Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 56
  1. #21
    ......... Dukat ......... Maska e G.S.Vangjeli
    Anëtarësuar
    14-04-2010
    Vendndodhja
    Athinë, Greqi
    Postime
    356

    Për: Tahiri: Do shmangim korrupsionin, kamera në rrobat e policëve

    Fatkeqësisht është një ide që duket e keqe por e domosdoshme.
    Gjithmonë jap atë që më japin të tjerët

  2. #22
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Tahiri: Do shmangim korrupsionin, kamera në rrobat e policëve

    Citim Postuar më parë nga G.S.Vangjeli Lexo Postimin
    Fatkeqësisht është një ide që duket e keqe por e domosdoshme.
    Çfarë ka të keqe në këtë mes unë akoma nuk e kam kuptuar ?!!

    Kamerat janë mjetet më të domosdoshme jo vetem te një shoqëri si kjo e jona por edhe në ato vënde ku morali dhe vlerat njerzore nuk kanë të krahasuar me të tonat !! Në ç'do vënd perendimorë gjen kamera në ç'do institucion, supermarkata apo botique, në makina policie, spitale e zjarrfikse, në rrugë dhe lulishte. Kjo shërben që edhe nëse dikujt i vjen një ide e keqe në mëndje, sapo të shohë kamerat do të ndryshojë mendim pasi e di që po vëshgohet dhe pasojat dihen... e ka vëndin atje ku e ha bukën qyl !!
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Tahiri: Do shmangim korrupsionin, kamera në rrobat e policëve

    Ne shqiperi eshte e nevojshme se korrupsioni eshte ne max. Jashte ke frike ti afrosh policit leke.
    Kamerat po behen pjese e jetes sone se perditshme. Kamera kudo; pune, dyqane, rruge, etj. Kudo rrethuar nga kamerat . Makinat e reja qe do dalin ne qarkullim do jene te pajisura me kamera mbrapa. Cdo gje behet per te ndihmuar, por njejohesisht cenon dhe privacine e jetes se tjetrit.
    Feelings change - memories don't.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Tahiri: Do shmangim korrupsionin, kamera në rrobat e policëve

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Çfarë ka të keqe në këtë mes unë akoma nuk e kam kuptuar ?!!

    Kamerat janë mjetet më të domosdoshme jo vetem te një shoqëri si kjo e jona por edhe në ato vënde ku morali dhe vlerat njerzore nuk kanë të krahasuar me të tonat !! Në ç'do vënd perendimorë gjen kamera në ç'do institucion, supermarkata apo botique, në makina policie, spitale e zjarrfikse, në rrugë dhe lulishte. Kjo shërben që edhe nëse dikujt i vjen një ide e keqe në mëndje, sapo të shohë kamerat do të ndryshojë mendim pasi e di që po vëshgohet dhe pasojat dihen... e ka vëndin atje ku e ha bukën qyl !!
    Kjo qe thua ti eshte e pasakte resp. s'ka lidhje me kamerat permanente ne uniformat e policise...
    Lere me me perdorimin e te njejtave per "shmangjen e korrupsionit", sic kerkohej nga Ministri i Brendshem i Shqiperise.

    Institucionet dhe organet shteterore nuk jane te barabarta me "supermarketa, botique etj", keshtu qe eshte e palejuar te futen ne nje kategori.
    Nga pronari i supermarketit askush nuk mund te ndalohet ne cdo rruge, ne cdo kohe dhe parimisht ne cdo rrethane dhe te fotografohet pa deshirene tij, nga polici me "body-cam"po. Ky eshte vetem nje nga dallimet e shumta.
    Ceshtja problematike nuk eshte kamera si e tille, por arsya, vendi, rrethant dhe menyra e perdorimit dhe shfrytezimit te materialit. Policia patjeter mund te kete kamera dhe te perdor ate ne cdo rast ku eshte e nevojshme dhe e pranueshme, proporcionalisht me rrethanat konkrete dhe ne barazpeshe te duhur ne mes te nevojes se shtetit per mbrojtje dhe siguri dhe nevojes se qytetareve per liri dhe privatesi te mjaftueshme. Nuk mund te flitet per liri dhe privatesi te mjaftueshme, madje as per siguri, nese qytetari ndodhet nen vezhgimin permanent nga shteti apo organet shteterore. Perdorimi i kameras ne vende te caktuara, ne raste dhe rrethana specifike, nuk eshte i barabarte me perdorimin e kameras pa asnje limit, ne cdo vend, ne cdo rrethane dhe ne cdo kohe.

    Dhe, nese Ministri vertete do te deshironte "shmangjen e korrupsionit", sic pretendon, atehere ai ne radhe te pare do te duhej te kerkonte body-cams per njerez te politikes (lokale dhe qendrore) te cilet 24 ore ne dite, brenda dhe jashte orarit te punes, kryejne veprat me te renda korruptive qe ndodhin ne vend, jo vezhgimin permanent te qytetareve te rendomte nga policia. Ministri vete do te duhej te pajisej me nje body-cam permanent, pasi qe edhe ai eshte pjese e institucionit apo organit shteteror, i cili mund te korruptohet ose te korruptoje. Vete kjo "ide" e Ministrit ka mundesi te jete produkt i ndonje planifikimi per tendere korruptive!?

    Ketu nuk eshte ne pyetja fare luftimi apo "shmangja" e korrupsionit, pasi qe korrupsioni kryesor nuk ndodhe ne mes te policeve dhe qytetareve, por kontrollimi i qytetareve dhe policeve permes policeve nga shteti resp. nga pushteti...
    Sidoqofte, shteti i Enver Hoxhes e ka vertetuar se njerezit (shqiptaret) nuk emancipohen dhe edukohen ne menyre te duhur permes vezhgimit permanet dhe dhunes. Keshtu qe as body-cams te Ministrit Tahiri nuk do te kishin nje efekt tjeter apo me te mire.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 06-04-2014 më 11:07

  5. #25
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Tahiri: Do shmangim korrupsionin, kamera në rrobat e policëve

    Futja kot !!

    Made in benseven_11
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  6. #26
    ......... Dukat ......... Maska e G.S.Vangjeli
    Anëtarësuar
    14-04-2010
    Vendndodhja
    Athinë, Greqi
    Postime
    356

    Për: Tahiri: Do shmangim korrupsionin, kamera në rrobat e policëve

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Çfarë ka të keqe në këtë mes unë akoma nuk e kam kuptuar ?!!

    Kamerat janë mjetet më të domosdoshme jo vetem te një shoqëri si kjo e jona por edhe në ato vënde ku morali dhe vlerat njerzore nuk kanë të krahasuar me të tonat !! Në ç'do vënd perendimorë gjen kamera në ç'do institucion, supermarkata apo botique, në makina policie, spitale e zjarrfikse, në rrugë dhe lulishte. Kjo shërben që edhe nëse dikujt i vjen një ide e keqe në mëndje, sapo të shohë kamerat do të ndryshojë mendim pasi e di që po vëshgohet dhe pasojat dihen... e ka vëndin atje ku e ha bukën qyl !!
    E keqja nuk ekziston në luftën kundër korrupsionit . Bashkë me luftën kundër korrupsionit shkelen njëkohësisht edhe të drejta themelore të njeriut. Humbet në një masë një të drejtë bazë të njeriut: Lirinë. Bashkë me korrupsionin edhe shkeljet e ligjit kamerat do regjistrojnë edhe momente private të zakonshme të njerzve. Lëvizjet e tyre të lira, ndoshta zakone të qytetarëve të thjeshtë për oraret e tyre të lëvizjeve edhe të tjera si psh: kur je duke shkuar diku me të dashurën tënde(të paligjshme hahaha) e të ka rregjistruar kamera e policit pa dijeninë tënde . Ky rregjistrim mund të shfaqet për ndonjë arsye në internet , media, lajme etjj.

    Që e kanë bërë praktikë edhe USA e shtete të tjera nuk do të thotë që mbrohen të drejtat e njeriut. Në Rusi janë të detyruara të gjitha makinat të jenë pajisura me kamera, të gjithë autobusët edhe kamionët edhe me kamera edhe me GPS. Mendo sikut të punoje në një kamion të tillë... as pët të bërë ujin e hollë nuk do mundeshe... je i vëzhguar.

    Më duket se bëjmë mbas tek e drejta e privatësisë së njeriu edhe të Lirisët!!
    Gjithmonë jap atë që më japin të tjerët

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Tahiri: Do shmangim korrupsionin, kamera në rrobat e policëve

    Keto kamera duhet te jene te lidhura me sinjalin e makines. Vetem kur ndizet sirena, dritat e makines te aktivizohet. Si kamera e makines se policise qe aktivizohet vetem kur ndizet sirena. Nuk ka pse rri e ndezur 24 ore. Nuk e di a eshte e mundur dicka e tille, por keshtu duhet te jete.
    Feelings change - memories don't.

  8. #28
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Për: Tahiri: Do shmangim korrupsionin, kamera në rrobat e policëve

    Problemi kryesor eshte rrespektimi dhe vejna ne jete e ligjit.Te beje cfare te doje ministri Tahiri apo kush do qoft rezultati eshte barabart me zero sepse nuk zbatohet ligji.Dhe kjo iniciativ mua me duket sikur ta hedhesh faren ne token shterp .

    Jan gjithe ato ligje ne Shqiperi...qe te do zemra ti lexosh,por asnjeher nuk doli asnje zemer ti fut ne jete ato :-D

    Korrupsioni denohet me ligj,sa raste jan ne Shqiperi qe shteti mori masat e duhura dhe zbatoj ligjin kunder ketij kanceri qe ta bind popullin e vete se egziston vullneti dhe deshira e shtetit Shqiptar ta luftoj korrupsionin?
    Tani se kuptoj pse duhet populli Shqiptar te besoj se keto kamera do sherbejn ne shmangjen e Korrupsionit?Edhe sikur keto kamera te benin punen e vete,jan organet e drejtesis ne fund qe vendosin,ku pikerisht aty edhe eshte ngerci...per mua eshte absurde te 'mundohesh' ta luftosh korrupsionin nga posht,korrupsioni luftohet nga lart fillimisht.

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar zANë për postimin:

    Xhuxhumaku (06-04-2014)

  10. #29
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Tahiri: Do shmangim korrupsionin, kamera në rrobat e policëve

    Zana puna eshte se zbatimin e ligjit populli yne i dashur e merr per shkelje te drejtave. Shiko ne forum si shtremberojne turinjte kundrejt cdo nisme qe merr policia.
    Feelings change - memories don't.

  11. #30
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Tahiri: Do shmangim korrupsionin, kamera në rrobat e policëve

    Citim Postuar më parë nga G.S.Vangjeli Lexo Postimin
    ..l
    Që e kanë bërë praktikë edhe USA e shtete të tjera nuk do të thotë që mbrohen të drejtat e njeriut. ...
    Nuk ka nje praktike te tille "ne SHBA dhe shtete tjera..."
    Ne asnje shtet demokratik dhe ligjor nuk ka dhe nuk mund te kete parktika te tilla.
    Keqintrepretimet e praktikave te caktuara si te njejta apo edhe tejkalimet dhe shkeljet ligjore qe ndodhin edhe "ne SHBA dhe shtete tjera", jane ceshtje tjeter.

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •