Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    180

    Tmerri ynë në qelitë e Jemenit

    TIRANE- Kthehen në Shqipëri tre shqiptarët e burgosur në Jemen. Vetëm pak ditë më parë janë lënë të lirë kapiteni i anijes "EOS", Arif Bakillari, oficeri i parë, Mihal Cangonji dhe kryemekaniku, Nezir Shahaj, të cilët prej më shumë se një viti qëndruan në burgun e Jemenit, të dyshuar për trafik armësh në shërbim të organizatave terroriste. Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", kapiteni Bakillari rrëfen të gjitha peripecitë e tyre në burgun e Jemenit, mungesën e ushqimeve, jeta mes plumbave dhe vështirësia për t'u kthyer sërish në vendin tonë.

    Si ndiheni tani që jeni i lirë dhe në vendin tuaj?
    Së pari, dua t'ju falenderoj ju që na keni ndihmuar të publikojmë me vërtetësi ngjarjen tonë të hidhur në Jemen. Nuk e kisha imagjinuar se një ditë do shpëtoja i gjallë nga ai vend. Tani nuk më besohet. Por dua të theksoj disa gjëra, pasi unë si kapiten i anijes "EOS", kam vepruar në përputhje me të gjitha ligjet ndërkombëtare, duke zbatuar me profesionalizëm të gjitha detyrimet që ka kapiteni i një anijeje, e cila transporton ngarkesa militare të ligjshme dhe të miratuara nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së. Deklaroj publikisht që ngarkesat militare të transportuara nga kapiteni shqiptar dhe dy oficerët e tij të ngarkuara nga 'Jugoimport' Serbi me destinacion shtetet Turqi, Egjipt, Kenia e Irak, kanë qenë krejt të ligjshme, të pajisura me dokumentacionin ligjor internacional, të inspektuara nga Forcat e NATOS dhe anijet e OKB-së.

    Kur ju deklaroni se çdo gjë ka qenë konform ligjit, atëherë pse ju arrestuan?

    Do ta tregoj të gjithë ngjarjen nga fillimi. Gjatë kthimit nga porti Mombasa i Kenias për në Irak, ku do shkarkohej ngarkesa e fundit për Ministrinë e Mbrojtjes së këtij shteti, karburanti i anijes sonë po përfundonte dhe duhej të bënim furnizimin me karburant. Kompania e anijes kishte bërë të gjitha pagesat për të furnizuar anijen me 25 tonë naftë. Gjatë lundrimit nga brigjet e Somalisë për në Kenia, anija jonë është eskortuar nga 3 anije të NATOS. Për vazhdimin e lundrimit nga Kenia në Irak i kërkova kompanisë që të shoqërohesha përsëri nga NATO. Por m'u komunikua vetëm që do vëzhgoheshim nga NATO dhe nuk do shoqëroheshim nga forcat e saj. Në 16 dhjetor 2012 në jug të ishullit Ab del Kuri, ishull ky që i përket Jemenit, u furnizuam vetëm me 7000 litra naftë dhe pjesën tjetër do ta merrnim në Jemen, sepse atje ishte bërë edhe pagesa. Më datë 18 dhjetor 2012, anija jonë hedh spirancën në radën e portit të Mukallës, duke ndjekur të gjitha rregullat internacionale për hyrje në port me ngarkesa të rrezikshme. Kështu që akuzat e Jemenit për hyrje pa njoftim, vënie në rrezik të portit, etj. janë mashtrime dhe fasada e veprimeve të tjera të turpshme e kriminale ndaj ekuipazhit shqiptar, kompanisë së anijes, shtetit të Irakut, vetë Këshillit të Sigurimit të OKB-së, janë veprime djallëzore të piraterisë shtetërore, të mafias së vjedhjes e shitjes së armëve në Jemen, të cilët na kërcënonin ne me jetë, të cilët deklaronin me mburrje se na duhej kjo ngarkesë dhe prandaj e morëm. Por, në skëterrën e Jemenit, jeta e njeriut është gjëja më pavlerë.

    E më pas si vijoi procesi i gjyqit?

    Pasi ankoruam në portin e Mukallës, nëndrejtori i portit erdhi dhe më tha se kompania e anijes nuk kishte bërë njoftimin 24 orë përpara mbërritje së anijes për ngarkesën që kishim në bord. Por ne i kishim bërë njoftimet tona. Ditën tjetër, erdhi sërish dhe më tha se dyshonte se ngarkesa e armëve nuk ishte për shtetin e Irakut. Atëherë e lidha me konsullin e Irakut, i cili ditën tjetër u paraqit vetë në port dhe na premtoi se do niseshim për në Irak, por ditën tjetër ata sekuestruan anijen dhe ne na futën në burg. Mbas kësaj, disa gjeneralë të Jemenit hipën në anije dhe kërkuan që të hapnin arkat me armatime. Njëri prej gjeneralëve erdhi dhe më tha në sy se i pëlqente ngarkesa dhe donte ta merrte. Më datë 28 dhjetor 2012 me anë të një letre me shkrim dore në arabisht, pa firmë e vulë, na komunikuan që anija ishte arrestuar me urdhër të presidentit të tyre. Në datë 7 janar 2013 më arrestuan mua, dy grekë dhe dy indianë, të cilët pas ndërhyrjes së shtetit të tyre, u lanë të lirë. Ndërsa, shteti ynë nuk bëri as përpjekjen më të vogël. Na dërguan në burgun e Mukallës. Më vonë erdhën dhe na thanë se nuk ishim të burgosur, por na mbanin në kushte speciale për hetime. Por, patëm shumë vështirësi, sepse ligji i Jemenit nuk lejonte avokat të huaj të caktuar nga kompania e anijes që të merrnin përsipër mbrojtjen tonë, ndërsa shteti ynë heshte. Në seancat tona gjyqësore thuheshin gjëra të pavërteta, shtyheshin derisa gjykata e shkallës së parë na dënoi me 6 vite burg. Më pas, Gjykata e Apelit na e uli dënimin, derisa një ditë në zyrën e prokurorit të Mukallës na u komunikua lirimi me vendim të presidentit jemenas.

    Pra, ju u latë të lirë me anë të dekretit të Presidentit të shtetit të Jemenit?

    Dekreti ka dalë më 5 janar 2014. Unë u njoftova më 28 janar privatisht nga një miku im për këtë dekret, edhe pse me ligj duhej që urdhri të ekzekutohej brenda 5 ditëve. Edhe pse shpresoja, sërish nuk besoja te ky president, i cili sipas informacionit që kam, ishte pjesë e mbajtjes sonë peng në burgjet e Jemenit. Neve shqiptarëve presidenti nuk na fali, ai urdhëroi vetëm që anija t'u kthehej autoriteteve të Irakut. Me atë dekret, edhe pse edhe na nxorën nga burgu, ne përditë na bënin presion që do na kthenin në burg, pasi presidenti kishte falur anijen, ngarkesën dhe jo ne.

    Pse thoni që ju kanë mbajtur peng dhe çfarë lojërash po luheshin mbi ju?

    Ne ishim peng të marrëdhënieve politike mes Irakut dhe Jemenit.
    Situata politike në Jemen, si dhe koha kur anija jonë shkoi atje, është cilësuar nga shumë persona si vend i gabuar dhe kohë e gabuar. Armatimi që unë kisha në anije ishin predha të tre dimensioneve, armatim ky shumë i nevojshëm dhe urgjent për ushtrinë e Irakut. Dhe rasti i vajtjes në Jemen e një anijeje me armatim për Irakun ishte shansi i mirë dhe për këtë u vunë në veprim shërbimet inteligjente të këtyre shteteve dhe gjykata e një province të vogël në Jemen, e cila i quante përfaqësuesit e shtetit të Irakut që vinin në gjyq si bashkëpunëtorë të kriminelëve të ardhur nga Shqipëria. Në rastin tonë nuk ka qenë vetëm Jemeni, aktori kryesor. Edhe Serbia ka pasur rolin e saj, pasi nëse Iraku ishte porositësi i ngarkesës, Serbia ishte ngarkuesi i armatimit tonë dhe kishte detyrimin ligjor të dorëzimit të kësaj ngarkese në Irak. Por, kur kemi kërkuar që Serbia të reagojë, nga ana e saj vinte vetëm heshtje. Edhe një herë që reaguan thanë se u vinte keq për situatën, si dhe 'Yugoimport' kishte pësuar dëm material dhe moral dhe se nuk ishte më ajo pronare e ngarkesës, pronar ishte Iraku dhe në e-mailin e Serbisë thuhej se i kishte kërkuar Irakut që për arsye humane të na merrte në mbrojtje ne shqiptarëve.

    Sa kohë qëndruat në burg?

    Pasi më arrestuan në dhjetor, unë kam qëndruar disa muaj në spital, pasi kisha probleme me zemrën dhe në muajin maj më kthyen në burg. Unë rrija në një dhomë të veçantë dhe nuk më kanë trajtuar keq, sepse ishte dhënë urdhër se nëse më gjente gjë mua, do iu ikte koka ushtarëve. Ndërsa, dy shokët e mi, oficeri dhe kryemekaniku kanë vuajtur shumë në burg. Ata rrinin në një dhomë, ku në total qëndronin 34 persona, ku ngjitur kishin njerëzit e Al-Kaedës. Në fillim patëm frikë se do vdisnim aty, se nuk do dilnim më të gjallë. Mua ndonjëherë më shkonte mendja që të merrja anijen dhe të ikja, por ajo ruhej nga ushtarët. Problem për ne ishte ushqimi, mungesa e rrobave, sepse çdo gjë duhej ta siguronim me lekët tona. Por problemi më i madh ishin temperaturat. Në Jemen edhe buka piqej në diell, sepse temperaturat shkonin në mbi 40 gradë. Shoku im u mbush me puçrra në të gjithë trupin, aq sa mori edhe mjekime. Pastaj patëm probleme, sepse ne nuk dinim zakonet e atyre, ata faleshin çdo ditë, filloi Ramazani dhe neve na duhej që të mësonim të luteshim, sepse në qeli na shikonin me dyshim. Por nuk na ngacmoi njeri. Problem që darka, sepse fise të ndryshme të Jemenit, rrethonin burgun dhe kërkonin lirimin e ta afërmve të tyre. Ata gjuanin në drejtim të burgut, na patën dhënë edhe ne disa kallashë, që t'i kishim në rast se do na duheshin. Kishim vështirësi edhe që të mësonim të hanim ashtu siç ushqeheshin ata, ata hanin ushqime të ndryshme nga ne dhe ushqeheshin me dorë. Në shkurt të këtij viti kam dalë nga burgu dhe jam vendosur në hotel. Aty kam parë gjëra nga më të habitshmet dhe më të frikshmet.

    Si ishte situata në Jemen kur dolët nga burgu?

    Aty vazhdimisht luftohet mes jugut dhe veriut. Veriu ka zaptuar jugun, sepse ata nuk e konsiderojnë veten si një popull, e quajnë veten si racë tjetër. Kor dolëm ne nga burgu, kam parë që para syve të mi janë vrarë dy vajza, sepse atje për femrat është shumë e vështirë, ato cilësohen si turp dhe krim. Kam parë një djalë dhe një vajzë që i kanë rrahur me kamzhik nga 100 herë secilin, vetëm se patën një lidhje dashurie, kam parë një burrë që goditën 80 herë me kamxhik, sepse kishte pirë alkool. Atje edhe fëmijët kanë kallash, është një çmenduri e vërtetë. Kur isha në spital, kam parë ta vrarë dhe të plagosur që vinin çdo ditë. Madje, në burg kishim frikë se mos na merrnin peng, sepse situata kishte dalë jashtë kontrollit. Por ne nuk na jepnin pasaportat dhe ishim të detyruar që të rrinim në hotel, sepse halli ynë më i madh ishte prokurori i atij vendi, i cili ishte njeri shumë i keq dhe na e ka nxirë jetën.

    Si arritët të ktheheshit në Shqipëri?

    Ne u larguam nga Jemeni me datë 29 mars 2014. Kryemekaniku ishte larguar rreth 20 ditë para nesh. Ishte habi e madhe si na lanë të iknim. Na thërrisnin në prokurori, na jepnin pasaportat dhe mbas 5 minutash na i merrnin përsëri. Na thonin që prisnin urdhër nga lart. Komunikonim me ambasadën e Irakut e ata na përgjigjeshin se s'e kuptonin pse ndodhte kjo. Prokurori na thoshte që 's'ju jepen pasaportat pasi s'keni paguar avokatin'. Por, ata na mbanin peng, derisa të siguroheshin se as Iraku, as Serbia nuk do të ankohej në gjykatë për atë që u kishte bërë Jemeni. Pastaj një ditë na dhanë pasaportat. U larguam nga ai vend dhe e ndjemë veten të lirë vetëm kur shkelëm në Milano. Itinerari ynë ishte Mukalla-Abu Dabi-Milano-Tiranë. Dhe ndodhi e pabesueshmja, ne mbërritëm në Shqipëri. Këtë herë Zoti ishte me ne, sepse shteti shqiptar na kishte lënë në harresë.

    Keni folur me ndokënd nga shteti ynë?

    Po, kam një dosje të tërë me e-maile, dokumente që i kemi dërguar shtetit tonë. Unë kam kontaktuar edhe me ambasadorin tonë në Riad, Admirim Banaj, i cili nuk u soll vetëm si diplomat, por edhe si njeri. Na ofroi mbështetjen e tij dhe na tha se kishte komunikuar me disa ambasada të tjera dhe priste ndihmën e tyre, derisa ai u largua. Unë i drejtohesha shtetit vetëm me qëllimin që Shqipëria të mos harronte qe kishte tre pengje në Jemen. Insistoja që së paku presidenti ynë të bënte një lëvizje sado të vogël që Jemeni të kuptonte se problemin tonë e dinte dhe shteti shqiptar. Por, presidenti heshti. Unë nuk dua që çështja jonë të bëhet politike, por kam vetëm një pyetje në emër të shokëve të mi për presidentin: Z.president, pse i le shtetasit e tu të luftonin mes jetës dhe vdekjes në Jemen? Kemi një informacion që ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka bërë disa përpjekje duke angazhuar ambasadorin tonë në Riad, z.Bala, por këto përpjekje mbeteshin deri tek konsulli ynë i nderit, të cilin ne as e pamë, as ia dëgjuam zërin.

    A ka shqiptarë të tjerë në Jemen?

    Po, ka. Në burgjet e tij nuk e di me saktësi, por në Jemen janë afro 20 mijë shqiptarë që jetojnë atje që nga koha e perandorisë osmane.

    (a.n/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  2. #2
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Tmerri ynë në qelitë e Jemenit

    Citim Postuar më parë nga Shaboni Lexo Postimin
    ...filloi Ramazani dhe neve na duhej që të mësonim të luteshim, sepse në qeli na shikonin me dyshim. Por nuk na ngacmoi njeri.
    Mashallah

    Ja nje ane e mire e qelive te Jemenit.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Tmerri ynë në qelitë e Jemenit

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Mashallah

    Ja nje ane e mire e qelive te Jemenit.
    Prapanicen e paskan ruajtur te paprekur.

    Si paska ren sapuni.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #4
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Tmerri ynë në qelitë e Jemenit

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Mashallah

    Ja nje ane e mire e qelive te Jemenit.
    Po mor po mashallah, 1 vit burg duke mos e ditur se kur do te lirohen apo do te vriten ti thua marshallah, shko thuaji ne fytyre kur ta fut flakaresh fytyres... Po su fale priti akuzat 'kafir', 'qafir' e dihet cilat jane pasojat e kesaj kur shumica e te burgosurve jane myslimane... aman jo myslimane 'light' sikur ne Shqiperi, por tamon myslimane qe nuk i ndrrojne fjalet cdo 5 minuta.

  5. #5
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Tmerri ynë në qelitë e Jemenit

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Po mor po mashallah, 1 vit burg duke mos e ditur se kur do te lirohen apo do te vriten ti thua marshallah, shko thuaji ne fytyre kur ta fut flakaresh fytyres... Po su fale priti akuzat 'kafir', 'qafir' e dihet cilat jane pasojat e kesaj kur shumica e te burgosurve jane myslimane... aman jo myslimane 'light' sikur ne Shqiperi, por tamon myslimane qe nuk i ndrrojne fjalet cdo 5 minuta.


    Po i paramendoj te gjorit duke e perdorur karten e besimtarit, me shpres, se mos po lirohen nga burgu

    Ehh,... çdo e keqe e ka nje te mir, ra burgu, e ju shkoi mendja te faleshin e te agjeronin !!

    MarshAllah, shume e shqiptarin duhet derguar nga 1 muaj atje ahahahaha
    … ///

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-03-2014
    Vendndodhja
    BOSH
    Postime
    102

    Për: Tmerri ynë në qelitë e Jemenit

    Më vjen mire qe jane liruar dhe jane mire me shendet. Jeta keta njerez i ka sprovuar ne punen e veshtire qe kane, por kjo ishte prova e tyre më e paimagjinueshmja dhe ja hodhen paq. Uroj te mos ndermarrin me udhetime te kesaj natyre sepse duan apo sduan ta pranojne jane ekspozuar vete kundrejt atij rreziku.
    Gati ne gjithe boten arabe tashme ska siguri, perjashto arabine saudite, katar, turqi dhe emiratet.

  7. #7
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Tmerri ynë në qelitë e Jemenit

    Citim Postuar më parë nga NIKOLA TESLA Lexo Postimin
    Gati ne gjithe boten arabe tashme ska siguri, perjashto arabine saudite, katar, turqi dhe emiratet.
    Qekur turqia konsiderohet si bota arabe?
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-03-2014
    Vendndodhja
    BOSH
    Postime
    102

    Për: Tmerri ynë në qelitë e Jemenit

    avash i uruar se thashe bota arabe, jo hapesira arabe, kultura turke eshte shume prane arabeve dhe ky eshte nje nder faktoret qe turqia nuk pranohet ne BE
    pastaj kjo skishte fort lidhje me temen qe u irritove kaq shume.

  9. #9
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Tmerri ynë në qelitë e Jemenit

    Citim Postuar më parë nga NIKOLA TESLA Lexo Postimin
    avash i uruar se thashe bota arabe, jo hapesira arabe, kultura turke eshte shume prane arabeve dhe ky eshte nje nder faktoret qe turqia nuk pranohet ne BE
    pastaj kjo skishte fort lidhje me temen qe u irritove kaq shume.
    Per te njejtat arsye kane dale dhe justifikime se ne BE nuk pranohet dhe Shqiperia , Bosnja e Kosova por mos jemi bote arabe dhe ne? Gjithsesi , nuk kish aspak irritim ne postimin tim. Thjeshte nje korigjim per lexuesit.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-03-2014
    Vendndodhja
    BOSH
    Postime
    102

    Për: Tmerri ynë në qelitë e Jemenit

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Per te njejtat arsye kane dale dhe justifikime se ne BE nuk pranohet dhe Shqiperia , Bosnja e Kosova por mos jemi bote arabe dhe ne? Gjithsesi , nuk kish aspak irritim ne postimin tim. Thjeshte nje korigjim per lexuesit.
    Korrigjimin e bere megjithese i pavend sepse lexove apo interpretove siç te pelqeu.
    Tani po te pyes; çfare lidhje ka me temen shqiperia, bosnja, kosova, apo hajt te kundershtojme pa lidhje se keshtu ka qejf dikush.

    hajt shnet.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •