Nga: Ola Mitre
TIRANE- Ēdo lloj forme reklamimi apo promocioni pėr barnat ndalohet me ligj nė vendin tonė, por duket se kjo nuk merret nė konsideratė nga mjekėt e qendrave shėndetėsore apo tė spitaleve nė vend. Vetė ata kanė marrė nė dorė promocionin e barnave dhe kjo nė njė formė shumė tė hapur. Nė fakt, reklama e tyre bėhet drejtpėrdrejt, pėrmes recetave qė lėshohen pėr pacientėt. "Gazeta Shqiptare" ka realizuar njė vėzhgim si dhe ka mundur tė sigurojė disa receta tė lėshuara nga mjekėt e institucioneve shėndetėsore publike, ndėrsa nė to shihet qartė logoja e depove farmaceutike qė veprojnė aktualisht nė vendin tonė. Nė fakt duket se kompanitė farmaceutike kanė prodhuar enkas blloqe recetash pėr t'ua vėnė nė dispozicion mjekėve, tė cilėt duket se "nuk i shqetėson" aspak fakti se nė kėtė formė janė duke mbėshtetur hapur kompaninė pėrkatėse. Ndėrkohė qė, ndodh rėndom qė edhe ilaēet e pėrshkruara nė recetė i pėrkasin po sė njėjtės kompani, e cila shfaqet nė logo. Nė fakt, pėrveē reklamimit qė i bėhet njė kompanie pėrkatėse tė caktuar, prania e kėtyre recetave nė dorėn e mjekėve ėshtė njė konfirmim i asaj qė flitet gjithmonė nėn zė e qė asnjėherė nuk ėshtė vėrtetuar nga organet kompetente: mjekėt janė tė lidhur dhe bashkėpunojnė me kompani farmaceutike nė vend. Megjithatė, nė kėto kushte, pėrgjegjėse janė pa dyshim edhe kompanitė farmaceutike, tė cilat, nė kundėrshtim me ligjin kanė fabrikuar kėto receta e mė pas ua kanė shpėrndarė mjekėve tė sektorit publik nė vend. Vetė mjekėt pohojnė se blloqet me receta i marrin nėpėr seminare tė ndryshme tė organizuara nga kėto kompani e mė pas i pėrdorin gjatė punės sė tyre.
receta nga depot
LIGJI
Ndalimi i reklamimit tė barnave pėrcaktohet nė ligjin "Pėr barnat nė Republikėn e Shqipėrisė". Nė nenin 52 tė kėtij ligji saktėsohet se lejohet reklama vetėm pėr barnat OTC (barna qė shiten pa recetėn e mjekut), ndėrsa pėr barnat e tjera bėhet promocion vetėm nė literaturė ose nė veprimtari shkencore profesionale. Po ashtu, nė nenin 53 tė ligjit thuhet se ndalohet reklama e barnave pėr efekte mjekuese, tė cilat nuk janė shpallur nė kohėn e regjistrimit, si dhe fshehja e kundėrindikimeve dhe e efekteve anėsore tė njohura. Shkelja e neneve 52 dhe 53, reklamimi i barnave jo OTC, dėnohet me 100 mijė lekė gjobė dhe, nė rast pėrsėritjeje, me heqje tė licencės. Nė kėto kushte, mbetet vetėm qė organet kompetente tė veprojnė e tė marrin masa pėr tė gjithė ata persona, qofshin mjekė apo kompani farmaceutike, tė cilėt janė duke shkelur hapur ligjin.
QUMĖSHTI
Mė herėt, Qendra pėr Mirėrritjen e Fėmijės konstatoi tė njėjtin problem me kompanitė prodhuese tė qumėshtit artificial. Sipas raportit tė Monitorimit tė Praktikave tė Tregtimit tė Zėvendėsuesve tė Qumėshtit tė Gjirit nė Shqipėri, pėr vitin 2013, "kompanitė prodhuese tė qumėshtit artificial, nė kundėrshtim me ligjin, reklamojnė produktet e tyre nėpėr institucione shėndetėsore, e shprehur kjo me shpėrndarjen e dhuratave pėr mjekėt, kampioneve falas pėr nėnat, zhvillimin e seminareve tė shpeshta pėr mjekėt, neonatologėt dhe pediatrit, marrėveshjes me maternitetet private, dhe nxitjes nė pikat e shitjes, sidomos farmacitė. Sipas raportit, kompanitė pėrpiqen tė depėrtojnė nėpėrmjet personelit shėndetėsor, i cili pėrdoret si kanal komunikimi me nėnat, pėr shpėrndarjen e kampioneve falas dhe nxitjen e shitjeve tė formulave.
Gazeta Shqiptare/
Krijoni Kontakt