Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 25
  1. #11
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790

    Për: Djali i Enver Hoxhës: Babai bëri mirë që ndaloi fenë

    Perfundimisht ne jemi popull pis!!!

    Jena trima me bustet....

    Ta pysin Ilirin nese ka akoma nga ato diamantet qe i la baba trashgimi...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar skender76 për postimin:

    Al.. (10-04-2014)

  3. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-04-2014
    Vendndodhja
    Su: Europe
    Postime
    143

    Për: Djali i Enver Hoxhës: Babai bëri mirë që ndaloi fenë

    Jug, 1947. Emri:  155-EH-1.jpg

Shikime: 1221

Madhësia:  45.0 KB


    Qe kurse eshte zene bota, faraone , mbreter a diktatore qofshin, jane perpjekur te imponohen qe me te pare , nepermjet pamjes se jashtme. Kurora ari, medalione me gur te cmuar, uniforma gjith shkelqim, gjerdan , skeptra e spaleta te florinjta, e gjithnje arsenal tjeter, qe mendja e njeriut ka shpikur. Ca me e dukshme behej kjo pun , kur u duhej te benin figur para njerzve te thjesht , tek te cilet me teper se cdo gje , ben pershtypje ajo qe shohin. Ketu nder ne ne kohet moderne, dy mjeshtrit e mdhenj te kesaj pune, mbeten Zogu dhe Enveri. Kesaj rradhe po merrem me ket te dytin. Ne qershor-korrik t vitit 1947, Enver Hoxha ndermori nje rrugtim t gjat publik ne te gjithe Jugun e vendit, me qellimin te afirmohej tashme edhe fizikisht perpara popullit. Gjat gjith turneut qe zgjati rreth 2 jav ai qendroi vazhdimisht i veshur me nje uniform te shkelqyer ushtarake, qe bente goxha kontrast me mjerimin e pergjithshem, por qe bash per kte u impononte respekt atyre qe e shihnin. Ne ket fotografi, ai shihet te takoj nje fshatar diku ne Myzeqe. Nuk do shum mund qe te shihet gjendja e fshatarit te gjore , ndaj po hidhem te pershkruaj te Madhin. Enver Hoxha mban veshur uniformen blu - te gjelbert sjelle apostafat per te nga Bashkimi Sovjetik. Xhaketa ka menget dhe jak ne te qendisur me fije ari, ndersa spaletat (edhe ato me fije ari) mbajn tre yjet e argjendta te gjeneral-kolonelit. Me ngjyra kam vene nje spalete me graden gjeneral-armate (me 4 yje), grad qe ai do t ja jepte vetes dy vjet me pas. Ne qafe ai mban varur dekoraten e Heroit te Kombit (kjo dekorat eshte paraardhese e titullit Hero i Popullit). Kjo dekorat , qe ishte teresisht prej ari, prodhohej ne Jugosllavi ne fabrik ne IKOM te Zagrebit dhe paraqiste nje portret te Skenderbeut me perkrenare. Uniforma qe ka veshur, rripin e mesit origjinal e kishte me nje togez ku ishte gdhendur ne reliev stema e Bashkimit Sovjetik. Kjo perbente nje problem, pasi Komandanti nuk mund te bridhte me stemen sovjetike ne brez. Halli u zgjidh me nje pershtatje. U mor nje rrip mesi i uniformave te parades te kohes se mbretit Zog dhe u ricklua. Ky rrip mesi, si mund te shihet edhe nga fotoja me ngjyra, ishte i thurur me fije ari dhe pershkohej nga nje shirit me ngjyrat kombetare kuq e zi. Togza e tij, edhe ajo e lare ne ar, paraqiste shqiponjen dykrereshe me perkrenaren e Skenderbeut persiper. Shk lqyeshem, por Enveri, si nuk donte te mbante stemen sovjetike, nuk donte te mbante as stemen e Zogut. Prap zgjidhja u gjet. Perkrenarja siper shqiponjes u mbulua me nje yll te vogel pesecepesh prej llamarine te lyer me te kuq dhe keshtu u perftua stema komuniste. Me pak kujdes, mund t shihet edhe ky yll ne togzen e rripit qe mban Enver Hoxha ne fotografi. Ne gjoks Komandanti mban shenjat e dekoratave. Ne krye te tyre qendrojn shenjat e Heroit te Kombit dhe ajo e Heroit te Popujve t e Jugosllavis , qe ja kishte dhene pak muaj me par Titoja.

    Sipas rregullores, shenjat e dekoratave mbaheshin kur nuk vendoseshin dekoratat, por ne kete rast ai ka shkelur rregulloren , pasi mban njekohesisht edhe dekoraten e Heroit edhe shenjen e kesaj dekorate. Kjo shkelje nuk eshte e rastit. Shenjen nuk e kuptonte kush, ndersa dekorata me portretin e Skenderbeut ishte e kuptueshme p er te gjithe dhe, ne kete turne neper Shqiperi, ai me shum se cdo gje donte t u shfaqej shqiptareve te thjeshte si vazhdues i vepres se Heroit te dikurshem. I ka shftyrezuar te gjitha . Dekorata jugosllave, spaleta sovjetike dhe rrip mesi te kohes se Zogut. Gjithshka pa asnje paragjykim, ne funksion te figures qe duhej t u fiksonte ne koke shqiptareve.

    Dhe per hir te se vertetes, do pranuar qe ja doli me sukses.

    http://www.forumishqiptar.com/thread...alla-II/page29

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Al.. për postimin:

    skender76 (10-04-2014)

  5. #13

    Për: Djali i Enver Hoxhës: Babai bëri mirë që ndaloi fenë

    Te pakten flitej Shqip

  6. #14
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anëtarësuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520

    Për: Djali i Enver Hoxhës: Babai bëri mirë që ndaloi fenë

    Po dalin ne siperfaqe eeee?

    Nga kjo interviste nenkuptoj qe po del profecia e nje miku tim shkodran qe fliste me bindje e kompetenca se pas zgjedhjeve te 23 qershorit qe sipas tij ishin te marra nga Rama,nje nga premtimet e tij drejt kesaj familjeje ish qe gradualisht do integrohen ne politike,duke fol e per nje mbesen e tij qe aktualisht jeton ne Spanje.
    Ja shenja!

    Beri mire ?

  7. #15
    ......... Dukat ......... Maska e G.S.Vangjeli
    Anëtarësuar
    14-04-2010
    Vendndodhja
    Athinë, Greqi
    Postime
    356

    Për: Djali i Enver Hoxhës: Babai bëri mirë që ndaloi fenë

    Hahahaha....

    Ka të drejtë ky që flet se kemi "demokraci" sido që është .

    Se të ishtë pushteti i sotëm absolut , i ndonjë diktatori tjetër i kundërt me E. Hoxhën, do i ishte prerë gjuha , ose do e kishin vrarë me mortajë si në Kore të Veriut.

    Ka të drejtë ky !!!!
    Gjithmonë jap atë që më japin të tjerët

  8. #16
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Djali i Enver Hoxhës: Babai bëri mirë që ndaloi fenë

    Citim Postuar më parë nga cool_shqype Lexo Postimin
    Edhe "TOLLONIN" qe ishte tesera e fukarait
    Tolloni erdhi si pasojë e shtetëzimit të gjithçkaje !
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  9. #17
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Djali i Enver Hoxhës: Babai bëri mirë që ndaloi fenë

    maskara qe tallet me vujtjet e popullit phuuu
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  10. 2 antarët më poshtë falenderuan derjansi për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Gentian_gr (10-04-2014),Le dévoué (11-04-2014)

  11. #18
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024

    Për: Djali i Enver Hoxhës: Babai bëri mirë që ndaloi fenë

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Tolloni erdhi si pasojë e shtetëzimit të gjithçkaje !
    Tolloni per mendimin tim ishte fryti i nje politike ekonomike shkaterruse, denigrimi i inisiatives dhe perdhosja e qenies njerezore. Ishin directivat e karrocierve qe nxisnin rrealizimet fiktive te pllanit me 120% e ha buk misri me uj e sheqer.
    Por kishte dicka te mire tolloni "te mbante ne diete" dhe nuk kishte barkaleca e kolesteroloidi ne mase......njerezia ecte me kembe, kishte 2 rrotake per mikroborgjezet dhe dilje pak sa mundes nga shtytjet e perditshme ne autobuze.
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  12. #19
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Djali i Enver Hoxhës: Babai bëri mirë që ndaloi fenë

    Kundershtoni argumentat e tij, jo menjehere dhe gati ekskluzivisht autorin...

    Argumentat e tij kryesore ne shkrimin me larte jane:

    -Shqiperia e Enver Hoxhes nuk u veteizolua, sic zakonisht mendohet dhe thuhet, por edhe u izolua nga vendet perendimore...
    (Argumentimi: "Në kohën kur ishte ndryshuar sistemi, e takuan dy deputete italianë dhe i bënë të njëjtën pyetje, si kjo që po më bëni ju mua. Ai u përgjegj: “Ju (Italia) nuk dhatë asnjë shenjë”. Dhe përgjigja e tyre ishte që “nuk mund të jepnim shenjë se ju ishit në domenin e ariut rus”. Pra frika e perëndimit që të mos konfliktohej meBashkimin Sovjetik, bëri jo vetëm që mos t’i afronte asnjë ndihmë Shqipërisë, por që edhe më vonë, ta mbante sa më larg dhe të izoluar”, ka thënë ai.")

    -Heqja e prones private dhe shtetzimi ishin baze e zhvillimit ekonomik dhe shoqeror te Shqiperise se prapambetur, dhe e kunderta qe po ndodh tani po e shkaterron bujqesine dhe token bujqesore te Shqiperise...
    (Argumentimi: "Heqja e pronës private dhe shtetëzimi i saj ishte një nga reformat e thella që u bë në Shqipërinë e pasluftës. Dhe si rezultat i saj Shqipëria ndërroi faqe, nga një vend shumë i prapambetur, gati në gjendjen e feudalizmit që doli nga Lufta e Dytë Botërore, u bë një vend me ekonomi të zhvilluar." ...
    "Me tokat e bukës është abuzuar duke bërë ndërtime vend e pa vend dhe duke e zvogëluar sipërfaqen e saj, ndërsa në kohën e socializmit shfrytëzohej ëdo pëllëmbë tokë, duke mos harruar që iu qepëm dhe kodrave duke i bërë me tarraca që të fitonim sa më shumë tokë buke. ")

    -Ndalimi i fese...
    (Argumentimi: "Në vendimin që u mor, në vecanti ndikoi cështja e emancipimit të gruas. Dihet se pengesa kryesore për çlirimin e gruas, vinte nga zakonet e vjetra prapanike, që ushqeheshin edhe nga besëtytnitë fetare. Pa u çliruar nga këto zakone, nuk mund të arrihej emancipimi i plotë i femrës shqiptare. Në diskutimet që u bënë në atë kohë, u vu në dukje që populli shqiptar nuk ka qenë asnjëherë i lidhur ngushtë me fenë, për shkak të pushtimeve të huaja që imponuan fenë e tyre dhe kleri i tyre është përdorur nga këta pushtues për të përcarë njerëzit dhe për të penguar bashkimin e tyre patriotik. Dhe në të vërtetë gruaja shqiptare u ëlirua dhe arriti emancipimin e saj të plotë.")

    Postoni kunderargumentet tuaja te duhura lidhur me ceshtjet e tematizuara, nese keni te tilla, dhe mos mos u merrni me personalitetin dhe rolin e autorit.
    Pas kesaj, mund te hapni edhe diskutime mbi rolin e djalit te ish-diktatoreit ne ish-diktaturen dhe deri sot.

  13. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Antiproanti për postimin:

    jarigas (12-04-2014)

  14. #20
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Për: Djali i Enver Hoxhës: Babai bëri mirë që ndaloi fenë

    Ne definitivisht skemi guximin te perballemi me Historin.Ne nuk perballemi as me gjerat e mira nga Historia sic duhet,e lere me me ato te kqijat.Prandaj na ndodh edhe te na riperseriten gjerat qofshin ato te transformuara apo jo.

    Gjermania p.sh qe nga lufta e dyte e akoma dhe sot e kan obligative qe neper shkolla tu tregojne femijeve duke i derguar neper vende te ngjarjes,fotografi e cdo material te mundesh per ato cfare ka bere Hitleri dhe parardhesit e tyre ndaj popujve te tjere.... dhe i perballin qe ne vegjli me Historin e tyre te mire dhe te erret,per ti pergaditur cfare duhet bere dhe cfare jo!

    Ne akoma e kemi te ndjeshme temen E.Hoxha.

    Tani nuk pres qe i biri i tij te dali te thote se vetizolimi i Shqiperis ndodhi nga politika e saj e brendshme,per me teper te na flasi per menyren e saj e vecant qe ishte nje menyre rigoroze.
    As ta quan nje shkatrrim doktrinen ekonomike te Hoxhes....
    Kurse sa i perket fese,ka dhen nje argument mjaft serioz,ta emancipoj femren ne nje shoqeri te izoluar,lol
    Ndryshuar për herë të fundit nga zANë : 11-04-2014 më 15:35

  15. 2 antarët më poshtë falenderuan zANë për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Gentian_gr (11-04-2014),Le dévoué (12-04-2014)

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •