Rasti i vrasjes së Ilia Karelit nga dhuna e ushtruar mbi të nga nënpunes shtetërore është një prej shembujve që 'Amnesty International' ka marrë në një raport me titull: "Shtet brenda shtetit".
Kultura e keqtrajtimit dhe mosndëshkimit në policine greke, i cili sjell shume raste të shkeljes së të drejtave të njeriut nga anëtaret e trupave të forcave të rendit në Greqi.
'Në fund të marsit 2014, nje i burgosur u gjet i vdekur ne burgun e Nigrites pak pas transferimit te tij atje. Autopsia ka zbuluar se mbi te ishte ushtruar dhune me shume se nje here. Jane dhene nga Prokurori, urdhra hetimi dhe aktakuza per tortura ndaj rojave te burgut dhe ndaj te gjitheve personave pergjegjes ne burgun e Malandrionos, nga i cili ishte transferuar", shkruhet tekstualisht ne raport.
'AI' thekson gjithashtu se gjate tre viteve te fundit jane rritur ne menyre dramatike rastet e dhunes se urrejtjes racore ndaj emigrantëve apo dhe anetareve te komunitetit rom.
"Rasti i A.A eshte vetem maja e ajsbergut, pasi racizmi tashme i ngulitur, përdorimi i forcës së tepruar dhe kultura me rrënjë të thella e mosndëshkimit janë mbizotëruese për policinë greke. Qeveritë e njëpasnjëshme deri më tani kanë dështuar te njohin ne thelb dhe aq me teper te perballen me kete fenomen te shkeljeve te te drejtave te njeriut nga oficerët e policisë dhe të mosndëshkimit të vazhdueshëm", theksohet ne raport.
Organizata i referohet trajtimit brutal të refugjatëve dhe emigrantëve nga policia qe ka ndaluar brenda nje viti mbi 120000 emigrante te huaj per tu kontrolluar dokumentat ,kur vetem 7000 prej tyre ishin te paligjshem,ndersa sjell edhe deshmine e nje emigranit sirian, viktime e dhunes se eger policore ne qendren e pritjes se emigranteve ne Korinth.
Nderkohe sipas raportit qe publikon Rrjeti I Regjistrimit te Rasteve te dhunes raciste vetem pergjate vitit 2013 ne Greqi jane regjistruar 166 raste te tilla me 320 viktima. 44 prej tyre I perkasin dhunes nga oficere policie apo te marines ushtarake .Ne 75 raste autoret jane te lidhur me grupe ekstremiste qe veprojne te organizuara,me motocikleta ,apo qen te strevitur, te veshur me rroba te zeza,pantallona ushtarake,me kaska ne koke duke patrulluar naten rrugeve dhe duke sulmuar emigrantet e huaj.
Me shume se 103 raste kane ndodhur ne Athine kryesisht ne qender dhe madje ne vende publike.Shumica e viktimave ishin nga Bangladeshi, Afganistani dhe Pakistani.Vetem 33 raste jane denoncuar , pasi policet arrestojne te gjithe viktimat qe nuk kane leje qendrimi .
Ne raportet ne fjale theksohet se eshte me se urgjente qe te kryhen reforma te thella ne menyren e zbatimit te ligjit persa I perket sjelljes se paligjshme te pjestareve te forcave te rendit dhe te krijimit te nje organizmi te pavaruar qe te mbikqyre denoncimet ndaj policeve qe kane shkelur detyren dhe ligjin.
/ Top Channel
Krijoni Kontakt