Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e PEGASSUS
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto Canada
    Postime
    1

    Si mund te rritet fryma kombetare ne brezin e ri ne Shqiperi

    Te nderuar bashkatdhetare

    Prej disa kohesh kam menduar rreth kesaj pyetjeje dhe dua ta analizojme e diskutojme mes nesh.

    Heren e fundit kur isha ne atdhe`, pashe te rinjte qe shtyjne ditet kafeve, merreshin me kotesira, disa dhe me droge e marijuane dhe me pikon ne zemer kur lexoj ne shtyp krime te tmerrshme qe ndodhin gjithnje e me shpesh per faktore te ndryshem. Natyrshem lind pyetja: Pse nuk ekziston nje fryme vellazerie e mirekuptimi midis te rinjve shqiptare?
    Perse kur vjen puna per ceshtjen kombetare ne Shqiperi shume te rinj thone: Na ler rehat me gjithe Shqiperine. S'i pame hajrin Shqiperise ndonjehere
    Vellezerit tane per fat te keq po ecin krah per krah me injorancen, urrejtjten e percarjen (kuptohet e kam fjalen per nje perqindje te konsiderueshme),

    Ceshtjet per diskutim:

    1) Cilat jane rruget per te dale nga kjo gjendje

    2) Cfare duhet te beje shteti shqiptar per pakesimin dhe eleminimin e ketij fenomeni negativ ne shoqerine shqiptare dhe futjen e frymes kombetare neper shkolla

    3) CIlat jane rruget per sensibilizimin e shoqerise shqipare per ekzistencen e ketij problemi

    4) Si mund te krijojme nje komunitet brenda ne Shqiperi qe duke punuar me projekte afatshkurtra e afatgjata te nderhyje ne edukimin me frymen kombetare te familjeve shqiptare me qellim qe pikerisht kjo fryme te trashegohet dhe ne brezat pasardhes
    ne Shqiperi




    Coju shqyptar prej gjumit coju
    e per nji vllazen te gjithe bashkohu
    e mos shikoni kisha e xhamija
    feja e shqyptarit asht shqyptaria

  2. #2
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Ide e mrekullueshme.

    Tani jam ne mungese te theksuar kohe por do te mundohem sa me shpejt te jap mendimet e mija.

    Por mendoj se duhet te fillohet puna dhe ne diaspore.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet nė Bllog
    22
    Shteti aktual shqiptar, eshte mbartesi i gjithe virusit qe ka mberthyer shoqerine shqiptare. Nje shtet qe eshte ngritur mbi revolucion bolshevik, eshte nje shtet qe i sherben interesave te krimit te organizuar dhe jo shqiptareve te thjeshte. Shqiperia eshte kthyer ne nje nyje e trafiqeve boterore, dhe parajse per te gjithe kriminelet, qofshin shqiptare apo te huaj.

    - Si mund te presesh ndryshim kur shteti nuk ve dore mbi trafikun e njerezve te organizuar nga skafistet ne brigjet shqiptare?

    - Si mund te te presesh ndryshim kur shteti heq nga kodi penal denimin me vdekje, si dhurata me e mire per kriminelet, dhe kete e bejne "ne emer te humanizmit"?

    - Si mund te presesh ndryshim per mire kur ata qe udheheqin ate shtet akuzojne njeri-tjetrin si "barone droge", pra keta jane ata qe u shesin rinise shqiptare drogen?

    - Si mund te presesh ndryshim per mire, kur prostitucioni dhe tregtimi i vajzave shqiptare nuk eshte me krimi qe meriton denimin kapital, por "biznes"? Sa veta keni degjuar te varen ne litar apo denohen me burgim te perjetshem per rrjet prostitucioni?

    - Si mund te presesh ndryshim per mire, kur ata njerez qe jane ne pushtet, me injorancen dhe pervesitetin e tyre kane bere qe te largohen nga Shqiperia si emigrante gjitha inteligjenca e atij kombi, doktore, mesuese, inxhiniere, studente te sapodiplomuar ...?

    - Si mund te presesh ndryshim per mire, kur autoriteti i shtetit eshte me i ulet se kurre ne histori, dhe njerezit po bejne vetgjyqesi e po zgjedhin gjakmarrjen?

    Roli i shtetit ne shoqerine demokratike

    Shteti ne cdo shoqeri demokratike luan nje rol te madh ne emancipimin dhe kurimin e asaj shoqerie. Mendojeni shoqerine shqiptare si nje familje te madhe, dhe qeverine shqiptare si kryefamiljarin qe merr vendimet ne ate familje. Vendimarrja eshte ne duart e qeverise dhe qe nje qeveri te jete e suksesshme ajo duhet te justifikoje voten e shqiptareve. Rinia shqiptare ka nevoje per inspirim, frymemarje, mundesi per te vene ne jete deshirat dhe enderrat e veta. Por ajo me kryesorja, rinia shqiptare ka nevoje per ikona kombetare qe jane si modele. Dhe keto ikona i gjejme ne cdo shtet e ne cdo vend. Mund te jene presidente, burra shteti, intelektuale, mesues, artiste e me rradhe. Per aq kohe sa njerez te degjeneruar do te mbizoterojne ekranet televizive shqiptare, dhe politika do te mbaje ne djepin e saj derdimene, alkoliste, a narkomane, keto epidemi do te semurin rinine shqiptare, qe eshte vitaliteti i nje kombi.


    Cfare duhet ti siguroje shteti shqiptar rinise?

    - Rendin dhe qetesine

    - Drejtesine qe afron ligji demokratik

    - Nje sistem te ndershem arsimor te standarteve europiane

    - Aktivizim ne jeten politike dhe shoqerore

    - Mundesi punesimi per te gjithe ata shqiptare te sapo diplomuar per te dhene kontributin e tyre ne jeten ekonomike te vendit.

    - Financimin e programeve qe kane per qellim mbeshtetjen e te gjitha talenteve te reja shqiptare nga cdo fushe, qofte art, shkence, sport etj.[list=1]


    Kjo eshte minimalja qe shteti shqiptar mund te realizoje per rinine shqiptare.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #4
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Eshte nje teme me vlere Pegassus!



    Ajo qe vihet re tek rinia shqiptare eshte dicka jo dhe aq e vecante, qe vihet re edhe ne cdo vend tjeter te botes; rinia pret qe te marre dicka nga shteti ne menyre qe t'i jape atij dicka ne kembim dhe nuk vepron anasjelltas, pra te sakrifikoje dicka pa kerkuar te marre shperblim per te. Kjo do te bente pjese tek idealizmat qe nuk jane normale per nje shoqeri qe ka per baze oportunizmin.

    E bazoj kete qe them mbi oportunizmin tek nje nocion qe qendron ne baze shkences ekonomike. Nocionet ekonomike ne shume raste jane negative sepse japin nje emertim te papelqyer, por ky eshte realiteti. Secili prej nesh ne momentin qe mori persiper te largohet nga Shqiperia e perforcoi qenien e vet oportunist.
    Ketu ku jemi na jepet mundesia te realizohemi si njerez, te bejme nje shkolle, diploma e se ciles ka vlere dhe eshte me e vertete se ato diploma qe ne Shqiperi jane te mbuluara nga hija e dyshimit nese jane origjinale apo jo, nese jane te fituara me mundin personal apo jo.


    Eshte nje situate e rende ku te rinjte shqiptare gjeja me e bukur qe mund te imagjinojne eshte te largohen nga shtepite dhe vendi i tyre, si rruga me e mire per te ecur perpara.

    Pra nga kjo pike duhet te nise diskutimi.


    Per ne qe kemi kete moshe ceshtja qendron cfare mund te beje shteti shqiptar qe te na nxise te kthehemi ne Shqiperi.


    Albo ka numeruar nje sere veprimtarish te mundshme te shtetit shqiptar, te cilat une ketu vetem se do i perserisja.


    Une po shtoj si me poshte:

    Mundesi te barabarta per njerezit e afte per t'u angazhuar ne jeten ekonomike-politike.

    Krijimi i nje sistemi te drejte me baze konkursi per zenien e vendeve te punes dhe per shperndarjen e bursave te studimit.

    Shteti te beje perpjekje per bashkepunimin mes universiteteve shqiptare dhe atyre nderkombetare, duke mundesuar levizjen e studenteve per 6 muaj deri ne 1 vit ne nje vend te ndryshem nga Shqiperia, te mundesoje ngritjen te nivelit te diplomes duke u perpjekur qe te arrije njohjen ne nivel nderkombetar. Kjo do te lehtesonte zhvendosjen e studenteve per te bere nje studim pasuniversitar, apo per te gjetur nje vend pune edhe ne nje vend qe nuk eshte Shqiperia.


    Por mbi te gjitha shteti shqiptar duhet te siguroje rendin dhe qetesine.
    Kjo si nje mase per te penguar zhvendosjen e asaj pjese te popullsise qe e ndjek veten ne rrezik, personat qe gjate ketyre viteve kane akumuluar kapital dhe jane te rrezikkuar nga rrembimet, nga sulmet, etj, dhe vajzave te cilat sot per sot jane me te sigurta JASHTE Shqiperise sesa brenda saj, se mundesia per t'i ngacmuar, sulmuar me dhune, per t'i rrembyer e per t'i derguar qe te shnderrohen ne prostituta ne rruget e Italise e me gjere eshte me e vogel.
    Jashte kjo gje do t'u ndodhte vetem nese ato me deshire do ta benin kete gje.


    Per te siguruar rendin shtetit shqiptar do t'u duhej te forconte organet e tij dhe te ndryshonte gjithcka brenda ketij sistemi, duke pakesuar korrupsionin, duke rritur vetedijen dhe forcen e policit, duke e pastruar kete sistem nga elementet e korruptuar dhe ata qe bashkepunojne me krimin, duke mundesuar financim te larte per kete sistem.


    Rendi, qetesia dhe siguria do te mundesonte qe kapitali i huaj te kishte nje arsye me shume per te ardhur ne Shqiperi.

    Shteti shqiptar duhet t'i mundesoje keto investime direkte, sepse jane menyra me e mire per te siguruar vende te reja pune, per te frenuar emigracionin dhe per te pakesuar detyrimet e veta financiare ndaj institucioneve nderkombetare, prej te cileve merr borxh per te financuar veprimtarine e vet.
    Pra kjo do te thoshte dhe nje rritje e pavaresise se tij, do te pengonte qe YES-MAN-et te shisnin interesat e vendit.

    Shtetit shqiptar do t'i duhej qe te siguronte mundesi te barabarta per te gjithe bizneset, te huaja dhe vendase, duke mos paraqitur privilegje per biznesin grek qe po e mbyt dhe po e zapton Shqiperine nga dita ne dite. Shqiperia ka nevoje per kapital perendimor, jo-grek.


    Permiresimi i kushteve ekonomike dhe i mundesise per vende pune do te bente qe rinia te mos deshironte te vendosej perfundimisht andej nga po shkon tani e te shkulej me rrenje nga Shqiperia, por te kthehej dikur aty, te ndertonte nje shtepi te vet, te hapte nje biznes te vetin, te kishte mundesi qe dijet e fituara t'i vinte ne jete.



    Ne kete shkrim u perpoqa te sillja mendimin tim per ate cka mund te beje shteti shqiptar per permiresimin e gjendjes.


    Per ta bere leximin me pak te lodhshem, po e nderpres ketu dhe do ta vazhdoj pergjigjen ne nje postim tjeter.


    Pershendetje!
    Dita

  5. #5
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    212
    Shteti Shqiptar te perpiqet te na ktheje ne Shqiperi????!!!!
    Rri aman mos u tall!
    Akoma nuk e keni kuptuar qe ajo qeveri qe perfaqeson shtetin sot nder te tjera ka realizuar dhe vazhdon te punoje per dy objektiva te saj ( kuptohet detyra shpie nga Athina)
    - krijimi i kushteve(mizerable) per largimin e inteligjences dhe brezit te shkolluar nga Shqiperia
    - krijimi i strukturave te kontrabades dhe mafias (lidhjet ambasada-tragete-skafe) per largimin sa me shume te brezit te ri dhe rinise si fuqi potenciale per rrezimin e tyre nga pushteti dhe rimekembjen e vendit te rrenuar.

    Deri tani keto objektiva jane permbushur me se miri. Nje raport nderkombetar serioz i koheve te fundit thoshte qe 45% e rinise se shkolluar shqiptare tani eshte jashte vendit.

    Shqiptare vejini gishtin kokes!!!!
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

  6. #6
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Iceberg

    Meqe ndesha ne pergjigjen para se te largohesha perfundimisht nga kompjuteri per sot, po te pergjigjem.


    Supozimet e bera me lart nga une, jane ne kuadrin e nje pergjigje per ceshtjen e pare te ngritur nga Pegassus.

    Sesa te mundshme jane keto me kete antishtet qe ekziton sot ne Shqiperi, une vete jam plotesisht e qarte. Eshte ky antishtet antishqiptar qe e ka cuar punen ne kete pike (qe mos perdor turqizmin derexhe ketu).

    Une jam munduar te paraqes se cfare duhet te beje nje SHTET.


    Pergjigja ishte me shume per sqarim bindjesh, se me vjen inat te merrem per nje njeri qe duhet t'i vej gishtin kokes.

    Pershendetje

  7. #7
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Ju lutem pse te mos mbetemi tek gjerat konkrete?

    E jo tek ato teoriket.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  8. #8
    T'majt e jotja. Maska e Reiart
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Atje ku arrin tymi i SHARRES
    Postime
    621

    Thumbs up Fryma kombetare ekziston.

    Por ajo nuk eshte e drejtuar sic duhet. Me kete dua te them se ata qe drejtojne kete vend, ne mos te gjithe shumica, jane te drejtuar ose me mire jane te varur nga nje politike antikombetare dhe antishqiptare te drejtuar nga fqinjet tane. Duhet te rritet fryma kombetare tek politikanet ne rradhe te pare gje e cila me duket shume e veshtire sepse ata nuk shikojne me larg se astari i xhepit te tyre. Sa per popullin mendoj se ka dhene shume prova se e ka kete fryme. E perseris edhe nje here : duhet te drejtohet mire dhe ne interes te kombit.
    Injoranti eshte......
    Injorant nuk eshte ai qe nuk di, por ai qe nuk meson!

  9. #9
    Shqipetare e krenare Maska e Eda H
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Fizikisht ne Massachussetts, me shpirt e zemer e mendje ne Shqiperi. A-MER-IK. kjo eshte amerika e perkthyer ne shqip
    Postime
    477

    Smile

    Pershendetje. atedheatrizmi fillon qe tek familja, e shkolla. duhesh te ritesh me ndjenjen e dashurise e respektit per atedheun qe kur je i vogel, e kjo te thuet nga priderit, mesuesit. ti a besh te ditur femijes qe te jete krenar qe eshte shqipetare, te tregosh traditat e zakonet e vendit, ta ritesh me frymen qe atedhu eshte mbi gjithcak, e mbrojta e atedheut eshte detyre mbi detyra. te flasin me respekt e dashamirsi kur vjen puna per shqiperin e shqipetaret, ti behet e ditur qe kosova e kosovaret, cameria e camet jan shqipetare, ne te gjithe jemi velzer, pa dallim feje, krahine, mendimi, e politike. ne na bashkon gjua jone e paster e me shume vlerea, ta ruajn gjuhen, ta cmojne ate.
    me shume respekt
    eda

  10. #10
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    BREZI I RI DON KOMBETARIZEM, PAVARESISHT KUSH SUNDON SHTETIN NE CFAREDO KOHE

    Pamvaresisht, kush sundon shtetin, brezi i ri kerkon fryme kombetare, ne cfaredo kushtesh e ne cfaredo regjimi...kujtoni viset shqiptare nen pushtiet e huaja edhe vet shqiperine tok me to, por ne nje fryme tjeter - po te mos ishin perpjekjet per ngritjen evetedijes kombetare ne rinin tone te cfaredo kohe - ku do te kishim perfunduar?

    Rinia shqiptare kerkon fryme kombetare ne atdhe e diaspore!
    E format sesi do te futej fryma kombetare, metodat e mjetet vepruese - maret nga bartesit e kesaj detyre kombetare me shume pergjegjesi! Dihen metodat e egra, me moton - zbraze atdheun nga inteligjencia dhe sundo te mjeret, te varferit ne krye e ne shpirt, kur mos te dije as te guxoje askush te ngritet kunder pushtetit pushtues! Pushteti yne ngjet ne nje pushtet pushtues, e direktiva te huaja dhe kjarte thome se shqiperia eshte nje koloni greke me direktivaolitike,ekonomike, fetare e vrastare!

    Puna dhe veprimi me organizatat e rinise ne atdhe, studentet, rinine ne pergjithesi, ka vlere madhore! Forma sesi duhet punuar
    jane lidhjet sa me te shpeshta me atdheun, organizatat e rinise, studenteve, lidhjen e rinise, studentore, ne te gjitha format e mundshme individuale e grupive, permes internetit, e-maileve, thirrjeve tjera, organizimeve te takimeve ne atdhe e diaspore etj.

    Lidhjet me revistat, shtypin e paanshem, pa direktiva shteterore
    shprehjen e mendimit te lire te shqiptarit ne atdhe e diaspore, lidhjen e gjakut e gjuhes shqiptare ne bote etj.

    Randesi ka mos te mbjellim pesimizem ne rinine tone, por vrull pune perpjekje per tu ballafaquar me cfaredo konteksti ekonomik, politik, moral etj. Fryme edukative, besim ne kombin, besim ne lidhjen kombetare, shkembime letrash, polemikash progresive, intervistash e shkrimesh te ngritura ne fryme kombetare ne nivel!

    Ceshtja eshte te ndihet rinia shqiptare kudo ne bote, se eshte e lidhur me atdheun, popullin, pervehtesimi kuadrovik nga bota ne atdhe etj. Perndryshe ua zgjatim jeten vetiu ushujzave hipokrite pushtetare te cilat veprojne me diraktiva te huaja!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  3. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  4. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •