Gazeta Dita ka vijuar intervistën me djalin e diktatorit Enver Hoxha, Ilirin. Gjatë intervistës së sotme, ai ka thënë se Enveri kishte pritur një mesazh nga Perëndimi pas prishjes me Bashkimin Sovjetik, por, sipas Ilir Hoxhës, ai nuk erdhi kurrë.
“Denoncimi zyrtar i Traktatit të Varshavës dhe largimi i vendit tonë prej tij, ishte në të njëjtën kohë edhe një veprim në të mirën e paqes në rajon. Duke qenë prezent në Ballkan, Traktati i Varshavës, në një mënyrë ose në një tjetër, përbënte rrezik, sidomos për pjesën jugore të Ballkanit dhe vendet rreth detit Adriatik. Por çfarë ndodhi!ë Këtë e ka treguar vetë Ramiz Alia. Në kohën kur ishte ndryshuar sistemi, e takuan dy deputete italianë dhe i bënë të njëjtën pyetje, si kjo që po më bëni ju mua. Ai u përgjegj: “Ju (Italia) nuk dhatë asnjë shenjë”. Dhe përgjigja e tyre ishte që “nuk mund të jepnim shenjë se ju ishit në domenin e ariut rus”. Pra frika e perëndimit që të mos konfliktohej meBashkimin Sovjetik, bëri jo vetëm që mos t’i afronte asnjë ndihmë Shqipërisë, por që edhe më vonë, ta mbante sa më larg dhe të izoluar”, ka thënë ai.
Ndërkohë, ai mbron marrjen e pronës private dhe ndalimin e fesë.
Si mund të quhet gabim fundamental apo fatal, sikurse e quani ju, zhdukjen e pronës private, kur vendosja e pronës shtetërore ishte një nga parimet bazë të zhvillimit të ekonomisë socialiste. Heqja e pronës private dhe shtetëzimi i saj ishte një nga reformat e thella që u bë në Shqipërinë e pasluftës. Dhe si rezultat i saj Shqipëria ndërroi faqe, nga një vend shumë i prapambetur, gati në gjendjen e feudalizmit që doli nga Lufta e Dytë Botërore, u bë një vend me ekonomi të zhvilluar. Kooperativat bujqësore që u ngritën në fshat cuan në zhvillimin dhe përparimin e bujqësisë. Pastaj të gjitha ato shërbime që u arritën falas për popullin, si shëndetësia, arsimi, kultura, të gjitha këto ishin si rezultat i këtyre reformave që në bazë të tyre nuk kishin pronën private po atë shtetërore.
Shikoni se ç’po bëhet sot Gjithë toka bujqësore është e ndarë në parcela të vogla që as që mund të bëhet fjalë që bujqësia të bëhet një degë e fuqishme e prodhimit. Me tokat e bukës është abuzuar duke bërë ndërtime vend e pa vend dhe duke e zvogëluar sipërfaqen e saj, ndërsa në kohën e socializmit shfrytëzohej ëdo pëllëmbë tokë, duke mos harruar që iu qepëm dhe kodrave duke i bërë me tarraca që të fitonim sa më shumë tokë buke. Atëherë pse qenka gabim fundamental, kur Shqipëria e asaj kohe pësoi ndryshime thelbësore në interes të popullit.
Kalojmë tek gjysma tjetër e pyetjes suaj, heqja e besimit fetar.
Unë ju them se propozimi për heqjen e fesë erdhi si propozim nga rinia e Durrësit. Në vendimin që u mor, në vecanti ndikoi cështja e emancipimit të gruas. Dihet se pengesa kryesore për çlirimin e gruas, vinte nga zakonet e vjetra prapanike, që ushqeheshin edhe nga besëtytnitë fetare. Pa u çliruar nga këto zakone, nuk mund të arrihej emancipimi i plotë i femrës shqiptare. Në diskutimet që u bënë në atë kohë, u vu në dukje që populli shqiptar nuk ka qenë asnjëherë i lidhur ngushtë me fenë, për shkak të pushtimeve të huaja që imponuan fenë e tyre dhe kleri i tyre është përdorur nga këta pushtues për të përcarë njerëzit dhe për të penguar bashkimin e tyre patriotik. Dhe në të vërtetë gruaja shqiptare u ëlirua dhe arriti emancipimin e saj të plotë. Në atë kohë gruaja ishte me të gjithë të drejtat e barabarta me burrin.
Po të tregoj, Xhevdet, edhe një detaj tjetër domethënës për këtë argument. Enver Hoxha atëherë dha dhe një orientim që të gjitha ndërtesat e kultit që kishin vlera monumentale të viheshin në mbrojtje të shtetit. Eshtë interesante se kur e pyetën: po në Kosovë si duhej të vepronin me fenë, ai nuk ishte dakord që feja të ndalej. Ai u tha: ‘’në kushtet e Kosovës, kur populli është nën diktatin serb, objektet e kultit shërbejnë si vende ku mund të mblidhen dhe të flasin për cështjen kombëtare. Pra, Enver Hoxha nuk ishte dogmatik, ai cdo gjë e shihte në interes të prosperitetit kombëtar”, thotë Ilir Hoxha.
http://www.zeri.info/artikulli/31171...qe-ndaloi-fene
Krijoni Kontakt