Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 20
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Për: Përse lajthitet Fatos Klosi mbi të ashtuquajturin rrezikun e politikës Greke.



    Ja provat e uzurpimit te kishes ortodokse SHQIPTARE .... !

    C do gje tjeter te thuhet eshte e tepruar .

    Sa here te jete kete do ta ve .... ! Le ta dine te gjithe .... !

    Janullatosi e uzurpoj si rrjedhoje tani eshte e veshtire ta heqesh ... por berem durim , e lame te beje c te doje , i beri favore greqise POR kontribuoje edhe per ortodoksine POR tani erdhi koha qe kisha e shqiptareve e uzurpuar tu kthehet shqiptareve .... !

    C do grek qe ka deshira kishtare e ka mitropoline e greqise . Eshte i lire te shkoje atje , nuk e pengon asnjeri ... E keni edhe me te pasur ate Elladhen , me demokratike ... do beni jete te mire FRAPE edhe Cigare tere diten edhe do genjeni njeri tjetrin se jeni epiqendra e botes .

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar IllyrianPatriot për postimin:

    NIKOLA TESLA (10-04-2014)

  3. #12
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-03-2014
    Vendndodhja
    BOSH
    Postime
    102

    Për: Përse lajthitet Fatos Klosi mbi të ashtuquajturin rrezikun e politikës Greke.

    Citim Postuar më parë nga IllyrianPatriot Lexo Postimin


    Ja provat e uzurpimit te kishes ortodokse SHQIPTARE .... !

    C do gje tjeter te thuhet eshte e tepruar .

    Sa here te jete kete do ta ve .... ! Le ta dine te gjithe .... !

    Janullatosi e uzurpoj si rrjedhoje tani eshte e veshtire ta heqesh ... por berem durim , e lame te beje c te doje , i beri favore greqise POR kontribuoje edhe per ortodoksine POR tani erdhi koha qe kisha e shqiptareve e uzurpuar tu kthehet shqiptareve .... !

    C do grek qe ka deshira kishtare e ka mitropoline e greqise . Eshte i lire te shkoje atje , nuk e pengon asnjeri ... E keni edhe me te pasur ate Elladhen , me demokratike ... do beni jete te mire FRAPE edhe Cigare tere diten edhe do genjeni njeri tjetrin se jeni epiqendra e botes .
    Nje falenderim per kete video qe ke sjelle. Eshte fakt i pamohueshem.

    DO DESHA TA PYES ALBON ME SHUME MIRESJELLJE: ME THUAJ ALBO PERSE NE MAKINEN E KRYPESHKOPIT SHQIPTAR VALEVITET FLAMURI GREK?

    Po mu pergjigje cilado qofte pergjigja do isha mirenjohes per ate cfare do formulosh ne pergjgje.

  4. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-08-2009
    Postime
    193

    Për: Përse lajthitet Fatos Klosi mbi të ashtuquajturin rrezikun e politikës Greke.

    kam bindjen se influenca greke ne KOASH do vazhdoje dhe pas Janullatosit kjo sepse ai ka qen i kujdesshem te zgjedh njerzit me fanatik progrek qe per kauzen grek orthodokse shesin cdo gje ashtu si paraardhesit e tyre qe dolen kunder shqiptareve, vrasje ,helmime, djegje librash, mbyllje shkollash ne gjuhen shqipe etj

  5. #14
    ......... Dukat ......... Maska e G.S.Vangjeli
    Anëtarësuar
    14-04-2010
    Vendndodhja
    Athinë, Greqi
    Postime
    356

    Për: Përse lajthitet Fatos Klosi mbi të ashtuquajturin rrezikun e politikës Greke.

    E lexova atë intervistën e atij..... MuTos Klosit!!!

    Thjesht habitem me idiotllëqet që thotë, thjesht ky njeri nuk ka asnjë vizion të realitetit. Është komplet jashtë llogjikës së mesme të një nëpunësi të lartë të shtetit. Habitem ndërkohë se si mundet të jetë në botën mediatike akoma ky njeri i pavlerë. E them pa vlerë se nuk flet me argumenta edhe rrjedhshëm , nuk është as një orator i mirëfilltë që të thuash.... ok... , nuk përpuqem me argumentet e mendimet e tij por i bën paraqitje të mirë teorisë së tij.

    Pyetja lind pra si është akoma ky në aktivitet mediatik e jo i harruar siç janë shumica e kolegëve të tij në të gjithë shtetet. Me siguri është gishti i Turqisë këtu që akoma dikush i merr intervistë këtij MuTos Klosit.


    PS: siç ja fut kot Klosi ashtu ja fus edhe unë - do akuzoj edhe unë pa fakte siç bën ai, kot së koti psh.,Turqinë!!!Sidoqoftë nuk rrojmë në kohëra serioze
    Gjithmonë jap atë që më japin të tjerët

  6. #15
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Përse lajthitet Fatos Klosi mbi të ashtuquajturin rrezikun e politikës Greke.


    Klosi: Kisha Ortodokse të tregojë se është e pavarur nga Greqia




    TIRANE-Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi tha për “Panorama” se kisha ortodokse shqiptare duhet të tregojë se është autoqefale dhe e pavarur nga kisha dhe shteti grek.

    Duke iu përgjigjur reagimit të Sinodit të Shenjtë, Klosi përforcon deklaratën e tij për investime të mëdha nga kisha greke duke sjellë shembullin e ndërtimit të një kishe në një fshat ku nuk ka asnjë besimtar ortodoks.

    Zoti Klosi, Kisha Ortodokse reagoi ndaj deklaratave tuaja, ku së pari shprehet se është e pavarur nga Kisha greke. Jeni i kënaqur me këtë përgjigje?
    Vërtet më erdhi mirë që Kisha Ortodokse u detyrua të japë disa shpjegime dhe unë këtë e quaj arritje. Jo pse unë kisha ndonjë qëllim konkret, unë iu përgjigja pyetjeve të gazetarit në një bisedë të lirë dhe nuk dua të impenjohem në këtë marrëdhënie. Por e vërteta është se ka nevojë për shpjegime, qoftë edhe për faktin se është krijuar një opinionin i përgjithshëm në Shqipëri se Kisha Ortodokse shqiptare nuk është autoqefale, pra e pavarur nga Kisha greke. Natyrisht në fazat e para të ringritjes së kishave, në fillim të viteve ’90, ata bënë mirë që ndihmuan se situata e tillë ishte, por duket se në ngjarjet e ndryshme që kanë ndodhur në Shqipëri, për mua kisha nuk ka mbajtur atë qëndrim që duhet të mbajë një institucion i pavarur nga politika, nga çështjet nacionale. Janë disa raste dhe unë marr si shembull rastin e Shtëpisë së Kulturës në Përmet, ku kisha me dhunë kërkoi që ta marrë atë godinë, meqenëse në territorin ku ishte ndërtuar Shtëpia e Kulturës, një pjesë e saj ka qenë e Kishës. Ka vende të lira plot, pse duhej prishur Shtëpia e Kulturës, sepse ishte simbolike edhe për vetë emrin që mbante. Këmbëngulja e priftërinjve, që për mua nuk flasin as shqip, me mesha dhe liturgjira, më duket se ka ardhur koha dhe për të mirën e tyre që të demonstrojnë se janë të pavarur. Deri tani, unë këtë nuk e kam parë. Investime të mëdha janë bërë në Shqipëri nga kisha. Në sqarimin e tyre jepej shpjegime se ato vinin nga ky apo ai burim, nga shumë dhurata lart e poshtë.

    Në çështjen e financimeve shpjegimi i Kishës ju cilësonte dhe naiv…
    Ajo intervistë ishte spontane. Unë kam thënë se Greqia ka para dhe janë paratë e Europës që financojnë Greqinë, por nuk kisha parasysh se Europa ia ka dhënë Greqisë për kishat. Ky nënkuptim mbase është konsideruar si naivitet. Kur dikush të jep para për të zgjidhur hallet e tua, paratë që të teprojnë i përdor si të duash dhe besoj se kështu janë përdorur. Unë shoh që brenda një kohe shumë të shkurtër janë bërë investime të mëdha në kishat ortodokse, edhe pse Greqia deklaron se kalon krizën më të rëndë dhe pret këstet e ndihmës nga BE. Unë jam nga Mallakastra, nga një fshat i quajtur Greshicë. Atje është ngritur një kishë ortodokse dhe atje s’ka edhe një ortodoks të vetëm. Është një vend i dukshëm nga rruga e vjetër që të çon në jug dhe të gjithë tallen me atë kishë, sepse s’ka asnjë besimtar ortodoks në fshat dhe kisha, që ditën që është ndërtuar, rri e mbyllur.

    Është ky një ekspansion i Kishës greke dhe në bashkëpunim me shtetin shqiptar, që ju e cilësoni si tolerues?
    Kjo më kujton historitë e vjetra të Shqipërisë. Kështu hyri islamizimi në Shqipëri, në fillim me dervishët që lëviznin nëpër Shqipëri e më pas me institucionet fetare dhe pastaj u bë fakt dhe pushtimi ushtarak. Sigurisht nuk jam aq naiv që të vendos paralelizma kaq të afërt, por ka një të vërtetë në këtë gjë: përmes ndihmës dhe në fushën e institucioneve të besimit ortodoks kanë sjellë influencën dhe interesat e tyre.

    Mos është bërë Shqipëria vendi i përplasjes së feve të ndryshme se kush do ketë dominimin më të madh? Çfarë informacionesh kishte SHISH?
    Nuk e besoj, është një temë shumë e diskutueshme, por nuk e besoj. Të paktën ata e dinë edhe më mirë se unë se shqiptarët nuk janë aq besimtarë. Për ta, besimi është më shumë çështje ritesh, festohen festat fetare, sebepi për të bërë një festë, shkojnë të tërë, myslimanët në kishë, e shohin si një spektakël të gjithë. Po t’i pyesësh dhe të kërkosh sqarime se çfarë është kjo që po ndodh, nuk të thonë gjë, nuk dinë gjë, sepse feja nuk është kultivuar që në fëmijëri. Nga njëra anë kjo është pozitive, sepse ndihmon në harmoninë fetare dhe kombëtare. Ne kemi qenë gjithmonë në kufijtë e perandorive, këtu ndahej kufiri mes Lindjes dhe Perëndimit, këtu ndahej Bizanti me Romën, pak më tutje kufiri i Perandorisë Turke, d.m.th. janë fakte historike që kanë ndodhur.

    Kur ju ishit në krye të SHISH, keni pasur informacione për burimet e financimeve të Kishës ortodokse?
    Jo, në shërbimin tonë nuk e kishim si detyrë dhe nuk besoj se edhe sot nuk merren me këtë punë. Investimet janë gjëra të hapura, që duken. Po të dojë shteti shqiptar që të bëjë një bilanc se sa para janë futur për investime, llogaria bëhej shumë shpejt.

    (d.b/BalkanWeb)
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #16
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Përse lajthitet Fatos Klosi mbi të ashtuquajturin rrezikun e politikës Greke.

    Ish-nomenklatura e kuqe po ndermerr inkursione te tilla si kjo e z. Klosi, kunder Kishes Orthodhokse, ne nje aleance te fshehte edhe me islamin ekstremist ne nje kohe shume te veshtire per kete te fundit. Klosi nuk ka thene asgje me shume sesa akuzat e rendomta ndaj Kishe sone, por eshte perpjekur te perqendrohet ne ceshtjen e ndihmes qe qe merr Kisha jone nga donatore te ndryshem dhe perqendrohet me shume tek Greqia,..sa e cuditshme, ne nje kohe kur Greqia edhe si shtet e ndihmon vendin tone per ne BE, etj.., me vende pune, ky ish-pushtetar i kuq gjen kohen qe te merret me Komunitetin elite ne Shqiperi. Ndihmat jane siguruar nga Kryepiskopi Anastas, ne baze te kredibilitetit te larte nderkombetar te tij, dhe i cili eshte kthyer ne nje lypes, per hir te Kishes sone Orthodhokse, ...Kisha jone eshte autoqefale, keshtu qe ne vendimet e saj nuk ndikohet nga ndonje shtet tjeter, as edhe nga Greqia, etj., ndersa ndihmat na i japin si bashkevellezer orthodhokse, nje detyrim moral ky i padiskutueshem,...mesa duket Klosit i vjen keq pse eshte ngritur Kishe ne fshatin e tij, por kjo s`ka asgje te keqe, pasi atje dikur duhej te kete pasur Kishe, edhe pse me vone ndodhi konvertimi ne islam..
    Z. Klosi si ateist i thekur, e shikon Kishen si detashment ne sherbim te qellimeve "ekspansioniste" te fqinjeve, etj., duket se kuzhina komuniste e ka gatuar kete gjelle, dhe Klosit nuk mund t`i pelqeje ndonje gjelle tjeter, ashtu si edhe paraardhesve te tij,..qe s`kane asnje lidhje me Kishen..
    Eshte mjeran akuza e Klosit vetem bazuar nd ndihmat qe merr KOASH- per te na akuzuar si "tradhetare" te kombit...
    Z. Klosi keni marre ndonje fature te mire per keto shkrime apo jo
    Duaje te afermin tend si veten

  8. #17
    i/e regjistruar Maska e peshkatari2011
    Anëtarësuar
    14-02-2011
    Postime
    258

    Për: Përse lajthitet Fatos Klosi mbi të ashtuquajturin rrezikun e politikës Greke.

    Klosi nuk ka thene asgje me shume sesa akuzat e rendomta ndaj Kishe sone, por eshte perpjekur te perqendrohet ne ceshtjen e ndihmes qe qe merr Kisha jone nga donatore te ndryshem
    e kujt eshte kisha ilia,,,,,,,,,,e juaja,,,pra e ortdoksve,,,,e te konvertuarve apo e ,,,,,,,,,,,,,,,,, donatoret duhen bere publike,,,nuk kane pse mbahen sekret,,,,eshte dhe ne kundershtim me ligjin.
    Kur injoranca flet,urtesia hesht e qesh nen vehte !!

  9. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-08-2009
    Postime
    193

    Për: Përse lajthitet Fatos Klosi mbi të ashtuquajturin rrezikun e politikës Greke.

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Ish-nomenklatura e kuqe po ndermerr inkursione te tilla si kjo e z. Klosi
    ajo nomenklature e kuqe qe thua ti ishte e eger vetem me rracen e vet jo me minoritaret qe ishin teper besnik te Enverit. nese ai do ishte dor e hekurt ashtu si shum komunist krenohen e kishte fare te thjeshte ato zonat e greqizuara si himara dhermiu lukova etj ti shqiptarizonte duke transferuar popullsin, por atij ja terhiqnin veshin nese do guxonte te bente kete gje
    Ndryshuar për herë të fundit nga ulne : 15-04-2014 më 15:50

  10. #19
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Përse lajthitet Fatos Klosi mbi të ashtuquajturin rrezikun e politikës Greke.

    Citim Postuar më parë nga peshkatari2011 Lexo Postimin
    e kujt eshte kisha ilia,,,,,,,,,,e juaja,,,pra e ortdoksve,,,,e te konvertuarve apo e ,,,,,,,,,,,,,,,,, donatoret duhen bere publike,,,nuk kane pse mbahen sekret,,,,eshte dhe ne kundershtim me ligjin.
    Kisha Orthodhokse eshte e "jona" do te thote qe nuk ka pune kurrkush t`i jape mend asaj duke perfshire ketu edhe shtetin shqiptar,...vetem kaq, se per te tjerat Kisha Orthodhokse eshte e hapur per te gjithe,..., se nga e nxjerr kete "teori" qe u dashkan bere publike donatoret, kete e di ti vetem...Kisha do te marre ndihma sepse shteti nuk e ndihmon,..pra, ne nuk i japim llogari njeriut per financat tona...
    Duaje te afermin tend si veten

  11. #20
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Përse lajthitet Fatos Klosi mbi të ashtuquajturin rrezikun e politikës Greke.

    Kisha Ortodokse nuk mund tё pёrdoret pёr tё justifikuar ideologjitё e epokave

    Nga Dhimitër Qosja & Thoma Ҫomёni {16/04/2014}
    Kundërpërgjigje z. Pëllumb Xhufi

    Sa herё qё tё krishterёt ortodoksё pёrgatiten tё kremtojnё ngjarje tё shenjta tё besimit tё tyre, persona tё ndryshёm guxojnё tё helmojnё mendjet me dezinformimet e tyre kundra Kishёs Ortodokse, nёpёrmjet shkrimeve nё median e shkruar dhe elektronike. Qëndrimet e tyre ndaj KOASH, shpeshherë janё shoqёruar, jo vetёm me njohuri të cunguara dhe me pasaktësi, por edhe me shtrembërime të së vërtetës, paragjykime, denigrime, fyerje etj. Nёpёrmjet qëndrimeve tё tyre, ata kanë shprehur vrerin dhe ligësinë e tyre, duke fyer rëndë Komunitetin Ortodoks, kreun, klerikёt e këtij komuniteti si dhe të gjithë besimtarët që kontribuojnë në rimëkëmbjen dhe fuqizimin shpirtëror e institucional të Kishës. Rasti mё i fundit ishte intervista e z. Pёllumb Xhufi, njё person, i cili ёshtё i dalluar pёr frymёn e tij antiortodokse. Ai shpeshherё pёrsёrit vetveten, a thua nuk ka me se tё merret tjetër, duke kёrkuar tё marrё pёrsipёr tё bёjё “specialistin” edhe nё çёshtjet e teologjisё ortodokse. Por historia e zhvillimit tё Kishёs Ortodokse nuk ёshtё njё kronologji mortore si ato qё z. Xhufi ligjёron mbi varrin e ndonjë diktatori.

    Nё intervistёn e tij “rreket” tё na sqarojё historinё e zhvillimit tё KOASH-it nё kёto 24 vjet tё ringritjes sё saj, pa ofruar asnjё argument mbi fakte tё dokumentuara siç e kёrkon shkenca e historisё. Intervista e tij nuk paraqet koherencё dhe as i përgjigjet realitetit tё kohёs sё sotme. Shkrime tё tilla i pёrshtaten vetёm kohёs sё regjimit dhe ky ёshtё njё trishtim i madh.

    Ai mohon ekzistencёn e ligjit qё rregullon marrёdhёniet midis shtetit dhe komuniteteve fetare. I kujtojmё se sipas Kushtetutёs sё Republikёs sё Shqipёrisё (viti 1998), bazuar në nenet 10 pika 5, 78 dhe 83 pika 1, shteti dhe komunitetet fetare kanё një marrëveshje reciproke që garantojnë lirinë dhe të drejtat. Kjo marrëveshje u miratua dhe ёshtё ratifikuar nga Parlamenti kur z. Xhufi ishte deputet (2005-2009, ligji nr.10057, shih Fletorja zyrtare, dt. 4 Shkurt 2009, fq.138-147). Ndër të tjera, marrёveshja thotë: “Shteti respekton KOASH-in dhe njeh si përfaqësues të saj personat e autorizuar nga Sinodi i Shenjtë i kësaj Kishe dhe garanton mbrojtjen e saj nga çdo person apo grup që pretendon emrin, objektet e kultit, pronat, simbolet ose vulën e saj” (Neni 5 pika 1). Gjithashtu “Shteti respekton pavarësinë e KOASH-it për t’u organizuar, ushtruar veprimtaritë, për të administruar pasuritë që zotëron në bazë të parimeve, rregullave, traditave, kanoneve e statutit të saj” (Neni 10 pika 2) (Shih Fletorja Zyrtare e Rep. së Shqip. Nr.7, 4 shkurt 2009, fq.138). A ёshtё kjo njё padituri e tij, apo kёrkon tё mashtrojё opinionin publik?

    Sipas z. Xhufi, Sinodi i KOASH-it nuk duhet tё reagonte ndaj z. F.Klosi, i cili vendoste njё paralele midis njё institucioni siç ёshtё Kisha Ortodokse dhe njё grupi tё caktuar. Kushdo qё kupton pёrgjegjёsinё qytetare ndaj vendit dhe vlerave tё bashkёjetesёs, duhej tё dënonte deklarata tё tilla qё cenojnё këtë bashkëjetesë. Por, pёr z. Xhufi, ashtu si dhe pёr z. Klosi, ky grup nё krahasim me Kishёn Orthodokse nuk pёrbёn rrezik pёr Shqipёrinё. Sipas tyre, Evropa dhe bota shqetësohen mё kot pёr kёtё grup.

    Por, si mund tё bёsh krahasime midis Kishёs Ortodokse nё Shqipёri dhe njё grupi tё dёnuar edhe nga vetё Komuniteti pёrkatёs? Ndёrkohё qё raportet ndёrfetare dhe institucionale midis komuniteteve fetare janё tё shkëlqyera. Tё krahasosh një komunitet tё tёrё me njё grup dhe madje jashtё atij komuniteti, ёshtё e padrejtё si nga ana shkencore, por dhe nga ana shoqёrore dhe krijon premisa pёr njё pёrçarje nё kohezionin shoqёror dhe ekspozon rrezikun e bashkёjetesёs fetare dhe shoqёrore. Kjo formё e tё menduarit dhe tё shprehurit e z. Klosi, e paarsyetuar dhe qё mbështetet nga z. Xhufi, ёshtё njё propagandё e tipit tё sistemit komunist. Kërkon me patjetër të përziejë Kishën me aktivitete politike të brendshme apo të jashtme. Përpiqet të pёrziejё problematika të ndryshme të shoqërisë sonë me fqinjët, duke aluduar për Kishën Ortodokse si pjesë “e inskenimeve” të tensionimit dhe pёrçarjes. Aluzione sipas fantazisë së tyre “provokojnё rëndë”, duke përdorur një gjuhë tipike sektare për shpallje armiqësore të Ortodoksisё nё Shqipёri si rrezikun mё tё madh sot, ashtu si etërit e tyre dje. Madje edhe pse është sqaruar qartazi pozicioni i Kishës, përsëri tentativat për etiketime, akuza dhe madje kriminalizim të komunitetit ortodoks nuk mungojnë. Por, pёr tё gjitha kёto na lindin disa pyetje. Kur Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipёrisё ka nxitur njerёz, familje, gra dhe fёmijё tё largohen nga ky vend pёr ndonjё “luftё tё shenjtё”? Kur Kisha Ortodokse ka nxitur apo rekrutuar persona, familje etj, nёpёr vise luftërash nё zona tё nxehta tё konflikteve? Gjithashtu, tё pёrzieni KOASH-in me doktrina politike qё nuk kanё asgjё tё pёrbashkёt me tё, ёshtё njё mendim sa emocional, po aq dhe i pakultivuar, konfuz e çoroditës. Pёr tё ngritur vlerat e neootomanizmit dhe kjo ёshtё e drejta e tij, por ta justifikosh atё duke hedhur baltё mbi Kishёn Ortodokse ёshtё sa e padrejtё, po aq dhe keqdashёse dhe me pasoja të rënda jo vetëm për Kishën.

    Mosreagimi i KOASH-it do tё vinte nё dyshim integritetin pёrballë besimtarёve, por edhe pёrballë gjithё qytetarёve, duke krijuar insinuata pёr veprime qё bien ndesh me vetё thelbin e saj dhe me vlerat e tolerancёs.

    Z. Xhufi pёrsёrit vetveten duke mohuar legjitimitetin e Kryepeshkopit tё saj, duke na folur pёr shkelje tё kanoneve dhe tё statuteve, por pa na përmendur asnjё kanon si dhe statutë konkrete. Kjo nuk ёshtё tjetёr veçse njё spekulim kur nuk referon argumente të bazuara. A tregon kjo pёrputhshmёri me shkencёn e historisё?

    Duam tё sqarojmё opinionin publik se rifitimi i lirisё fetare e gjeti Komunitetin Ortodoks pa njё peshkop dhe nё kёtё mёnyrё e kishte të pamundur ringritjen e strukturave dhe përfaqësimin në mënyrë kanonike e të barabartë me kishat e tjera simotra. Kjo situatë e krijuar kërkonte që të gjendej zgjidhje, e cila të ruante parimet kishtare, kanonet e saj, të cilat përbëjnë kushtetutën e pakontestueshme për të gjitha Kishat Orthodokse. Parimi themelor i Kishës Orthodokse është se: “Nuk ekziston kishë pa episkop” (Shën Ignati, shek.I-II, Shën Qipriani, shek.III, “De ecclesiae unitate” përcakton unitetin e kishës në personin e episkopit, “ku është episkopi, atje dhe Kisha”etj). Klerikët e mbetur nga persekutimi i egër ateist dhe laikët e devotshëm me njohuri kishtare, duke kuptuar situatën e krijuar nga mungesa e një peshkopi, por edhe mungesës së një kandidati pёr tё marrё pёrsipёr ringritjen e Kishёs sipas kanoneve kishtare dhe sipas traditës ortodokse, iu drejtuan Patriarkanës Ekumenike. Kjo kërkesë vinte jo vetëm si pasojë e mungesës së kandidatëve për peshkop, por edhe nga pamundësia për dorëzimin e një peshkopi, pasi sipas kanoneve të kishës, “dorëzimi i një episkopi duhet të bëhet të paktën me pjesëmarrjen e dy episkopëve kanonikë” (Kanoni I i Apostujve). Patriarkana Ekumenike me respekt dhe ndjeshmëri të veçantë për realitetin në Shqipëri ofroi zgjidhje konkrete. Më 24 Qershor 1992, Sinodi i Patriarkanës Ekumenike me unanimitet zgjodhi Fortlumturinë e tij, Anastasin, vendim me Nr. Prot. 938. Zgjedhja e tij në unanimitet plotësoi kushtin e kanoneve të shenjta (Kanoni IV i Sinodit I Ekumeni, Kanoni III i Sinodit të VII Ekumenik) pёr ekzistencёn e njё kishe.

    Padyshim qё ortodoksёt nё Shqipёri do tё kishin dashur njё qytetar tё saj. Por edhe pas pёrpjekjeve pёr tё gjetur nga diaspora shqiptare ndonjё kandidat të mundshёm (kujtojmё se sipas kanoneve tё Sinodeve Ekumenike, kryepeshkopёt dhe peshkopёt zgjidhen vetёm nga radhёt e klerit tё pamartuar), askush nuk merrte pёrsipёr njё vepёr tё tillё Kryqi.

    Kujtojmё se Prof. Dr. Anastas Janullatos deri para ardhjes nё Shqipёri, ndodhej nё Afrikёn Lindore si peshkop aktiv i ngritjes sё Kishave Orthodokse tё Kenias, Ugandёs dhe Tanzanisё, ishte i njohur dhe i pranuar nga tё gjitha kishat ortodokse dhe jo vetёm. Si rrjedhim, zgjedhja e tij nuk kishte tё bёnte aspak me kritere nacionaliste, por si personi mё i përshtatshëm nga bota ortodokse qё kishte eksperiencёn e duhur nё misionet apostolike dhe nё formimin e kishave tё reja.

    Miratimi unanim prej Sinodit të Patriarkanës Ekumenike dhe ratifikimi i marrëveshjes midis shtetit dhe Kishёs Orthodokse (ligji, nr.10057) sipas Kushtetutës, janë dëshmi të qarta të legjitimitetit të tij. Gjithashtu, zgjedhjen e njё Kryepeshkopi kanonik e tregojnё letrat paqёsore qё shkëmbehen midis Kishave Ortodokse tё botёs, tё cilat njohёn menjёherё Kryepeshkopin e zgjedhur unanimisht tё KOASH-it. Paskan gabuar gjithë institucionet kishtare nё mbarё botёn dhe primatët e Kishave Orthodokse Autoqefale me konfirmimin e zgjedhjes së Kryepeshkopit të Shqipërisë!? Vetёm z. Xhufi ka tё drejtё!? Kjo do tё thotё tё fyesh inteligjencёn e tё krishterёve nё Shqipёri dhe nё mbarё botёn. Tё vёsh nё pikёpyetje legjitimitetin e institucioneve qё zgjodhёn dhe ato qё aprovuan legjitimitetin e tij pa asnjё argument, nuk ёshtё veçse njё marrёzi. Mund tё konsiderohej ilegjitime, por vetёm nё bazё tё legjislacionit tё sistemit komunist qё ju ndoshta keni nostalgji.

    Procesi i ringjalljes sё KOASH-së kishte nevojё tё domosdoshme plotësimin organizativ tё saj, kryepeshkopi dhe peshkopёt-Sinodi i Shenjtё- atribute tё pandara të çdo Kishe Ortodokse Autoqefale.

    Ringritja e saj sot është një realitet, që është i vlerësuar jo vetëm në Shqipëri, por nga e gjithë bota orthodokse, kishat e krishtera brenda dhe jashtë vendit, si dhe nga institucionet më të larta laike europiane dhe botërore.

    KOASH-i ёshtё njё institucion i pavarur sipas Kanoneve tё Shenjta dhe drejtohet nga Sinodi i Shenjtë si organi më i lartë, anëtarët e tё cilit për herë të parë themeluan atё në vitin 1998 dhe sot përbëhet nga tetë peshkopë. Kryepeshkopi qё nё fillim i dha një rëndësi të madhe shkollimit të klerit në Shqipëri duke themeluar Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit” në Sh. Vlash, Durrës, që në vitin 1992. Në këtë institucion arsimor të lartë fetar në Shqipëri, janë formuar teologjikisht, moralisht dhe shpirtërisht të gjithë kuadrot e saj duke përmirësuar vazhdimisht nivelin dhe përfaqësimin e saj (150 klerikё, tё gjithё nёnshtetas tё Republikёs sё Shqipёrisё). Qёllimi i kёtij institucioni qё prej fillimit ishte pёrgatitja e kuadrove brenda vendit pёr tё kultivuar ndjenjёn e respektit pёr fenё dhe pёr kombin dhe kёtё e shpreh me kremtimet e saj nё festat kombёtare duke vlerёsuar sakrificat e martirёve tё saj pёr fe dhe pёr atdhe dhe duke theksuar ruajtjen e unitetit brenda saj dhe shoqërisё.

    Ajo ushtron rolin e saj në përputhje me Kushtetutën e vitit 1998 dhe siç përcaktohet nga marrëveshja midis Shtetit dhe Kishës Orthodokse (ligji, nr.10057), qё cituam mё lart, pavarësisht shantazheve nga qarqe, apo individë të caktuar. Tё gjitha komunitetet fetare nё Shqipёri njohin dhe kanё marrёdhёnie me Kishёn Ortodokse nё Shqipёri, udhёhequr prej Fortlumturisё sё Tij Anastasit, qё gёzon respektin e tyre.

    Gjithashtu KOASHёshtё anëtare me të drejta të plota në organizmat më të rëndësishëm ndërkristianë dhe ndërfetarë në botë, anëtare e Këshillit Europian të Kishave -CEC, (që nga viti 1992, një organizëm ku Kryepeshkopi ofroi shërbimin e tij si zëvendës-president 2003-2009); anëtare e Këshillit Botëror të Kishave -WCC, (që nga viti 1994 dhe vetë primati i KOASH-it ishte një ndër presidentët e tij, 2006-2013).

    Kisha Ortodokse nё Shqipёri, duke zhvilluar mё tej respektin e ndёrsjelltё tё bashkëpunimit reciprok nё ecurinё paqёsore dhe nё progresin e vendit, ka luajtur njё rol edhe nё krijimin e Kёshillit Ndёrfetar tё Shqipёrisё (Shkurt 2007), i mbështetur dhe nga World Conference of Religions for Peace – WCRP -, (Kryepeshkopi Anastas ёshtё president nderi pёr dy mandate radhazi), duke promovuar bashkekzistencёn fetare nё organizmin mё tё fuqishёm ndёrfetar nё botё.

    Kontributi nё organizmat e ndryshёm i ka rritur reputacionin KOASH-it, por edhe ka prezantuar imazhin e Shqipёrisё, duke përcjellё njё imazh pozitiv tё Shqipёrisё nё arenёn ndёrkombёtare, duke lartёsuar dinjitetin e saj pas dekadave tё tёra izolimi prej regjimit. Pjesёmarrja e saj nё organizmat dhe aktivitetet ndёrkombёtare ёshtё shprehje e qartё se integrimi i vendit dhe shoqёrisё shqiptare nuk kufizohet nё njё shtet tё veçantё.

    Vepra e Kryepeshkopit Anastas dhe e Kishёs Ortodokse ёshtё e pranueshme gjerёsisht. Pёr kontributin e tij dhe shёrbimet e ndryshme si brenda vendit, ashtu edhe nё rajonin e Ballkanit e mё gjerё, dhe ёshtё vlerёsuar me shumё çmime. Kujtojmё çmimin, dhёnё nga ish-presidenti i Republikёs, z.Bamir Topi dhe çmimin “Pro Humanitate” nga fondacioni «Pro Europa» pёr vitin 2001 pёr kontributin e paqes nё rajonin e Ballkanit. Mrekullia e ringritjes sё saj është një fakt dhe zhurmat e disave tregojnë se janë në grahmat e fundit përpëlitëse tё hijes mortale të ideologjisë qё i formoi. Kjo mrekulli nuk mund të venitet nga legjenda urbane, shkrime tendencioze, fantazi dhe fobi sipas stilit dhe tipit komunist, që shpikte armiq kudo dhe ngado duke bunkerizuar vendin dhe mendjet.

    *Autorët janë pedagogё në Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, Shën Vlash-Durrës.

    MAPO

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •