Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Thumbs up Veliaj: Nga janari 2015, bizneset do deklarojnë pagat reale të punonjësve

    TIRANE - Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, u bëri thirrje sot nga Shkodra të gjitha bizneseve që të deklarojnë të plota pagat reale të punonjësve duke filluar që nga 1 janari 2015.

    Në funksion të reformës së pensioneve, e cila do të zbatohet në ditën e parë të vitit të ardhshëm, Veliaj tha se është shumë e rëndësishme që kontributet e sigurimeve shoqërore të paguhen në bazë të pagave reale nga të gjithë. Gjatë vizitës së tij në fabrikën e fasonit “Cotonella” në Shkodër, ministri Veliaj vuri në dukje se stabilizimi i skemës së pensioneve është detyra kryesore e reformës që po harton Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

    “Është shumë e rëndësishme që, me skemën e re e cila do të zbatohet nga janari 2015, të gjitha bizneset duhet të paguajnë të plota, me pagat reale, kontributet e punëtorëve. U bëj thirrje bizneseve që të bashkëpunojnë me qeverinë, sepse përndryshe do të ketë masa ndëshkimore. U bëj thirrje sindikatave dhe grupeve të punëtorëve, të mos pranojnë të deklarojnë një pagë më të ulët për sigurimet shoqërore sepse do ta vuajnë pasi të dalin në pension”, deklaroi Veliaj.

    Ai theksoi se me skemën e re të pensioneve shpërblehen ata që kontribuojnë. Që do të thotë se kush kontribuon më shumë, merr më shumë, e kush kontribuon më pak, merr më pak. Për ata që nuk kontribuojnë asgjë në skemë, është parashikuar pensioni social; një skemë e ngjashme me ndihmën ekonomike.

    Duke u fokusuar tek paketa e re fasone,Veliaj tha se ajo do të shpallet brenda muajit. “Kjo paketë ka fondin e punësimit, prej 2.7 milion dollarë, e cila do të jepet në formë grantesh për kompani si ‘Cotonella’ apo biznese që punësojnë masivisht shqiptarë për t’i paguar sigurimet shoqërore. Sot patriotizmi kërkon të konsumojmë sa më shumë produkte shqiptare”, shtoi Veliaj, duke nënvizuar se modeli i shkollës “Peter Mahringer” në Shkodër do të ndiqet edhe në Tiranë, me hapjen e një shkolle të re në shtator për teknologjinë e informacionit. Po ashtu, në bashkëpunim me qeverinë austriake po negociohet transferimi i sigurimeve për kontributet e emigrantëve.

    I pyetur pse qeveria po i kushton më shumë vëmendje investimeve në jug të vendit, ministri Veliaj sqaroi se edhe për veriun po bëhen shumë investime. “Dje patëm një vendimmarrje të rëndësishme për qarkun e Shkodrës, ku fondi i zhvillimit të rajoneve do të financojë pedonalen e Velipojës, në qytet po merr financim të konsiderueshëm rehabilitimi i bllokut të pallateve që njihen si ‘Pallatet e Vaut të Dejës’, si dhe rruga e Plavës. Në këtë sens gjykoj se kjo qeveri është e të gjithë shqiptarëve”, tha Veliaj.

    Ndërkaq, në 16 prill, në Kukës, në 15 vjetorin e eksodit kosovar, qeveria ka organizuar një sërë aktivitetesh për të përkujtuar këtë ditë të rëndësishme të ribashkimit mes dy vendeve.

    BalkanWeb
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Veliaj: Nga janari 2015, bizneset do deklarojnë pagat reale të punonjësve

    “Është shumë e rëndësishme që, me skemën e re e cila do të zbatohet nga janari 2015, të gjitha bizneset duhet të paguajnë të plota, me pagat reale, kontributet e punëtorëve. U bëj thirrje bizneseve që të bashkëpunojnë me qeverinë, sepse përndryshe do të ketë masa ndëshkimore. U bëj thirrje sindikatave dhe grupeve të punëtorëve, të mos pranojnë të deklarojnë një pagë më të ulët për sigurimet shoqërore sepse do ta vuajnë pasi të dalin në pension”, deklaroi Veliaj.
    Tani qe Ministri yne i nderuar e pa profesion Veliaj i beri thirrje bizneseve, keta do te nxitojne kush e kush i pari te paguajne detyrimet e tyre per sigurime shoqerore ne shtet. Pra duke filluar nga 2015, shteti e qeveria shqiptare do ti "rrjepi" ca me shume ne taksa bizneset e vendit, se nuk mjaftuan ato taksat qe u rriten ne 1 janar 2014. Rilindja dhe rilindasit duan te hane, kush kujton se do t'ua shuaje oreksin?

    Dhe ai biznesmeni i vogel i vendit, pasi degjon ministrin tone te nderuar pa profesion se nuk ka punuar nje dite te vetme ne jeten e tij, e pyet veten: po i mbajta te 5 punetoret, me duhet te paguaj kaq para per sigurimet e tyre shoqerore. Qe do te thote, qe te marr punetore te rinj ne pune as qe behet fjale, por me duhe te shikoj edhe keta qe kam, se nuk e perballoj dot te paguaj per te peste.

    Dhe duke rritur baren e taksave mbi qytetaret duke rritur cmimet, duke rritur edhe barren e detyrimeve ndaj bizneseve te vendit, shqiptaret kane per te gjetur pune ne Shqiperi.

    Po kush po pyet per shqiptaret? Rilindjen dhe rilindasit, mire i kemi me shendet? A u mbush arka e shtetit me taksat e shqiptareve e bizneseve te vendit?

    Lart e me lart Qeveria e Rilindjes, lart e me lart!

    Albo

  3. #3

    Për: Veliaj: Nga janari 2015, bizneset do deklarojnë pagat reale të punonjësve

    Turp te kete ministri qe kerkon te zbatohet ligji. C'te keqe ka qe te genjejne nga pak bizneset dhe te deklarojne rroga mne te uleta? Te gjithe perfitojne nga kjo genjeshter.

  4. #4
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Veliaj: Nga janari 2015, bizneset do deklarojnë pagat reale të punonjësve

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Te gjithe perfitojne nga kjo genjeshter.
    Po, të gjithë përfitojnë... përveç shtetit dhe nëpunësve
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Veliaj: Nga janari 2015, bizneset do deklarojnë pagat reale të punonjësve

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Turp te kete ministri qe kerkon te zbatohet ligji. C'te keqe ka qe te genjejne nga pak bizneset dhe te deklarojne rroga mne te uleta? Te gjithe perfitojne nga kjo genjeshter.
    Ashtu thashe edhe une me lart. Sa vlen zbatimi i ligjit, nuk vlen mbushja me buke e barkut te qytetarit! Dhe barku me buke mbushet kur ai qytetari punon. Dhe punet ne Shqiperi, ndryshe nga pjesa tjeter e botes, nuk i krijojne bizneset e vendit, i krijon shteti. Mjafton nje te rene te lapsit te Kryeministrit apo Ministrit, dhe hopa u krijuan 300,000 vende te reja pune ne vend.

    Nje pyetja kisha une per ministrin: Kur ato bizneset ti shkurtojne punetoret e tyre qe te evitojne barren e taksave te sigurimeve shoqerore, ku do te perplasen ata te papunesuarit, mos do perfundojne ne asistence sociale ne shtet?

    Ne duhet te mesojme nga Qeveria e Rilindjes, se drejtohet nga njerez fort te ditur, qe nuk kane punuar nje dite te vetme te jetes se tyre ne profesion. Dhe e dine mire se si funksionon shteti, ligji dhe ekonomia.

    Albo

  6. #6

    Për: Veliaj: Nga janari 2015, bizneset do deklarojnë pagat reale të punonjësve

    Mire qe nuk mundohen te ndalojne dhe drogen te pakten, so de lene akoma me shume familje pa pune. Biles dhe krimet e lehta them se nuk duhet ti denojme, po thjesht te mbyllim njerin sy dhe te bejme sikur nuk i shohim, se zakonisht behen nga njerez qe vuajne per buke.

    Gjithashtu dhe per shkeljet rrugore, te mos gjobiten makinat e vjetra, por vetem ato te rejat me vlere te pakten mbi 5000 euro. Se ato jane makina pasanikesh, kurse te vjetrat jane makina qe dikush i ka per hall e cdo gjiobe eshte direkt buke qe i hiqet nga tavolina.

  7. #7
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Veliaj: Nga janari 2015, bizneset do deklarojnë pagat reale të punonjësve




    Me prototipa që kanë pikpamjen tënde ishte e formuar qeveria e Berishës . E kjo e menduar apo moskokçarje e dërgoj qeverinë dhe partinë e Berishës në një rrugë pa kthim .. !!
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Veliaj: Nga janari 2015, bizneset do deklarojnë pagat reale të punonjësve

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Mire qe nuk mundohen te ndalojne dhe drogen te pakten, so de lene akoma me shume familje pa pune. Biles dhe krimet e lehta them se nuk duhet ti denojme, po thjesht te mbyllim njerin sy dhe te bejme sikur nuk i shohim, se zakonisht behen nga njerez qe vuajne per buke.

    Gjithashtu dhe per shkeljet rrugore, te mos gjobiten makinat e vjetra, por vetem ato te rejat me vlere te pakten mbi 5000 euro. Se ato jane makina pasanikesh, kurse te vjetrat jane makina qe dikush i ka per hall e cdo gjiobe eshte direkt buke qe i hiqet nga tavolina.
    Mire e ke. Ti taksojme sa me shume pasaniket e Shqiperise, qe keta te ikin fare nga Shqiperia, e te ngelemi ne budallenjte e maskarenjte vetem, qe ta mjelim me te dyja duart lopen tone te dashur: shtetin. Ore, por po iken keta pasaniket dhe bizneset e tyre, kush do te na e ushqeje lopen me taksa? Do na i thahen gjijte lopes e cfare te pijme ne pastaj?

    Me prototipa që kanë pikpamjen tënde ishte e formuar qeveria e Berishës . E kjo e menduar apo moskokçarje e dërgoj qeverinë dhe partinë e Berishës në një rrugë pa kthim .. !!
    Te drejte ke. Ne jemi shqiptare te rrenuar nga Amerika. Ju ne Shqiperi jeni me fat, keni nje piktor per kryeminister qe po rilind Shqiperine, Ballkanin e mbare boten. Ja prit te shikosh...

    Albo

  9. #9

    Për: Veliaj: Nga janari 2015, bizneset do deklarojnë pagat reale të punonjësve

    Mos na e permend ate Ameriken, se si ata do rrenohemi dhe ne po vazhduam ti kopjojm sistemin e taksave.

    Duhet te shikojme me shume nga shtetet rremuje, dhe te mos e marrim aq seriozisht ligjin, se fundja cope letre eshte, si u zbatua si su zbatua pak rendesi ka.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •