-
Kuvendi miraton marrëveshjen me FMN-në. Opozita: Kjo mareveshje sjell skenarin grek
Kuvendi miraton marrëveshjen me FMN-në, Rama: Jo masa shtrënguese
Pas nje debati te gjate Kuvendi miratoi ne mbremje marrëveshjen mes qeverisë dhe Fondit Monetar big_rama_parlament_lajmNdërkombëtar, qe i jep vendit 331 milionë euro kredi me interes të butë.
Marrëveshja ka kaluar në tëresi me 76 vota pro, pas një debati të gjatë mes mazhorancës dhe opozitës, që nisi gjatë paradites dhe vijoi me replika të ashpra deri në orët e mbrëmjes.
Kryeministri Edi Rama, duke folur pak orë më parë lidhur me këtë çështje, ritheksoi se nënshkrimi i marrëveshjes me FMN-në është pozitive dhe rivendos balancat financiare në vend.
“Jemi krenarë për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje. Aktualisht po punojmë për të kthyer ekuilibrin e balancave financiare dhe marrëveshja ofron garanci për rritje ekonomike”, deklaroi Rama.
Shefi i qeverisë nënvizoi se marrëveshja mund të konsiderohet jetike për ekonominë e vendit, duke pasur parasysh “humnerën financiare” ku kabineti i tij gjeti vendin pas zgjedhjeve të 23 qershorit.
“Marrëveshja u nënshkrua pasi e morëm vendin në humnerën ekonomike. E gjetëm vendin të zhytur në një mal me borxhe. Falë kësaj marrëveshjeje kemi hyrë në një fazë të re dhe ekonomia jonë do fillojë të ringrihet”, theksoi Rama.
Pasi përsëriti se marrëveshja me FMN-në nuk parashikon masa shtrënguese, rritje taksash dhe taksa të reja, shefi i ekzekutivit bëri një pasqyrim të funksionimit të administratave tatimore dhe doganore.
“Tatimet kanë mbledhur mbi 900 milionë lekë më shumë në tre muajt e parë të vitit, ndërsa në 6 muajt e qeverisjes së majtë janë mbledhur 130 milionë dollarë më shumë”, shtoi Rama.
Pas tij ka qenë i menjëhershëm reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili e quajti planin ekonomik të qeverisë Rama si një program sipas skenarit grek, që do të rrënojë sipas tij ekonominë e vendit.
MAPO
-
-
Për: Kuvendi miraton marrëveshjen me FMN-në. Opozita: Kjo mareveshje sjell skenarin g
Kuvendi miraton me 76 vota paktin me FMN, Rama: Garanton rritje, jo masa shtrënguese
TIRANE- Pas 11 orë debatesh, Parlamenti ka miratuar me 76 vota pro marrëveshjen e qeverisë me Fondin Monetar ndërkombëtar, e cila parashikon lëvrimin e një kredie të butë prej 331 milionë eurosh. Deputetët e mazhorancës, me shumicë votash, hodhën poshtë amendamentet e paraqitura nga opozita lidhur me këtë marrëveshje.
Sipas opozitës kjo marrëveshje do të kërkojë rritje të reja taksash dhe do të rëndojë mbi qytetarët. Ndërsa përfaqësues të qeverisë argumentuan se pakti me FMN-në do të sjellë një çlirim të ekonomisë dhe gjallërim të klimës së biznesit.
Seanca ne Kuvend prej orës 11:00 të paradites. Që në nisje të seancës, opozita shprehu rezervat e saj për këtë marrëveshje, dhe më pas u larguan nga salla. Deputeti Eduard Halimi tha se deputetët do ktheheshin në sallë kur të diskutohej kjo marrëveshje. Pas kthimit të opozitës në seancë pati debate të ashpra.
RAMA: KRENARË PËR MARRËVESHJEN, GARANTON RRITJE, S’KA MASA SHTRËNGUESE
Ora 18:50 - Kryeministri Edi Rama siguroi qytetarët se marrëveshja me FMN-në nuk parashikon masa shtrënguese dhe sipas tij, garanton rritje ekonomike. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, shefi i qeverisë u shpreh krenar për marrëveshjen e arritur me Fondin Monetar Ndërkombëtar.
“FMN e thirrëm ne me vetëdijen e plotë se ishte koha për t’i kthyer vendit tonë dinjitetin dhe financave tona ekuilibrin e shkatërruar thuajse plotësisht. Marrëveshja garanton rritje ekonomike, nuk bazohet na masa shtrënguese, është një marrëveshje për të cilën kemi marrë jo vetëm mbështetjen e plotë të bordit por edhe përgëzimet e të gjithë partnerëve tanë ndërkombëtarë. Marrëveshje e fshehtë, është një term shumë interesant, kur bëhet fjalë për një marrëveshje me një institucion kaq prestigjioz, dhe se si mund ta bëjë FMN një marrëveshje të fshehtë, këtë mund ta thonë vetëm ata që marrëveshjet financiare i bëjnë me Suden dhe Vehbiun”- u shpreh kryeministri.
Shefi i qeverisë theksoi se marrëveshja me FMN-në nuk parashikon rritje të faturës së energjisë elektrike për familjarët, sikundër hodhi poshtë çdo mundësi për rritje taksash apo vendosje të taksave të reja.
“Energjia, ka një propagandë shumë të madhe që do ketë rritje të faturës për familjarët. Ne ketu do jemi dhe do diskutojmë besoj në vjeshtën e ardhshme për buxhetin e ri dhe do bëjmë një analizë për vitin dhe aty pastaj le t’i ballafaqojmë faturat e energjisë. Ndryshimi midis nesh është ky, që ne mbajmë përgjegjësi për ato që themi, dhe nëse ne ndonjë rast nuk arrijmë dot të jemi aty ku themi nuk e kemi aspak të vështirë ta pranojmë. Ndërkohë që nuk ka asnjë lloj mbajtje përgjegjësie për broçkullat që thuhet sa herë mblidhet ky parlament nga ata që ishin këtu ku jemi ne sot.”- u shpreh kryeministri.
“Nuk do të ketë taksa të reja dhe as rritje taksash, në një vit kur kemi tërësisht nën kontroll të ardhurat. Kemi të ardhura mbi planin qoftë në tatime, qoftë në dogana, në një vit kur ekonomia do të performojë si një ekonomi që rifillon të rritet dhe në një vit kur ne do ti bëjmë reformat për të cilat jemi angazhuar.”- vijoi Rama.
Në lidhje me reformën e pensioneve, Rama tha: “Edhe reformën e pensioneve do ta bëjmë, është një reformë që ne nuk mundet dot të bëjmë sikur mund të presë dhe t’ja lemë në kurriz gjeneratave të tjera barrën e tmerrshme të një deficiti që sot është i papërmbajtshëm dhe që mund të jetë vrastar për ekonominë tonë”.
BERISHA-RAMËS: PO NDJEK SHEMBULLIN E PAPANDREUT ME GREQINË
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha iu kundërpërgjigj Ramës se ai po e çon vendin në krizë, siç bëri Papandreu me Greqinë. “Jemi në një seancë jashtëzakonisht të rëndësishme për qytetarët shqiptar, ku partia në pushtet e cila 8 vite është qepur ditë e natë kundër borxhit, voton sot marrjen e një borxhi me jo një apo dy, por me 21 kushte. Historiku është tërësisht skenari i Papandreut, i cili nisi në fundin e verës, u duk i qartë ku ekspert të shquar botëror i thanë kryetarit të PS se me këto që thua shanset e dështimet i ke 95%.”- tha Berisha.
Sipas Berishës, tetorin që kaloj banka dhe FMN organizuan një seminar, ku i tha tullë se nuk ke program, dhe nëse deri në dhjetor qeveria nuk e ka gati programin, problemi do denoncohet botërisht. “Historia e skenarit grek në Shqipëri është më i dhimbshëm, pasi bazohet tek iluzioni. Në të gjitha konferencat për Shqipërinë ka pasur një konfirmim unanim; Ekonomia nuk ra në recension. Në ekonomi kriza s’ka recension. Kriza është recension. Ekonomia shqiptare ishte nga ato ekonomi më të pakta që i rezistojë krizës, jo vetëm ruajti rritjen, por gjenerojë të ardhurat ndër vite. U dyshifuan të ardhurat, u ndërtuan 11 mijë km rrugë, 1300 shkolla, 720 ujësjellës-kanalizime. Mbi 400 qendra shëndetësore dhe spitale, rroga mesatare u rrit në 270-520 mijë lekë. Shqipëria ndehu krizën padyshim. Reminitancat ranë dhe u kthyen shumë emigrantë. Në vend që të kërkonit forcimin e rritjes së të ardhurave, apo të kalonit në 108 për qind zbritët pritshmëritë”-shtoj më tej Berisha në seancën plenare.
Ndonëse qeveria Rama pretendoi se do luftonte borxhin dhe varfërinë, sipas Berishës kjo gjë nuk ka ndodhur. Sipas tij, financat shqiptare u shndërrruan në piramidë të tmerrshme. “Borxhi fluturoj nga 62 në 75 për qind. Viti 2015 ose do ketë një gërshërë tek rrogat dhe pensionet ose do falimentoni për të paguar borxhin. Ju nuk e paguani dot borxhin, këto janë shenjat.”- vijoj më tej Sali Berisha.
Duke përmendur të gjitha kushtet që FMN i ka vendosur qeverisë Shqiptare, Berisha i citoj të gjitha ato duke iu drejtuar mazhorancës me pyetjen: “Pse FMN për 330 milion euro ka pranuar këto kushte?! Jua ka shkruajtur Sali Berisha këto pika apo vetë FMN?!”- tha Berisha. Berisha i argumentoj se këto kushte u vunë pasi ulur prodhimin e naftës në vend, keni detajuar 14 për qind më pak pije alkoolike, apo duhan. Etj. “Tabelat tregojnë një rënie të theksuar të depozitave. Tabelat tregojnë një rënie në muajin janar-shkurt se keni dy muaj që nuk jepni pensionet e invaliditet”- tha Berisha.
Ish-kryeministri Berisha tha se opozita është e gatshme të votojë pro marrëveshjes, në rast se mazhoranca pranon amendamentet e propozuara prej saj.
“Ju këshilloj ose të pranoni amendamente tona që i garantojë shqiptarët se nuk do të ritet mosha e pensioneve, nuk do vendoset taksë mbi rrugët, nuk do vendoset taksë mbi shitjet tokën në ndërtime, janë të gjitha në marrëveshje këto. Pranoni amendamentet tona dhe ne të votojmë kredinë. Megjithëse me zemër të thyer. Do thellohet kriza në mënyrë të jashtëzakonshme, do të godasin bizneset, fuqinë blerëse të shqiptarëve, sipas INSTAT keni rritur papunësinë në 17.7% nga 12.8% që ishte. Shqiptarët po varfërohen në mënyrë të përditshme. Kthehuni me fytyrë nga qytetarët”_ u shpreh Berisha.
VELIAJ: GROPA E PENSIONEVE, SA NDËRTIMI I RRUGËS DURRËS-KUKËS
Ora 17:30 - Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, deklaroi sot në Kuvend se reforma e pensioneve është e domosdoshme për faktin se aktualisht i merr buxhetit të shtetit 420 milionë dollarë për të subvencionuar skemën defiçitare. Sipas tij, të rinjtë duhet të kuptojnë se po nuk kontribuan sot për pensionin e tyre, sepse nuk do të ketë para për ta pasi shteti nuk mund të kontribuojë pafundësisht skemën e pensioneve.
“Shqipëria është shteti me moshën më të ulët të daljes në pension në Evropë, e nga ana tjetër, popullsia po jeton më gjatë. Sot me moshën demografike që kemi, një individ merr pension për 30 vjet dhe mjafton të ketë punuar 15 vjet gjatë jetës së tij. Kjo është logjika që na çoi në greminë. Sa për të bërë një krahasim: në skemën e pensioneve hedhim çdo vit ekuivalenten e shumës për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës. Por, sa mirë do të ishte Shqipëria sikur këto para të shkonin për ndërtimin e shkollave dhe rrugëve të reja?”, tha ministri.
Veliaj shtoi se me reformën e pensioneve do të rriten të ardhurat, kontributet do të mblidhen më mirë, si dhe do të rritet baza e atyre që kontribuojnë. Ai kujtoi se alternativa e qeverisë së mëparshme ishte të mos ua jepte për gjashtë muaj ndihmën ekonomike 108 mijë familjeve shqiptare. “Kultura e ‘hamë-pimë se faturat i paguajnë këta që vijnë pas nesh’, duhet të marrë fund”, tha ministri Veliaj.
HAXHINASTO: KREDIA ME FMN-NË SYNON PËRMIRËSIMIN E EKONOMISË SË VENDIT
Ora 16:00-Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto deklaroi sot se marrja e kedisë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar ka në thelb përmirësimin e ekonomisë së vendit.
Duke marrë fjalën në Kuvend, ku prej rreth 4 orësh po diskutohet huaja e qeverisë shqiptare akorduar nga FMN-ja, Haxhinasto vuri në dukje se ekziston një frymë e re në menaxhimin politik sa i takon qeverisjes financiare dhe zhvillimit në tërësi.
META: MARRËVESHJA ME FMN-NË SIPAS NENIT 156 TË KUSHTETUTËS
Ora 15:20-Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta sqaroi procedurën që po ndiqet sot në parlament në shqyrtimin e marrëveshjes financiare me Fondin Monetar Ndërkombëtar.
“Do ju ftoja të jemi konstruktivë lidhur me procedurën që po ndiqet. Qeveria e ka sjellë marrëveshjen referuar nenit 156 të Kushtetutës, që thotë se ‘shteti mund marrë e të garantojë hua dhe kredi financiare kur autorizohet me ligj”, iu drejtua Meta deputetëve të opozitës.
Këta të fundit më herët pretenduan marrëveshja e sjellë në Kuvend i referohet nenit 121 të Kushtetutës që flet për marrëveshjet ndërkombëtare, ndërsa kërkuan më shumë kohë në dispozicion në shqyrtimin e saj.
Në vijim të shpjegimit të tij, kryetari i Kuvendit tha se nuk është faji i ministrit të Financave që aplikimit për këtë shumë nga qeveria shqiptare FMN-ja i është përgjigjur me mirëbesim.
“Këtu më duket se kemi të bëjmë me një mënyrë të re dhe me instrumenta të reja, që nuk kanë të bëjnë me nenin 121 të Kushtetutës”, tha Meta.
Duke ftuar palët ta mbyllin debatin për këtë çështje, kryeparlamentari nënvizoi se kushdo që do të flasë në emër të grupit të PD-së për marrëveshjen me FMN-në do të diskutojë sa të dëshirojë
FMN, BERISHA-CANIT: MË KUJTOVE “NJË QYQAR ME NJË GOMAR VJEDH NJË THESAR”
Ora 14:45- Pas fjalës së ministrit të Financave, Shkëlqim Cani ka reaguar deputeti i PD, Sali Berisha i cili u shpreh se “nuk dola ti përgjigjem zotërisë por mu kujtua një frazë “Një qyqar me një gomar vjedh një thesar”.
Berisha vijoi më tej se qeveria i fsheh kushtet e marrëveshjes me FMN.
“Pastaj në fakt e kuptoj se bosi i tij përdori gjithë fjalorin e paimagjinueshëm për një zyrtar të tmerruar nga kjo marrëveshje, dhe ai natyrisht për pozicionin që ka i takon të jetë një kryehorr kurse ky është një horr i vogël. Këto desha të them për këta zotërinjtë. Të përpiqesh të fshehësh kushtet. Deklaroi se ka mbledhur 150 million, por ka mbledhur vetëm 8 milionë ...lexo me teper ne FMN, Berisha-Canit: Më kujtove “Një qyqar me një gomar vjedh një thesar”
HUAJA ME FMN, CANI: NUK KA MARRËVESHJE, NUK DO TË ULEN PAGAT DHE PENSIONET
Ora13:40- Ministri i Ekonomisë Shkëlqim Cani ka kërkuar të votohet projektligji për huanë me FMN. Ai ka theksuar se kjo hua nuk ka asnjë kusht të fshehur dhe se është bëre transparent.
“1.Nuk ka marrëveshje për këtë hua dhe kërkojmë miratimin e Kuvendit për huanë me FMN. Është në dorën tuaj të çmoni nëse doni apo nuk doni të njihni instrumente të rinj që dita-ditës dalin në skenë dhe është detyra jonë ti përdorim.
2.Nuk ka fshehtësi, ju kemi dhënë dokumente më tepër se ajo që kërkon huaja për të qenë transparent. Mos u mundoni të spekuloni dhe të terrorizoni më kot shtetasit shqiptarë se ata e kuptojnë më mirë se ne se për çfarë flitet.
3.Nuk do të rriten taksat, nuk do të ulen pagat ,nuk do të ulen pensionet në të kundërt që nga një janari 2014 secili shqiptar ka futur shtesë në pagën e tyre.
4. Kushtet e huasë nuk janë më të mira, por janë shumë herë më të mira nga kushtet e huasë që ju keni marrë, janë 7 herë më të mira nga kushtet e huasë që ju keni marrë. Quhen ekstremisht më të mira.
5.Borxhet tuaja të fshehura kriminalisht do të paguhen. Janë paguar 120 milionë dollar borxhe deri tani.
6. Do merret me këtë hua në 36 muaj në 9 këste 330 milionë euro, por kjo paketë shoqërohet dhe me një tjetër paketë me hua nga Banka bBtërore dhe një grant nga BE dhe siç jemi shprehur për tyre vite bëhet fjalë për 1 miliardë euro por ne nuk e bazojmë ekonominë e vendit vetëm tek huaja siç bënit ju por te ekonomia shqiptare që duam ta ringrejmë.
7. Qeveria nuk është e vërtetë që ka dështuar në mbledhjen e të ardhurave. Si të doni ju jap shifra për tre mujorin apo 6 mujorin. Ne kemi realizuar në 6 muaj të kohës së qeverisjes 150 milion dollarë më shumë se ju në kohën përkatëse. Gjejeni veten ku jeni.
Sot, në emër të qeverisë paraqes në Kuvend për miratim projektligjin për huanë 330 milionë euro për mbështetje buxhetore. Është një hua e veçantë nuk ka marrëveshje, nuk bazohet në një marrëveshje paraprake me FMN dhe për pasojë termat e kësaj huaje janë shumë herë më të mira se ato që jeni mësuar të merrni deri tani. Shqipëria është drejt një rruge të mbarë drejt një marrëveshje për të marrë hua nga Banka Botërore.
Opozita do të shesë sapunin për djathë, po nuk e ha kush. Unë ju kujtoj që zoti Berisha akuzoi FMN si dëshmitar i rremë në fillimet e veta të kësaj pune por shpejt u zbut si qen i rrahur nuk dihet kush ja tërhoqi veshin.
As më shumë as më pak ,por një inat i pakuptimtë për atë që ne me shumë sukses po realizojmë marrjen e një huaje që ju do të kishit dëshiruar ta merrnit, por që nuk mundët se nuk plotësonit asnjë kusht. Akordimi i kësaj huaje nga FMN është më shumë siguri për biznesin dhe qytetarin.
Përse erdhëm tek huaja sepse ritmet e rritjes ekonomike ranë në mënyrë drastike. Në vitin 2013 tempi i rritjes ekonomike është 0,6% ose 10 herë më pak nga çishte mësuar ekonomia shqiptare. Qeveria e ikur krijoi 720 milionë dollarë borxhe të prapambetura.”
KUSHTET E HUASË, CANI: NUK KA ASNJË KUSHT TË FSHEHUR MOS TERRORRIZONI SHQIPTARET
Është një hua që ka interes bazë 1,13 % në vit dhe po ti shtohen dhe kostot shtesë në tërësi nuk shkon më shumë se 2% në vit 7 herë më pak nga kredia sindikaliste që keni marrë ju. Në rrugë të gabuar për borxhe të përdorura dhe keq përdoruar ju keni marrë një kredi me shkelje me kosto 7-fishin e kësaj që po marrim ne.
Kushti i vetëm është që qeveria shqiptare të jetë serioze dhe transparente . Asnjë kusht siç shpihni siç mashtroni për të terrorizuar shqiptarët. Asnjë kusht tjetër nuk është. S’bën gjë tjetër veçse ndihmojnë në stabilitetin dhe rimëkëmbjen e financave shqiptare.
Çfarë është e fshehtë. Në cilin vend të rruzullit botohen minutat për kushtet e huasë? Nuk botohen askund sot i keni të gjitha. Keni kushte e huasë dhe dokumente shtesë për të qenë transparentë. Në dokumentet që janë publikuar nga qeveria dhe FMN tregohet qartë përballja me secilën problematikë dhe mënyra e zgjidhjes.
Këtu do jemi, ne do të sjellim për rishqyrtim buxhetin për rritje të të ardhurave dhe shpenzimeve në favor të publikut.
Ministri Cani ka akuzuar ish ministrin e financave Ridvan Bode se e la buxhetin zero dhe theksoi se rastet e shkeljeve janë çuar në prokurori.
“E dyta herë që për mënyrë të pa turpshme e lë thesarin shtetit me zero të ardhura. Brenda disa muajve zgjidhëm lidhjet kriminale për të futur paratë në xhep. Jo vetëm që nuk e kemi mbajtur sekret, por ua kemi publikuar. 97 raste janë në prokurori.
Ju e humbët çdo besim qeverisje. Bën gabim që i hoqën ato kompjutera se fshiheshit pas tyre.
Berisha dhe Bode ne kemi një dallim bashkë. Unë nuk gënjej dhe nuk fsheh realitetin. Ju i dërrmuat financat shqiptare. Latë një thesar borxh me 100 milionë euro, keni lënë një borxh të fshehur prej 720 milionë dollarësh dhe shitët çfarë mundët.
Keni një muaj rresht që përsërisni atë që shihni nëpër ëndrra natën. Sa të ecim para aq edhe zararet tuaja ti nxjerrim në dritë. ju nuk e besoni dhe i thoni njëri-tjetrit se, si është e mundur që kjo qeveri të arrijë këto marrëveshje. Si fjalë të fundit unë ju them: Drejtësia vonon pak, por nuk harron, prandaj secilit do ja japë vendin që meriton se këtë detyrë kemi ne.”
BREGU: TREGONI SA DO IU KUSHTOJË SHQIPTARËVE KJO MARRËVESHJE
"Sot ne miratojmë një marrëveshje, një borxh një hua, me 330 milionë euro tia kthejë me përqindje të caktuar këtë borxh FMN. E keni miratuar pa u konsultuar. A kemi, a nuk kemi të drejtë ne ta ratifikojmë sot apo jo? Lerini fjalët e mos bëni lojëra fjalësh dhe marrëshjet bëhen në Kuvend. Pra është e kotë që bëni lojë fjalësh, ju sugjeroj z kryetar i seancës, sa kohë që iu lanë në krye të atij podiumi ju lanë të bëheni qesharak, më falni që e përdoro këtë shprehje, qesharak për të thënë është ratifikim apo jo, është miratim apo nuk është miratim. Po fshihni transparencën me qytetarët. Ndaj lerini fjalët, dilni për zot angazhimeve që po bëni dhe sa do iu kushtojë qytetarëve kjo marrëveshje".
POLLO: PO SHKELET KUSHTETUTA
Ora 13:35-“Po shkelni Kushtetutën qoftë me minutazhin që i jepni opozitës, qoftë me marrëveshjen që keni bërë”.
MEDIU:DUAM 20 MINUTA SECILI DEBAT
Ora 13:30-“Duam 20 minuta të diskutojmë cdo lloj shkelje është jo tendencë për të dëgjuar zërin e opozitës ndaj ju kërkoj të zbatohet rregullorja e Shqipërisë, Kushtetuta”.
RINIS SEANCA, HALIMI: MOS NA LIMITOHET KOHA PËR TË FOLUR
Ora 13:25-Rinis seanca parlamentare ku Eduart Halimi ka kërkuar që opozitës ti jepet koha për diskutim.
“Z kryetar, mos na limito kohë, kërkohet respektimi i rregullores i kushtetutës. Do flasim gjatë dhe mos u shqetësoni sepse bëhet fjalë për një marrëveshje”.
HALIMI BLLOKON PODIUMIN E KUVENDIT, S’LË CANIN TË FLASË, KËRKOHEN 10 MINUTA PUSHIM
Ora-13:05- Debat mes Deputetit të Partisë Demokratike Eduard Halimi dhe nënkryetarit të Kuvendit Dule. Halimi ka kërkuar të vijojë të flasë në podiumin e Kuvendit dhe nuk ka pranuar të lejojë ministrin Cani të marrë fjalën. Kjo ka krijuar tension në sallë çka ka bërë që nënkryetari Dule të kërkojë 10 minuta pushin deri sa situata të qetësohet.
“Largohuni nga podiumi i Kuvendit. Podiumi jepet nuk zaptohet. Hiqni dorë nga politika e zaptimit. Kërkoni artificialisht të tensiononi zhvillimin e seancës.”- u shpreh Dule.
REPLIKA BALLA-TOPALLI-DULE
Ora 12:40-Balla: Nuk ndajnë dot termin nga miratim në ratifikim. Ne nuk ratifikojmë marrëveshjen dhe miratimi i një ligji.
Nuk ka të drejtë që ish kryetarja e Parlamentit ti thotë spikerit të parlamentit me fjalën ‘injorant’, të të vijë turp moj zonjë që ke qenë dhe kryetare parlamenti. Duhet ndëshkuar!
Topalli: Nuk u kthej fjalën atyre që marrin fjalën për të sharë e për të fyer. Unë e marr fjalën mbi një eksperiencë timen mbi të cilën është bazuar në rregullore. Të respektojë ato që janë miratuar nga populli dhe nga Kuvendi në këto 23 vite dhe për këtë kemi të bëjmë në një marrëveshje
Të veprojmë sic ka ndodhur në 23 vite në parlament.
nuk dua tju këshilloj as tju sugjeroj si kryesues i Kuvendit lexoni ksuhtetutën dhe rregulorem nqs gjeni një nen apo një pikë, unë ju kërkoj ndjesë, por më gjeni një referencë kushtetuese apo ligjore. Ky është rregulli. Kjo është kushtetuta dhe ju keni për detyrë ta zbatoni.
Dule: Sigurisht kemi konflikt interesi për të thënë se kur është drejtuar më mirë parlamenti në legjislacionin e kaluar apo tani. Nqs doni ta dini si ka funksionuar më parë, lexo raportin e ndërkombëtareve ku ta kanë sqaruar.
SHEFEREDIN SHEHU: NUK U KONSULTUAT ME ASKËND, E BËTË FSHEHUR
Ora 12:30-Në replikë me të deputeti demokrat, Sherefedin Shehu, deklaroi se marrëveshja me FMN është nënshkruar në mungesë transparence, pa u konsultuar me askënd, as me grupe interesi dhe as me institucionet. Ai theksoi se marrëveshja e përgatitur në fshehtësi bie në kurriz të qytetarëve, duke shtuar taksat dhe detyrimet. Deputeti demokrat bëri me dije se nëpërmjet kësaj marrëveshje rritet çmimi i energjisë. Po ashtu, sipas tij nëpërmjet marrëveshjes bëhet izolim fiskal i qytetarëve, pasi do të ketë taksa edhe për udhëtimet e tyre, si dhe bllokohet rritja e pagave dhe pensioneve, duke cilësuar si gjënë më të keqe të saj rritjen e moshës së pensioneve. Ndër të tjera Shehu bëri me dije se synimi i marrëveshjes ishte shlyerja e borxheve, por deklaroi se nëpërmjet saj borxhet gangrenizohen.
“Kjo marrëveshje është përgatitur në terr, po tregoheni edhe injorante në fushën e jurisprudencës, se në atë ligjin që keni sjellë thoni që miratohet marrëveshja sipas anekseve bashkëngjitur. Qytetarët kanë mundësinë të njihen në një marrëveshje të bërë në fshehtësi, në terr, por edhe të debatuar nga pikëpamja teknike se si do paraqitej apo duhet të paraqitej në Kuvend”- tha Shehu.
ANGJELI: MARRËVESHJA RËNDËSI PËR EKONOMINË
Ora 12:25-Gjatë diskutimit në Kuvend lidhur me miratimin e huasë me Fondin Monetar Ndërkombëtar, deputeti socialist Anastas Angjeli deklaroi se miratimi i kësaj marrëveshje ka rëndësi të madhe për ekonominë. Duke theksuar se marrëveshja është bërë në transparencë të plotë, ai shtoi se nëpërmjet saj ofrohet garanci për zhvillimin ekonomik dhe rimëkëmbjen.
NIS DISKUTIMI PER FMN, OPOZITA RIKTHEHET NE KUVEND
ORA 12:20- Opozita eshte rikthyer ne seance, ashtu si kishin njoftuar sapo te niste diskutimi i pikes se rendit te dites qe ka te beje me marreveshjen e qeverise me FMN-ne.
Balkanweb
-
-
Për: Kuvendi miraton marrëveshjen me FMN-në. Opozita: Kjo mareveshje sjell skenarin g
FMN, Berisha-Canit: Më kujtove “Një qyqar me një gomar vjedh një thesar”
TIRANË-Marrëveshja e qeverisë me FMN sot në seancën e parlamentit ka ngjallur debate të shumta mes pozitës dhe opozitës. Pas fjalës së ministrit të Financave, Shkëlqim Cani ka reaguar deputeti i PD, Sali Berisha i cili u shpreh se “nuk dola ti përgjigjem zotërisë por mu kujtua një frazë “Një qyqar me një gomar vjedh një thesar”.
Berisha vijoi më tej se qeveria i fsheh kushtet e marrëveshjes me FMN.
“Pastaj në fakt e kuptoj se bosi i tij përdori gjithë fjalorin e pa imagjinueshëm për një zyrtar të tmerruar nga kjo marrëveshje, dhe ai natyrisht për pozicionin që ka i takon të jetë një kryehorr kurse ky është një horr i vogël. Këto desha të them për këta zotërinjtë. Të përpiqesh të fshehësh kushtet. Deklaroi se ka mbledhur 150 milion por ka mbledhur vetëm 8 milionë. Po informoj shqiptarët se për të njëjtën periudhe kanë paguar 32 milionë më pak tvsh. Qeveria që shkoi u ka paguar bizneseve 140 milion dollarë më shumë”.
Duhet të kesh zbrazëtinë morale të tyre që të përpiqesh të fshehësh me sharje ordineri kushtet e rënda, rezultat total i mosbesimit të Fondit për realizimit tuaj. Këtë rrukullisje do ta kompesoni me rritjen e 12 taksave, kujtoni se do tallni shqiptarët, ky është cinizmi më ekstrem, për cdo biletë udhëtimi, që rrisni me 50 % taksën për makinat e përdorura, do i zgjasni pensionin në 67 vite.
Kurse ministri i Financave Cani në fillim të fjalës u shpreh se “me deklaratat që bën, opozita do të shesë sapunin për djathë po nuk e ha kush. Unë ju kujtoj që zoti Berisha akuzoi FMN si dëshmitar i rremë në fillimet e veta të kësaj pune, por shpejt u zbut si qen i rrahur nuk dihet kush ja tërhoqi veshin”.
(d.b/BalkanWeb)
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt