Policia e Italisë ka arrestuar sot dy shqiptarë, pasi akuzohen për trafik lëndësh narkotike. Falë një operacioni të gjatë të realizuar nga Policia e Breshias dhe me ndihmën e forcave të Guardia di Finanzias janë sekuestruar 52 kilogramë kokainë, e cila mendohet se është trafikuar nga shqiptarët me kamion nga Holanda.
Identiteti i shqiptarëve të arrestuar nuk bëhet me dije për arsye hetimi, pasi dyshohet se pas tyre përfshihen edhe persona të tjerë, të cilët merren me trafikimin e lëndëve narkotike. Sipas Policisë Italiane, kokaina e sekuestruar ishte destinuar për shitje në tregun italian, dhe kap vlerën e 10 milionë eurove.
Dy shqiptarët e arrestuar ndodhen në Burgun e Breshias, ku pritet të jepet edhe gjykimi në ditët në vijim.
/Shekulli Online/ E.B./
Krijoni Kontakt