Njė nga problemet me tė cilat ėshtė ballafaquar tranzicioni tipik shqiptar ėshtė mosfunksionimi i ekonomisė sė tregut e cila bazohet nė shtylla tė tilla si konkurrenca e lirė dhe e ndershme, nxitja e sipėrmarrjes vendase dhe investimeve tė huaja, krijimi i infrastrukturės sė duhur pėr thithjen e kapitaleve dhe shkėmbimin e lirshėm financiar dhe monetar.
Politikisht, tranzicioni i stėrzgjatur ėshtė karakterizuar nga antagonizmi politik ku tjetri deligjitimohet, shihet si ‘armik’ qė duhet shkatėrruar dhe jo si palė me tė cilėn mund tė negociosh. Nga ana tjetėr, kemi mungesė qarkullimi tė elitave, ku tė njėjtėt personazhe tė fillimviteve ‘90-tė (disa datojnė qysh prej viteve 80-tė) janė ata qė kanė nė dorė edhe gurin, edhe arėn dhe ku sistemi i karrierės politike nė fakt ėshtė njė qerthull i mbyllur qė riprodhon tė njėjtėn aktorė dhe personazhe. Njė tipar tjetėr ėshtė mosfunksionimi i institucioneve, mosndarja e qartė e pushteteve, mungesa e depolitizimit tė administratės, si dhe mungesa e kontrollit dhe balancimit tė institucioneve mes vedi.
Deformimi i rregullave tė kapitalizimit, qė shpesh nėnkuptohet ose si ‘ligji i xhunglės’ ose si mungesė e shtetit apo mbijetesė e mė tė fortit, ku sipėrmarrėsi paraqitet domosdoshmėrisht si cub, mafioz apo patjetėr i pėrlyer me allishvervishe klienteliste me pushtet-mbajtėsit (gjė qė fatkeqėsisht ėshtė shpesh e vėrtetė), krijon njė qerthull vicioz, ku ēdo gjė dhe kushdo nuk i shpėton dot syrit skeptik. Nė fakt, nga Adam Smithi te Hajek apo Milton Fridman dhe tė tjerė mendimtarė tė tezave (neo)liberale, sheh qė monopolet kritikohen ashpėr dhe si devijim i konkurrencės sė lirė qė ėshtė alfa dhe omega e kapitalizmit. Ėshtė e vėrtetė qė monopolet ndodh tė zhvillohen ‘natyralisht’, por ėshtė tragjike kur zhvillohen si rezultat i koncesioneve shtetėrore, karteleve qė formojnė me njėri-tjetrin nė kurriz tė konsumatorėve apo marrėdhėnieve klienteliste me median dhe pushtetin. Sikundėr kanė treguar rastet e rotacionit nė kėto dy e kusur dekada, monopolet, oligopolet, kartelet apo koncesionet thjesht ndėrrojnė dorė, transformohen apo shndėrrohen, por asnjėherė nuk shuhen duke shtrembėruar nė thelb konkurrencėn, dėmtuar biznesin e vogėl dhe tė mesėm qė tė rritet dhe duke e parė shtetin si shpėtimtar tė instancės sė fundit.
Kjo nuk nėnkupton qė nga e keqja mė e vogėl tė hidhemi te e keqja mė e madhe, pra nė rast deformimi tė tregut ta shohim shpėtimin te njė shtet me rregullator, mė burokratik, mė shtypės i tė drejtave dhe lirive bazė tė individit. Dhe nuk duhet harruar as tjetra, qė njė shtet i fortė nė autoritet jo domosdoshmėrisht ėshtė shtet i madh. Shih rastet e Singaporit, Hong Kongut, Tajlandės, Koresė sė Jugut etj., ku njė qeverisje e vogėl nė numra, arrin tė maksimiziojė tėrheqjen e kapitaleve, investimeve etj., ndėrkohė qė garanton respektimin e kontratave, nxit punėsimin e kėshtu me radhė. Dhe e fundit, ka njė vijė ndarėse mes situatave monopolistike dhe ekonomive tė shkallės qė sjellin ulje tė gjerė tė ēmimeve dhe rritje cilėsie pėr konsumatorėt duke pėrmirėsuar standardin e jetesės sė popullatės nė pėrgjithėsi.
Nga ana tjetėr, nuk duhet harruar asnjėherė konteksti. Ndodh qė diēka qė duket mjaft e mirė nė teori tė jetė e vėshtirė, pėr mos tė thėnė e pamundur tė realizohet nė praktikė. Pėr shembull, shteti welfare i modelit nordik i lindur nė kushte specifike tė veēanta tė njė lloj shoqėrie solidare, por edhe tė pasur, me shumė burime, por edhe tė vetėdijshme, me sektorė privatė mjaft eficientė, por ku shteti punėson deri nė 40 pėr qind tė popullatės aktive pėr punė, nuk mund tė barabitet me kontekste krejt tė tjera qė e bėjnė ‘ėndrrėn e njė nate vere’ ekzistencėn e njė shteti tė tillė. Pėr tė mos thėnė qė edhe kėtij modeli, tė stimuluar fillimisht edhe nga prirjet pėr tė zbutur tensionet sociale si rezultat i kėrcėnimit tė shpėrhapjes sė komunizmit nė kontekstin e ‘luftės sė ftohtė’ po i vjen fundi nė konceptin klasik, ku shumė nga benefitet pėr tė papunėt po shkurtohen, fleksibiliteti i punėdhėnėsve pėr t’u dhėnė fund marrėdhėnieve kontraktuale me tė punėsuarit ėshtė rritur, ēka rrit edhe efektivitetin nė punė (sistem i njohur si flexicurity), apo pesha specifike e shtetit nė ekonomi ka ardhur nė reduktim tė vazhdueshėm pėr t’i bėrė kėto sisteme mė konkurruese nė nivel global. Dhe kėtu u morėn rastet mė tė suksesshme tė variantit social tė kapitalizmit, pasi modele etatiste si ai francez, tė bazuar nė ‘kapitalizmin burokratik’ ku shteti takson rėndė veēanėrisht sipėrmarrjen dhe shtresėn qė gjeneron burimet kryesore tė ekonomisė, duke nxitur largimin e tyre dhe tė kapitaleve jashtė vendit, janė modele qė po rezultojnė gjithnjė e mė tepėr deficitare nė raport me konkurrencėn nė nivel global. Apo kriza e ‘gerontokracisė’, pra qeverisje e tė vjetėrve, pavarėsisht talenteve apo aftėsisė qė ka bllokuar punėsimin e tė rinjve nė krejt hapėsirėn e Evropės Veriore.
Tranzicioni nė thelb nėnkupton kalimin drejt njė demokracie liberale, ku tė drejtat e individit tė jenė tė mbrojtura nga ēdo ndėrhyrje arbitrare, konkurrencė tė lirė tė tregut dhe mirė-funksionim tė institucioneve, pavarėsi dhe integritet tė tyre. Kėto janė themele qė nuk mund t’i zgjidhi automatikisht integrimi evropian, pavarėsisht kulaēit dhe kėrbaēit me anė tė tė cilėve u kanė ushtruar jo pak presion qeverisjeve problematike ndėr vite. Reforma nuk duhet tė nėnkuptoj vetėm heqjen e Verit dhe vėnien e Shabanit, por mbi tė gjitha mekanizmat qė ēojnė drejt rritjes ekonomike, rritjes sė punėsimit, veēanėrisht te tė rinjtė, nxitjes sė sipėrmarrjes vendase dhe pėrthithjes sė kapitaleve tė huaja. Shenjat qė shqiptarėt kanė filluar tė kuptojnė orientimin sipas interesit dhe jo demagogjisė, sipas logjikės dhe jo marrėzisė, sipas arsyes dhe pasionit janė gjithnjė dhe mė tė dukshme. Kur klasa politike tė fillojė tė kuptojė kėtė gjė, atėherė do fillojė dhe fillimi i fundit tė tranzicionit tė pambarimtė.
Nga: ILIR KALEMAJ
Gazeta Shqiptare/
Krijoni Kontakt