Familjarët e pacientëve denoncojnë mungesën e ilaçeve në pediatri
TIRANË- Në spitalin e Pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, familjarët e pacienteve denoncojnë mungesën e ilaçeve.
Sipas familjarëve, ata detyrohen të blejnë vetë ilaçet që mungojnë, të cilat shpeshherë janë shumë të shtrenjta dhe të papërballueshme për xhepin e tyre.
“Disa ilaçe mungojnë në pediatrinë e QSUT-së. Detyrohemi t’ i blejmë vetë ilaçet në farmaci. Na thanë në spital t’i blejmë vetë. Kam djalin shtruar këtu, por shumicën e ilaçeve i blejmë vetë. Mes tyre ka edhe ilaçe të shtrenjta, që mezi i përballojmë”, shprehet prindi një fëmije të shtruar në pediatri.
“Vetëm serumet të japin këtu, ilaçet i blej të gjitha vetë”, u shpreh një prind tjetër.
Nga drejtoria e QSUT nuk ka një përgjigje për situatën e krijuar ndërkohë që pak ditë më parë ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj deklaroi se brenda muajit prill përfundojnë tenderat i ilaçeve.
(m.a/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt