Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Rama në Berlin, kryediplomati amerikan në Tiranë

    Moore 3 ditë në Tiranë, takon krerët e politikës. Rama në Berlin, takon Merkelin

    NGA: VALENTINA MADANI

    TIRANE-Xhonatan Moore, drejtor për Çështjet e Evropës Jug-Qendrore në Departamentin e Shtetit, rikthehet në Tiranë pas ashpërsimit të klimës politike. Zyrtari i lartë amerikan do të mbërrijë në Tiranë mbrëmjen e 31 marsit dhe do të qëndrojë për tri ditë me radhë. Ai do të vijë nga Brukseli, ku do të marrë pjesë në dialogun Serbi-Kosovë dhe që andej do të udhëtojë drejt Shqipërisë. Gazeta zbardh të plotë axhendën treditore në Tiranë të Moore, e cila nis me datën 1 prill. Ai do të takohet fillimisht me Presidentin Bujar Nishani dhe më pas me kreun e opozitës, Lulzim Basha. Mëngjesin e 2 prillit, Moore do të marrë pjesë në referimin për "5-vjetorin e Shqipërisë në NATO", në konferencën e organizuar nga qendra "Albanian Policy Center". Pas konferencës, drejtori për Çështjet e Evropës Jug-Qendrore në Departamentin e Shtetit do të rinisë axhendën e takimeve me krerët e shtetit dhe politikës shqiptare.

    AXHENDA E RAMES
    Ditën e martë, më datën 1 prill, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë në Berlin, ku është parashikuar dhe një takim me kancelaren gjermane. Kurse në datë 2 prill, Rama do të jetë në Bruksel për një takim me Komisionerin për Zgjerim, Stefan Fyle. Por takimin me Moore ai do ta zhvillojë sapo të rikthehet në Tiranë, mbrëmjen e datës 2 prill. Ndërkohë që Moore në datën 3 prill mësohet se do të ketë një takim edhe me kreun e parlamentit, Ilir Meta. Zyrtari i lartë amerikan vjen në Tiranë me ftesë të ish-zëvendësministres së Jashtme, Edith Harxhi, aktualisht presidente e qendrës "Albanian Policy Center".

    E kontaktuar dje nga "Gazeta Shqiptare", znj.Harxhi bëri të ditur se Moore është ftuar të referojë në konferencën me temë "Bashkëpunimi transatlantik për paqe dhe siguri në Ballkan. Axhenda shqiptare për integrimin në BE dhe NATO". Konferenca organizohet nga qendra "Albanian Policy Center", një qendër e re konservatore që harton politika. Jonathan Moore do të mbajë fjalën kryesore në konferencë më datën 1 prill në orën 9:30. Konferenca organizohet me rastin e 5- vjetorit të hyrjes së Shqipërisë në NATO dhe 5-vjetorit të hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me BE-në", - deklaroi Harxhi.

    Në këtë konferencë do të referojnë edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha, zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, deputeti i PS-së, Pandeli Majko dhe Majlinda Bregu, Arben Malaj, Arta Dade, Florion Mima, etj. Mes të ftuarve për të referuar është edhe vajza e ish- liderit të dhjetorit, Azem Hajdari, znj.Rudina Hajdari, e cila punon në SHBA si këshilltare pranë komitetit për marrëdhëniet me jashtë në Kongresin Amerikan. Përgjatë tri ditëve Moore do të takojë krerët e shtetit dhe të politikës, por do të ketë dhe një komunikim me median pas këtyre takimeve.

    (d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama në Berlin, kryediplomati amerikan në Tiranë

    Nishani garanton Moore: Shqipëria përkrah SHBA, në qëndrimet ndaj Rusisë

    TIRANË- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani garanton Shtetet e Bashkuara të Amerikës se Shqipërinë do ta kenë përkrah në qëndrimet ndaj Rusisë, sa i takon aneksimit të rajonit të Krimesë. Gjatë takimit me Drejtorin për Evropën Juglindore në Departamentin amerikan të Shtetit, Jonathan Moore, Presidenti Nishani theksoi se krahasimi i rastit të Krimesë me atë të Kosovës është një alibi e dobët.

    Zyra e shtypit e Presidencës bën të ditur se kreu i shtetit vlerësoi faktin se vizita e zotit Moore në Tiranë koincidon me pesë-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. “Një arritje me përmasa historike për Shqipërinë dhe shqiptarët, për realizimin e së cilës mbështetja amerikane ka qenë e një rëndësie të veçantë dhe shprehu bindjen se Shqipëria, nëpërmjet kontributit të saj për sigurinë dhe paqen në rajon dhe në shkallë globale ka qenë e aftë të përligjë besimin dhe pritshmëritë e aleatëve dhe partnerëve tanë.- tha Nishani.

    Kreu i Shtetit, duke u ndalur në ecurinë e procesit të integrimit, theksoi se arritjet e deritashme, ambiciet e qeverisë dhe mbështetja e partnerëve evropianë dhe Shteteve të Bashkuara janë bazë për suksesin tonë, duke shtuar, gjithashtu, se ka besim që Shqipëria do të bindë me fakte partnerët evropianë për të marrë statusin e vendit kandidat në qershor.

    Nga ana e tij zyrtari i lartë amerikan Moore u shpreh se kontributi dhe sakrificat shqiptare për paqen dhe sigurinë çmohen lart nga administrata amerikane dhe vlerësoi qëndrimin e Shqipërisë për zhvillimet e fundit në Ukrainë, duke e cilësuar aneksimin e Krimesë si të papranueshëm dhe një precedent kërcënues për vende të tjera në rajon.

    Më tej, Moore tha se SHBA-të e konsiderojnë Shqipërinë si një aleat të fortë dhe janë shumë të interesuara për integrimin e saj në Bashkimin Evropian, ndërsa shprehu shpresën se partitë politike shqiptare do të bashkëpunojnë në Parlament dhe institucione të tjera për arritjen e këtij qëllimi.

    Bashkëbiseduesit ranë dakord se lufta kundër korrupsionit, reforma në drejtësi dhe reforma territoriale janë sfida shumë të rëndësishme që duhen fituar në interes të qytetarëve dhe ambicies evropiane.

    Në këtë kuadër, Moore vuri në dukje se, për shkak të diferencave të krahëve politikë, Presidenti mund të luajë një rol të rëndësishëm për afrimin e tyre.

    Duke folur për rëndësinë e luftës konkrete kundër korrupsionit, Moore tërhoqi vëmendjen se lufta kundër korrupsionit duhet të përfshijë institucionet e drejtësisë dhe jo institucionet politike.

    JONATHAN MOORE NË TIRANË, TAKON PRESIDENTIN NISHANI
    Ora 10:12- Jonathan Moore, drejtor për Çështjet e Evropës Jug-Qendrore në Departamentin e Shtetit, rikthehet në Tiranë pas ashpërsimit të klimës politike. Zyrtari i lartë amerikan mbërriti në Tiranë mbrëmjen e djeshme dhe do të qëndrojë për tri ditë me radhë.

    Takimet e tij nisën sot në orën 10:00 me kreun e shtetit Bujar Nishani dhe më pas do të takojë kreun e opozitës, Lulzim Basha.

    Mëngjesin e 2 prillit, Moore do të marrë pjesë në referimin për "5-vjetorin e Shqipërisë në NATO", në konferencën e organizuar nga qendra "Albanian Policy Center". Pas konferencës, drejtori për Çështjet e Evropës Jug-Qendrore në Departamentin e Shtetit do të rinisë axhendën e takimeve me krerët e shtetit dhe politikës shqiptare.

    Takimin me kryeministrin Rama pritet ta zhvillojë mbrëmjen e datës 2 prill, kur Rama të përfundojë vizitën në Berlin e Bruksel.

    Sot kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë në Berlin, ku është parashikuar dhe një takim me kancelaren gjermane. Kurse në datë 2 prill, Rama do të jetë në Bruksel për një takim me Komisionerin për Zgjerim, Stefan Fyle.

    Ndërkohë që Moore në datën 3 prill mësohet se do të ketë një takim edhe me kreun e parlamentit, Ilir Meta.

    (m.a/er.nu/BalkanWeb)

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama në Berlin, kryediplomati amerikan në Tiranë

    Moore takon Kodhelin: Angazhimi i Shqipërisë në NATO, faktor stabiliteti

    TIRANE - Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka pritur në një takim Jonathan Moore, drejtor për Çështjet e Evropës Jug-Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit.

    Zyra e shtypit e Ministrisë së Mbrojtjes bën të ditur se ministrja Kodheli i ka shprehur zyrtarit të lartë amerikan mirënjohje të thellë për kontributin që SHBA ka dhënë në ndihmë të shqiptarëve dhe Shqipërisë, sidomos në procesin e integrimit të vendit në strukturën euro-atlantike.

    Ministrja Kodheli e ka njohur Moore me reformën në Forcat e Armatosura duke nënvizuar vullnetin e plotë të saj dhe të mazhorancës për t’i kthyer ushtrisë shqiptare dinjitetin e merituar.

    Nga ana e tij, Moore uroi popullin shqiptar për përvjetorin e anëtarësimit në NATO duke nënvizuar se angazhimi i Shqipërisë në Aleancë është faktor stabiliteti në rajon e me gjerë. Ai vazhdoi më tej duke thënë se vlerëson pjesëmarrjen e Shqipërisë në misionet paqeruajtëse nën flamurin e NATO-s. Moore përsëriti sërish mbështetjen e SHBA-ve në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

    Mësohet se reformat e qeverisë shqiptare dhe sidomos të Ministrisë së Mbrojtjes ishin në qendër të kësaj bisede. Ai vlerësoi punën e bërë deri në këto momente dhe e inkurajoi Ministren Kodheli për vazhdimin e metejshëm të këtyre reformave.

    Ministrja Kodheli u ndal veçanërisht te lufta kundër korrupsionit duke nënvizuar se rruga e ndjekur do të jetë gjithnjë e tillë dhe ne do të respektojmë forcimin e shtetit ligjor.

    (er.nu/BalkanWeb)

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama në Berlin, kryediplomati amerikan në Tiranë

    Takimi Basha-Moore: Shqetësues moszbatimi i vendimeve të gjykatave


    TIRANE-Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti sot në takim Drejtorin për Europën Jugore dhe Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit, zotin Jonathan Moore, me të cilin ndau pikëpamjet për zhvillimet më të fundit në Shqipëri dhe më gjërë.

    "Kryetari i Partisë Demokratike e njohu zyrtarin e lartë amerikan me gjendjen shqetësuese të demokracisë në vend, duke u ndalur kryesisht në dy çështjet themelore që kanë të bëjnë me zbatimin e vendimit të gjykatave dhe respektimin e mandatit të institucioneve të pavarura."-bëhet me dije nga zyra për shtyp e PD-së.

    “Mazhoranca nuk respekton vendimet e gjykatave dhe po cënon mandatin e institucioneve të pavarura duke tentuar kapjen e tyre”, u shpreh Basha duke theksuar se ky është një zhvillim negativ për vendin që vë në rrezik themelet e shtetit ligjor dhe demokracisë në Shqipëri.

    "Basha ripohoi mbështetjen pa kushte që opozita po i jep integrimit europian të vendit dhe e njohu me hapat e hedhura nga PD në mbështetje të marrjes së statusit të vendit kandidat. Por nga ana tjetër, Partia Demokratike nuk mund të pajtohet për asnjë çast dhe të mbyllë sytë para shkeljes së normave demokratike dhe zhbërjes së standardeve nga mazhoranca Rama-Meta.

    Kryetari i Partisë Demokratike e njohu Moore me aktet e qeverisë për kapjen e institucioneve të pavarura, si ILDKP dhe AMA, për uzurpimin e kompetencave të Presidentit, për rritjen e arbitraritetit dhe dhunimin e të drejtave të qytetarëve, si të drejtën e pronës, duke përfshirë shumë raste dhune e keqtrajtimesh fizike të qytetarëve edhe para mediave.

    Basha e informoi gjithashtu Moore për vazhdimin e spastrimeve në administratë, çka ka çuar deri më tani në largimin e paligjshëm të më shumë se 7 mijë nëpunësve nga puna."- sqaron zyra për shtyp.

    "Por më e rënda, theksoi kryetari i opozitës, mbetet mosrespektimi i vendimeve të gjykatave, duke sjellë si shembull injorimin nga qeveria të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin e Nëpunësit Civil, apo për tejkalimin e kompetencave të INUK si dhe mosrespektimin nga qeveria tw qindra vendimeve të tjera të formës së prerë."- theksohet në njoftimin për mediat.

    Sipas Zyrës për shtyp të PD-së Moore u shpreh se respektimi i vendimit të gjykatave është një standard ndërkombëtar dhe Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara kur standartet ndërkombëtare nuk respektohen.

    "Zyrtari i lartë amerikan shprehu edhe një herë vlerësimin për qëndrimet e opozitës në favor të procesit të integrimit europian të vendit dhe cmoi hapat institucionalë që ka ndërmarrë Partia Demokratike me dërgimin e cështjeve në Gjykatë.

    Me rastin e 5 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në Nato, Basha shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Shqipërisë në këtë proces."- bëhet me dije në njpftimin për shtyp.

    (a.n/Balkanweb)

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama në Berlin, kryediplomati amerikan në Tiranë

    Basha: Në Bruksel të shkojmë së bashku

    Kryetari i PD-së Lulzim Basha, i pranishëm në konferencën për NATO-n tha se anëtarësimi në NATO është një proces domethënës reformash, që vendi i kreu dhe përfundoi me sukses para se të meritonte ftesën dhe që vazhdoi deri në anëtarësimin e plotë. Ndërkohë ai shtoi se qeveria aktuale duhet të ruajë standardet e arritura dhe jo ti zhbëjë ato. Gjithashtu Basha theksoi gatishmërinë e opozitës për t’i shtrirë qeverisë dorën e bashkëpunimit, në mënyrë që vendi të përparojë në rrugën e intgerimit europian.

    “Shqipëria duhet të kishte përmbyllur fazën e statusit, duhet të kishin nisur negociatat. Duhen ruajtur standardet e arritura dhe jo zhbërje të tyre, zbatim i ligjit, respekt i panegociueshëm për shtetin ligjor, moscënim i demokracisë funksionale. Gati të shtrij dorën e bashkëpunimit që në Bruksel të shkojmë së bashku.”- u shpreh Basha.

    MAPO

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •