Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,306
    Postimet në Bllog
    22

    Komisioni hetimor për serverin e tatimeve, Gjykata Kushtetuese rrëzon Kuvendin

    TIRANE - Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e PD-së për shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën, të vendimit të Kuvendit që nuk miratoi kërkesën e opozitës për ngritjen e një komisioni që do të hetonte për ndërhyrjet në serverin e Tatimeve. Sipas Gjykatës Kushtetuese, vendimi i Kuvendit është në kundërshtim me Kushtetutën.

    Përfaqësuesit e opozitës pretendojnë se kërkesa për komision hetimor u rrëzua pa shkaqe ligjore dhe se argumenti që për këtë çështje po hetonte prokuroria, nuk qëndron.

    Nga ana e tyre, përfaqësuesit ligjorë të Kuvendit argumentuan se parlamenti nuk mund të ndërhynte në kompetencën e prokurorisë, e cila kishte nisur hetimin për këtë çështje.

    Serveri i Tatimeve u bllokua pak muaj më parë duke krijuar probleme për të dhënat e bizneseve. Sipas demokratëve kjo situatë krijoi pasiguri të sipërmarrja dhe krijoi hapësira për evazion fiskal. Por nga ana e saj, Administrata Tatimore ka deklaruar më herët se, serveri i tatimeve është prekur gjatë kohës ku ai administrohej nga ish-qeveria demokrate dhe se aktualisht ai është mjaft i sigurt.

    (er.nu/BalkanWeb)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,306
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Komisioni hetimor për serverin e tatimeve, Gjykata Kushtetuese rrëzon Kuvendin

    PD: Kushtetuesja rrëzon dyshen Rama-Meta, kthen të drejtën e opozitës

    TIRANE - Partia Demokratike e cilëson vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për lejimin e komisionit hetimor për serverin e tatimeve, si fitore të parlamentarizmit. Në një deklaratë për median, deputeti Oerd Bylykbashi tha se kjo është shuplaka e tretë radhazi në pak kohë nga Gjykata Kushtetuese për qeverinë dhe mazhorancën.

    “Sot, Gjykata Kushtetuese publikoi vendimin e saj unanim me të cilin shpall si antikushtetues vendimin e Kuvendit për t'i mohuar opozitës të drejtën kushtetuese për hetim në skandalin e ndërhyrjes së paligjshme në serverat e tatimeve dhe vjedhjes dhe fshirjes se miliona të dhënave konfidenciale të bizneseve dhe qytetarëve të vendit. Edi Rama dhe Ilir Meta, të terrorizuar nga dalja në dritë e këtij skandali, urdhëruan bllokimin nga Kuvendi me forcën e kartonave, të hetimit të tij.
    Me këtë vendim Gjykata Kushtetuese rikonfirmoi një të drejtë kushtetuese të opozitës. Kjo është një fitore e madhe e parlamentarizmit në Shqipëri, dhe e kontrollit parlamentar mbi qeverinë, veçanërisht kontrollit nga opozita.
    Ky vendim është notë katër, dhe detyrim të përsërisë mësimin bazë të qeverisjes demokratike se Kushtetuta dhe ligji janë baza dhe kufiri i veprimtarisë së saj, pavarësisht se sa vota apo mandate ka.”- deklaroi Bylykbashi.

    Sipas deputetit demokrat, “ndërhyrja e paligjshme e njerëzve të besuar të kësaj dysheje në bazën e të dhënave të tatimpaguesve shqiptarë, kopjimi dhe zhdukja e miliona deklaratave tatimore është një skandal i paprecedent. Ky skandal jo vetëm minon integritetin dhe besueshmërinë e sistemit tatimor të shtetit, por cënon rëndë të drejtat e subjekteve, i hap rrugën njerëzve të dyshes Rama-Meta për t'i bërë presion bizneseve apo për të zhdukur detyrimet e klientëve të kësaj dysheje.”

    “Sapo të hyjë në fuqi vendimi i Gjykatës, ne do të paraqesim kërkesën e re për ngritjen e komisionit hetimor e për të analizuar në thellësi, në përputhje me Kushtetutën, këtë skandal, për të zbardhur moszbatimin e ligjit nga kjo mazhorancë, për t'i vënë fre kësaj arrogance antikushtetuese e për vënien para drejtësisë të porositësve dhe ekzekutorëve të këtij skandali. Kjo është shuplaka e tretë radhazi në pak kohë nga Gjykata Kushtetuese, për këtë qeveri dhe mazhorance që antikushtetutshmërinë e ka bërë kryefjalë të punës së tyre. Por kjo është gjithashtu një shuplakë për Kuvendin që është kthyer në një noter dhe ekzekutor kokëulur i urdhrave antikushtetues të dyshes Rama-Meta.”- përfundoi Bylykbashi.

    (er.nu/BalkanWeb)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •