Close
Faqja 12 prej 21 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 207
  1. #111
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Gardianet i nxorrën një sy

    1.Sado kriminel te kete qene shqiptari nuk justifikon torturat greke . Shqiptari per krimet qe ka bere u denua me burg .Policet greke nuk u mjaftuan me kaq , e vrane ne menyre me mizore te mundshme. Ne qofte se shqiptari ka vrare dhe automatikisht behet kriminel , greket e torturuan deri ne vdekje duke u bere nga veprimi me kriminele se shqipari. Veprimi nga policet greket ne kete rast eshte makrabitet dhe veprim monstruoz qe nuk i perket civilizimit,as me pak nje vendi anetar i BE.
    Ky "viktima" ishte kriminel kur ra ne burg, u gradua ne Kryekriminel kur ishte ne burg, pasi ne burg vrau nje gardian burgu. Nuk denohet vetem vrasja e te burgosurit, denohen te dyja: edhe kryekrimineli shqiptar qe vret jashte dhe brenda burgut, edhe ai gardiani qe e torturon dhe i merr jeten. Kuptohet, kete gje e bejne njerezit e drejte e me moral.

    2. Argumenti qe shqiptaret kane mbushur burgjet e botes eshte argument i ceket dhe i turpshem. Ne bote nuk jane vetem shqiptare qe bejne krime, nuk jane vetem shqiptare kriminel, nuk jane vetem shqiptare qe bejne veprime te jashtligjshme, nuk jane vetem shqiptare te "keqinj" Ne bote ka edhe kombe te tjera kriminele, sic ka Italia , Serbia, Greqia, Rumania ,Usa,Rusia.. Shqiptaret nga krimet qe bejne jane ata qe degjohen me shume per shkak te varferise dhe emigrimit masiv drejt vendeve ku duan te jetojne me mire.
    Nuk dua te justifikoj krimet e shqiptareve sepse per keto kane marre denime por te gjithe e dime se ne greqi nuk na duan, por fakti se ata pranojne emigrantet atje nuk eshte tregues i humanimit nga ana grekeve sic na u shprehe ti sepse greqia i perdor emigrantet per interesin e vet ekonomik ( kontribute ne taksa } dhe prej vullnetit e forte te shqiptareve per te punuar ne punet nga me te redomtat.
    Nese nje institucion nderkombetar do te perpilonte nje statistike te thjeshte, raportin e te burgosurve te gjithe popujve te botes, ne raport me popullsine e atij populli, shqiptaret do te ishin ne krye te listes. Te gjithe popujt kane kriminele ne mesin e tyre, por jo te gjithe popujt jane aq te kriminalizuar ne ate pike, sa nuk kane kurajon qe te denoncojne krimin e kriminelet sic beni ju.

    Ne cilin rresht ne keto 100 rreshta qe ke shkruar ke denoncuar viktimin si kriminel? Ne cilen teme ne keto tema te perditshme qe hapen ne forumin shqiptar mbi shqiptare te kapur me droge, me trafiqe, me prostitucion, me arme, me tritol, ke marre mundimin te denoncosh krimin dhe kriminelet qe i bejne keto krime?

    Nje shoqeri qe nuk denoncon krimin e kriminelet, eshte nje SHOQERI E KRIMINALIZUAR NE QELIZE! Sa me pare ta kuptoni kete gje, aq me mire per femijet tuaj. Pasi po vazhduat keshtu, ata femijet tuaj sot do te kthehen ne kriminelet e neserm qe do te mbushin burgjet e mbare botes.

    Albo

  2. #112
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Gardianet i nxorrën një sy

    Vëllai i Kudret Kumes: Të zbulohet e vërteta dhe të kthehet zemra e tij

    7 Prill 2014 | : Aktualitet,Kryesoret | Autor: Edmond Hoxhaj

    4
    Vëllai - “Që Kudretit (Ilia Kareli) t’i qëndrojë i lehtë dheu dhe ne të flemë pa ëndrra, të zbulohet e vërteta dhe të kthehet zemra e tij”
    Nëna - Nëna e Kudretit, Resmia, ende nuk e di se në çfarë mase është torturuar i biri dhe askush nuk i ka thënë se atij i mungonte zemra
    Apeli - “Ne kërkojmë që të paktën autoritetet shqiptare të ndërhyjnë e t’i shkojnë deri në fund kësaj çështjeje, derisa të zbardhet e vërteta”
    Intervista

    Shkëlqim Kume u bën apel autoriteteve që të vendoset drejtësi

    “Heqja e zemrës është shokuese. Nuk e dimë arsyen pse grekët e kanë bërë një veprim të tillë”
    Letërporosia - Prokuroria do t’u dërgojë një letërporosi homologëve grekë, ku veç të dhënave hetimore të deritanishme, do të jenë edhe disa kërkesa që lidhen me mungesën e zemrës
    Edmond Hoxhaj



    “Që t’i qëndrojë i lehtë dheut atje ku është dhe që ne të flemë pa ëndrra, duhet që të dimë të vërtetën për atë që i mungon trupit të Kudretit. Duhet të na kthehet zemra e djalit tonë.” Këto kanë qenë fjalët e Shkëlqim Kumes, vëllait të Kudret Kumes (Ilia Karelit), i cili vdiq në burgun e Nigritas në Greqi, si pasojë e torturave barbare që u ushtruan prej gardianëve.

    Teksa në familjen Kume vijojnë vizitat e ngushëllimet nga miq e të afërm, vëllai i Kudretit dhe familjarët e tjerë po përballen me fakte të reja që po i lëndojnë çdo ditë e më tepër. Pas bërjes publike të rezultateve të ekspertizës mjekoligjore, nga ku u zbulua fakti se në trupin e Kudret Kumes mungonte zemra e tij, familjarët e viktimës kanë reaguar duke kërkuar që të zbardhet e vërteta e ngjarjes dhe të vendoset drejtësi. Nëna e Kudretit, Resmia, ende nuk e di se në çfarë mase është torturuar i biri. Gjithashtu, askush nuk ka guxuar t’i thotë se në trupin e pajetë të Kudretit mungonte zemra. Me fotot e të birit, ajo qëndron në divanin e sallonit të shtëpisë dhe me lot në sy kërkon shpjegime për atë që i ka ndodhur Kudretit. “Nuk kishin pse të ma vrisnin djalin. Nëse e vrau gardianin ta dënonin aq sa e parashikonte ligji. Mua më dhembi kur dëgjova për gardianin e vrarë, sepse edhe ai bir nëne ishte. Por mendoj se Kudreti ka pasur ndonjë arsye të fortë që e ka shtyrë për të bërë atë veprim. Ai gjithmonë më thoshte se do të vinte në shtëpi së shpejti. Nuk di ç’të mendoj. Tani ai nuk kthehet më, por të paktën ta dimë çfarë i ka ndodhur birit tim”, është shprehur e moshuara, teksa lotët nuk i pushojnë asnjë moment. Ndërkohë, vëllai i të ndjerit, të torturuar deri në vdekje në Greqi nga gardianët e burgut të Nigritas, Shkëlqim Kume, ka kërkuar që autoritetet të ndërhyjnë për të zbardhur të vërtetën dhe të vendosin drejtësi.

    Cili është komenti juaj pas publikimit të rezultatit të Mjekësisë Ligjore lidhur me mungesën e zemrës?

    Kjo është shokuese. Ne si familjarë jemi të tronditur nga kjo që po dëgjojmë, pasi nuk e kemi ditur një gjë të tillë. Duam që të zbardhet e vërteta, pasi veç dhembjes nuk mund të jemi të qetë për atë që ka ndodhur.

    Çfarë kërkoni dhe kujt ia drejtoni këtë apel?

    Ne kërkojmë që autoritetet shqiptare të ndërhyjnë e t’i shkojnë deri në fund kësaj çështjeje, derisa të zbardhet e vërteta. Të na kthejnë zemrën e vëllait që t’ia vendosim pranë trupit. Vetëm kështu ai do t’i qëndrojë i lehtë dheut atje ku ndodhet dhe ne nuk do ta bëjmë gjumin me ëndrra. Me këto që po dëgjojmë nuk dimë se çfarë të mendojmë.

    Pas publikimit të këtij fakti, keni ndonjë dyshim se çfarë mund të ketë ndodhur?

    Nuk kemi çfarë të dyshojmë, sepse ne nuk e dimë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë dhe nuk i njohim procedurat. Por, ne duam të dimë çdo gjë lidhur me hetimet. Duam të vihemi në dijeni të çdo gjëje që do zbulohet nga hetimet, qoftë nga drejtësia greke, qoftë nga ajo shqiptare. Ne si familjarë kemi të drejtë të dimë se çfarë i ka ndodhur vëllait tonë atje. Tani mësojmë se përveçse i kanë marrë jetën, i kanë mbajtur edhe zemrën, kjo është mjaft e rëndë. Nuk e kuptojmë pse e kanë kryer një veprim të tillë. Dyshojmë se ata duan të fshehin diçka, por meqë nuk i njohim procedurat, nuk mund të bëjmë akuza. Shpresojmë që të paktën autoritetet e vendit tonë të na vënë në dijeni me gjithçka rreth hetimeve për vrasjen e vëllait.

    Po nëna juaj e ka mësuar këtë fakt?

    Jo, ajo nuk di asgjë të tillë dhe ne nuk kemi ndërmend t’ia themi, sepse mjaft është e lënduar. Nëse do ta mësonte një gjë të tillë, do të ishte mjaft e vështirë të përballohej prej saj.



    Hetimet

    Pala greke do të pyetet nëse Kume mbërriti në morgun grek me apo pa zemër

    Prokuroria shqiptare, kërkesë grekëve për mungesën e zemrës

    Në një procedurë normale, Mjekësia Ligjore greke duhej të kishte mbajtur një pjesë të organit
    Pasi Instituti i Mjekësisë Ligjore në Tiranë i ka vënë në dispozicion prokurorisë shqiptare konkluzionet e aktit të ekspertimit mjekoligjor të mbajtur për dëmtimet e konstatuara në trupin e Kudret Kumes (Ilia Karelit), organi i akuzës do t’u dërgojë një letërporosi homologëve grekë, ku veç të dhënave hetimore të deritanishme, do të jenë edhe disa kërkesa që lidhen me mungesën e zemrës.

    Burime nga organi qendror i akuzës janë shprehur për gazetën se në letërporosi do të kërkohet një kopje e dosjes hetimore të deritanishme, që është përpiluar nga prokuroria greke. Gjithashtu, në këtë letërporosi, prokuroria shqiptare pritet të konceptojë disa pyetje drejtuar homologes greke. “Këto pyetje kanë lindur pas konkluzioneve të ekspertizës mjekoligjore”, pohojnë burimet e organit të akuzës. Ato shtojnë se mungesa e zemrës ka ngritur mjaft dyshime. Kjo, pasi mjekoligjorët mund t’u japin përgjigje shkaqeve të vdekjes vetëm pasi kanë ekspertuar pjesë të zemrës. Nga burime të Mjekësisë Ligjore bëhet e ditur se në një procedurë normale, aktekspertimi mjekoligjor, merren pjesë të ndryshme të organeve, nëpërmjet të cilave kryhen analizat e nevojshme. Por kurrsesi nuk mund të mbahet për ekspertim një organ i tërë dhe aq më tepër zemra, pohojnë burimet. Kjo, pasi ekspertimi i zemrës do të zbardhte çdo detaj rreth shkaqeve që kanë sjellë vdekjen e Kudret Kumes. Ndërsa në mungesë të saj, mund të fshihen këto shkaqe, që më pas mund të çojnë edhe në rindërtimin e dinamikës së torturave që i janë ushtruar Kumes. Burimet e akuzës shprehen se palës greke do t’i shtrohet pyetja se cilat kanë qenë arsyet që zemra nuk ndodhet në trupin e viktimës dhe pse nuk është shënuar një gjë e tillë në dokumentet shoqëruese të viktimës. Nëse pala greke do t’u japë përgjigje këtyre pyetjeve, atëherë do të mësohet nëse Kume ka mbërritur në morgun e spitalit grek me zemrën e tij apo pa të. Nëse Mjekësia Ligjore greke do të pohojë se trupi ka mbërritur në morg pa zemrën, atëherë ky fakt do të ngrejë dyshimet se ajo është hequr prej trupit të Kudretit nga torturuesit. Në të kundërt, mbajtja e gjithë organit të zemrës nga Mjekësia Ligjore greke në kundërshtim me procedurat përkatëse, do të ngrinte dyshimet për fshehje të mundshme të provave, përfundojnë burimet. E. Hoxhaj




    Historia
    Vrasja e gardianit dhe hakmarrja ndaj shqiptarit

    Të martën e dy javëve më parë, rreth orës 12:10, gardiani i burgut të Malandrinos në Greqi, 46-vjeçari Jorgos Cironi, ka marrë turnin dhe ka nisur kontrollin e qelive. Kur ka shkuar në sektorin B të katit të parë, në qelinë e Kudret Kumes, ky i fundit i ka dhënë në dorë një letër dhe më pas e ka qëlluar në qafë me një thikë të improvizuar. Në këtë kohë, të burgosurit e tjerë kanë kërkuar ndihmë dhe njëri prej tyre është afruar t’i japë ndihmë gardianit, por Kudreti e ka qëlluar sërish me xham. Gardiani ka ndërruar jetë pas pak çastesh si pasojë e gjakrrjedhjes, ndërsa Kudreti është izoluar prej gardianëve të tjerë dhe më pas është transportuar në polici. Pasi i janë marrë gjithë deklarimet rreth ngjarjes, ai është transferuar për në burgun e Nigritas për t’u mbyllur në izolim dhe për t’u mbrojtur nga ndonjë hakmarrje e mundshme. Por pikërisht aty ku erdhi për sigurinë e jetës së tij, aty u gjet i pajetë në qelinë e izolimit, që fillimisht u deklarua si një vdekje natyrale, ndërsa më pas u publikuan faktet e torturimit të tij deri në vdekje. Pak para mesnatës së të premtes së javës së kaluar, rreth orës 23:30, gardiani i shërbimit në burgun e Nigritas ka vërejtur se Kume nuk jepte shenja jete prej një kohe të gjatë.

    4
    Autor Edmond Hoxhaj te 7 Prill 2014. Aktualitet, Kryesoret.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #113
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Për: Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Gardianet i nxorrën një sy

    Per cfare kishte hy ne burg ky si fillim?

  4. #114
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583

    Për: Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Gardianet i nxorrën një sy

    Ky "viktima" ishte kriminel kur ra ne burg, u gradua ne Kryekriminel kur ishte ne burg, pasi ne burg vrau nje gardian burgu. Nuk denohet vetem vrasja e te burgosurit, denohen te dyja: edhe kryekrimineli shqiptar qe vret jashte dhe brenda burgut, edhe ai gardiani qe e torturon dhe i merr jeten. Kuptohet, kete gje e bejne njerezit e drejte e me moral.


    Albo
    Per krimet e shqiptarit e kam thene se shqiptari ishte denuar me burg. Kjo fjali mjafton te kuptohet qe e kam denuar. E njejta gje duhet te ishte proceduar edhe per veprimin e vrasjes ndaj gardianit , denim me burg. Ky eshte morali i vetem per nje shoqeri civile , me ligjet dhe rregullat e nje shteti anetar i BE.
    Duhet marre parasysh rrethanat pse shqiptari ka kryer veprimin e vrasjes.. Cili ka qene reagimi i autoriteteve greke para dhe pas vrasjes ? Ne letren e tij e publikuar ne media para se te kryente vrasjen e gardianit, viktima dukej qarte se ishte ne gjendje jo te mire mendore. Tregonte shenja deshperimi , ankohej per denimet e gjata dhe paralajmeronte se do kryente vrasje. Ne nuk dime asgje cfar ka ndodhur para qe te ndodhte vrasja, ka pasur apo nuk ka pasur debat me gardianin etj... E sigurte eshte qe ne letren e tij ka pasur dicka .. Pasi ka shkruajtur letren , viktima shqiptar ka vrare gardianin ne kushtet e gjendjes se renduar psikologjike. Atehere me te drejte lind pyetja : Nese nje shtet anetar i BE , qe ka pergjegjesine per te kontrolluar dhe ruajtur te burgosurin per shkak te rrezikshmerise nga prirjet kriminale, a do kishte ndodhur kjo ngjarje nese do ishin marre masat e duhura ? Nese nje shtet nuk eshte ne gjendje te kontrolloje dhe te garantoje sigurine ne burgje per c'moral me flet ti ? Morali per ty eshte se veprimet e shqiptarit barazohet me torturen fizike nga hakmarrja . Hakmarrja nuk njeh moral.



    Nese nje institucion nderkombetar do te perpilonte nje statistike te thjeshte, raportin e te burgosurve te gjithe popujve te botes, ne raport me popullsine e atij populli, shqiptaret do te ishin ne krye te listes. Te gjithe popujt kane kriminele ne mesin e tyre, por jo te gjithe popujt jane aq te kriminalizuar ne ate pike, sa nuk kane kurajon qe te denoncojne krimin e kriminelet sic beni ju.

    Ne cilin rresht ne keto 100 rreshta qe ke shkruar ke denoncuar viktimin si kriminel? Ne cilen teme ne keto tema te perditshme qe hapen ne forumin shqiptar mbi shqiptare te kapur me droge, me trafiqe, me prostitucion, me arme, me tritol, ke marre mundimin te denoncosh krimin dhe kriminelet qe i bejne keto krime?

    Nje shoqeri qe nuk denoncon krimin e kriminelet, eshte nje SHOQERI E KRIMINALIZUAR NE QELIZE! Sa me pare ta kuptoni kete gje, aq me mire per femijet tuaj. Pasi po vazhduat keshtu, ata femijet tuaj sot do te kthehen ne kriminelet e neserm qe do te mbushin burgjet e mbare botes.

    Albo

    Pse kaq kaq shume kriminele shqiptare kjo eshte nje ceshtje qe kerkon mendim te gjere , duhet gjykuar faktoret qe ndikojne .Ti na hap nje teme tjeter [ Pse ka kaq shume krime nga shqiptaret] dhe debatojme. Ne kete teme po flasim per rastin ne fjale , ne duhet te merremi me thelbin e ceshtjes nese vdekja e viktimes shqiptare ishte menyra per vendosur "drejtesi"
    Ndryshuar për herë të fundit nga Noellag : 08-04-2014 më 07:01
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  5. #115
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Gardianet i nxorrën një sy

    Vdekja e Karelit, 6 gardianë në burg. Greqia dorëzon zemrën


    Anila Jole


    Burg pa afat për 6 gardianë të burgut të Nigritas ka vendosur sot gjykata e Serresit, ndërsa 2 të tjerë do të ndiqen në gjendje të lirë.

    Vendimi u mor pas dëshmive që dhanë 8 gardianët ne hetuesi, lidhur me akuzën që rëndon mbi ta, për torturim deri në vdekje të të dënuarit shqiptar, Ilia Kareli si dhe për fshehje të krimit. Ndërkaq pritet ende dëshmia e 7 gardianëve të tjerë, të cilët kanë marrë tashme thirrjen nga hetuesia. SIc dihet, drejtori i burgut nuk përfshihet në këtë listë, pasi ai akuzohet për fshehje dhe mbulim të krimit.

    Ndërkaq lidhur me cështjen e mungesës së zemrës në trupin e të ndjerit, mësohet se mjekësia ligjore në Athinë, ku u krye ekspertiza, ka konfirmuar se zemra është hequr me qëllim autopsinë dhe ka njoftuar autoritetet shqiptare për ta marrë atë në dorëzim.

    (Balkanweb)
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #116
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-03-2014
    Vendndodhja
    BOSH
    Postime
    102

    Fotot e fundit te Ilia Karelit

    Oret e fundit te Ilia Karelit ku shtazeria e kafsheve derdhet me terbim.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  7. #117
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-03-2014
    Vendndodhja
    BOSH
    Postime
    102

    Për: Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Gardianet i nxorrën një sy

    Shtazeria e mostrave te etur per gjak.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  8. #118
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Gardianet i nxorrën një sy

    me cte drejte bahen publike keto Foto
    nuk ju duken te renda APO gabohem?

    kafshet do e e pesojne se sdo dalin pa u lag me ate qe bene


    ma shpjego njeri ket punen e zemres me pak fjale?
    JO SEKS PARA MARTESE

  9. #119
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-03-2014
    Vendndodhja
    BOSH
    Postime
    102

    Për: Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Gardianet i nxorrën një sy

    Gjykojini keto pamje dhe jepni mendimin tuaj.

    Nese Ilia Kareli vrau dhe duhej te gjykohej per krimin qe beri qofte Edhe me denimin kapital, Por Jo ne kete menyre.

    JU PYES TE GJITHEVE; KU NDRYSHON ILIA KARELI NGA ATA QE E VRANE?.

  10. #120
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084

    Për: Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Gardianet i nxorrën një sy

    Ca Tmerri! Mjerr ai shqiptar qe hyne neper burgjet greke. Nuk e besoj se kta gardian sot u bene te tille kjo ka qene kryvepra e tyre. Puna e tyre nuk eshte te ti torturojne te denuarit. Shpresoj shteti grek ti denoje kete gardian per vrasje me dashje.

Faqja 12 prej 21 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •