Arben Idrizi
Derisa qytetarėt shqiptarė (nacionalistėt e krisur do tė thoshin: “nga tė gjitha trojet etnike”), nga i tėrė Ballkani ose nga tė gjitha vendet e botės ku jetojnė e punojnė, shkonin nė Siri pėr tė luftuar me armė nė duar, sigurisht me dėshirėn e marrė fetare a thjesht njerėzore pėr tė vrarė sa mė shumė “tė tjerė” e pėr tė shpėtuar vetė, opinioni i pėrgjithshėm ishte se megjithatė kėta shqiptarė myslimanė nuk janė as terroristė as kamikazė.
Po natyrisht ka edhe tė atillė, unė nė mesin e tyre, tė cilėt konsiderojnė se janė thjesht terroristė e kamikazė dhe tėrheqin vėrejtjen vazhdimisht pėr rrezikun qė paraqesin qoftė pėr “botėn e pafe”, qoftė pėr vetė ne shqiptarėt, tė cilėsdo fe a ateistė, nė cilindo prej vendeve tona ku jetojmė.
Bindja se njė shqiptar mysliman nuk do tė shkonte deri aty sa tė kthehet nė kamikaz nė vendin e vet, kundėr njerėzve tė vet, del tė jetė, e natyrisht ėshtė, e gabuar. Pėr njė fanatik tė cilėsdo fe, “i veti” ėshtė vetėm ai qė beson dhe praktikon saktėsisht tė njėjtėn fe. Pėr myslimanin fanatik, konkretisht vehabi, myslimani jo vehabi, i krishteri dhe ateisti ėshtė “tjetri”, prandaj i huaj, nė rrugėn e gabuar, pėr t’u kthyer nė rrugėn e duhur, e nėse jo, pėr t’u ēuar nė ajėr. Pėr njėrin si Blerim Heta, kamikazin e parė shqiptar qė njohim, i cili para pak ditėsh vrau mbi 50 veta nė njė sulm vetėvrasės nė Bagdad, tė gjithė ne “tė tjerėt” jemi tė destinuar tė pėrfundojmė nė ferrin qė na e ka pėrgatitur ai, meqė nuk jemi si ai dhe nuk duam tė jemi si ai.
Dua tė them, dje ndodhi nė Bagdad, nesėr do tė ndodhė nė Prishtinė, Tiranė, a Shkup.
***
Ka, nga ana tjetėr, njė qėndrim po aq ēmendurak qė e hasim te qytetarėt e rėndomtė, tė cilin e shprehin nė komentet e tyre nė pėrcjellje tė lajmit dhe artikujve pėrkitazi me sulmin kamikaz nė Bagdad. Njė pėrqindje e pėrbindshme e tyre e qortojnė kamikazin pse e ka bėrė sulmin nė Irak, kur fare lehtė dhe tamam mirė mund ta bėnte kėndej, kundėr serbėve (apo maqedonasve, grekėve, malazezėve). Terrorizmi shqiptar nacionalist a edhe fetar, pra, ėshtė i lejueshėm, mjafton njė adresė e duhur, nė shtėpi (nė trojet etnike), kundėr “shkive”.
Sikur na thonė, e keqja nuk ėshtė gjithmonė e keqe, duhet bėrė dallim ndaj kujt bėhet.
Dhe natyrisht, ėshtė njė pjesė tjetėr, mė e vogėl, qė pajtohet, e tumir dhe e kėrkon ende sulmin si tė tillė, atje ku ka ndodhur a kudo qė (duhet) tė ndodhė. Kur themi “njė pjesė mė e vogėl” nuk ėshtė asfarė ngushėllimi, pėrkundrazi, siē jam munduar tė them edhe herė tė tjera, pėr tė bėrė tė keqen, sidomos tė tillėn, mjafton pikėrisht ajo “pjesė mė e vogėl”. Ngase, edhe ashtu, kudo nė botė, ėshtė pikėrisht po ajo “pjesė e mė e vogėl” qė ėshtė duke e bėrė atė.
***
Nė pothuajse tė gjitha deklarimet pėr media tė familjarėve tė kamikazit gjejmė njė kėmbėngulje pėr tė vėnė nė pah bindjen se atij ia kishin shpėlarė trutė imamėt e ndryshėm ekstremistė, ligjėratat e tė cilėve i kishte ndjekur me pasion, bile edhe duke udhėtuar me kilometra larg pėr t’i arritur.
Megjithatė, shpėlarja e truve ėshtė vetėm njė nga metodat qė pėrdoren nga ideologjitė e ndryshme pėr t’i mbajtur nėn kontroll vartėsit dhe pėr ta bėrė atė qė konsiderojnė se duhet bėrė.
Tani pėr tani, e dimė e duhet ta themi kėtė, bartėsit kryesor tė kėsaj tė keqeje nė vend janė pikėrisht kėta ideologė tė shpėlarjes sė truve, imamėt ekstremistė.
***
Duke i pėrmbledhur tė gjitha kėto, ka njė gjė qė nuk arrij t’ia gjej fillin. Kamikazėt e tillė potencialė brenda vendit a janė nė fazėn kur shteti i konsideron armik, apo thjesht nė fazėn kur shteti mendon se ata janė qytetarė tė tij tė vėnė kundėr ligjit dhe rendit, tė cilėt mund t’i identifikojė, mbajė nėn kontroll dhe nė fund tamam t’i nxjerrė nga laboratori i shpėlarjes sė truve?
Nuk mė duket se zgjidhet ndonjė gjė nėse a priori konsiderohen vetėm armik (sado qė, nga ana e tyre, ata e konsiderojnė shtetin pikėrisht tė atillė dhe s’do tė kursenin asgjė, as jetėn, kundėr tij).
@express.com
Krijoni Kontakt