Close
Faqja 5 prej 21 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 207
  1. #41
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Gardianet i nxorrën një sy

    Fotoja fatale që gozhdon gardianët grekë

    Prokurori grek lëshon 8 urdhër-arreste për torturat deri në vdekje të 42-vjeçarit shqiptar. Dyshime se Kudret Kume u dhunua në burgun e Nigritës pas heqjes së kamerave të sigurisë. Hetimi ka në dorë pamje, kur shqiptari tërhiqej zvarrë në korridorin e burgut
    Prokuroria greke ka urdhëruar arrestimin e të paktën tetë personave të konsideruar si përgjegjës për vrasjen e të FOTOJAburgosurit shqiptar, Kudret Kume, i njohur në Greqi si Ilia Kareli. Urdhër-arrestet janë lëshuar nga prokurori i Amfisas, Niko Antonarakis, ndërsa policia greke ka mundur të arrestojë tre prej të dyshuarve. Ata janë gardianë të burgut të Nigritës, aty ku dyshohet se është dhunuar barbarisht 42-vjeçari shqiptar, i cili u gjet i vdekur në qeli si pasojë e dhunës së ushtruar. Policia greke tha se është urdhëruar arrestimi i të paktën pesë personave të tjerë, të gjithë roja në burgun e Nigritës, aty ku Kareli u transferua pas vrasjes së një gardiani në burgun e Malandrinos. Mes personave të cilët do të arrestohen si përgjegjës për ngjarjen është edhe komandanti i rojave të sigurisë së brendshme të burgut të Nigritës, Hari Konsolidi, i cili ndodhet në spitalin psikiatrik të Serresit që prej dy ditësh. Të arrestuarit dhe gardianët e shpallur në kërkim akuzohen nga prokuroria greke për torturë me pasojë vdekjen, plagosje të rëndë dhe dëmtime të rënda të qëllimshme. Në këtë përfundim ka arritur prokurori Antonarakis, pas mbledhjes së provave mbi vdekjen tragjike të 42-vjeçarit shqiptar. Por nga hetimet nuk janë përjashtuar as grupi i policëve që kreu shoqërimin e shqiptarit nga burgu i burgu i Malandrinos drejt gjykatës dhe më pas kthimin në qelinë e burgut të Nigritës. Sipas shtypit grek, në hetime mbeten të përfshirë oficerët e burgut, të policisë, rojet dhe njerëzit që patën kontakt me të burgosurin në datat 25-27 mars. Mediat greke raportojnë se shqiptari Kareli fillimisht është rrahur nga oficerët e burgut në Malandrinos menjëherë pas vrasjes së gardianit Jorgo Cironis, ndërsa mendohet se tortura ka vazhduar gjatë transferimit, por edhe në burgun e Nigritas. Megjithatë, ka pamje filmike që tregojnë se Ilia Kareli shkoi me këmbët e veta nga burgu i Malandrinos në gjykatë dhe më pas në burgun e Nigritës, gjë që dëshmon se rrahja më e egër mund të jetë bërë në burgun e Nigritës. Sipas gazetës “Kathimerini”, janë gjetur prova që implikojnë në rrahje njerëzit e burgut të Nigritas, para se në qelinë e Karelit të vendoseshin kamera. Ka disa materiale filmike që tregojnë se rreth orës 18:30 të së enjtes së kaluar, jashtë qelive, rojet e burgut e marrin zvarrë Karelin, i cili duket se është i pavetëdijshëm. Policët që dorëzuan Karelin në burgun e Nigritës kanë deklaruar se oficeri që e mori në dorëzim, nuk dukej në humor të mirë. “Ende pa marrë firmat e dorëzimit, Karelin e futën në një qeli ku hynë edhe disa gardianë, dhe me sa duket ,bëhet fjalë për qelinë ku kamerat janë vendosur shumë më vonë”, citon shtypi grek dëshmitë e policëve. Në bazë të dëshmive dhe provave të tjera, prokuroria greke pritet të zbardhë të vërtetën e ngjarjes, ku si pasojë e dhunës mbeti i vrarë shqiptari Kudret Kume, i njohur ndryshe si Ilia Kareli. Dhuna e ushtruar ndaj tij është konfirmuar nga mjekët grekë, por edhe nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ekspertët e të cilit kryen autopsinë e 42-vjeçarit shqiptar. Sipas të dhënave paraprake rezulton se shkaku i vdekjes së shtetasit shqiptar është dhuna e ushtruar ndaj tij.

    Gardianët nën akuzë

    Hari Konsolidi

    Evangelos Anagnostopoulos

    Stefanos Karagiannis

    George Fr.

    Argyris Baliou

    Constantine Ho.

    Dimitri Almanidi

    Alexander Lalioti

    MAPO

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029

    Për: Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Gardianet i nxorrën një sy

    Gangsteri serb: Në burgjet greke, shqiptarët i masakronin. Ortodoksët i trajtonin mirë

    Kristijan Goluboviç, një gangster i njohur serb, që ka vuajtur dënimin në burgun grek të Malandrinos, ka rrëfyer për një televizion serb se të dënuarit ortodoksë trajtoheshin mirë, kurse shqiptarët i rrihnin me dru.

    “Në momentin e ndëshkimit, shqiptarët veçoheshin nga të burgosurit e tjerë. Më pas, aty vinin forcat speciale. Kush ishte shqiptar, përfundoi shumë keq. I goditën dhe i vranë me shkopinj druri. Ne serbët, maqedonasit, bullgarët, pra ne ortodoksit nuk na prekën me dorë, por na dërguan tek shërbimet përkatëse për 15 ditë apo një muaj”, thotë ai.

    Sipas Mapos, Kristijan Goluboviç e përshkruan sistemin grek të drejtësisë si shumë të ashpër dhe diskriminues, krahasuar me vende të tjera të Europës.

    tema

  3. #43
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,787

    Për: Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Gardianet i nxorrën një sy

    Ne nje rast te vecante im ate pat thane:
    "Kur qeni kafshon njeriun nuk perben lajm...
    Lajm esht kur njeriu kafshon qenin..."


    .........


    Ne ket rast "njeriu" duhet te ishte shteti grek, por qe nuk veproi si "njeri"...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar skender76 për postimin:

    mia@ (02-04-2014)

  5. #44
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024

    Për: Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Gardianet i nxorrën një sy

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Por kur vdes krimineli shqiptar ne burgjet e Greqise, te gjithe behemi patriote e demokrate te medhenj!

    Albo
    Do te desha tu kerkoj te falur disa bashkforumsave ne qofte se gjuha e perdorur ketu nuk do tiu duket e pershtatshme.


    Po te pakten nuk behemi gore dhe pellasim pordhaceri injorati e mentalitet pseudointelektomanjaku.......e nuk mund te rri e te shpenzoj kohen time me karabusherirat qe pelcet ti. Nuk do te lodh shqipen un me nje Grekodashuror te verbuar SIC JE TI E TE KA ZENE SYTE TE KA MARRE MEND E TE KA KANCEROGJENIZUAR ZEMREN.
    FLET TI E KOMENTON PER EMIGRANTET ......TI QE AS KE QENE (NDODFTA PER TURIZEM) TE JETOSH E PUNOSH ATJE. FLET TI NGA FIRIFISTUNI PER TE DREJTAT E KRIMINELIT......PO I NDJERI ISHTE "KRIMINEL" NE TE GJITH EMIGRANTET NE GREQI QE KUR TAKONIM GREKUN E PARE NDIENIM ETIKETIMIN PREJ KRIMINELI QE NA VARREJ NE QAFE E NA NDIQTE KUDO QE SHKONIM.
    NUK TE DUKEN SI SHUME KETA KRIMINELET QE DUKE IU ARDHUR SHPIRTI ATY KU NJERZILLEKU FERRIN TAKON, VETSAKRIFIKOHEN DUKE BERE BODALLALLEQE QE VETEM NJE I REVOLTUAR I BEN.......DHE JETEN E SAKRIFIKON.
    KETA GARDIANET QE TI ME AQ DASHAMIRESI DHE NJERZILLEK IU REFEROHESH, A DO TU THOJE PO TE NJEJTAT GJERA PO TE TE BENIN PO TE NJEJTAT RRAHJE, POSHTERIMIE E DERI TE TE FUTNIN SHKOPIN NE PRAPANICE ...SEPSE KETA PAGUHEN PER TE TE RIEDUKUAR ME STANDARTET E CIVILIZIMIT.
    Ti nuk ndryshon dhe besoj eshte e kote por eshte krejt jo humane qe nje qenie njerezore ti behen ato qe u behen emigranteve ne Greqi DHE PO TE THEM VETEM NJE GJE QOFTE E DHE NJE DITE NUK RRINE SHQIPETARET NE GREQI PER TE JETUAR E PUNUAR POR C'TI BEJNE ATIJ SALES TEND TE DASHUR DHE KOLERAVE TE TJERA QE KA 22 VJET QE I PERDHUNOJNE. EDHE AI 'KRIMINELI" KA NAVOJE PER PAK NJERZILLEK.
    Hajt te ruajt perendia trute e kokes.
    Ndryshuar për herë të fundit nga cool_shqype : 02-04-2014 më 11:39
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  6. 5 antarët më poshtë falenderuan cool_shqype për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Etna Etna (03-04-2014),Foleja_ (02-04-2014),Gentian_gr (02-04-2014),NIKOLA TESLA (02-04-2014),Sorkadhe_Kelcyre (02-04-2014)

  7. #45
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878

    Për: Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Grekët i nxorën një sy

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Po ti aty prezent ishe keshtu qe flet me siguri?
    Aty s'kam qene por edhe pse nuk e njihja ngjarjen, instinktivisht e tera me ishte e qarte ne detaje. Nje grabites shqiptar, per 100€ denohet me 20 vite burg.
    Me arritjen ne burg u nenshtrohet torturave greke, ku detyrohet ta vrase ndytesiren guardiane dhe me pas masakrohet me nxirrje sysh, e torturave tjera cnjerzore nga ndytesirat tjera guardiane.
    Ky rast ka dalur ne drite, tjeret i kane zhdukur si kafshe.

    Poenta eshte se guardianet e burgjeve greke nuk do i benin keto tortura mbi shqitaret, po mos te kishin lejen nga larte, pjese te aparatit shteteror.
    Shovenizmi grek ndaj shqiptareve, eshte nje veper e perpiluar mire ne qarqe te larta shteterore prej dekadash.
    Ne te cilen pikat kryesore jane:

    - varesia ekonomike e Shqiperise nga Greqia, si mjet presioni politik dhe diplomatik,
    - pastaj ndrrimi i emrave te personave dhe vendbanimeve te tyre ne gjuhen greke, duke bere presion mbi personat civile qe jane te varshem nga greqia,
    - ndrrimi i emrave dhe shtetesive te banoreve shqipetar ne Shqiperi, per te marre pensione greke,
    - ne pergjithesi asimilimi i emigranteve dhe i banoreve shqiptare nga greqia, per prapavija territoriale, pasi qe te gjithe te quhen Jorgos dhe Ilias me emertime te vendbanimeve ne gjuhen greke, atehere shqiperia qenka greke dhe banoret e saj greke,
    - imponimi dhe kontrollimi i proceseve shoviniste greke, ne baze te fse ortodokse nga gomari (kali) i trojes, Janullatosi (i cili organizon veprimtari kunder shtetit shqiptare, me turmen e orthodhokseve shqipetare)
    - agimi i arte dhe pjestare te kabinetit ministror shqiptar, qe tentojne ndamjen e Shqiperise gjegj. Vorioepirit,
    - etj etj.

    Te gjitha keto, tregojne se greqia e do vetem Jorgun Orthodhoks nga Vorioepiri.

    Fati i Shqiperise ndaj shovenizmit grek eshte:
    - greket kane frike turkun dhe nuk do ua mbaje kurre te sulmojne Shqiperine,
    - kriza ekonomie e greqise, se me koken bosh dhe me leke te huaj nuk mund te paguash aksione shoveniste ne shtetin Shqiptar, dhe
    - presidenti amerikan Bushi, qe mundesoi anetaresimin e Shqiperise ne NATO.
    tempus fugit, amor manet in aeternum corde

  8. 3 antarët më poshtë falenderuan hot_prinz për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Foleja_ (02-04-2014),Sorkadhe_Kelcyre (02-04-2014)

  9. #46
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anëtarësuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520

    Për: Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Gardianet i nxorrën një sy

    Ngushellime familjes,edhe me vjen keq per ate plage qe mori ajo nene per ikjen e djalit te saj.

    S'do them asgje per pallavrat e atyre qe shkruajne me hamendesime pa njohur realitetin e emigranteve ne shtetin helen.

    Ky Albo ,Mia,edhe ai Benseven(kur postonte per emigrantet shqiptare ) me duken sikur jane moter e vellezer,sepse kan nje stil te shprehuri.(Nje melodi cjerrese).

  10. 2 antarët më poshtë falenderuan Gentian_gr për mendimin e shprehur në këtë postim:

    cool_shqype (02-04-2014),Sorkadhe_Kelcyre (02-04-2014)

  11. #47
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Gardianet i nxorrën një sy

    Me vjen keq Genti por per krimenelet (shqiptar apo jo)nuk ndjej ndonje simpati.
    Thote hoti u denua kaq vite se vodhi 100 euro, dhe ketej paska leke te paguaje 60 mije euro per te dale tre dite ?! Nje qe ka aq leke nuk vjedh njerezit per 100 euro te qelbura. Ai u burgos jo vetem se vodhi por dhe per tentative per vrasje. Juve gjukojeni, justufikojeni si te doni, por ama nuk ju takon juve te gjykoni si cope mishi( e tha dikush tjeter jo ti, apo antishqiptar pse gjykuam dhe kriminelin. Une nuk po ju ofendoj dhe pres te njejten gje nga bashkebiseduesit. Kam guximin ta them mendimin dhe kur e di qe 90% do i kem kundra.
    Tani nga ai pritej te bente krim , por rojet nuk duhet te kishin bere te njejten gje. Nuk kane te drejte ata ta ekzekutojne te burgosurin. Ketu qendron problemi. Jo kishte faj i burgosuri apo jo.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 02-04-2014 më 14:16
    Feelings change - memories don't.

  12. #48
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-03-2014
    Vendndodhja
    BOSH
    Postime
    102

    Për: Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Gardianet i nxorrën një sy

    Hari Konsolidi
    Evangelos Anagnostopoulos
    Stefanos Karagiannis
    George Fr.
    Argyris Baliou
    Constantine Ho.
    Dimitri Almanidi
    Alexander Lalioti

    Jo pa qelllim shkruajta emrat e te akuzuarve ne kete ngjarje makabre. Besoj eshte gabimi me i madh qe kane bere duke expozuar emrat, sepse ballkanasit jane teper hakmarres dhe ketu nuk bejne perjashtim greket apo shqiptaret. Do ishte e arsyeshme qe te thonin vetem qe jane personel dhe detajet te ruheshin per arsye hetimore.
    Une nuk dua te inkurajoj askend, por nese Ilia do ishte i afermi im, vetem per menyren si e egzekutuan do me bente qe arsyetimi te me erresohej dhe hakmarrja ime te godiste rende familjaret e egzekutoreve nese nuk do arrija ata vete. Dhe mos harroni qe jemi bere specialiste te bombave me eksplozive.
    ta kishin vrare me plumb ja beja hallall pasi do kuptoja ndienjen e hakmarrjes per krimin qe beri, por te dale shpirti nga druri jo, jo kete se toleroj kurre.

  13. #49
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Gardianet i nxorrën një sy

    Nje vdekje te tille nuk e meriton askush,pavaresisht se duhet pranuar se i ndjeri nuk ishte engjell.Personalisht me erdhi shume keq kur rastesisht pashe profilin e tij te fb (paskan fb edhe te burgosurit) se postonte vetem foto te nenes qe tregon se malli per te e kishte gryer nga brenda.

    Megjithate kjo nuk do te thote qe ne emer te atij krimi qe kryen ata gardianet qe e torturuan deri sa e vrane,te behet nje krim akoma edhe me i madh nga mediat te cilat e perdoren te vdekurin si nje mjet qe mund ta shfrytezonin kunder Greqise,por demin me te madh ja bejne Shqiperise duke glorifikuar krimin dhe ofruar shembuj jo-pozitive.

  14. #50
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,787

    Për: Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Gardianet i nxorrën një sy

    O Nikolle,

    Mos u trem hic per grekrit se si ngacmo kush....

    Enver Hoxha demtoj nje komb te tere, e fmit e tij sot jan nder biznemenet me t'forte ne Shqiperi...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

Faqja 5 prej 21 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •