Nje ikone e rralle e Manastirit te Shen Ekaterines ne Sina te Egjiptit.
Ikona i perket shek. VIII, pikerisht periudhes me te erret qe kaloi ikonografia e krishtere. Origjina e ikones mendohet te jete Palestina. Ikona ka te pikturuar Jisu Krishtin me kuroren me gjemba ne kryq te vdekur. Ne ikone gjenden me mbishkrime ne greqishten e vjeter emrat e dy kusareve te kryqezuar me Krishtin sipas tradites me emrat Gestas dhe Dimas.
Ikona ka ne qender te saj ne permasa me te medha ka te pikturuar Jisu krishtin ne Kryq me syte mbyllur ne pjesen qendrore. Me pas nga permasat jane pikturuar sipas madhesise Hyjlindesja dhe Shen Joan Teologu; edhe me te vogla jane permasat e kusareve ne kryq por me duart te lidhura mbrapa. Ndersa ne fund permasa gjithnje e me te vogla i perkasin ushtareve te cilet ruanin trupin.
Lart pervec engjejve paraqitet ne te majte dielli i kuqerremte dhe ne te djathte ne pjesen e demtuar duhet te kishte qene pikturuar hena.