Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Ja se çfarë duhet të dini për shqetësimet psikologjike dhe fizike që sjell pranvera

    Ja se çfarë duhet të dini për shqetësimet psikologjike dhe fizike që sjell pranvera

    23 Mars 2014 | : Ndryshe | Autor: Gazeta Shqip

    sonnolenza

    mal-di-primavera-bambini

    mal-di-primavera


    junge frau niest auf einer blumenwiese


    Si çdo vit, pranvera sjell edhe “të këqijat” e saj. Ne po ju japim një informacion të përgjithshëm mbi lodhjen fizike dhe mendore të kësaj stine

    Me ardhjen e pranverës, vijnë edhe ditët e bukura me diell, si dhe mundësia e shëtitjeve me njeriun e zemrës apo miqtë gjatë ditëve të pushimit. Por vetëm kaq mund të sjellë kjo stinë? Në fakt, jo vetëm kaq, pasi me fillimin e saj vjen edhe e ashtuquajtura “e keqja e pranverës”, që, përveç alergjive, sjell edhe lodhje, mungesë përqendrimi, humor të keq, ankth dhe agresivitet. Pra ndërrimi i stinëve na bën të ndihemi jopozitivë. Sipas ekspertëve, bëhet fjalë për një problematikë që prek në masë të madhe gratë, gjashtë herë më shumë se burrat. Bëhet fjalë për shqetësime të cilat lidhen me cilësinë e dritës, “që shkakton ndryshime në nivelet cerebrale, apo në tru”. Vështirësitë më të shumta hasen gjatë periudhës vjeshtë-dimër dhe dimër-pranverë, ndërsa kjo e fundit ka një efekt më shqetësuese te njeriu. “Bëhet fjalë për shqetësime që në realitet na demonstrojnë se sa të lidhur jemi ne me ritmet e natyrës, më shumë nga se e mendojmë. Nëse në pranverë, bimët janë në tranzicion, praktikisht kështu jemi edhe ne”, – shpjegojnë ekspertët. Pranvera provokon siklet edhe tek ai 10 për qind i popullsisë që vuan nga çrregullimet e humorit. 40 për qind vuan në mënyrë të veçantë nga “hapat” sezonalë, me manifestime që konsiderohen një përkeqësim. Pa harruar alergjitë, veçanërisht ato që vijnë nga polenet dhe nga lulet, që shkatërrojnë ditët e miliona njerëzve, duke provokuar shqetësime serioze. Ndotja e ajrit padyshim që nuk ndihmon në këtë çështje, përkundrazi e përkeqëson edhe më shumë situatën. Çfarë duhet bërë? Duhet të prisni që organizmi të përshtatet me ndryshimet, por në të njëjtën kohë duhet të viheni në veprim edhe me disa trajtime farmakologjike në bazë të shenjave që keni. Nuk duhet të harroni të bëni edhe ushtrimet sportive, për të forcuar jo vetëm muskujt por edhe mendjen. Një vrap i lehtë në mes të natyrës, ndonjë ushtrim tonifikues dhe një dush i mirë.

    Çfarë i shkakton alergjitë e pranverës?

    Grimcat e imëta të cilat barten nga pemët, bari dhe poleni, janë shkaktarët më të shpeshtë të alergjisë së pranverës. Kur grimcat e polenit arrijnë në hundën e personit alergjik, sistemi imunitar i njeh si sulm në organizëm. Për këtë krijohen antitrupat të cilët sulmojnë alergjenët, gjë që shpie në lirimin e histaminës në gjak, i cili është iniciator i reaksioneve alergjike siç janë: rrjedhja e hundës, kruarja e syve etj.

    Shkaktarët e problemeve

    Ardhja e pranverës shoqërohet me një rritje pak a shumë graduale të temperaturave që e detyrojnë organizmin, ende të pamësuar, t’i nënshtrohet një pune të madhe në tentativë për të ulur me shpejtësi nxehtësinë që prodhohet nga çdo lloj aktiviteti fizik. Stresi fizik që prek në këtë periudhë një numër të konsiderueshëm personash shpjegohet pikërisht me këtë nevojë të organizmit për të përmirësuar termorregullatorin, në mënyrë që të arrijë të përballojë më mirë luhatjet e temperaturave, tipike për ndërrimin e stinëve. Në kalimin nga dimri në pranverë, fiziku do kohë të mësohet me ritmet e punës që detyrohen nga shtimi i orëve me diell, duke shkaktuar stres dhe lodhje. Përveç kësaj, me ndërrimin e stinëve, ndryshon dhe mënyra e ushqyerjes, që kalon nga një regjim ushqimor, në përgjithësi i pasur me yndyra dhe ushqime kalorike, në një tjetër të bazuar kryesisht në fruta, perime dhe ujë. Shpeshherë temperaturat më të larta mund të jenë shkaktare të humbjes së oreksit dhe ndjesisë së dobësisë. Këto janë arsyet që shpesh në ndërrimin e stinëve, sidomos pas daljes nga stina e dimrit për shkak të një ushqimi të njëtrajtshëm, shfaqet deficit vitaminash, që shfaqet me asteni (dobësi e përgjithshme trupore, dhembje muskujsh), diarre, dermatit nga dielli dhe demencë (plogështi, probleme me përqendrimin, kujtesën etj).

    http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/0...jell-pranvera/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Ja se çfarë duhet të dini për shqetësimet psikologjike dhe fizike që sjell pranv

    Unë i hëngra dy ultrakorten Xhuxhu. U bëra si të isha djegur me ujë të valuar nga fryrjet alergjike ! Më dhanë dhe nja 30 mijë lekë ilaçe !! Hahaa Më dhanë ilaçe dhe më thanë bëj analizat dhe testin e alergjisë , kur në fakt duhet të vepronin anasjelltas
    Megjithse më thanë që ti je top por e ke nga Lamjet. Mua analizat e feçe parazit më kanë dalë dy herë OK

    Nuk vete më në spitale, do bëhem përdorues i rregullut i çajrave dhe kaq. Vetëm se nuk kam informacion se çfarë çajrash duhet të përdor !! Ja psh këta të Kosovës duhet ta dinë se i kam vënë re që e konsumojnë shumë si Turqit
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  3. #3
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Për: Ja se çfarë duhet të dini për shqetësimet psikologjike dhe fizike që sjell pranv

    po ti te na e kishe thene qe te tema tjeter qe vuan nga alergjia o Wordless apo tani u kujtove? e mire mire, gjithsesi jo domosdosmerisht duhet bere testi i alergjise para se te marresh ilace, nese eshte alergji sezonale kuptohet fare lehte nga simpatomat..merren ilace nese ke shume shqetesime, si dhe behet testi per te pare specifikisht nese ke alergji te tjera...

    edhe te pyeta, ke shqetesime te tjera Wordless? pergjigja jote qe: jooo
    Ndryshuar për herë të fundit nga broken_smile : 24-03-2014 më 17:17

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Ja se çfarë duhet të dini për shqetësimet psikologjike dhe fizike që sjell pranv

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Unë i hëngra dy ultrakorten Xhuxhu. U bëra si të isha djegur me ujë të valuar nga fryrjet alergjike ! Më dhanë dhe nja 30 mijë lekë ilaçe !! Hahaa Më dhanë ilaçe dhe më thanë bëj analizat dhe testin e alergjisë , kur në fakt duhet të vepronin anasjelltas
    Megjithse më thanë që ti je top por e ke nga Lamjet. Mua analizat e feçe parazit më kanë dalë dy herë OK

    Nuk vete më në spitale, do bëhem përdorues i rregullut i çajrave dhe kaq. Vetëm se nuk kam informacion se çfarë çajrash duhet të përdor !! Ja psh këta të Kosovës duhet ta dinë se i kam vënë re që e konsumojnë shumë si Turqit
    lidhu me dardajanin, se ka ardhur ne tirane kam lexuar.

    besoj se mund te te ndihmoje.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #5
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Ja se çfarë duhet të dini për shqetësimet psikologjike dhe fizike që sjell pranv

    Citim Postuar më parë nga broken_smile Lexo Postimin
    po ti te na e kishe thene qe te tema tjeter qe vuan nga alergjia o Wordless apo tani u kujtove? e mire mire, gjithsesi jo domosdosmerisht duhet bere testi i alergjise para se te marresh ilace, nese eshte alergji sezonale kuptohet fare lehte nga simpatomat..merren ilace nese ke shume shqetesime, si dhe behet testi per te pare specifikisht nese ke alergji te tjera...

    edhe te pyeta, ke shqetesime te tjera Wordless? pergjigja jote qe: jooo
    Nuk kam pasur kurrë më parë të tillë shqetësim. Mjekët më thanë se ta ka dhënë flagyli ose Lamjet lol

    Më kupton kur them që mjekët në Shqipëri nuk vlejnë fare si Mjek ?!! Nejse, unë sot bëra analizat dhe pas dy ditësh dalin përgjigjet... të shohim !!

    ps

    Xhuxhu , me ç'a meret dardajani kryesisht dhe si mund ta kontaktoj ? Ke ndonjë numër cel se në forum hyn radhë ai !!
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Ja se çfarë duhet të dini për shqetësimet psikologjike dhe fizike që sjell pranv

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Nuk kam pasur kurrë më parë të tillë shqetësim. Mjekët më thanë se ta ka dhënë flagyli ose Lamjet lol

    Më kupton kur them që mjekët në Shqipëri nuk vlejnë fare si Mjek ?!! Nejse, unë sot bëra analizat dhe pas dy ditësh dalin përgjigjet... të shohim !!

    ps

    Xhuxhu , me ç'a meret dardajani kryesisht dhe si mund ta kontaktoj ? Ke ndonjë numër cel se në forum hyn radhë ai !!
    dardajanin coj mp, besoj se te lexon.

    sic ka thene ai eshte natyropat. pra mjek alternativ,
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •