Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 32
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Kosovë: Zgjedhjet lokale, kandidati i Vetevendosjes fiton në Prishtinë

    LDK kryeson Prishtinën, pretendon Kosovën

    Siç me gjasë pritej se do të bënin të gjithë, kryetari i të ashtuquajturës Partia e Fortë, e futur në zgjedhjet lokale të Kosovës vetëm për të ironizuar sistemin, shpalli i pari fitoren në Prishtinë. Por ndërsa “Kryetari Lexhendar” e bën këtë me ironi, drejtuesit e partive kryesore në vend shpejtuan të shpallnin fitore në zgjedhjet lokale, që u zhvillua dje të qeta në të gjithë vendin, përjashto komunat serbe në Veri ku banda të maskuara ndërhynë në qendra të votimit duke i shkatërruar ato. Rezultatet paraprake ndërkohë tregojnë për supriza në zgjedhje. Prishtina duket se do të kalojë në balotazh dhe kryetari aktual njëkohësisht kreu i LDK Isa Mustafa do të përballet në balotazh me rivalin më të afërt që është Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes, duke spostuar Agim Çekun, kandidatin e PDK-së të tretin në rradhë. Nga ana tjetër zgjedhjet në Veri dështuan sërish. Lista serbe kërkoi që ato të mos njiheshin dhe anulloheshin, ndërsa ende nuk dihet çfarë vendimi do të merret.

    Fitore

    Por përtej këtyre rezultateve forcat politike shpallën thuajse të gjitha fitore në zgjedhje.

    PDK (Partia Demokratike e Kosovës) e kryeministrit Hashim Thaçi shpalli “fitore bindëse” përmes zëdhënësit saj, duke theksuar rritje në të gjitha komunat dhe shtuar se për Prishtinën do të kishte një balotazh. Isa Mustafa i LDK, njëkohësisht kryekomunar i Prishtinës, shpalli po ashtu fitoren në mbarë vendin dhe njoftoi se partia e tij ishte kthyer si forcë e parë në vend duke fituar disa komuna pa balotazh. Vetëvendosje, AKR dhe AAk, po ashtu kanë folur për fitore ndërsa sipas rezultateve të para kandidatët e këtyre partive udhëhiqnin në disa qytete ose pritet të jenë në balotazh. Rezultatet jo zyrtare në Kosovë shohin një spostim të PDK-së qeverisëse në parti të tretë në kryeqytet ku pritet një balotazh mes kreut të LDK-së Isa Mustafa dhe kandidatit të Vetëvendosjes Shpend Ahmeti. Ndërkohë garat janë të hapura edhe në qytetet e tjera të mëdha. PDK kryeson në Prizren, Mimoza Kusari Lila e AKR udhëheq në Gjakovë, ndërsa kandidatët e LDK në Gjilan dhe Pejë. Ajo që bie në sy në pjesën më të madhe të komunve pavarësisht shpalljes së fitores, është fakti se vetëm një pakicë e kandidatëve po e sigurojnë atë pa balotazh.

    Pjesëmarrja

    Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka bërë të ditur se pjesëmarrja në votimet për pushtetin komunal ka arritur në 45.79 për qind, duke mos i llogaritur katër komunat në veri të Kosovës. Në këtë për qindje është llogaritur pjesëmarrja në këto komuna deri në orën 15:00. KQZ ka kërkuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë të ndihmojë në bartjen e materialit zgjedhor nga komunat në veri të Kosovës, në qendrën e numërimit. Kjo situatë vjen si pasojë e sulmeve që kanë ndodhur në disa qendra votimi në veri të vendit, kryesisht në veri të qytetit të Mitrovicës. Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Florian Dushi ka thënë se “banda serbe në veri në mënyrë të organizuar, në disa raste të maskuara e të tjera të pamaskuara janë futur nëpër qendra të votimit në veri për të shkatërruar materialet zgjedhore”. Sipas Dushit, kishte raste kur materiali zgjedhor ishte shkatërruar, por edhe kur kishte shpëtuar dhe është kthyer në vendin përkatës.

    Ndërhyrja

    Zëvendëskryeministri i Serbisë kërkoi leje të çuditshme dje pasdite duke premtuar se do të kthente në 45 minuta qetësinë në Veri të Kosovës nëse lejohej që të ndërhynte pas sulmeve në disa qendra votimi nga radikalë serbë që tentuan të prishnin votimin. Më herët gjatë gjithë ditës grupe radikalësh frikësuan zgjedhës dhe votues të mundshëm duke mos i lejuar të shkojnë në qendra votimi. Mediat në Kosovë raportojnë për dështim të votimeve në Veri. Ndërkohë në përgjigje të Zëvendëskryeministrit të Serbisë, homologi i Kosovë cilësoi se çdo tentativë e tillë do të quhej prekje e sovranitetit, ndërsa deklaroi se policia dhe forcat e NATO-s e EULEX e kishin nën kontrol situatën në komunat em shumicë serbe në Veri të vendit. Përkundër kësaj serbët në disa komuna në Jug të vendit kanë dalë masivisht në zgjedhje, madje më shumë se sa shqiptarët. Vëzhguesit i kanë cilësuar zgjedhjet të mira dhe demokratike, duke mos llagaritur Veriun e vendit ku mesa duket procesi ka dështuar. Sipas Evropa e Lirë, Botasot dhe Express

    MAPO

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kosovë: Zgjedhjet lokale, LDK fiton bindshëm në Prishtinë

    Zgjedhjet, VV-LDK në balotazh për Prishtinën

    Deri tani, kur janë numëruar mbi 93% e kutive të votimit për komunën e Prishtinës, në krye me më shumë vota qëndron Isa Mustafa. Kreu i LDK-së, ka marrë 43.1% të votave.

    Në vend të dytë vjen kandidati i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti me 31.4% të numrit të votave (diferenca në vota është rreth 9 mijë vota). Sipas të gjitha gjasave këta dy kandidatë do të shkojnë në balotazh për të zgjedhur kreun e ri të kryeqytetit të Kosovës.

    Kandidati i PDK-së së, Hashim Thaçit, ish-kryeministri Agim Çeku ka marrë vetëm 10.8% të votave.

    Rezultatet për partitë tjera janë: Sali Salihu 0.25%, Besnik Tahiri 4,34%, Korab Sejdiu 6,42%, Visar Arifaj 1.55% dhe Valon Murati 1.74%.

    Deri më tani janë numëruar 2219 kuti votimi, nga 2366 sa janë gjithsej.


    Shekulli

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kosovë: Zgjedhjet lokale, LDK fiton bindshëm në Prishtinë



    Fakte tronditëse, funksionet politike të Isa Mustafës gjatë okupimit serb

    Publikuar: E premte 29 Nëntore 2013, 10:03
    Kush ishte Isa Mustafa gjatë viteve 1981-1990?

    Isa Mustafa për katër vjet rresht (1984-1988) si kryetar i Këshillit Ekzekutiv të kryeqytetit të Kosovës - Prishtinës (ku përfshiheshin edhe komunat: Fushë-Kosovë, Obiliq dhe Novobërdë) dhe njëkohësisht të qenit “drejtor i Entit për Plan dhe Zhvillim të Kosovës” ka qenë njeriu më i pushtetshëm i regjimi komunist

    Pas demonstratave të 11 e 26 marsit dhe të 1 e 2 prillit 1981, regjimi komunist gjatë verës së atij viti ndërmori një sërë masash ideo-politike, të cilat kulmuan me „Platformën politike të KQ të LKJ-së për Kosovën“, të miratuar më 17 nëntor 1981 në mbledhjen e XXII-të të KQ të LKJ-së në Beograd. Në zbatim të kësaj PLATFORME, strukturat pushtetore partiake dhe ato gjyqësore në Kosovë, në bashkëpunim edhe me UDB-në, nisën një fushatë të gjerë arrestimesh e burgosjesh ndaj organizatorëve të demonstratave si dhe në të njëjtën kohë intensifikuan diferencimin ideo-politik brenda radhëve të pushtetit, nëpër organizata punuese dhe në të gjitha institucionet tjera publike e me theks të veçantë në institucionet shkencore-akademike të Kosovës, siç ishin: Instituti Albanologjik, ai i Historisë dhe mbi të gjitha Universiteti i Prishtinës, i cili u cilësua si “Bastion i nacionalizmit dhe separatizmit shqiptar”. Për t’i realizuar masat, që dolën nga “Platforma…” e KQ të LKJ-së, regjimi gjatë viteve 1981-1990 në vendet udhëheqëse i emëroi ato kuadro politike, që ishin dëshmuar në çdo situatë të zellshëm dhe besnik në luftimin dhe çrrënjosjen e “nacionalizimit dhe seperatizmit shqiptar”! Dhe, njëri nga ata besnikët e këtij regjimi ishte pa dyshim komunisti i devotshëm, Isa Mustafa (tani kryetar i komunës së Prishtinës dhe i Lidhjes Demokratike të Kosovës.)

    Në biografinë e shkurtër të Isa Mustafës, të botuar në portalin e Komunës së Prishtinës, thuhet se Isa Mustafa ”ekspertizën profesionale e filloi nga viti 1974, si pedagog në Universitetin e Prishtinës, ndërkohë ka qenë edhe kryetar i Qeverisë Komunale të Prishtinës (1984-1988) dhe “drejtor i Entit për Plan dhe Zhvillim të Kosovës”…

    Por, si duket, shoku Isa Mustafa e paska harruar se ka qenë edhe “sekretar krahinor për Zhvillim, Shkencë, Informatikë dhe Bashkëpunim Shkencor-Teknik me botën”, në Këshillin Ekzekutiv të KSA të Kosovës me kryetar Jusuf Zejnullahun, që u formua më 4 dhjetor 1989, në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës.

    Shkëputur nga gazeta Rilindja, datë 5 dhjetor 1989

    Isa Mustafa për katër vjet rresht (1984-1988) si kryetar i Këshillit Ekzekutiv të kryeqytetit të Kosovës - Prishtinës (ku përfshiheshin edhe komunat: Fushë-Kosovë, Obiliq dhe Novobërdë) dhe njëkohësisht të qenit “drejtor i Entit për Plan dhe Zhvillim të Kosovës”, ka qenë njeriu më i pushtetshëm i regjimi komunist, ashtu sikurse ishin:

    Ali Shukria - kryetar i Kryesisë së KSA të Kosovës (1981-1982),

    Nebih Gashi - kryetar i Kryesisë së KSA të Kosovës (1982-1983),

    Shefqet Jashari - kryetar i Kryesisë së KSA të Kosovës (1983-1984),

    Ymer Pula - kryetar i KE të KSA të Kosovës (1982-1986),

    Kolë Shiroka - kryetar i Kryesisë së KSA të Kosovës (1984-1985), dhe Kryetar i KK të KSA të Kosovës në periudhën (1985-1986),

    Nazmi Mustafa - kryetar i KE të KSA të Kosovës (1986-1989),

    Jusuf Zejnullahu - kryetar i KE të KSA të Kosovës ( 1989-1990),

    Bajram Selani - kryetar i Kryesisë së KSA të Kosovës (1986-1987),

    Remzi Kolgeci - kryetar i Kryesisë së KSA të Kosovës (1987-1988),

    Azem Vllasi - kryetar i KK të KSA të Kosovës (1986-1988) dhe

    Rrahman Morina - kryetar i KK të KSA të Kosovës (1988-1990).

    Kontributi i Isa Mustafës gjatë ndryshimeve kushtetuese për “Serbinë unike”!

    Procesin për ndryshimet kushtetuese e kanë përcjellë një sërë mbledhjesh e vendimesh të niveleve të ndryshme të regjimit. Fillimisht po sjellë një kronologji të këtyre ngjarjeve, ku në këtë kuadër do të përvijohet edhe aktiviteti i Isa Mustafës.

    Gjatë viteve 1984-1990, kur Isa Mustafa kishte pushtet ekzekutiv në çdo sferë të jetës në Prishtinë, Kosova përballej me shumë sfida dhe ndër sfidat më të rënda padyshim ishin: ndryshimi i Kushtetutës në interes të Serbisë dhe heqja e Autonomisë së Kosovës.

    Intensifikimi për “Serbinë e bashkuar” përmes ndryshimeve kushtetuese, nisi me ngritjen e Sllobodan Millosheviqit, nga pozita e kryetarit të Komitetit të LK-së për Beogradin në postin drejtues të KQ të LK të Serbisë, në maj të vitit 1986. Platforma ideologjike e Millosheviqit bazohej në Memorandumin e Akademisë së Shkencave të Serbisë, i hartuar në shtator të vitit 1986. Sipas hartuesve të memorandumit “e keqja më e madhe për kombin serb u sendërtua në tekstin e Kushtetutës së vitit 1974, e cila jo vetëm e ndau Serbinë në 3 pjesë, por krijoi edhe mjedisin e përshtatshëm për fillimin e gjenocidit ndaj serbëve të Kosovës.” ( V. Meier: Fundi i Jugosllavisë - goditja në Kosovë, Lubjanë - Liria 2007, fq. 82).

    Nga ana formale memorandumi shprehte vetëm kërkesën për rishikimin e kushtetutës dhe krijimin e një shteti të përbashkët “federativ”, por kërkesa për “të drejta të barabarta” për serbët dhe “bashkim kulturor dhe shpirtëror të popullit serb” nuk ishte gjë tjetër veçse një rikthim tek ideja e vjetër e hegjemonisë serbe. Ky memorandum ndërkohë u shndërrua në një armë të fortë për Millosheviqin, për të mobilizuar popullin serb në realizimin e synimeve hegjemoniste, dhe forca kryesore e Millosheviqit në këtë rrugëtim, ishte Lëvizja serbe me seli në Fushë-Kosovë, të cilën e legjitimoj më 24 prill 1987 kur mori pjesë në mbledhjen protestuese të organizuar në Fushë-Kosovë, nga drejtuesit e kësaj lëvizjeje, Miqo Shparavallo, Mirosllav Sholeviqi etj.

    Më 21 janar 1987 Kryesia Federale kishte propozuar fillimin e ndryshimeve në Kushtetutën Federale, duke përfshirë 29 amendamente (nga 9 - 37). Në këtë kuadër më 28 korrik 1987 edhe Kuvendi i Serbisë vendosi t’i hyjë ndryshimeve në Kushtetutën e Serbisë. Më 14 shtator 1987 Kuvendi i Serbisë ua dërgoi propozimin për ndryshimet në Kushtetutën e Serbisë, Kuvendit të Kosovës dhe atij të Vojvodinës “për të dhënë pëlqimin” për ato ndryshime që do t’u përkisnin çështjeve “me interes për Serbinë (unike) si tërësi”.

    Në mbledhjet e Kuvendit të Kosovës të mbajtur më 6 nëntor 1987 dhe 2 shkurt 1988 u miratua propozimi i Kryesisë së Kosovës për t’u hyrë ndryshimeve të Kushtetutës së Kosovës, sipas direktivave të Serbisë. Gjatë verës së vitit 1988 (pikërisht në kohën kur Millosheviqi intensifikoi veprimet politike përmes “mitingjeve antiburokratike” të organizuar nga shovinistët serbe të Kosovës me seli në Fushë-Kosovë) u bënë përgatitjet organizative - politike, për formimin e këshillave koordinues në organet e Lidhjes Socialiste, të aktiveve politike etj., që do të jenë bartëse të procesit për ndryshimet substanciale në Kushtetutën e Kosovës. Kuvendi i Kosovës më 22 shtator 1988 miratoi Projektin e ndryshimeve kushtetuese në Kushtetutën e Kosovës, dhe ky projekt përfshinte ndryshimin e 142 dispozitave të Kushtetutës së Kosovës në amendamentet 18 - 51. Diskutimi publik u zhvillua deri më 31 tetor 1988, në 1597 shoqata e 350 konferenca lokale dhe në 2.427 organizata themelore punuese qeverisëse. (N. Gjeloshi -Kosova në udhëkryq ’89, Velar 1997, f. 43).

    Këto zhvillime, të cilat po e shkatërronin edhe atë copë autonomie që kishte Kosova, shkaktuan një valë protestash në Kosovë. Nga 17-21 nëntor 1988 në Prishtinë e në qytete tjera të Kosovës u organizuan protesta gjithëpopullore dhe kjo valë protestash nisi në mëngjesin e 17 nëntorit me marshimin e minatorëve të Trepçës nga miniera e Stan - Tërgut për në Prishtinë. Me minatorët u solidarizuan studentët e UP-së dhe i gjithë populli, por jo edhe strukturat politike shqiptare të këtij regjimi, të cilat këto protesta i cilësuan si armiqësore e kundërrevolucionare. Më 22 shkurt 1989 ndryshimet në kushtetutën serbe u miratuan njëzëri nga komisioni kushtetues i Serbisë, ndërkaq dy ditë më vonë pasoi miratimi unanim i Kushtetutës në seancën plenare të parlamentit serb dhe për çudi delegatët e Kosovës nuk dhanë asnjë vërejtje në këtë drejtim. Kryetari i komisionit kushtetues në parlamentin serb Borisav Joviq, me paturpësi deklaron se “reforma kushtetuese serbe nuk e kërcënon aspak autonominë e krahinave” dhe se vetëm tani Serbia “gjendet në rrugën drejt barazisë me republikat e tjera”! (V. Meier: Fundi i Jugosllavisë - goditja në Kosovë, Lubjanë - Liria 2007, fq. 133).

    Nga 20 - 28 shkurti 1989 sërish ishin minatorët ata që kundërshtuan ndryshimet kushtetuese në dëm të Kosovës, me grevë të përgjithshme, duke u ngujuar në galeritë e tyre të punës. Këtë herë artikuluan 10 kërkesa dhe njëra prej tyre ishte: “Të jepnin dorëheqje të parevokueshme: Rrahman Morina, kryetar i Kryesisë së Komitetit Krahinor të LK të Kosovës; Husamedin Azemi, kryetar i Kryesisë së Komitetit Komunal të LK të Prishtinës dhe Ali Shukria, anëtar i Komitetit Qendror të LK të Jugosllavisë.” Një ditë pas fillimit të grevës së minatorëve, (më 21 shkurt) 215 intelektualë shqiptarë i drejtuan një Apel opinionit të gjerë publik dhe strukturave pushtetore të Jugosllavisë, Serbisë dhe të Kosovës, ku u apelua “në Kuvendin e Serbisë që të aprovojë vetëm pjesën e amendamenteve që nuk kanë të bëjnë me ndryshimin e raporteve ndërmjet RS të Serbisë dhe krahinave socialiste autonome…” sepse “Ngushtimi eventual i pozitës kushtetuese të Kosovës do të shkaktonte te shqiptarët ndjenjën objektive se po u merret jo diçka që u është dhuruar, por ajo që u takon burimisht…” (N. Gjeloshi - fq. 86 - 88 -89)

    Më 22 shkurt, Kryesia e KQ të LKJ-së mbajti mbledhjen e jashtëzakonshme për të shqyrtuar zhvillimin e ngjarjeve më të reja në Kosovë, ndërsa një ditë më vonë (23 shkurt) për të njëjtën çështje u mblodh edhe Kryesia e Federatës jugosllav dhe këto organe nxorën përfundimin, se: “Ndërrimet e propozuara të Kushtetutës së Serbisë duhet të miratohen në mënyrë të pashtyshme”. (!!!)

    Më 24 shkurt me kërkesën ultimative të minatorëve, Stipe Shuvar, kryetar i KQ të LKJ-së dhe Sllobodan Millosheviq vizituan Kosovën dhe derisa i pari u takua me minatorët grevistë i dyti, i shoqëruar nga Rrahman Morina, Husamedin Azemi e të tjerë, mbajti një mbledhje me udhëheqës të Elektroekonomisë së Kosovës!

    Duke qenë se minatorët nuk kishin ndërmend të dilnin nga greva, në datat 25 e 26 shkurt Millosheviqi përdori të gjitha mjetet që kishte në dispozicion, duke arritur të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme dhe të dërgonte trupa speciale në Kosovë edhe me miratimin e Kryesisë së Federatës Jugosllave në krye me boshnjakun Raif Dizdareviç. Kjo ndodhi në mbledhjen e kryesisë së RSFJ-së (më 26 - 27 shkurt).Në mbrëmjen e 27 shkurtit, kryesia e shtetit miratoi “marrjen e masave të veçanta për Kosovën”. Dhe këto “masa të veçanta” nuk ishin gjë tjetër veçse gjendje e jashtëzakonshme. (V. Meier, fq. 137)

    Më 28 shkurt, (pasi Rr. Morina, H. Azemi dhe A. Shukria kishin ofruar dorëheqjet e kërkuara nga minatorët), minatorët dolën nga greva, por ky trinom millosheviqian realisht nuk u largua nga funksionet e tyre!

    Më 9 mars 1989 Kuvendi i Kosovës nxori dy konkluzione:

    “1. Të përkrahen masat e posaçme (lexo: Gjendja e jashtëzakonshme) të Kryesisë së RSFJ-së për Kosovën; 2. Miratimi i amendamenteve në Kushtetutën e Serbisë është me rëndësi të posaçme, jo vetëm për Krahinën dhe RS të Serbisë, por edhe për mbarë stabilizimin e Jugosllavisë dhe se këto amendamente duhet të miratore me kohë”. Në këtë mbledhje Nazmi Mustafa - kryetar i Këshillit Ekzekutiv të KSA të Kosovës, duke folur për protestat e nëntorit 1988 dhe ato të shkurtit 1989 tha se ato kanë krijuar “një bazë të përshtatshme për shfaqjen e nacionalizmit e të separatizmit shqiptar…” dhe se sipas tij “zbatimi i masave të posaçme u dëshmua i arsyeshëm…”.

    Bazuar në fjalimin e kryetarit N. Mustafës, KE i KSA të Kosovës nxori vendimin për kufizimin ose ndalimin e grumbullimit të njerëzve në vende publike.

    Më 14 mars 1989, dy kryesitë e Kosovës (ajo e Komitetit Krahinor dhe e Kryesisë së Kosovës) përmes një kumtese të përbashkët, theksojnë, se: “Dy kryesitë përkrahin plotësisht amendamentet për Kushtetutën e RS të Serbisë, me të cilat mundësohet që RS e Serbisë të ushtrojë funksionet dhe kompetencat e veta të domosdoshme në tërë territorin e Republikës…” dhe se me “këto ndërrime nuk ndryshohen parimet themlore të Kushtetutës së RSFJ-së të vitit 1974 dhe pikënisje është realizimi i konsekuent i barazisë së plotë kombëtare të të gjitha kombeve e kombësive në RS të Serbisë dhe në KSA të Kosovës”. (Rilindja, 15 mars 1989)

    Edhe Kryesia e Konferencës Krahinore të Lidhjes Socialiste më 16 mars 1989 u dha përkrahje të plotë amendamenteve të Kushtetutës së Serbisë dhe insistonte që Kuvendi i Kosovës të përkrahte këto amendamente! Më 17 mars u mblodhën delegatët e Këshillit të Dhomës Shoqërore - Politike të Kuvendit të Kosovës, ku përkrahën njëzëri amendamentet e Kushtetutës së Serbisë, - kështu shkruante ‘Rilindja’ e datës 18 mars 1989.

    Isa Mustafa, zëdhënës i ndryshimeve kushtetuese!

    Në vazhdën e fushatës intensive për ndryshimet kushtetuese që zhvillohej në rrethana të gjendjes së jashtëzakonshme, u përzgjodhën edhe figurat politike të regjimit që do t’i bënin jehonë në mënyrë afirmative këtij procesi, me qëllim që t’ua mbushnin mendjen shqiptarëve se me këto ndryshime nuk do të cenohet aspak Autonomia e Kosovës! Në mesin e shumë komunistëve shqiptarë të kohës që u treguan të gatshëm për t’ua mbushur mendjen shqiptarëve se nuk humbim asgjë nga këto ndryshime kushtetuese ishte edhe Isa Mustafa. Po të lexosh shtypin e kohës: Rilindjen, Jedinstvon, Borbën, Politikën etj., do të shohësh qartë aktivitetin e Isa Mustafës me shokë në këtë proces të ndryshimeve kushtetuese. Isa madje ka marrë pjesë aktive edhe në debatet që i ka organizuar Radio Televizioni i Prishtinës - RTP, në mbështetje të ndryshimeve kushtetuese.

    Ta zëmë, ato ditë marsi në një nga debatet e organizuara në RTP, panelin e debutuesve për ndryshimet kushtetuese e përbënin:

    1. Luba Popoviqin (anëtar i Kryesisë së KK të LK të Kosovës),

    2. Rade Zvicerin (kryetar i Komisionit Legjislativ Juridik të Kuvendit të Kosovës) ,

    3. Hazër Susuri (nënkryetar i KE të Kosovës),

    4. Nikë Lumezi (anëtar i KE),

    5. Shefqet Musatafa (anëtar i Kryesisë së Kosovës dhe anëtar i komisionit Kushtetues të Kosovës),

    6. Vesel Latifi (sekretar Krahinor i Judikaturës),

    7. Pjetër Kola ( kryetar i Gjykatës Supreme të Kosovës),

    9. Isa Mustafa (drejtor i Entit Krahinor të Planifikimit Shoqëror),

    10. Ahmet Omeragiqi, zëvendës-sekretar Krahinor i Mbrojtjes Popullore. (Z. Cana - Apeli 215 i intelektualëve shqiptarë, Prishtinë 2001, fq. 174 -175).

    Ndryshimi i Kushtetutës për “Serbinë unike”!

    Më 21 mars, Këshilli Ekzekutiv i Kosovës i propozoi Kuvendit të Kosovës që në mbledhjen e caktuar për datën 23 mars të jepte pëlqimin për amendamentet në Kushtetutën e Serbisë. Më 23 mars 1989 (ditë e enjte) në Prishtinë në orën 10 paradite u mblodhën delegatët e të tri dhomave të Kuvendit të Kosovës:

    1. Dhoma e Punës së Bashkuar, me kryetar Raif Vërbnica,

    2. Dhoma e Komunave, me kryetar Radoica Zhizhiq

    3. Dhoma Shoqërore - Politike, me kryetar Shefqet Mustafa.

    Në sallën e Kuvendit të Kosovës kishte mbi 500 njerëz, funksionarë, punëtorë të sigurimit, mysafirë nga të gjitha komunat e Kosovës dhe nga Serbia, ndërsa ishin 190 delegatë të zgjedhur, qysh në nëntor të vitit 1988 nga komisionet kandiduese të të gjitha organizatave shoqërore - politike. Në këtë mbledhje të përgatitur nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës Vukashin Jokanoviq, diskutuan 27 delegatë, 20 shqiptarë dhe 7 serbë, (N. Gjeloshi - fq. 98) dhe në fund u aprovuan me aklamacion (ngritje të dorës) amendamentet e Kushtetutës së Serbisë. Ishin 11 vota kundër dhe dy abstenime, (po aty) por nuk dihej numri i votave “për” sepse nuk u numëruan nga kryetari i Kuvendit. Nga pamjet në ekranin e RTP dhe fotografitë që u publikuan në shtypin e përditshëm, duket qartazi, se pjesa dërmuese e atyre që kishin ngritur dorën nuk ishin delegatë! Pasditen e 23 marsit, (pasi u aprovuan ndryshimet kushtetuese në Kushtetutën e Serbisë nga Kuvendi i Kosovës) shpërthyen protesta të fuqishme e të pandalshme në gjithë Kosovën deri më 28 mars kur në Beograd u finalizua miratimi i Kushtetutës së RS të Serbisë. Ndërsa në Beograd festohej “Serbia unike” dhe “Dita e ribashkimit” të saj, rrugët e Kosovës ishin përgjakur nga njësitë speciale të Serbisë. Nga 23 – 28 mars u vranë 22 shqiptarë dhe u plagosën rëndë rreth 300 të tjerë. (N. Gjeloshi, fq. 107).

    Diferencimi ideo-politik dhe avancimi i Isa Mustafës

    Pas Kuvendit të Kosovës, më 1 prill, Lidhja Komuniste e Kosovës mbajti një plenum, ku vlerësoi situatën e krijuar pas miratimit të Kushtetutës së Serbisë. Ky plenum si qëndrim esencial nxori “diferencimin ideo-politik në tërë Kosovën” dhe si kriter themelor për diferencim u përcaktua qëndrimi i organeve, i funksionarëve, i delegatëve dhe i punëtorëve të shërbimeve tjera të regjimit “ndaj tubimeve dhe demonstratave të shqiptarëve në nëntor 1988, ndaj grevave dhe ndërprerjeve të punës në shkurt 1989, si dhe ndaj demonstratave të nacionalistëve e separatistëve shqiptarë në mars 1989” (N. Gjeloshi, fq. 108).

    Në këtë kuadër, Kryesia e Kuvendit të KSA të Kosovës në mbledhjet e 3 e 8 majit 1989 shqyrtoi obligimet dhe detyrat e veta mbi realizimin e diferencimit ideo-politik dhe të punës në nivel të Kuvendit të KSA të Kosovës, të Këshillit Ekzekutiv dhe në organet dhe organizatat krahinore të administratës dhe i obligoi ato institucione e organe që në afatin sa më të shkurtër të bëjnë diferencimin ideo - politik dhe të punës. Ndërkaq, nga baza deleguese kërkoi “ndërmarrjen e masave ndaj delegatëve në Kuvendin e Kosovës, të cilët nuk i kishin respektuar qëndrimet e bazës lidhur me grevën e minatorëve në Stani-Tërg, Kishnicë e Novobërdë, duke u përpjekur për miratimin e kërkesave të grevistëve në kundërshtim me qëndrimet e organeve më të larta partiake e të organeve e organizatave të Kosovës për dhënien e pëlqimit të amendamenteve në Kushtetutën e Serbisë”. (N. Gjeloshi, fq. 109).

    Dhe në këto zhvillime, diferencimet politike u zbatuan në të gjitha organet dhe institucionet në Kosovë. Nga ky diferencim e pësuan të gjithë ata komunistë (shqiptarë) që në një mënyrë a tjetër u solidarizuan me kërkesat e minatorëve dhe nuk pranuan ndryshimet kushtetuese në favor të “Serbisë unike”, ndërkohë që komunistët tjerë që i mbetën edhe më tutje besnik politikës antishqiptare të Millosheviqit, u avancuan në pozita më të larta të pushtetit! Në mesin e atyre që u avancuan në këtë drejtim ishte edhe kryetari aktual i LDK-së, ISA MUSTAFA! Në Lidhjen Socialiste të Kosovës që prej organizatave lokale, konferencave komunale e deri te konferenca e LS të Kosovës diferencimi politik ose i punës përfshiu afro 700 kuadro, ndërkaq kryetari krahinor i Lidhjes Socialiste, Daut Jashanica, u avancua në postin e delegatit të Kuvendit Federativ të Jugosllavisë.

    Mr. Isa Mustafa, “sekretar krahinor për Zhvillim, Shkencë, Informatikë dhe Bashkëpunim Shkencor -teknik me botën në Këshillit Ekzekutiv të Kuvendit të KSA të Kosovës (dhjetor 1989).

    Gjatë nëntorit të vitit 1989 strukturat politike serbe të drejtuara nga Sllobodan Millosheviqi punuan intensivisht në përzgjedhjen e kuadrove për funksionet politike në Kosovë, të cilët tashmë (tetë vjet e gjysmë pas demonstratave të pranverës 1981) ishin dëshmuar si „luftëtarë të denjë për realizimin e politikës së LK të Kosovës, të LK të Serbisë dhe të LKJ“ që do të thotë „për luftimin e nacionalizmit dhe separatizmit shqiptarë“ si dhe „për ndaljen e shpërnguljes së serbëve e të malazezve nga Kosova“ …

    “Në mbledhjen e përbashkët të tri dhomave të Kuvendit të KSA të Kosovës, të mbajtur me datë 4 dhjetor 1989 (E hëne) u bë konstituimi i përbërjes së re të Kuvendit të Kosovës dhe zgjedhja e kandidatëve për funksionet më me përgjegjësi - të kryetarit të Kryesisë dhe të anëtarëve të Kryesisë së KSA të Kosovës, të kryetarit të Kuvendit, të nënkryetarëve të Kuvendit dhe të kryetarëve të dhomave të Kuvendit të KSA të Kosovës si dhe të delegacionit të KSA të Kosovës në Dhomën e Republikave dhe të Krahinave të Kuvendit të RSFJ-së” - kështu shkruante gazeta „Rilindja“ e ditës së martë - datë 5 dhjetor 1989.

    Daut Jashanica, kryetar i Konferencës Krahinore të LSPP (dhe i avancuar në postin e delegatit të Kuvendit Federativ të Jugosllavisë), në mbledhjen e 4 dhjetorit, tha: „Duke u përcaktuar struktura nacionale, në bazë të propozimit inicial të Kryesisë së KSA të Kosovës dhe Kuvendit të KSA të Kosovës si dhe në bazë të qëndrimeve të Këshillit Koordinues për politikën e kuadrove të Konferencës Krahinore të LSPP të Kosovës, Kryesia e Konferencës Krahinore të LSPP të Kosovës si bartëse e konsultimeve, ka iniciuar procedurën e propozimit dhe të evidencimit të kuadrove të mundshme për zgjedhjen e kryetarit dhe të anëtarëve të Kryesisë së KSA të Kosovës, të kryetarit të dy nënkryetarëve dhe të kryetarëve të dhomave të Kuvendit të KSA të Kosovës. (‘Rilindja’, 5 dhjetor 1989)

    Me rastin e propozimit të kandidatëve të mundshëm për funksionet e përmendura dhe me rastin e zgjedhjes së tyre, LSPP e Kosovës si dhe subjektet e tjera shoqërore në Krahinë kanë bërë përpjekje që në të gjitha fazat të propozohen më shumë kandidatë për funksionet më me përgjegjësi që për to të propozohen kuadrot, të cilat në periudhën e deritashme janë dëshmuar luftëtarë të denjë për realizimin e politikës së LK të Kosovës, të LK të Serbisë dhe të LKJ, kuadrot që gëzojnë besimin e pjesëtarëve të të gjitha kombeve dhe kombësive, individët që në aktivitetet e deritashme kanë luftuar me vendosmëri kundër të gjitha dukurive të nacionalizmit, e në radhë të parë kundër nacionalizmit dhe seperatizmit shqiptar, për ndaljen e shpërnguljes së serbëve e të malazezve nga Kosova dhe ardhjen e të gjithë atyre që dëshirojnë të jetojnë e të punojnë në Kosovë, kuadrot të cilat me cilësitë e veta personale garantojnë se do të jenë të suksesshme në kryerjen e funksioneve që u besohen.“ Shkruan ‘Rilindja. E martë 05 dhjetor 1989.

    Në mbledhjen e Kuvendit të KSA të Kosovës kryetar i Kryesisë së KSA të Kosovës u zgjodh Isen Kajdomçaj, kryetar i Kuvendit të KSA të Kosovës Gjorgje Bozhoviq, ndërsa kryetar i Këshillit Ekzekutiv të Kuvendit të KSA të Kosovës u zgjodh Jusuf Zejnullahu. Sekretar krahinor i Punëve të Brendshme u emërua përsëri Jusuf Karakushi, mr. Rifat Zulfiu u emërua sekretar krahinor i Judikaturës, Shefqet Cana sekretar krahinor i Financave, Radman Milosavleviqi sekretar krahinor për Ekonomi Lekë Berisha sekretar krahinor për Bujqësi dhe Pylltari, Selajdin Skeja sekretar krahinor për Komunikacion dhe lidhje, dr. Muhamet Bicaj u emërua sekretar krahinor për Arsim dhe Kulturë, Lekë Vuksani sekretar krahinor për Punë, Shëndetësi dhe Politikë Sociale, dhe për çështjet e luftëtarëve e të invalidëve, Radovan Vujoviqi sekretar krahinor për Urbanizëm dhe Çështje Komunale-Banesore dhe mr. Isa Mustafa sekretar krahinor për Zhvillim, Shkencë, Informatikë dhe Bashkëpunim Shkencor - teknik me botën.

    http://almakos.com/lajme/kosove/3634...omunizmit.html
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kosovë: Zgjedhjet lokale, LDK fiton bindshëm në Prishtinë



    Plani korruptiv milionësh

    Publikuar: E premte 29 Nëntore 2013, 9:55

    DREJTORI I URBANISTIKËS ZBARDH SKENARIN E AFERËS SË ZYRTARËVE KOMUNAL TË PRISHTINËS

    Kryetari Isa Mustafa u vu në dijeni të rastit

    “Kishin llogaritur sikur kishin për të më çuar për operacion në Austri dhe që duheshin 25 mijë euro. Dhe, kur të kthehesha nga operacioni t’i rregullonim letrat e tyre. Dhe, për t’i rregulluar letrat e kishin llogaritur njëfarë koeficienti, nga i cili dilnin 97 milionë euro fitim. Prej këtyre ishin llogaritur për t’ua dhënë dy milionë Sami Hamitit, dy milionë Agim Dibranit, dy milionë Xhelil Bekteshit dhe për mua vetëm një milion e pesëqind. Ata kujtuan se më duken pak një milion e pesëqind, prandaj kishin menduar të m’i shtonin. Pas kësaj, unë shkova tek kryetari Isa Mustafa dhe ia tregova të gjitha”, ka treguar drejtori i Urbanistikës, Bexhet Musliu

    Ish-këshilltari i kryetarit të Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, sot drejtor i Urbanistikës, Bexhet Musliu, e ka zbardhur mënyrën se si janë bërë pazaret që në vitin 2009 në Komunën e Prishtinës, si dhe emrat e atyre që kontrollonin dhe bënin këto pazare. “Unë jam shumë transparent, nuk bën vaki ta mbyll telefonin. Unë asnjë gjë s’kam futur në xhep nga kjo punë”, ka thënë Musliu, gjatë një bisede të zhvilluar më herët, në cilësinë e drejtorit të Urbanistikës. Për të vërtetuar se ai nuk është përfshirë në asnjë lloj pazari, gjatë gjithë kohës që ka punuar në Komunë, Musliu i është referuar një rasti konkret, kur zyrtarë të tjerë komunalë, sipas tij, kanë tentuar ta futin në rrjetin e personave që inicionin dhe kryenin pazare. Sipas Musliut, duke e shfrytëzuar rastin e sëmundjes së tij, R. Azemi, ish-zyrtar komunal, së bashku me të tjerë kishin bërë pazar në emër të tij, duke i premtuar një qytetari se do t’ia rikthenin pronën. Musliu tregon se R. Azemi me të tjerë kishin falsifikuar dokumente të tëra për t’i marrë para një qytetari, duke i thënë atij se paratë duheshin për operacionin e Bexhet Musliut, që do të kryhej në Austri. Në këmbim të parave, Musliu do të ndërhynte për t’ia kthyer pronën qytetarit në fjalë. Ky ishte skenari i përgatitur...(Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT).

    DREJTORI I URBANISTIKËS ZBARDH SKENARIN E AFERËS SË ZYRTARËVE KOMUNAL TË PRISHTINËS (VIDEO)


    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kosovë: Zgjedhjet lokale, LDK fiton bindshëm në Prishtinë



    po valla is-putin-titisti ne prishtin e ka fitue te trasht e surles
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kosovë: Zgjedhjet lokale, LDK fiton bindshëm në Prishtinë



    Humbja e qeverisjes me Prishtinën nga LDK-ja, ai e sheh si humbje të madhe e cila domosdoshmërisht duhet ta qoj këtë parti drejt riorganizimit.

    Demaçi vlerëson se humbjen më të madhe LDK-ja e pësoi duke u thirr në emrin e ish- kryetarit Ibrahim Rugova. “Kur erdhi Isa Mustafa nuk e kuptoi që ishte koha për riorganizim, nuk ishte koha që të ngrihen përmendore i cili ishte një anti hero, anti heroit i ngrihen përmendore 9 milion apo 10 milionë, i cili e ka sabotuar luftën, e ka sabotuar përpjekjen për pavarësi, i cili ka thënë e premtuar se çka të propozojnë miqtë tanë, unë do ta nënshkruaj, pa kurrfarë, hezitimi etj etj, një njeri të harxhon 9 -10 milion, ishte një shok i madh, një goditje për këtë masë të madhe kritike që është formuar sepse njerëzit, pavarësisht moshën, po shikojnë, po dëgjojnë, po venerojnë, po vlerësojnë edhe ata sigurisht kur të vjen momenti e din çka të japin”, ka thënë Demaçi.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kosovë: Zgjedhjet lokale, LDK fiton bindshëm në Prishtinë



    LDK! SHPORRE TË PABESIN!
    Shkruan:Salih Kabashi

    Si ka qenë e mundur, si është e mundur sot dhe a mund të jetë edhe nesër e mundur që në mesin e qindra e qindra intelektualëve, në mesin e mijëra e mijëra veprimtarëve të shquar e të papushuar, në mesin e mijëra të rinjve plot dije e energji, Lidhja Demokratike e Kosovës të zgjedhë e të mbajë për kaq vite në krye të saj njeriun aq servil e aq të zellshën të nomenklaturës komuniste serbo-jugosllave, të dëshmuar në antishqiptarizmin genocidal?

    Isa Mustafa e tradhtoi Kosovën në ditët e saj tepër të vështira.
    Isa Mustafa vodhi shuma marramendëse nga Fondi i 3 përqindshit.
    Isa Mustafa i vodhi dhe i grabiti në mënyrën më hileçare postin njeriut më rugovian të LDK-së, Dr. Fatmir Sejdiut, president i parë i Paspavarësisë.

    Kush e pat bërë atë ministër financash në qeverinë në ekzil të Bukoshit?! Në bazë të cilave kritere dhe të cilave merita? Me sugjerim të kujt?! Kush i qëndron prapa këtij njeriu me çehre pa shprehje e ndërgjegjevrarë? Kush insiston që ai të mbetet edhe më tutje në ballë të partisë së themeluar e udhëhequr nga Ibrahim Rugova?

    Në një darkë në Durrës në mesin e viteve '90 Ibrahim Rugova, jashtë natyrës së tij, në prani të Bujar Bukoshit kishte shpërthyer:

    "Unë nuk di kush është ky (për Bukoshin, vër. ime), as nuk di kush janë këta (anëtarët e "kabinetit" të Bukoshit)... Unë nuk i besoj këtij, as ju besoj këtyre...".

    Lidhja Demokratike e Kosovës kurrë nuk do të jetë parti elektoratshtuese, kurrë nuk do të bëhet parti që do të prijë Kosovën, përderisa do të lejojë që në udhëheqjen e saj e në ballë të saj të ketë njerëz të keqpërdorimeve e krimeve si ustai i vjetër në tradhti e në vjedhje, komitetliu Isa Mustafa.

    Nëse i riu Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje i dha Isa Mustafës goditjen dërmuese në Prishtinë më 3 dhjetor, Lidhjes Demokratike të Kosovës i takon ta çojë në pleh historie përfundimisht këtë të panjeri të dëmshëm e të pa soj.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kosovë: Zgjedhjet lokale, LDK fiton bindshëm në Prishtinë


    Nga historia e partisë së Isa Mustafës !!!


    KUR LIDHJA KOMUNISTE E BORA DELANINIT MI PAT MARR DO "KUSHERI" (1981-1982-1983)!!!
    Shkruan:Shefqet Cakiqi-Llapashtica
    Kur jam burgos dhe dënua në vitin 1982 kam qenë Sekretar i Lidhjes së Rinis në Llapashticë, kryetar ishte Muhamet Xh. Cakiqi, arkatar Bilall Ahmeti ... e tash, kur na denuan neve (mue e Ismetin) nga neni 133 propagand armiqsore dhe kundërrevolucionare, ka qenë Lidhja Komuniste në Llapashticë, që prapaskenën e luante komunisti Bora Delanin (një serb kolon nga koha e kralit) i ka pas do antar gati në secilen mahallë, në dy Llapashticat (po edhe ne kishim nierin ton brenda asaj organizate që na kallxonte çka po zihej atje)....Lidhja Konuniste nisi fushatën një herë për denimin e veprimtaris tonë armiqsore e kundërrevolucionare, u ba katastrofë, qysh armiku me depertue e me kanë Sekretar i Lidhjes së Rinis në Llapashticë ??!! ....

    Nga Lidhja Komuniste e Jugosllavisë denimi bëhet unanim dhe jepet propozimi me Leqit krejt Familjen tonë !! E leqitja i bike mos me guxue kush me të ardh as në dek as në drekë, as me ba krushqi, me ndalue të drejten e studimit, punësimit - me ndalue të drejten e Pasaportës, me ndalue pjesmarrjen në jetën politiko-shoqerore etj. etj.... Kur e qesin me diskutue dhe aprovue në Lidhjen Socialiste e në Lidhjen e Rinisë, dalin shumë zëra që na mbrojn neve, në kushtet e athershme duke na mbrojt : - " po janë kanë djem të mirë, janë kanë nxansa të shkelqyeshëm e nuk kanë ba asnjë veper tjetër të keqe, janë të ri... e nuk ban me Leqit Familjen.... "

    E qohet Bora Delanini e ju bërtet : " po qata që po ja msojn ma teper se qi duhet po bahen neprijatela, po e msojn edhe shkollen e Jugosllavis edhe të Albanisë... ata duhet me i leqit..."

    E tash.... kurr se kam treguar se më vike inati që do kusheri (Llapashticas) mi ka pas marr Bora Delanini.... po veq qata në Lidhjen Komunise ... e kjo pjesa tjetër Lidhja Socialiste, Lidha e rinisë na kanë mbrojt e mbështete.... Boll pak janë kanë në LKJ po edhe për ata pak gjith më vike inati që mi pat marr Bora Delanini, u bënë më të afërt me shkaun se neve që na kishin të gjakut :kusheri !!! Neve nga katuni nuk mujten me na leqit, po shteti na pat leqit me ka krejt - as të drejt pasaporte as të drejt me studiue as kurrfar të drejtash në punësim dhe pjesmarrje në jetën shoqërore... I di me emër, po kurr nuk ua kam përmend.....mirpo po më doket po duhet me ua përmend se kjo ishte Partia e Isa Mustafës, kjo ishte Lidhja Komuniste .... më shumë për brezat e ri që të din se kush ishin dhe çka ishin "odborrnikët e katunit" - kusherit e Bora Delaninit !!!!!!!

    Bora Delanin gjat luftës (1998-1999) ka qëndruar në Llapashticë athere kur Shtabi i UçK-së ZOLL ishta atje, dhe nuk i ka mungue as qimja e flokut, nuk jemi hakmarr edhe pse e ka pas kupën e mbushur !!!
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kosovë: Zgjedhjet lokale, LDK fiton bindshëm në Prishtinë

    LDK PO E MASHTRON POPULLIN

    Nga Express | 07 Dhjetor 2013
    LDK thote se ne zgjedhjet e fundit eshte deshmuar si forca e pare politike ne vend, nderkohe qe kjo nuk eshte e vertete.
    Që prej përfundimit të zgjedhjeve lokale, Lidhja Demokratike e Kosovës është duke përsëritur se është partia numër një në vend.

    Çuditërisht kjo vazhdon të theksohet çdo ditë nga zyrtarë të ndryshëm të këtij subjekti edhe pse rezultati flet ndryshe.

    Si dihet nga zgjedhjet lokale PDK doli me 202 419 ose 27.11 % 2, ndërsa LDK me 191 362 ose 25.62 %.

    Por në këtë subjekt duket se nuk po duan të shohin dallimin prej më shumë se 10 mijë votash.

    Përveç deklaratave të zyrtarëve të lartë të LDK'së, në këtë valle janë përfshirë edhe të rinjtë e këtij subjekti.

    Në një deklaratë të Forumit Rinor thuhet se LDK është konfirmuar partia numër një në vend.

    "Forumi i Rinisë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e mbajti mbledhjen e radhës të Kryesisë. Kjo është mbledhja e parë pas zgjedhjeve, në të cilën u diskutua rritja e votës së LDK-së , rikthimi në komunat e mëdha, të arriturat e LDK-së dhe konfirmimi i saj si partia e parë në vend" thuhet në komunikatë.

    Dhe përsëritet se ky subjekt është më i votuari.

    "LDK-ja është partia më e votuar në Kosovë, meqë ka garuar e vetme, pa koalicione, dhe është rritur për 64 mijë vota, rritje që tregon besimin që kanë qytetarët e Kosovës në Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe, po ashtu, tregon se LDK-ja do të jetë fituese edhe e zgjedhjeve të përgjthshme që i kemi përpara".
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #10
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Për: Kosovë: Zgjedhjet lokale, LDK fiton bindshëm në Prishtinë

    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin


    po valla is-putin-titisti ne prishtin e ka fitue te trasht e surles

    ca pyetje per ty llap..tek e shoh me vemendje kete foto me bejne pershtypje dy gjera ..e para emri dhe mbiemri i i isa mustafes eshte me shkronja dhe boje te ndryshme nga pjesa e shkronjave poshte ..emri dhe mbiemri jane shkruar me shkronja kompjuterike kurse shkronjat tjera me makine shkrimi..si ka mundesi...e dyta vula qe vihet siper fotos..zakonisht vula vendoset pak ne foto dhe me shume ne pjesen e dokumentit me qellimin per te vertetuar se se fotoja eshte origjinale..ne kete foto tenden kuptoj qe vula eshte e vendosur ne dokument por nuk eshte e vendosur fare ne foto..si ka mundesi..
    e treta..po ta veresh me vemendje dokumenti permban pikla te vogla ne te gjithe siperfaqen ..pikerish tek emri dhe mbiemri i dokumentit dallohet qarte me sy te lire qe keta pikla jane fshire..pse i dashur..

    a mund te na sqarosh llap si ka mundesi te ndodhe kjo gje..
    Ndryshuar për herë të fundit nga _MALSORI_ : 07-12-2013 më 19:33
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •