për llogari të Prokurorisë së Krimeve të Rënda është sekuestruar një avion,i cili ndodhet afër aerodromin të Gjadrit në një kapanon privat.
    Mësohet se ky avion është në pronësi të një diplomati austriak, i cili tashmë është marrë në pyetje nga grupi hetimor, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimore. Gjatë seancës së pyetjeve ai ka pranuar se ka pilotuar avionin disa herë në territorin shqiptarë,por ka sqaruar se dy vitet e fundit nuk e ka ndezur mjetin fluturues,pasi kishte defekte.
    Për llogari të këtij hetimi nga krimet e rënda është marrë në pyetje edhe inxhinieri i cili e ka ndërtuar ketë mjet fluturues. Burimet pohojnë se avioni është montuar në Gjadër dhe pjesët kanë mbërritur nga italia dhe sllovenia. Inxhineri me origjinë nga qyteti i Skraparit mësohet të ketë deklaruar se pjesën janë sjellë dhe montuar në vitin 2009.
    Ai ka deponuar se avioni nga kjo kohë ështe ngritur disa herë në fluturim nga pilotë shqiptarë,por edhe vetë diplomati i huaj.
    Burimet sqarojnë se nga verifikimi i dokumetacionit të mjetit rezulton se ka disa parregullsi në zhdoganim e tij, arsye kjo mjaft e fortë ta bllokuar avionin.
    Në dosjen voluminoze që po heton prokuroria ,thuhet se Autoriteti i Aviacioni Cvil dhe Alb-kontrolli, kanë konfirmuar fluturimet e avionit të diplomatit austriak, duke dhënë sqarime se leja është marr për të fluturuar vetëm mbi bregdetin shqiptar.
    Hetimet intesive të prokurorisë për Krimet e Rënda kanë zgjeruar rrezen e tyre,duke qënë se ka informacione se në Gjadër është ulur dhe një tjetër avion,në pronësi të një shtetasi shqiptarë.
    Ky mjet fluturimi dyshohet se ka fluturuar disa herë në Shqipëri dhe po kërkohet informacion i detajuar nga institucionet përkatëse,për avionin, nga ana e organit të akuzës.

    ORA NEWS

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •