Close
Faqja 4 prej 21 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 207
  1. #31
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225

    Për: Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Gardianet i nxorrën një sy

    Eshte per te ardhur keq kur degjon raste te tilla vrasje makabre nje vrasje
    asnje njeri nuk e meriton kete dhune torture deri ne vdekje dhe ti nxheresh syt

    vertet ky vrau gardianin grek dhe le ta denonin per ate gje por jo ta vrisnin nuk I kuptoj disa pseudo shqiptar ne internet qe ofendojn nje njeri te vdekur
    ne greqi ka shum shqiptar qe per nje vjedhje jan denuar lifetime eshte vertet nje makaber .......

    ngushullime familjes qe humbi djalin ne kete menyre makaber
    Partizoni

  2. #32

    Për: Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Gardianet i nxorrën një sy

    Ketu nuk behet fjale per te mbrojtur krimin, por per te denuar torturen, per me teper ne "duart" e shtetit.

    Ate mund ta denonin edhe me vdekje per vrasjen qe beri, nese ligji do ishte i tille, por nuk ka asgje qe te justifikoj torturat cnjerezore qe i moren jeten. Eshte nje rast i paster ku mund te vertetohet fajesia. Do ishte mire te gjendej nje zyre avokatie neper bote, qe ka eksperience ne kete fushe. Nuk kthehet me mbrapsht jeta dhe ato qe perjetoi, por do i jepej nje shans me shume sensibilizimit qe ngjarje te tilla mos perseriten ...

    Shqiptaret kane 20 e ca vite qe kane emigruar, jo vetem ne Greqi, por nuk degjon ngjarje te tilla ne vende te tjera...
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  3. 3 antarët më poshtë falenderuan shigjeta për mendimin e shprehur në këtë postim:

    angmokio (01-04-2014),geom (02-04-2014),Sorkadhe_Kelcyre (01-04-2014)

  4. #33
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Gardianet i nxorrën një sy

    Albo ashtu siç rrëmbehet S.B rrëmbehesh edhe ti.
    1/Para ca vitesh një miku im u arrestua për vrasje bëri edhe 3 muaj burg dhe shpëtoj vetëm se doli dshmitar një miku i tij dhe mori një avokat të zot që jo se e nxorri pa lagur por sepse e gjitha ishte një motazh i sajuar nga policia Italiane. Gazetat morën dhenë dhe ti po ta kishe laxuar do thoje ja dhe një tjetër kriminel shqiptar i kapur mirë ja bënë në burg të kalbet. PRA MOS BESO ÇDO GJË QË SHKRUHET DHE THUHET.
    2/Me sa kam lexuar unë ai ka rënë brënda për grabitje dhe jo për vrasje, ku dënimi nuk duhet të ishte 25 vjet.
    3/Në burg njerzit çohen për të kryer dënimin dhe njëkohësisht të kuptojnë gabimin duke reflektuar, dhe shteti duhet që ta ndihmojë në këtë drejtim.
    4/Pas përfundimit të dënimit duhet të jesh njeri i lirë si gjithë të tjerët me të gjitha të drejtat dhe jo më një kriminel apo një grabitës.
    5/Gjatë kryerjes së dënimit nuk duhet që i dënuari të përdhunohet nga rojet e burgut duke i futur shkopin e gomës në B*** siç kishin bërë me të për 10 ditët e fundit. Dhe personi që kryente këto ishte pikërisht ai gardiani që vdiq. Kjo është e memorizuar në mesazhin e dërguar nga burgu familjarave të tij ku kërkonte ndihmë nga shteti shqiptar për vuajtjet që po kalonte në burg.
    6/Pra gardiani në vënd që të zbatonte ligjin zbatonte maliqin e tij dhe e pagoj me jetë.
    Është normale që një gardian i tillë nuk mund të njehsohet me të gjithë popullin por vetëm me një përqindje të tij që mund të jetë1- 5-10-20 apo më shumë %. Por në asnjëmënyrë nuk mund të themi që është organizuar nga shteti përkundrazi shteti grek thotë këtë.
    Shume fjale po nuk na the ate me te rendesishmen: Ishte apo nuk ishte kriminel ky horri qe vrau gardianin e burgut sipas teje? Jo per gje, po ka ca ketu qe kur shprehen, kujtojne se shqiptaret jane engjej te rene nga qielli te rrethuar nga popuj djaj qe duan t'iu nxjerrin syte.

    O Zot, pse kaq urrejtje alla komuniste per nje qenie njerezore qe ka rene ne burg? Pak raste njihen ne amerike qe njerez qe nuk kane kryer krime jane denuar si vrases, ne shume raste edhe jane ekzekutuar e pas shume apo pak kohesh ka dale autori i vertete i krimit? Perse te besojme gjykanten qe e ka denuar dhe jo ate qe thote se eshte i pafajshem? Po qofte se edhe nje njeri ka bere dicka per t'u denuar , nje shkelje ligji , e paska zene burgun, e cfar na justifikon t'i drejtohemi apo ta konsiderojme si egersire ?
    Epo mire atehere. Bejme keshtu sic ben ti. Asnje shqiptar i rene ne burg nuk eshte kriminel, edhe pse ka me mijera te tille ne burgjet e Greqise e Italise. Asnje shqiptar qe vret gardianin e tij te burgut nuk eshte kriminel. Kriminele jane vetem Gjykatat dhe gardianet e burgut grek apo jo? Ne shqiptaret jemi engjej e gjithmone te pafajshem.

    Kriminel shqiptare? C'eshte kjo fjale?

    Eshte cinike te krahasosh dhunen qe perdorin helenet perfaqesues te shtetit me dhunen e nje shteti tjeter. Albo, te lutem mos bej sikur s'e ke degjuar ndonjhere menyren cnjerezore qe perdorin policia apo ushtaret grek mbi patriotet tane. Keto sjellje jane te papranueshme. Le te denohej per aktin qe beri me vrasjen e gardianit.. po po , le te denohej si nje njeri , qe merr fryme, qe ben gabime, si nje njeri qe fundja mekatet do t'i laje edhe ne boten e pertejme pasi te kete mbaruar denimin e merituar. A do te denohet qofte edhe nje nga ata qe masakruan dhe shperfytyruan edhe kufomen e tij? une nuk pres dicka te tille as sot , as kurre.

    Lereni ta qajne te mjerin bir nene. Cfardo qe te kete bere , meriton te percillet si krijese e zotit me respekt .
    Une nuk i respektoj kriminelet, qofshin keta horra nga Fieri, apo gardiane burgu ne burgjet e Greqise. Une kete moral kam dhe me kete moral jam rritur. Kete moral po u le edhe femijeve te mi. Krimineli eshte kriminel. Njeriu i drejte eshte njeri i drejte. Krimineli eshte i tille jo vetem sa eshte gjalle, por edhe pasi vdes. Por ne Shqiperi, ndodh nje cudi e madhe, kriminelet pasi vdesin behen shenjtore.

    Ketu nuk behet fjale per te mbrojtur krimin, por per te denuar torturen, per me teper ne "duart" e shtetit.

    Ate mund ta denonin edhe me vdekje per vrasjen qe beri, nese ligji do ishte i tille, por nuk ka asgje qe te justifikoj torturat cnjerezore qe i moren jeten. Eshte nje rast i paster ku mund te vertetohet fajesia. Do ishte mire te gjendej nje zyre avokatie neper bote, qe ka eksperience ne kete fushe. Nuk kthehet me mbrapsht jeta dhe ato qe perjetoi, por do i jepej nje shans me shume sensibilizimit qe ngjarje te tilla mos perseriten ...

    Shqiptaret kane 20 e ca vite qe kane emigruar, jo vetem ne Greqi, por nuk degjon ngjarje te tilla ne vende te tjera...
    Krimin po e denojne gjykatat ne Greqi, dhe ata pergjegjes po dalin para gjykates e para ligjit. Nuk e gjykojme ne me fjalet e forumit apo fjalet e Sali Berishes nga fb. Ajo qe me beri pershtypje mua me kete incident eshte se ne Fier po i behen nderime nje krimineli ordiner sikur te kish qene njeriu me i mire i qytetit. Dhe sic thua ti qe shoqeria greke e shteti grek duhet te sensibilizohet qe te pastroje burgjet e veta nga shkelje te tilla flagrante te te drejta te njeriut, keshtu po them edhe une: QE SHOQERIA SHQIPTARE DUHET TE CLIROHET NJEHERE E MIRE NGA MANIA PER TE GLORIFIKUAR KRIMIN DHE KRIMINELET! Rasti i ketij eshte rasti i fundit ne nje seri rastesh ku kriminele e njerez te inkriminuar qe merren me droge, trafiqe, vrasje, nderohen sikur te kishin cliruar Shqiperine!

    Problemi nuk eshte vetem se pse shqiptaret dhunohen ne burgjet e Greqise apo Italise, problemi eshte se pse mijera shqiptare ne keto vende zgjedhin rrugen e krimit e bien ne burg! Eksporti me i madh i shoqerise shqiptare ne Evrope eshte hashashi i Lazaratit dhe mijera te rinj qe zgjedhin rrugen e krimit si puna e ketij me lart.

    Albo ato qe shkruan ti dhe qendrojne POR....Ti kur policia shqiptare vrau kriminelin gjate aksionit per ta kapur qe jo qe nuk dorezohej por u kunderpergjigj me arme te erdhi keq per te. E shave policine shqiptare. Ndersa tani qe kriminelin se vrau policia shqiptare por greke dhe ne menyre akoma me crrenjezore u kujtove qe qenka kriminel viktima dhe e ka merituar. Mbaj gjithmone nje qendrim: O me kriminelin o me ligjin. Apo ty te dhimbsen kriminelet vetem kur bejne krime ne Shqiperi?
    Te dyja ngjarjet jane te denueshme por vrasja e policise shqiptare ishte me e rende se sa vrasja e ketij ne burg. Nje qytetar shqiptar u vra nga policia shqiptare me dhjetra plumba, kur ky nuk kish kryer asnje krim, policia nuk kish asnje urdher arresti per te te prere nga Prokuroria apo nga Gjykata. Dhe i gjithe incidenti nisi kur police civile i trokiten ne shtepi ne mes te nates viktimes dhe i kerkuan me force qe te shkonte me ta ne komisariat per pyetje. Polici nuk ka te drejte te te hyje ty ne shtepi ne mes te nates e te te marri me force ne komisariat, pa patur nje urdher nga Prokuroria apo Gjykata.

    Kurse ne rastin e burgut grek, torturat dhe dhuna e ushtruar eshte shkelje flagrante e lirive te njeriut, pasi edhe kriminelet gezojne te drejta. Por ishte nje dhune e izoluar brenda murreve te burgjeve, e jo jashte tyre, sic ishte rasti i Durresit. Dhe dallimi tjeter i madh eshte se keta gardianet e burgut qe kryen kete krim do te kalben vete ne burg. Kurse policet shqiptare qe shoshiten me plumba trupin e djaloshit nga Durresi, jo vetem qe nuk i hetoi apo denoi njeri, por ministri i rendit u tha: "Bravo cuna!"

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 02-04-2014 më 01:35

  5. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Grekët i nxorën një sy

    Citim Postuar më parë nga hot_prinz Lexo Postimin
    Sali Berisha ka te drejte,

    ta shtrojme pyetjen, pse ende nuk u kthye asnje shqiptar "kriminel" i masakruar nga shtetet tjera p.sh. nga Italia?
    Edhe ne Itali kemi kriminele shqiptare, por ata pamarreparasysh rastin e krimit, kriminelit i bejne nje proces te ligjshem dhe e denojne me ligje nderkombetare.
    Duket qarte se greket jane albanofobe te medhenj dhe mezi nuk presin te masakrojne shqiptaret "kriminele".
    Pastaj kush u beson grekeve albanofobe, se personi ne fjale ishte kriminel? Une personalisht su besoj.

    Para pak kohe ndodhi rasi, kur ne turqi nje vehabist shqiptar vrau ushtar dhe police turq, por me sa lexova dhe e pashe se atij nuk i ishin nxirrur syte e as zemra, e as te masakrohej si kafshe.
    Ne kete rast respekt per shtetin turk dhe pshtyerje mbi shtetin e ndyte grek.
    Se po duket sikur du me mbrojt greket qe robt ku ti ken prej te parit te i fundit
    se kushdo nga ne do i dilte krah te ndjerit nese do zihej ne rruge me grek por mos harrojme dicka
    greku mund ta kete me te "theksuar" kete dhunen po te ndodhte i njejti rast ne austri APO gjermani mos mendo se do e priste wiener schnitzel APO paulaner te ndjerin se nese ne pamje te pare duken si me perendimor keto ketu te shkerdhejne per se gjalli.
    TE ELEMINOJNE ME DIPLOMACI.
    edhe ne viene qelloi serbi mbi policin rrugor e la te paralizuar per gjithe jeten u kap ne hungari pas disa javesh se u ngrit gjithe shteti ne kembe
    nuk u be shume buje po nuk ka asnje te dhene se ku ja kane tretur trut!!!!
    JO SEKS PARA MARTESE

  6. #35
    Shqiptar nga Kosova Maska e prishtina75
    Anëtarësuar
    22-03-2012
    Postime
    3,360

    Për: Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Gardianet i nxorrën një sy

    .....me vjen keq per te dy viktimat gardianin dhe te burgosurin, sepse ne nje menyre qe te dy u vran pa te drejt. Mirepo akti i vrasjes se te burgosurit per mua mbetet nje akt cnjerzor dhe i tmerrshem, ashtu sic mbeten cnjerzore ata qe mbrojne kete akt, TURP te keni nga vetja e juaj, kuptohet nese e dini qka eshte turpi, sepse po te ju lexonin edhe femija juaj do te ishin ndiere te turpruar. Ju qe mbroni kete akt mund te jeni cfar te doni, grek, shqiptar, gabel, apo cfardo tjeter por NJEREZ asnjeher.
    Ndryshuar për herë të fundit nga prishtina75 : 02-04-2014 më 01:36

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar prishtina75 për postimin:

    Sorkadhe_Kelcyre (02-04-2014)

  8. #36
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Grekët i nxorën një sy

    O Sali, Albo[/QUOTE]

    "Personi i vrare nuk ishte "engjell", ishte nje nder ata mijera horra shqiptare qe kane mbushur burgjet e Greqise, Italise, Shqiperise e mbare botes. Kjo nuk e justifikon dhunen e torturat e gardianeve qe eshte e denueshme moralisht dhe ligjerisht.( Por boll me keto "ALBANOFOBITE" se na hape zorret e barkut, e boll mbajte ndezur flaket e nacionalizmit anadollak shqiptar, e mos kujto se kur flet je duke folur vetem para votuesve te tu ne Bathore)"
    QE KETU KE GABUAR DUKE PARAGJYKUAR NJE PJESE TE POPULLSISE

    ALBO"Nuk duhet te denoncojme vetem dhunen ndaj "emigranteve shqiptare" ne burgjet e Greqise, duhet ti denoncojme te dyja: edhe kriminelet shqiptare qe vrasin gardiane e bejne krime ordinere ne mbare boten, edhe dhunimin e lirive te tyre ne burgjet e Greqise. Nje kriminel eshte kriminel, si i gjalle edhe i vdekur, dhe se eshte "kriminel shqiptar" nuk e ben ate me te mire se te tjeret."

    Te gjithe e dime qe gjykatat greke denojme shqiptaret me shume se ligji, nje kusheriri i imi u denua me 6 vite burg per nje cigare hashash, sigurisht qe eshte i denueshem veprimi i vrasjes se kriminelit dhe dhunuesit nuk kane per tu dunuar asnjehere se policia eshte albanofobe ashtu siq eshte dhe gjykatat dhe nje pjese e konsiderushme e popullit grek, ketu kam ekperiencen time ne nje debat ne vitin 1996 me nje grek mbi gjergj kastriotin qe aludojne qe eshte grek, A ka THEKSUAR Berisha SEMUNDJEN greke qe vuajne me shekuj, mendoj qe ka thene nje te VERTETE te pamohushme se nje pjese e SHOQERISE greke jeton me MESJETE me veprimet e tyre, kujtojme ketu kethimet e cameve nga kufijte shqiptare, sa per bathoregjite jane me shqiptare se ti, dhe jane komb, dine ceshte vellai, fisi, daja, nipi, komb je dhe nuk behesh, prandaj nuk eshte etike te ofendosh askend dhe sidomos kur je ne shtepine tende, siq eshte forumi qe ti drejton dhe e administron.
    Ndryshuar për herë të fundit nga par : 02-04-2014 më 03:11
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  9. #37
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Gardianet i nxorrën një sy

    02 Prill 2014 - 07:25 | LAJME Balkanweb



    Nëna e 2 vëllezërve të vrarë në kufi: Karelin e torturuan grekët si djemtë e mi




    DEVOLL - "Grekët vranë një tjetër shqiptar dhe e torturuan në mënyrë çnjerëzore, ashtu siç torturuan dy djemtë e mi. Mjaft nëna janë lënduar dhe veshur me të zeza. Shteti ynë të kërkojë drejtësi për djemtë e mi dhe për Karelin". Kështu ka deklaruar dje në një intervistë për "Gazetën Shqiptare", nëna e Melsi dhe Klevis Çollakut nga fshati Shuec i Devollit, të cilët u vranë më 7 dhjetor të vitit të kaluar në kufirin shqiptaro-grek. Flora Çollaku u shpreh se ndonëse kanë kaluar katër muaj nga vrasja e dy djemve të saj, ende nuk kanë marrë rezultatin përfundimtar të ekspertizës mjeko-ligjore të bërë në Shqipëri. E moshuara pohoi se është tronditur nga vrasja e Ilir Karelit. Ajo i bën apel shtetit shqiptar t'u japë fund ngjarjeve mizore të shkaktuara nga fqinjët dhe të vendosë drejtësi.
    Zonja Flora, janë mbushur afro 4 muaj nga ngjarja e rëndë në kufirin shqiptaro-grek, ku mbetën të vrarë dy djemtë tuaj. Keni mundur të merrni rezultatin përfundimtar të mjekësisë-ligjore?
    Në 7 Prill mbushen plot 4 muaj nga vrasja e djemve të mi, por ende nuk kemi marrë ekspertizën mjeko-ligjore në dorë. Ne e dimë të vërtetën, e dimë që djemtë janë dhunuar në mënyrë çnjerëzore dhe më pas janë vrarë, pasi shenjat në trup e vërtetonin këtë. Por e vërteta u fsheh dhe ndaj nuk na u dha asnjëherë në dorë ekspertiza mjeko-ligjore. E vërteta më dhëmb në shpirt, por nuk kam ku ta gjej. Plaga më është hapur më shumë, kur dëgjova në media me vrasjen e një tjetër shqiptari në Greqi dhe dhunën mizore të ushtruar ndaj tij. Grekët përsërisin të njëjtën histori.
    E keni fjalën për vrasjen e Ilia Karelit?
    Sigurisht që po. Në një kohë të shkurtër nga vrasja e djemve të mi, grekët vrasin një tjetër shqiptar, këtë herë e vrasin në burg. Nuk di ç'të them, ishte tronditëse.
    Si u ndjetë në ato momente?
    U ndjeva keq. Ishte e tmerrshme ajo që dëgjova. M'u kujtua dhuna mizore që policët grekë kishin ushtruar ndaj djemve të mi. Para syve m'u shfaqën Melsi me Klevisin dhe torturat çnjerëzore ndaj tyre. Është e dhimbshme për një nënë të shohë të masakruar fëmijët e saj...(qan).
    Keni dijeni se çfarë po bëhet aktualisht me çështjen e djemve tuaj?
    Ka një hetim nga prokuroritë e dy shteteve. Ne po e ndjekim paralelisht, kemi marrë një avokat këtu në Shqipëri, por kemi marrë dhe një avokate në Greqi. Duam të zbardhet e vërteta dhe të ndëshkohen vrasësit e dy djemve të mi. Ata ishin dy peshkatarë të varfër dhe jo kriminelë. Gjuanin në liqen për bukën e gojës. U kapën në shkelje, le të dënoheshin, por jo të vriteshin e masakroheshin në këtë lloj mënyre nga policia greke. Ne do i shkojmë deri në fund kësaj çështjeje, derisa të gjenden vrasësit.
    Cili është apeli juaj në këto momente?
    Kam një thirrje për shtetin shqiptar. Mjaft heshti, por të reagojë për këtë që po ndodh me shqiptarët në Greqi. Jo vetëm për djemtë e mi, por edhe për Karelin apo për fëmijë të tjerë të masakruar mizorisht në Greqi. Shteti ynë, sot më shumë se kurrë duhet t'i thotë "stop" dhunës së grekëve ndaj shqiptarëve


    kjo tregon ksenofobin e policise dhe gjykatave greke
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  10. #38
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296

    Për: Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Gardianet i nxorrën një sy

    Viktima eshte fajtori, agresori eshte engjell. Kjo eshte llogjika debile e ca copave te mishit ne kete forum.
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  11. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Për: Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Grekët i nxorën një sy

    Shume fjale po nuk na the ate me te rendesishmen: Ishte apo nuk ishte kriminel ky horri qe vrau gardianin e burgut sipas teje? Jo per gje, po ka ca ketu qe kur shprehen, kujtojne se shqiptaret jane engjej te rene nga qielli te rrethuar nga popuj djaj qe duan t'iu nxjerrin syte.
    Albo djali meqense po bën budallain dhe i do përgjigjet shkoqur po të them që për aq kohë sa ai nuk ka vrarë njeri nuk është kriminel. Kriminel quhet ai njeri që bën një krim dhe këtë ai e brëi vetëm pasi mbi të kishin abuzuar ata që duhet ta ruanin dhe edukonin në një farë mënyre. Burgjet e sotme nuk janë burgjet e Hitlerit. Ai ka vjedhur pra quhet hajdut i rëndomtë ku në një vjedhje ka kërcënuar edhe me vrasje sipas gjyqit por nuk ka bërë asnjë vrsaje asnjë plagosje por ka vjedhur vetëm 100 euro dhe për këtë mori 20 vjet burg.

    Ja dhe informacioni

    Nje ish i burgosur ne burgun e Nigritas ka rrefyer per tortura te renda ne kete burg ne emisionin” Shtypi i verdhe” te Makis Traindafilopulos. Ai ka denoncuar rrahjet brutale ndaj te dënuarve nga ana e gardianeve te ketij burgu.
    “Jam nje ish i denuar ne burgun e nigritas, jam 70 vjec. Kam shume per te thene per kete burg. Ne nigrita te burgosurit I rrihnin brutalisht. Kam pare njerez te dilnin me shenja te nxira ne fytyre e trup. Aty ndodhin gjera qe nuk ndodhin ne asnje vend tjeter ne bote. Nuk jam racist, nuk me intereson qe ehste shqiptar apo turk. Ate e vrane ne Nigrita. Atje te vdisnin ne dru dhe te hidhnin pastaj ne qeli. Shiqptarin nuk e justifkoj per vrasjen qe beri ndaj gardianit grek, por ne burgun e nigritars ndodhin çmenduri. Prej aty nuk mund te dale njeri”, tha ai.
    Gazetai i njohur grek i thote ish te burgosur ne burgun e Nigritas te jape deshmine e tij ne prokurori.
    Nderkaq sipas një dëshmie, shefi i rojeve të brendshme të burgut, Hari Konsolidis, që tashmë ndodhet i shtruar në psikiatrinë e Serresit, ka pranuar para kolegëve të tij në polici, se e ka rrahur dhe torturuar shqiptarin brenda në burgun e Nigritas. Ai ka pranuar se në torturë ishin edhe 9 roje të tjera, 7 nga të cilët e mohuan pjesëmarrjen, ndërsa 2 e pranuan fajin e tyre. Kur shefi i rojeve të brendshme Konsolidis mësoi se do arrestohej tentoi të vetëvritej, por u shpëtua nga kolegët. Mësohet se i ka telefonuar gruas dhe i ka kërkuar falje, më pas ka tentuar vetëvrasjen. Aktualisht ndodhet i paraburgosur në klinikën psikiatrike të spitalit të Serresit për trajtim.
    Sakaq e perditshja “To vima” ka publikuar nje portret te Ilia Karelit, ku shqiptari shfaqet me origjine rumune me emrin Valnetinio Popesku. Gjate viteve 1997-2001 ndaj tij rezultonin 11 gjyqe, ndersa u denua 14 vjet burg per vjedhje. Pasi u lirua ne 2006 , nje vit me pas u arrestua perseri, pasi ne nje garbitje per 100 euro ne Neo Iraklio tentoi ti priste te zonjes se shtepise fytin me xhamin e kornizes dhe te mbyste me zinxhir bashkëshortin e saj. U dënua me 20 vjet heqje lire, dhe me pas dënimi u ul me 12 vjet.

  12. #40
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Gardianet i nxorrën një sy

    Vdekja e Karelit, shefi i rojeve të burgut të Nigritas: Unë e rraha dhe e torturova


    Nga Greqia, Anila Jole

    Vdekja e Karelit, shefi i rojeve të burgut të Nigritas: Unë e rraha dhe e torturovaGjatë hetimit të vdekjes së Ilia Karelit nga Kontrolli i Brendshëm i Policisë së Greqisë së Veriut, janë dhënë dëshmi dhe fakte që hedhin shumë dritë mbi të vërtetën për dhunën e ushtruar mbi shqiptarin.

    Sipas një dëshmie, shefi i rojeve të brendshme të burgut të Nigritas, Hari Konsolidis, që tashmë ndodhet i shtruar në psikiatrinë e Serresit, ka pranuar para kolegëve të tij në polici, se e ka rrahur dhe torturuar shqiptarin brenda në burg. Ai ka pranuar se në torturë ishin edhe 9 roje të tjera, 7 nga të cilët e mohuan pjesëmarrjen, ndërsa 2 e pranuan fajin e tyre.

    Kur Konsolidis mësoi se do të arrestohej, tentoi të vetëvritej, por u shpëtua nga kolegët. Mësohet se i ka telefonuar gruas dhe i ka kërkuar falje, më pas ka tentuar vetëvrasjen. Aktualisht ndodhet i paraburgosur në klinikën psikiatrike të spitalit të Serresit për trajtim.

    Nga ana tjetër policët e rajonit të Iteas deklaruan se "Ilia Kareli në asnjë rast nuk u prek gjatë qëndrimit të tij në mjediset e policisë". Sipas zyrtarëve të kësaj policie, "kur Kareli hyri në rajon, kishte shenja të dukshme në duar dhe kokë. Ai ishte i heshtur dhe i kërkoi vetëm pak ujë. Oficeri që e mori në dorëzim ka regjistruar të gjitha goditjet dhe ka bërë një raport”, thonë zyrtarët e policisë së Iteas për shtypin grek.

    Sot pritet të kryhen arrestimet e 8 gardianëve të burgut të Nigritas në Serres, kundër të cilëve është lëshuar urdhër arresti për torturimin deri në vdekje të të burgosurit shqiptar Ilia Kareli.

    Policia greke i la të lirë 3 gardianët e burgut të Nigritas, të cilët u ndaluan dje. Sipas policisë, duhet më tepër kohë të përfundojnë procedurat për çështjen. Dosja i ka kaluar prokurorisë dhe pritet një urdhër i dytë.

    Ndaj zyrtarëve të burgut rendon akuza për rrahje dhe torturë me pasojë vdekjen, plagosje të rëndë dhe dëmtime të rënda të qëllimshme.

    Në raportin e prokurorisë vihet në dukje se në bazë të hetimeve, vendi dhe koha e kryerjes së goditjeve vdekjeprurëse, përkon me qëndrimin e të dënuarit brenda territorit të Serresit, gjë që shkarkon nga përgjegjësia gardianët e burgut të Malandrinos dhe policët e rajonit të Iteas.

    Konsulli shqiptar në Selanik kontakton me autoritetet hetimore
    Përfaqësuesi i qeverisë shqiptarë, Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në Selanik Riza Poda vijon kontaktet me autoritetet hetimore për cështjen e vdekjes së shqiptarit Ilia Kareli. Poda ka kontaktur me prokurorin e Serresit si dhe drejtorin e Kontrollit të Brendshëm të policisë, që zhvilloi hetimet. Sipas Podës, autoritetet greke kanë siguruar se hetimet vijojnë me intensitet për nxjerrjen e përgjegjësve do të ketë arrestime dhe ndëshkime për vdekjen e dhunshme të shqiptarit.

    (BalkanWeb)

  13. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    skender76 (02-04-2014)

Faqja 4 prej 21 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •