Borxhi, Basha: Rama nuk njeh limite, rikthimi i PD domosdoshmėri



Borxhi, Basha: Rama nuk njeh limite, rikthimi i PD domosdoshmėriTIRANĖ-‘Dyshes Rama-Meta iu rroftė propaganda se punė nuk ka. Nuk qeverisin por vetėm bėjnė propagandė. Pėrdredhin ndonjė shifėr, marrin ndonjė gjė qė ua kemi lėnė gati ne”. Kėshtu u shpreh sot nė mbledhjen e grupit parlamentare tė Partisė Demokratike, Lulzim Basha.

Por, sipas kryedemokratit, propaganda pa bukė i ka kėmbėt e shkurtra. Ai thekson se Rama mashtron cdo ditė me cėshtjen e borxhit. “Supermashtrimi dhe manipulimi irracional i shifrave pa asnjė doganė Por kryeministrit i duhet njė borxh edhe mė i lartė se ai real ndaj ka shpikur njė borxh qė nuk ekziston. Borxhi i paregjistruar nuk njeh limit”.

Po sot nė mbledhjen e grupit tė PD, Basha pėrshėndeti fitoren e tė djathtės nė zgjedhjet e organizuara nė Francė dhe nė Hungari, kreu i PD-sė Lulzim Basha theksoi se kjo tregon se era fryn djathtas nė kontinent.
Duke folur nė mbledhjen e sotme tė grupit parlamentar demokrat, Basha u shpreh se fitorja e sė djathtės ėshtė njė shenjė pėr ringritjen e PD-sė dhe rikthimin e saj nė qeverisje.
“Tendenca pėr tė votuar tė djathtėn po shndėrrohet nė frymėn e kohės ku jetojmė. Ky ėshtė njė fakt qė na shton besimin dhe optimizmin e fillimit tonė tė ri pėr rritjen e besimit dhe tė mbėshtetjes popullore ndaj PD-sė dhe tė djathtės pėr ringritjen me njė mendje akoma mė tė hapur dhe me njė organizim akoma mė tė fuqishėm nė shtėpinė tonė tė lirisė pėr rikthimin me forca, energji dhe vizione tė reja nė marrjen e pėrgjegjėsive tė qeverisjes”, tha ai.

Kreu i PD vuri nė dukje se ardhja e tė djathtės nė qeveri ėshtė domosdoshmėri pėr tė ndaluar krizėn qė ka pėrfshirė vendin.
“Nė rastin e vendit tonė pa e tepruar aspak ky ėshtė njė mision. Ardhja e qendrės dhe e qendrės sė djathtė nė qeverisje ėshtė njė domosdoshmėri pėr tė ndaluar krizėn pikiatė dhe pėr tė rimarrė ringritjen. Hartimi dhe zbatimi i politikave qė burojnė nga parimet e lirisė dhe shtetit ligjor janė rruga e sigurtė pėr tė kthyer nė shinat e zhvillimit dhe pėrparimit Shqipėrinė e marrė peng nga eksperimentet e paafta dhe tė papėrgjegjshme tė tipit ku rafsha mos u vrafsha nga arroganca, demagogjia dhe papėrgjegjshmėria e qeverisė Rama-Meta”, shtoi Basha.

(d.b/BalkanWeb)