-
Zvicër: I sekuestron 155 milionë € dhe mbi 62 kg ar një shtetasi shqiptar
BERNE-Miliona euro dhe 62 kg ar iu gjetën në banesë një shqiptari në Zvicër.
Për herë të parë në historinë e çështjeve penale të Zvicrës është vendosur një sekuestrim prej 155 milionë eurosh ndaj shqiptaro-zviceranit, Petrit Kamatës, të ashtuquajtur, "Bos i bosëve të floririt", shkruan “Presheva Jonë”.
Gjykata Penale zbatoi kërkesën e gjyqësorit italian, i cili kërkonte që të bllokohej pasuria e 55-vjeçarit Petrit Kamata, pas hetimit të vilës “Fort Knox”, e cila vlente 188 milionë euro.
Hetimet për vilën nisën pasi aty mendohej se gëlonte kontrabanda e arit dhe argjendit
Petrit Kamata me shtetësi shqiptare akuzohet për trafik ari me Zvicrën
Prokurori Marco Dioni e kishte mbajtur sekret hetimin deri në momentin e finalizimit.
Shetasi nga Shqipëria, Petrit Kamata konsiderohet si “bosi i bosëve të floririt dhe argjendit”, pas përfshirjes në një çështje në korrik të 2011-ës.
Në fillim iu sekuestruan 60 kg argjend dhe 1 kg e gjysmë ar.
Guardia di Finanza në bashkëpunim me policinë zvicerane shpejt e kuptuan se ata ishin para rrjeti shumë më të madh sesa ky episod. Gjatë hetimeve, hetuesit e kishte ndjekur hap pas hapi aktivitetet e organizatës, nëpërmjet thirrjeve telefonike që argjendarëve dhe korrierët shkëmbehen pa shumë masa paraprake. Trafiku prej ari dhe argjendi dhe deri poshtë në gadishullin është intensiv, jo vetëm në Marcianise, por edhe në zona të tjera të jugut si Sicil . Pastaj shufra janë dërguar në Arezzo, që ishte qendër kryesore në Zvicër, ku korrieri erdhi i ngarkuar me shishe me lëng frutash dhe iku me ar nën dyshemenë e makinës.
(d.b/BalkanWeb)
-
-
Perjashtuar
Për: Zvicër: I sekuestron 155 milionë € dhe mbi 62 kg ar një shtetasi shqiptar
e hengri paq, sepse edhe po i shpetoi drejtesise nuk do ti shpetoje te zoteve te mallit.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt