Stimulimi elektrik në palcë, shpresa e fundit e personave të paralizuar



Një eksperiment i ri, ngjalli shpresën e shumë personave që janë të ngujuar përgjithmonë në karriget me rrota. Kështu, katër meshkuj të paralizuar, në fakt, ishin në gjendje për të lëvizur këmbët e tyre për herë të parë pas shumë vitesh, në sajë të stimulimit elektrik të palcës kurrizore. Ky studim u provua nga mjekët e SHBA-së, në Universitetin e Louisville dhe atë të Kalifornisë. Sipas mjekëve, personat ishin në gjendje të përkulnin këpucët, këmbët dhe gjunjët, por nuk arritën të ecnin në mënyrë të pavarur. Sipas studiuesve, elektroshoku me energji stimulon palcën kurrizore që të kryejë funksionin e saj tek personat e paralizuar.

Studimi
Palcës kurrizore vepron, në fakt, si një linjë hekurudhore me shpejtësi të lartë, që mbart mesazhe elektrike nga truri me pjesën tjetër të trupit. Në qoftë se ka dëme në gjurmët e saj, mesazhi nuk kalon në stacionet e dëmtuara. Ky është një shpjegim që i japin palcës kurrizore mjekët. Ekipi i mjekëve në SHBA, aplikuan stimulimin elektrik të palcës kurrizore poshtë zonave të dëmtuara. Tre vjet më parë hulumtuesit kanë raportuar se pacienti i parë, Rob Summers - një lojtar basketbolli ishte paralizuar nga kraharori e poshtë pas një aksident me makinë - ai ishte në gjendje për të lëvizur këmbët, me anë të një mbështetje.

Raste të tjera

Ndërkohë, tre pacientët e tjerë, që kishin ngelur të paralizuar të paktën para dy vitesh, kanë nisur të kryejnë disa lëvizje. Pacientët ishin në gjendje për të kontrolluar këmbët, ti lëvizin ato në një ritëm të saktë, por ata nuk mund të kryejnë lëvizje. Ndërkohë, kjo teknikë eksperimentale nuk ka të bëjë me riparimin e palcës kurrizore, por ajo mund të luajë një rol të rëndësishëm për të ndihmuar pacientët e paralizuar të rinisin të ecin. Teknika ka disa kufizime: Të katër pacientët nuk janë në gjendje të ecin pa ndihmë. Por studiuesit kanë bërë me dije se cilësia e jetës së pacientëve është përmirësuar. Përmirësimi ka ndodhur dhe në zonën e muskujve, apo kontrollin e fshikëzës dhe funksionin seksual. Me pak fjalë, për studiuesit, kjo mund të jetë një prej armët e reja për të ndihmuar njerëzit e paralizuar, për të rifituar lëvizjen.

(e.m/BalkanWeb)