PERGJIGJE PER NJE SHKRIM TE Z. FATOS KLOSI
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė
Sinodi i Shenjtė
NJOFTIM
Komentet e z. Fatos Klosi
janė tė papėrgjegjshme, fyese dhe ēorientuese
Nė intervistėn e z. Fatos Klosi nė gazetėn Illyria tė ShBA, mė 31 mars 2014, qė u ribotua edhe nė gazetat Panorama e Tema (1 prill 2014) etj., dhe nė disa faqe elektronike, duke iu pėrgjigjur pyetjes tendencioze tė gazetarit mbi organizatat xhihadiste dhe ekstremiste, si dhe mbi rolin e Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė e veēanėrisht tė Kryepiskopit tė saj Anastas, ai pėrgjigjet: mė i rėndė se ky i pari ėshtė problemi i ndėrhyrjes sė Kishės Greke nė problemet e Kishės Autoqefale Shqiptare. Sigurisht, bėhet fjalė pėr komente arbitrare, ēorientuese dhe tė pabazuara pėr Kishėn Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, qė pėrpiqen tė helmojnė opinionin publik dhe njėkohėsisht tė tėrheqin vėmendjen nga serioziteti qė mbartin ngjarjet e fundit. Duke ripėrtypur dyshime tė shprehura me fjalė tė pėrgjithshme dhe duke mos e njohur aspak Traditėn dhe tė Drejtėn Kanonike tė Orthodhoksisė botėrore, si edhe ato qė sot kanė vlerė nė Lėvizjen e krishterė Ekumenike, mbėshtet tezėn, se Kisha Orthodhokse e Shqipėrisė sot ėshtė pjesė e Kishės Greke fatkeqėsisht!.
1. Jemi tė detyruar tė rikujtojmė se iniciativėn pėr ringritjen e Kishės sė Shqipėrisė e mori Patriarkana Ekumenike e Konstandinopojės (dhe jo Kisha Autoqefale e Greqisė), e cila ka pėrgjegjėsinė tė mbėshtesė Kishat Orthodhokse tė ndodhura nė sprovė. Me autoritetin kompetent kishtar, ishte ajo qė nė vitin 1937 i dha autoqefalinė Kishės sė Shqipėrisė (ashtu si dhe mė parė i kishte dhėnė autoqefalinė Kishės sė Greqisė, nė vitin 1850).
Nė aktivitetin e Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, qė ėshtė krejtėsisht e pavarur nga Kisha e Greqisė, kanė kontribuuar pėrveē kuadrove vendas dhe grupe bashkėpunėtorėsh tė huaj nga Greqia e ShBA, numri i tė cilėve lėvizte nė periudha tė ndryshme nga 3 deri nė 5 klerikė dhe nga 5 deri nė 8 laikė, burra e gra. Nuk duhet harruar fakti se tė huajt qė punojnė nė komunitetet e tjera fetare janė me qindra.
2. Zhvillimi i jashtėzakonshėm nė njė kohė tė shkurtėr e nė cilėsi i Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, sipas pohimit tė pėrgjithshėm, lidhet me autoritetin dhe pėrpjekjet e Kryepiskopit Anastas dhe me besimin e pėrgjithshėm qė ushqejnė ndaj tij jo vetėm grekėt, por nė tėrėsi tė gjithė orthodhoksėt dhe mė gjerė tė krishterėt anembanė botės. Ai vetė, ėshtė Zėvendėspresident i Konferencės sė Kishave tė Evropės, President i Kėshillit Botėror tė Kishave dhe President Nderi i organizatės mė tė madhe ndėrfetare nė botė Fetė pėr Paqen. Kėta miq tė Kryepiskopit, tė shumtė nė numėr, kanė mbėshtetur pėrpjekjet e tij nė Shqipėri. Karakteristike ėshtė se ndihma e parė e madhe erdhi nga njė fondacion i krishterė i Danimarkės (Dan Church Aid). Sektori i Kishės sonė Shėrbimi i Dashurisė, qė ka pėrgjegjėsinė e programeve tė ndryshme filantropike dhe sociale, gjatė gjithė kėtyre viteve mbėshtetet ekskluzivisht nė ndihmėn e Kishave evropiane (tė Gjermanisė, Holandės, Zvicrės, Mbretėrisė sė Bashkuar, Norvegjisė, ShBA-ve dhe vendeve tė tjera). Programi i madh i mbėshtetjes ndaj 33.000 refugjatėve kosovarė tė besimit mysliman, nė vitin 1999, i realizuar me iniciativėn e Kryepiskopit Anastas, me njė vlerė 13 milionė dollarė, u mundėsua me ndihmėn financiare tė Kėshillit Botėror tė Kishave dhe tė organizmave tė tjerė tė krishterė.
3. Veprat e ndryshme investuese tė Kishės sė Shqipėrisė u realizuan me ofertat bujare tė shumė miliona eurove nga burime tė ndryshme, tė cilave Kryepiskopi iu drejtua pėr realizimin e programeve konkrete. Tė qenurit e tij pa interes dhe efektiviteti tashmė i pohuar gjerėsisht, sollėn shumė oferta tė njohura (si p.sh. nga Fondacionet Onasis, Niarko, Laci), por edhe tė panjohura (shembull pėr kėtė ėshtė testamenti i avokatit athinas P. K, qė la tė gjithė pasurinė e tij prej 3 milionė euro pėr veprėn shpirtėrore dhe filantropike tė Kishės Orthodhokse tė Shqipėrisė). Qė nė fillim tė viteve 90, u krijuan shumė grupe miqsh tė Kryepiskopit nė Athinė, Selanik, dhe nė qytete tė tjera tė mėdha tė Greqisė e tė SHBA-ve dhe vendeve tė tjera, qė u pėrkujdesėn pėr mbledhjen e ushqimeve, veshjeve, medikamenteve dhe gjėrave tė tjera tė domosdoshme pėr kryerjen e njė vepre tė gjerė sociale. Ajo nuk u kufizua vetėm tek orthodhoksėt, por preku njerėzit nė nevojė, pavarėsisht bindjeve fetare. U jemi pėrherė mirėnjohės mijėra njerėzve qė dhanė mbėshtetjen e tyre.
Ndihma ekonomike qė ka ardhur prej vendeve dhe burimeve tė ndryshme, u pėrdor nė ndėrtimin e kishave tė shkatėrruara, si dhe atyre tė reja, nė edukimin brenda vendit tė qytetarėve seriozė shqiptarė qė tė bėhen klerikė, nė arsimin e pėrgjithshėm, por edhe nė vepra filantropike shėndetėsore e kulturore, tė rėndėsishme pėr progresin e pėrgjithshėm tė vendit. Sigurisht, nuk ėshtė e rrezikshme qė mijėra njerėz nė zona tė ndryshme tė vendit janė ndihmuar nė ēaste kritike me vepra tė pėrkujdesjes shoqėrore dhe tė zhvillimit rural dhe se kjo vepėr e gjerė ka ndihmuar me mijėra familje, si dhe ėshtė mbėshtetur nė kėtė mėnyrė ekonomia e pėrgjithshme e vendit.
4. Z. Klosi formulon teorinė se nuk kishte ngut qė tė vinte kėtu njė prift, me tė vėrtetė shumė i ditur, shumė vėrtetė, njė intelektual i vėrtetė, qė tė organizonte Kishėn Shqiptare. Le tė organizohej njė ēikė mė ngadalė, por tė mbante si tė thuash pamjen... Sot ėshtė pjesė e Kishės Greke fatkeqėsisht!. Kjo teori e ēuditshme mund tė shprehė dėshirėn e njė qytetari qė ka bindje tė ndryshme fetare dhe filozofike, por jo pikėpamjet e orthodhoksėve tė Shqipėrisė.
Vizioni dhe pėrpjekja e Kryepiskopit Anastas ishin tė organizonte njė Kishė Autoqefale Orthodhokse tė Shqipėrisė me nivel tė lartė, tė bashkuar, me klerikė seriozė tė arsimuar, qytetarė shqiptarė, me struktura administrative orthodhokse, njė Kishė tė pavarur nga ēdo ndėrhyrje politike, e jashtme apo e brendshme, madje tė vetėfinancuar nga ana ekonomike, dhe jo pjesė tė Kishės Greke. Njė Kishė Autoqefale Orthodhokse tė Shqipėrisė tė hapur dhe tė vlefshme nė shoqėrinė shqiptare, tė nderuar nė familjen panorthodhokse, duke marrė pjesė nė mėnyrė tė barabartė nė Lėvizjen e krishterė Ekumenike dhe nė dialogėt ndėr tė krishterė e ndėrfetarė, duke kontribuuar nė pajtimin e popujve dhe pėr paqen nė rajonin tonė; duke e nderuar Shqipėrinė nė rang ndėrkombėtar. Kjo arritje njihet sot nga tė gjitha Kishat Orthodhokse Autoqefale dhe mė gjerė nga bota e krishterė.
5. Pohimi i tij se vetėm Kisha Orthodhokse e Shqipėrisė ndihmohet nga jashtė, ndėrsa komunitetet e tjera fetare nuk kanė asnjė shtet qė ti mbėshtesė, mė sė pakti ėshtė naiv. Ėshtė njė fakt qė njihet nga tė gjithė se komunitetet fetare tė mėdha e tė vogla kanė marrė kapitale tė shumta nga shumė shtete, jo vetėm evropiane, por edhe tė kontinenteve tė tjera. Sipas z. Klosi, vetėm Kisha Orthodhokse duhej tė pėrjashtohej nga kjo ndihmė!
6. Nė komentet e z. Klosi duket qartė koncepti se e konsideron Greqinė, nėse jo njė shtet armik, tė paktėn njė shtet tė rrezikshėm dhe ēdo gjė qė mund tė vijė nga shtetasit me besim tė njėjtė nga ky vend, shikohet si e dyshimtė. Por, faktet nuk vėrtetojnė bindjet e tij tė fshehta. Greqia dhe Shqipėria janė vende tė NATO-s, tė shumė organizmave ndėrkombėtarė dhe shpresa e tė gjithėve ėshtė se sė shpejti Shqipėria do tė jetė brenda Bashkimit Evropian, gjė pėr tė cilėn edhe Greqia qartazi po ofron ndihmėn e saj.
Nga ana tjetėr, pohimi i tij se Kisha Orthodhokse ka para pa fund! Ka paratė e Greqisė, tė cilat janė paratė e Evropės ėshtė po aq paradoksal. Si fraza e parė dhe ajo e dytė, janė tė pasakta dhe pa lidhje midis tyre. Kisha Orthodhokse e Shqipėrisė vazhdon tė ketė burime financiare shumė tė kufizuara. Gjithashtu, Evropa nuk i jep para Greqisė pėr qėllime fetare.
Por, aty ku kulmon kapėrcimi i sė logjikshmes, bashkė me predispozitėn pėr tė shpifur tė z. Klosi, ėshtė kėshilla e tij se shteti shqiptar duhet tė jetė mė i kujdesshėm me Kishėn Greke sesa me kėta islamikėt. Institucionet e shtetit dhe kryesisht qindra - mijėra orthodhoksėt e Shqipėrisė, janė nė gjendje tė ndjekin dhe tė gjykojnė sa kanė ngjarė kėta 22 vjet brenda Kishės Orthodhokse dhe me siguri nuk presin tė mbrohet shteti dhe Kisha me tė tilla dyshime personale, teori tė pabazuara dhe kėshilla ēorientuese.
Tiranė, 8 prill 2014
(Nga Sekretariati i Sinodit tė Shenjtė)
Krijoni Kontakt