Tiranë, eksploziv makinës, nuk ka të lënduar
10 Prill 2014 | : Aktualitet,Kryesoret | Autor: Gazeta Shqip
Foto ilustruese
Një automjet ka shpërthyer në orët e vona të natës së djeshme në kryeqytet ndërsa dyshohet se i është vendosur nje sasi eksplozivi.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 të natës së djeshme në rrugën ‘Muhamet Gjollesha’ në kryeqytet, ku automjeti tip Fiat me targa AA 531 CP në pronësi të Leonard Prengës ka shpërthyer në flakë teksa ishte e parkuar.
Nga ngjarja fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.
10 prill 2014 (gazeta-Shqip.com)
Krijoni Kontakt