Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anëtarësuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Politizimi me dhunë i fesë

    Politizimi me dhunë i fesë

    E. Mërtiri




    Debatet mbi problemet dhe dukuritë që lidhen me fenë përbëjnë zonën më të nxehtë të shtypit të përditshëm në Kosovë dhe Shqipëri, pas asaj të politikës. Thuajse çdo ditë ka nga një lajm apo koment që lidhet me probleme të komuniteteve fetare, të cilat në pjesën dërrmuese janë negative dhe rrallë synojnë të promovojnë vlera kulturore e shoqërore. Mënyra sesi është trajtuar dhe po trajtohet feja në mediat shqiptare duket se ruan ende perceptimin enverist mbi të, i cili zor se mund të shkulet pas 50 vitesh propagande toksike. Nuk mungojnë as diskutime të motivuara prej një rivaliteti ekstremist, i cili synon të bëjë elektorat fetar në kurriz të komuniteteve të tjera. Një gjë e tillë ka sjellë zhvillime problematike duke krijuar një klimë polarizimi ndërmjet ekstremistëve të të gjitha palëve. Sidomos besimi mysliman, është bërë rrënjë e të gjitha polemikave dhe antagonizmave, nga njëra anë duke u vënë në shenjestër prej grupesh të ndryshme antimyslimane, ndërsa nga ana tjetër duke u përfaqësuar nga individë të paaftë, që nuk njohin e kuptojnë realitetet dhe sfidat që kërkohen.
    Duket se në Shqipëri e Kosovë, kombi po zhvillohet në dy linja paralele, që shkojnë në dy botë të ndryshme të cilat nuk pranojnë as ta dëgjojnë njëra-tjetrën. Kjo klimë ka prodhuar shumë agresivitet e intolerancë duke rrezikuar bashkëjetesën midis grupeve të ndryshme shoqërore. Shohim të rinj që, në emër të patriotizmit, shfryjnë duf e vrer kundër besimeve fetare, ashtu siç shumë të tjerë përpiqen t’i atashojnë patriotizmit vetëm fenë e tyre, duke mohuar rolin e komuniteteve të tjera në krijimin dhe zhvillimin e këtij kombi.
    Gjuha e urrejtjes
    Natyrisht komuniteti mysliman është më i kontestuari nga grupe të tilla radikale. Myslimanët shqiptarë akuzohen si anadollakë, të prapambetur, antikombëtarë, tradhëtarë, antiperëndimorë, aziatikë, proserbë, të shitur tek turqit, madje shpesh edhe si mbeturina të kolonëve turq të kohës së sundimit osman. Ka një retorikë të egër, të mbarsur me urrejtje, e cila ofron hapur teza radikale raciste, që nuk e kanë për gjë të artikulojnë edhe spastrim fetar të shqiptarëve, duke kërkuar që shumë prej myslimanëve të shporren nga «trojet arbërore» për në shkretëirat aziatike.
    Sigurisht që kjo është një retorikë primitive e cila përgjithësisht ndeshet nëpër internet tek zëra pa ndonjë pjekuri intelektuale, por, për turp, ato i gjejmë të përhapura shpesh edhe në shtypin elitar, nga intelektualë me zë në opinonin publik. Fundja, vulgu diku i ka mësuar ato çfarë thotë, dhe, siç është në natyrën e tij, ai vetëm i ekzagjeron qendrimet, të cilat u serviren prej vitesh të ngrohta, drejtpërsëdrejti nga kuzhinat e redaksive të papërgjegjshme të mediave shqiptare. Mesa duket stereotipet mediatike, të kultivuara për vite me rradhë, kanë filluar të japin e frytet e veta, duke krijuar truallin e duhur për kultivimin e urrejtjes.
    Gjurmë të këtyre tezave i gjejmë edhe tek intelektualë si Halil Matoshi, i cili disa ditë më parë propozonte heqjen e shtetësisë për ata shqiptarë që kanë shkuar të luftojnë në Siri, duke e argumentuar këtë juridikisht nëpërmjet një interpretimi vetjak të kushtetutës. Ende nuk e kam të qartë se në ç’mënyrë mund të dëbohet nga vendi i tij një person dhe ku mund të dërgohet më pas! Edhe kur kemi të bëjmë me kriminelë të rrezikshëm, shteti mund të japë dënimet më të rënda, por nuk ka sesi t’i dëbojë nga të qenit qytetarë të këtij vendi, dhe nuk ka se ku t’i atdhesojë. Gjithsesi, z. Matoshi nuk është i vetmi që hedh ide të tilla, ndonëse askush nuk ka mundur të gjejë mjete kaq «konkrete» për realizimin e dëshirave analoge.
    Farën e kësaj klime e gjejmë tek shumë intelektualë të tjerë, në mënyra nga më të ndryshmet. Islami e myslimanët akuzohen sot për çdo të keqe që ka kaluar e po kalon ky vend, duke u shndërruar për shumë qarqe ekstremiste në «armikun e brendshëm të kombit». Ai fajsohet sot për të gjitha të zezat e shqiptarëve: për prapambetjen kulturore, politike e ekonomike, për instalimin e diktaturës komuniste, për ngadalësinë e procesit të integrimit në Europë, madje shpesh edhe për dukuri krejt rrethanore si përhapja e korupsionit, kriminalitetit e dhunës. E gjithë kjo ka errësuar shumë mendje shqiptarësh, dhe, nga sa vërehet në forumet dhe rrjetet sociale në internet, po prodhon ndasi të rrezikshme.
    Zjarrit me zjarr
    Nga ana tjetër, kjo klimë ka prodhuar edhe kundërreagime po kaq problematike. Një sërë forumesh myslimane, si dhe ndonjë individ i penës, po ndërtojnë një retorikë që synon ti përgjigjet «me të njëjtën monedhë» agresivitetit kundër tyre, duke i ndihmuar edhe më shumë përforcimit të paragjykimeve dhe urrejtjes. Kjo retorikë krijon gjithashtu paragjykime për “tjetrin” të prirura drejt zgjerimit të rrethit të «armikut fetar» në nivele gjithnjë e më të mëdha të shoqërisë. Të frustruar nga ideja e të qenit të viktimizuar, shpesh jo pa të drejtë dhe jo pa shkak, ata i shohin zërat e mësipërm si përfaqësues të grupeve shoqërore ku bëjnë pjesë. Rrjedhimisht, shfaqje të tilla të fondamentalizmit katolikocentrik, si ato të shfaqura, fjala bie, në web-faqet «Zemra shqiptare» e «Revista Drini», ata i identifikojnë si sulme fetare nga katolicizmi shqiptar, gjë që kërcënon të sjellë përshakallëzime shumë problematike për një shoqëri ende të pakthjellët dhe të brishtë siç është ajo shqiptare.
    Zërave të tillë u bashkangjiten edhe disa hoxhallarë periferikë të cilët, nëpërmjet mundësive të pafundme që ofron tashmë interneti, kanë mundur të tërheqin vëmendjen – falë edhe ndihmës që mediat u kanë dhënë, duke i përdorur si shenjestër. Kështu ata kanë mundur të bëhen protagonistë të një debati publik për të cilin janë krejtësisht të papërgatitur dhe të painformuar, duke u bërë burim keqkuptimesh e keqorientimesh të shumta. Nëpërmjet një populizmi folklorik dhe një retorike shterruese ata përpiqen të ofrojnë qasje për të cilat nuk kanë kurrfarë formimi, duke e komplikuar edhe më shumë problematikën. Janë të njohura një sërë rastesh të tilla ku hoxhallarë lagjesh ofrojnë gjykimet e tyre shabllone mbi Skënderbeun, Pjetër Bogdanin, Perandorinë Osmane, rishkrimin e historisë, identitetin kombëtar, marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe Turqisë apo edhe politikat ndërkombëtare të SHBA-së, pa harruar këtu edhe trajtimin e një sërë temash sociale, si emancipimi i gruas, marredheniet gjinore, seksualitetin, të trajtuara pa kurrfare profesionalizmi, që përdoren gjerësisht në internet si objekt humori dhe talljeje me hoxhallarët dhe fenë Islame.
    Në fakt, nëse i ndjek më me vëmendje ligjëratat e tyre, të postuara e reklamuara në shumë kanale komunikimi virtual, kupton se kjo kategori hoxhallarësh e ka për zanat të ofrojë gjykime mbi çdo fushë të dijes e çdo sferë të jetës, që nga embrionologjia e deri tek Big Bengu. Për këtë arsye prononcimet e tyre mbi problemet kombëtare apo mbi politikën e ditës nuk paraqesin ndonjë skenar të qëllimshëm, por vetëm rutinën e përditshme të të prononcuarit për gjithçka. Këto janë vetëm një prej mijëra profileve profesionale që ata këmbejnë vazhdimisht në diskursin e tyre amator e folklorik.
    Deri këtu nuk ka ende ndonjë problem serioz, pasi të tillë i kemi edhe analistët e mediave mainstream, pavarësisht se prej tyre kërkohet pak më shumë përgjegjësi. E keqja është se mediat kanë nevojë për prototipe të tilla të cilët janë lënda e duhur për të gatuar “bukën” e përditshme që duhet t’i ofrojnë publikut. Kjo bën që nga njëra anë ky profil negativ, i cili tërheq vetëm indinjatën e publikut, fiton statusin e përfaqësuesit të komunitetit ku bën pjesë pa qenë në fakt aspak përfaqësues, ndërsa nga ana tjetër ai shndërrohet në model për vetë besimtarët, të cilët shohin tek këta hoxhallarë zërin e reagimit ndaj të gjitha padrejtësive që po u bëhen, e që faktikisht janë vërtetë të pranishme në fushën e medias dhe politikës shqiptare. Duke krijuar idenë iluzive se loja luhet me dy porta, publikut i mbetet të ndahet doemos në dy tabore, njëri më problematik se tjetri. E natyrisht, duke qenë se shumë prej besimtarëve të thjeshtë nuk mund të zgjedhin të jenë me «armiqtë e fese», në mungesë alternative ata mbeten të detyruar të identifikohen me këtë profil. Dashje pa dashje, vetë mediat dhe klima armiqësore e prodhuar prej tyre imponon për model atë që ulëret dhe bie në sy më shumë. Pra, realiteti është si i zënë në kurth ku shoqëria mbetet e detyruar të ndahet në dy kampe.
    Ky debat i shurdhër, i zhvilluar në një antagonizëm qendër-periferi, është jo real. Të dyja grupet nuk përfaqësojnë asgjë me peshë në shoqëri: as radikalizmi antifetar nuk përfaqëson shoqërinë në tërësi dhe zërin e ndërgjegjes qytetare, dhe as fanatizmi fetar nuk përfaqëson myslimanët shqiptarë. Realiteti këtu është falsifikuar dhe imazhi publik i komunitetit më të madh në vend (dhe kudo në trojet etnike) kushtëzohet nga zëra jashtë institucioneve përfaqësuese, të ndihmuar edhe nga fakti se vetë këto institucione, nga ana e tyre, nuk janë dhe aq përfaqësuese, siç ndodh p. sh. në Tiranë, ku politika ndërhyn lirisht dhe brutalisht, sipas interesit të saj.
    Mediat më shumë i prodhojnë realitetet sesa i pasqyrojnë, dhe përqendrimi i fokusit në periferi, përmes vendosjes së zërave të tillë të vetmuar e pa peshë në qendër të vëmendjes së publikut, përmbys realitetin e vërtetë, duke e shndërruar periferinë në qendër e qendrën në periferi. Askush nuk ia var në këto kushte zërave të arsyeshëm dhe të aftë të artikulojnë tezat e duhura. Si rrallëkush në botë, myslimanët sot përfaqësohen nga bishti. Vetë institucionet fetare vihen në siklet, duke u gjendur më kot mes dy zjarresh, që nuk i ndihmojnë aspak realizimit të misionit të tyre të dobishëm. Për këtë arsye është krejtësisht e papjekur që një shoqëri të bjerë viktimë e mendjeve më të nxehta të saj, duke u tërhequr në vorbullën e një urrejtjeje dhe antagonizmi pa arsye.
    Politizimi me dhunë i fesë
    Kjo klimë antimyslimane ka prodhuar dashur pa dashur një koncept të ri mbi kombin, që nuk përputhet aspak me atë të projektuar nga Rilindja Kombëtare, e cila vazhdon të jetë frymëzim tek disa kategori nacionalistësh vetëm në mënyrë mitologjike e folklorike. Shumë intelektualë, e për pasojë edhe tifozët e axhendave të tyre, po përpiqen të prodhojnë idenë e një kombi pa myslimanë, i cili tek një pjesë anon drejt ateizmit, ndërsa tek disa të tjerë drejt katolicizmit. Shpesh gjejmë një aleancë interesante midis ekstremizmit laicist mbi kombin me fanatizmin katolikocentrik. Kemi parë autorë të shumtë që, teksa shprehin hapur bindjet e tyre ateiste, të mbrojnë teza që promovojnë rikthimin në «fenë e të parëve».
    Ky projekt ka në thelb shkombtarizimin e myslimanëve dhe katolicizimin e kombit duke krijuar një lidhje speciale midis tij dhe një prej tre komuniteteve kombformuese në Shqipëri. Projekti i tyre shfrytëzon një sërë mitesh e sloganesh, të cilat përjashtojnë shumicën myslimane. Sipas këtij përfytyrimi Islami shihet si pengesë për procesin e europianizimit, si faktor që na lë në prapambetje apo edhe që na lidh me pushtuesit shekullorë, të cilët projektohen si armiqtë kryesor të shqiptarisë, edhe sot pas njëqind vjetësh pavarësi, kur Turqia tashmë është diçka krejt tjetër nga Perandoria Osmane e dikurshme. Këto teza mbështeten edhe nga klishetë e krishterimit si «fe e të parëve», fe e heroit kombëtar Skënderbeut, fe e Europës dhe e modernitetit, ndërkohë që gjithçka përforcohet edhe nga teza të tjera historike siç është ajo e konvertimit me dhunë në Islam, e asimilimit kulturor prej pushtuesit dhe humbjes së identitetit, apo edhe ajo e kriptokrishterimit, që sipas tyre ka mbetur i konservuar prej qindra vitesh në ndërgjegjen e fshehtë të popullit.
    Kemi të bëjmë me një konstelacion të pasur mitesh, legjendash, sloganesh e skemash nga më të ngurtat e njëkohësisht më romantiket, të cilat i japin jetë një diskursi që, në planin konkret, nuk bën gjë tjetër vetëm se redukton kombin në një grusht banorësh të mbetur brenda një perimetri të ngushtë gjeografik, diku përmes dhe përreth alpeve shqiptare. Në mënyrë paradoksale këto ide shpien ujë në tezat historike të shovinizmit antishqiptar fqinj, sipas të cilave shqiptarët kanë zbritur nga malet në Kosovë e zonat përreth, të cilat përpara pushtimit osman kanë qenë troje serbe, malazeze e maqedonase. Po kështu, ato përputhen plotësisht me propagandën e tyre se shqiptarët e vërtetë janë vetëm disa fise primitive të zbritur nga malet, ndërsa të tjerët janë grekë, sllavë e turq. Natyrisht, jo të gjithë shkojnë deri aty sa të mohojnë përkatësinë shqiptare të myslimanëve dhe ortodoksëve shqiptarë, por duhet thënë se ka një prirje të gjerë drejt qendrimeve të tilla ekstreme, të cilat tregojnë edhe ngjashmërinë me tezat shoviniste serbe.
    Shfuqizimi i laicitetit
    Qoftë edhe kur nuk mohon kombësinë e myslimanëve shqiptarë, kjo frymë ka për emërues të përbashkët përjashtimin e tyre prej patriotizmit, duke e monopolizuar atë vetëm për një komunitet. Sipas këtij përfytyrimi myslimanët janë vërtetë shqiptarë, por janë shqiptarë të dorës së dytë, që gjithmonë kanë qenë një barrë për kombin. Sipas tyre katolikët kanë qenë më shumë patriotë sesa myslimanët dhe ortodoksët e për rrjedhojë ata duhet të kenë mision të veçantë në rrugëtimin e popullit shqiptar drejt aspiratave të tij. Madje ka prej tyre që shkojnë deri në ekzaltime krahinariste duke e quajtur Mirditën «zemrën e shqiptarisë» apo edhe «shtyllën kurrizore të patriotizmit shqiptar», në një përfytyrim anatomik preferencial për kombin. Kjo e fundit argumentohet tautologjikisht me vetveten, me arsyetimin se Islami nuk arriti të depërtojë në këtë krahinë. Pra, nivelin e patriotizmit e përcakton niveli i mos-islamizimit.
    Ky konceptim për nacionalizmin mbështetet mbi një perceptim të gjymtuar, si për kombin ashtu edhe për fenë. Së pari, kombtarizmi (të paktën sipas modelit shqiptar të nacionalizmit) nuk buron nga bindjet fetare, dhe, së dyti, feja nuk zgjidhet për arsye kombëtare e politike, por për arsye shpirtërore, kulturore e intelektuale. Ky konceptim ofron politizim me dhunë të fesë e njëkohësisht një përpjekje primitive për të fetarizuar politikën, ndërkohë që në mjaft raste kemi të bëjmë me përdorim të kombit për interesa misionariste ekstremiste. Nga njëra anë ai kërkon që feja të përzgjidhet mbi bazë të interesave politike – të cilat i quan kombëtare -, ndërsa nga ana tjetër ai e përdor kombin në funksion të fesë. Si i tillë ky koncept sjell shfuqizimin e laicitetit dhe dorëzimin e tij përballë fanatizmit fetar katolikocentrik.
    Nga ky aspekt jo vetëm që kemi një devijim rrënjësor nga projekti kombëtar i rilindjes – i cili, mbi të gjitha, ishte një projekt laik e gjithpërfshirës ndaj feve – por kemi gjithashtu një spostim të nacionalizmit të ri shqiptar drejt përfytyrimeve mbi kombin, që përputhen me ato të nacionalizmit serb e grek. Një nga tiparet themelore të dallimit të nacionalizmit shqiptar nga nacionalizmat e tjerë ballkanikë është se ai nuk identifikohet dhe nuk merr shtysë nga asnjë kishë etnike apo kombëtare. Projekti i këtij varianti të ri të nacionalizmit shqiptar, shumë kohë pas Nacertanias, synon të rikthehet në përfytyrimet më primitive e më të errëta mbi kombin, ato që provuan se janë fitila të barutit që ndezi Ballkanin prej më shumë se një shekulli e gjysmë.
    _____________________
    Botuar në revistën Shenja
    ZeriIsam/info
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu është Islami” (Ali Imran, 19).

  2. #2
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Politizimi me dhunë i fesë

    Ceni vetem sulmi vetvrases i bashkekombasit tone ne Irak ka sjellur pesimizem tek shqiptaret ne pergjithesi sa i perket fese islame, por paramendoje ne keto shtete (Pakistan, Irak, Afganistan, Jemen, Somali) per cdo dite ndodhin keto gjera, me qindra e qindra njerez vriten e sakatohen, dhe po te pyetesh myslimanet ne ato vende do te thone se ato nuk kane te bejne me fene Islame, por ndodhin sepse disa myslimane e kane politizuar fene.

    Sa i perket temes: Islami jo vetem qe eshte besim, fe por edhe ideologji, pasi komandon cdo veprim te besimtarit te saj. P.sh. myslimanit nuk i lejohet qe ta konsideroje te barabarte jo myslimanin, qafirin. Myslimani nuk ka te drejte ta marre per shok p.sh. nje te krishter. Me cilen dore han buke, me cilen kembe hyn ne shtepi, me cilen kembe del nga shtepia, me kend shoqerohesh, me cilen dore pastron pjeset intime ne toalet, zgjuarja ne 4 te mengjesit per t'u lutur, keto krejt i parasheh Islami, ndersa nuk e di qe ka ndonje fe ne bote sot qe mirret me keto gjera.

    Problemi me shqiptaret myslimane eshte se nuk kane identitet kombetar, por ose kane identitet fetar islam ose kane identitet kombetar + identitet fetar ose nje pjese jane ne krize identiteti. Sikur qe ka dy lloje ateistesh (nje lloj qe praktikon konsekuencat e ateizmit e tjetra mundohet te i ike pasojave te ateizmit) ka edhe dy lloje myslimanesh, njera pale praktikon ose se paku e lejon ate cfare thote, lejon, urdheron Islami dhe tjetra eshte myslimanet tradicionale (keta quhen myslimane thjeshte sepse jane lindur ne familje me tradite myslimane, merre shembull motren time qe jeton ne perendim gjithashtu, per 4 dhjetevjecar 1 dite te vetme ska qene ne xhami, 1 dua te vetme se ka thene, 1 varg te vetem ne Kuran se ka lexuar apo praktikuar por ajo i thote vetes myslimane).

    Ndarja ideologjike ndermjet myslimaneve shqiptare radikale e ne anen tjeter shqiptareve te tjere (myslimaneve tradicionaliste, katolikeve, protestanteve, ortodokseve, ateisteve, sekularisteve, evolucionisteve (te mos harrojme se edhe kjo eshte fe ), ) eshte me se e qarte, pala e pare eshte per lidhje me te ngushta me lindjen (Turqine dhe vendet arabe qe i konsideron vellezer ne fe) dhe pala tjeter qe thote se me keta popuj nuk na lidhe asgje as kulturore, fetare dhe mundohen per lidhje me te ngushta me USA dhe perendimin ne pergjithesi. Kete se paku pranojeni, kjo eshte e qarte tek krejt shqiptaret, si te ja fillosh qe nga shqiptaret e Maqedonise, Shqiperise, Kosoves e ke kete ndarje, mos i fajesoni per kete katoliket sepse katoliket nuk mund te influencojne myslimanet shqiptare por as shqiptaret sekulariste dhe keto dy grupe jane shumice mos te them mbi 90% - 95% (mos me shume). Se cfare drejtimi do te marre shteti vendosin myslimanet tradicionale sekulariste dhe sekularistet e tjere, pasi edhe jane shumice, nuk mund qe 3-4 % katolike po e zeme ne Kosove por as edhe 2-3 % myslimane (vahabi, selefi, myslimane qe e marrin fene me seriozisht) te vendosin per shumicen e shqiptareve. Deshtimi per te krijuar nje shtet te drejte e ligjor e nje shtet normal sic e shohim ne evropen perendimore dhe ne perendim gjithashtu ju bjen barre po ketyre dy grupeve, si ne Kosove edhe ne Shqiperi (ku jane ushqyer me rrena per 23 vite) por edhe ne Maqedoni ku nuk bashkepunojne dhe e kane hale ne sy njeri tjetrin. Nuk mund te i fajesoni katoliket e Kosoves apo te Shqiperise se veriut se keni deshtuar ne kete.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •