Athinë, sekuestrohen 549 kg marijuanë në Pire

ATHINE- Një sasi e madhe droge është sekuestruar sot në Pire të Athinës.

Nga të dhënat paraprake mësohet se policia greke ka sekuestruar rreth 549 kg marijuanë në këtë zonë të kryeqytetit grek.

Gjatë një deklarate për mediat policia greke konfirmoi se droga është kapur në një pikë servisi automjetesh, ndërkohë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Balkanweb