Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Merkel pret të martën kryeministrin Rama



    Të martën e ardhshme kancelaria e Qeverisë së Gjermanisë, Angela Merkel, do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Berlin.

    Siç ka bërë të ditur Zyra e shtypit e kancelares Merkel, Rama do të pritet me nderime ushtarake dhe po të njëjtën ditë kancelaria do të shtrojë një drekë pune për kryeministrin e Shqipërisë, ku, siç është bërë e ditur nga shërbimi i shtypit i Qeverisë gjermane, do të diskutohen "tema rajonale si edhe gjendja aktuale rreth procesit të përafrimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian".

    Pas drekës Angela Merkel dhe Edi Rama do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët shtypi, raporton KTV.

    http://www.koha.net/?id=27&l=4676

  2. #2
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: Merkel pret të martën kryeministrin Rama

    Ky eshte nje hap i vogel per Merkelin por eshte nje hap i madh per Edi Ramen dhe Shqiptaret !

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Merkel pret të martën kryeministrin Rama



    Merkel do i japë Ramës lajmin e marrjes së Statusit nga BE

    Kancelarja Angela Merkel ka pranuar ne nje takim zyrtar kryeministrin e Shqiperise Edi Rama. Nuk do te jete nje vizite e zakonshme, por me shume nje lajm sihariq se Shqiperia ne Qershor do te marri statusin e vendit kandidat dhe do i hapen rruget e negociatave per anetaresim te metejshem ne BE. Burime te besueshme i thane agjencise Ama-news se qellimi i takimit zyrtar nuk eshte vetem thyerja e akullit qe ishte vendosur 4 vitet e fundit me ish-kryeministrin berisha, por se vete Merkel do jape lajmin e mire ne emer te qeverise gjermane. Nuk do te kete me shtyrje te statusit per Shqiperine. Nuk dihet pse eshte zgjedhur Merkel per kete sihariq, por besohet se si kryeministria me e fuqishme e BE-se, do te kerkoje edhe garanci nga qeveria e re shqiptare per te vijuar rrugen e reformave. Gjermania ka investimet e saj ne disa sektore me rendesi ne vendin tone. Nuk dihet nese ne axhenden e bisedimeve do te jene edhe sektore te tjere per privatizim, bregdeti, uji, energjia apo hidrokarburet.

    Kryeministri Edi Rama ka mbërritur të hënën në Berlin për një vizitë zyrtare. Takimi më i rëndësishëm i axhendës së kryeministrit është ai i së martës me kancelaren Angela Merkel, me të cilën më pas do të ketë edhe një konferencë shtypi. E dërguara e Top Channel në Berlin, gazetarja Rovena Moçka raporton se shefi i qeverisë shqiptare dhe delegacioni i tij do të priten me nderime të larta protokollare. Takimi me kancelaren Merkel do të nisë me një ceremoni ushtarake, për të vijuar me takimin mes dy delegacioneve dhe me drekën e punës. Më pas do të jetë dhe konferenca e shtypit. Kjo mund të konsiderohet vizita më e rëndësishme e kryeministrit Rama në karierën e tij. Gjatë saj ai do të takojë shefin e Bundestagut, ministrin e Financave dhe zyrtarë të tjerë. Gjithashtu, kjo vizitë vjen para se Shqipëria të testohet sërish në qeqrshor në Bruksel për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Gjermania ishte një nga ato vende që në dhjetor të vitit të kaluar kërkoi shtyrjen e vendimit të statusit për në qershor. Në takimin Rama-Merkel do të shihet edhe se cila do të jetë qasja e Gjermanisë për vendimin e qershorit.
    Postuar nga Lajmonline: 22:06; 31/3/2014
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Merkel pret të martën kryeministrin Rama

    Merkel-Ramës: Statusi varet nga raporti i KE



    Raportii i Komisionit Europian për Shqipërinë do të shërbejë si bazë nëse Gjermania do të japë një vendim pozitiv për marrjen e statusit të Shqipërisë.

    Gjatë një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, kancelarja gjermane u shpreh sot se Gjermania i trajton vendet sipas raportit të KE-së.

    Vendet e ballkanit perëndimor i kemi dhënë prespektivë dhe në fund të një rruge të gjatë do të kemi integrimin e plotë të tyre. Ne i trajtojmë vendet sipas raporti të KE-së. Hapi tjetër është që ne në qershor të marrin një raport të ri dhe presim që komisioni të ketë shkruar për arritjet e vendit dhe ne do ta vendosin në një vështrim pozitiv për statusin. Kryeministri më ftoi për vizitë dhe unë i thash që do ta repsketoj këtë ftesë por më pyesni pas një viti unë do të kem qënë në Shqipëri” tha Merkel.

    Ndërsa Kryeministri Edi Rama e garnatoi kancelaren Merkel se Shqipëria do të përmbushë të gjitha reformat që do të bëjnë të mundur integrimin e vendit në BE.

    E sigurova kancelaren qeveria është e vendosur për të ecur në rrugën e modernizimit të reformave që do të garnatojnë në luftë reale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ky fillim i mbarë është fillimi i një porcesi që Shqipëria kërkon të ecë më shpejt drejt Europës por duke bërë europën destinacion brenda nesh dhe integrimin si një proces të patjetërsueshëm të integrimit tonë” tha Rama.

    Gjatë qëndrimit të tij në Berlin, Kryeministri Rama do të mbajë sot në darke një fjalim edhe përpara Komisionit të Jashtëm gjerman. /albeu/
    http://www.zeri.info/artikulli/30213...a-raporti-i-ke

    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 01-04-2014 më 10:39

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Linda5
    Anëtarësuar
    03-10-2007
    Postime
    7,276

    Për: Merkel pret të martën kryeministrin Rama

    Prandaj na u hap koha dhe na u bo bukur bukur ktu,se paska ardhur ky sharlatani????

    Mediat ktu as se vun ujin ne zjarr per ardhjen dhe takimin e ktij me Merkel,ndersa ne Shqiperi,yyyyyyyyyyyyyyyyyyyyy lajm ne faqe te pare

    Ktu ne faqe te pare si lajm ishte,varreza vetem per lesbiket
    Wir leben alle unter dem gleichen Himmel, aber wir haben nicht alle den gleichen Horizont.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Merkel pret të martën kryeministrin Rama

    Emri:  big_1_prill_rama_merkel.jpg

Shikime: 285

Madhësia:  125.7 KB

    Konferenca e përbashkët për shtyp e Kryeministrit Rama me Kancelaren Angela Merkel, pas takimit mes tyre, të martën, në Berlin:

    Kancelaria Merkel: Gëzohem që Kryeministri Rama ka ardhur tek ne për vizitë, për vizitën e tij të parë. Marrëdhëniet bilaterale, vitet e fundit janë zhvilluar shumë mirë. Edhe marrëdhëniet ekonomike janë zhvilluar shumë mirë. Gjermania është prej vitesh partnere e Shqipërisë. Ne duam që Shqipëria të marrë një zhvillim të mbarë.

    Ne kemi folur në mënyrë shumë të hapur dhe në mënyrë intensive për zhvillimet që kemi para vetes. Ne jemi të mendimit se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, perspektiva europiane është e nevojshme për një zhvillim të mbarë të të gjithë rajonit, edhe për Shqipërinë. Për këtë është i nevojshëm një proces i thellë edhe në Shqipëri. Kryeministri na informoi se cilat projekte të mëdha janë përpara vendit, por edhe për angazhimin dhe entuziazmin me të cilat ndiqen këto procese dhe këtu bën pjesë, natyrisht, lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit, ndërtimi i një sistemi juridik dhe pavarësia e drejtësisë. Ne e dimë gjithashtu se përmes perspektivës europiane, Komisioni Europian i ndjek me shumë vëmendje këto procese dhe në qershor do të paraqesë një raport për këtë çështje. Këto janë zhvillime që ne i ndjekim me shumë intensitet, me vëmendje të madhe, në Gjermani. I uroj Kryeministrit gjithë të mirat në këtë punë kaq të vështirë, sepse nuk është shumë e thjeshtë të ndjekësh një rrugë të tillë.

    Ne kemi folur për gjendjen në të gjithë rajonit. Kryeministri Rama bëri edhe një herë të qartë që vitet e fundit, në Ballkanin Perëndimor kanë ndryshuar disa gjëra, në drejtim pozitiv. Prandaj ne duhet të përpiqemi që, pikërisht në këtë vit, 2014-a, që është një vit përkujtimor, në 100 vjetorin e fillimit të Luftës së Parë Botërore, që 100 vjet më vonë, ne kemi mësuar nga historia. Kjo do të thotë që ne duhet të flasim me njëri-tjetrin, duhet bashkëpunojmë më ngushtë me njëri-tjetrin. Prandaj, unë e konsideroj perspektivën europiane jo si një perspektivë të çfarëdoshme, por për një vrull të nevojshëm.

    Unë besoj se folëm në mënyrë intensive me njëri-tjetrin dhe patëm një kontakt të parë. Unë gëzohem për bashkëpunimin e mëtejshëm dhe ju uroj mbarësi me qeverinë tuaj, një qeveri e re, një qeveri që ka edhe shumë gra dhe kjo na gëzon gjithashtu.


    Kryeministri Rama: Mirëdita të gjithëve. Padyshim ishte një kënaqësi shumë e veçantë, kjo vizitë dhe ky takim, për të cilin dëshiroj t’i shpreh mirënjohjen Kancelares Merkel, duke përfituar kështu nga rasti, për t’ju thënë të gjithë atyre që na ndjekin drejtpërdrejtë në Shqipëri, se patëm një bashkëbisedim shumë miqësor, shumë të hapur dhe shumë intensiv, siç e tha edhe Kancelaria, lidhur me ecurinë e punëve në Shqipëri, lidhur me ecurinë e punëve në rajon, lidhur me rolin e Shqipërisë dhe me rolin e rajonit, për të çuar më tutje projektin e madh të integrimit europian.

    Nga ana tjetër ishte një rast optimal, për t’i shprehur Kancelares mirënjohjen tonë për gjithçka që Gjermania ka bërë për Shqipërinë, në gjithë këto vite. Njëkohësisht, për të vënë theksin tek domosdoshmëria e rritjes së bashkëpunimit ekonomik, për shkak se konsiderojmë se roli transformues i Gjermanisë, roli transformues në kulturën e sipërmarrjes i sektorit privat në Gjermani janë një mundësi dhe janë po ashtu, edhe një kërkesë legjitime, për të qenë shumë më prezent në rajon dhe sigurisht, edhe në Shqipëri.

    Nga ana tjetër e sigurova Kancelaren se qeveria jonë është plotësisht e vendosur për të ecur në rrugën e modernizimit, të reformave që do të garantojnë shumë më tepër cilësi jete dhe cilësi shërbimesh për njerëzit, të reformave që do të garantojnë luftë reale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Dhe ky fillim i mbarë, i njohur prej të gjithëve është vetëm fillimi i një procesi ku Shqipëria kërkon të ecë më shpejt drejt Europës, por duke e konsideruar gjithnjë, Europën, destinacionin brenda nesh dhe integrimin europian, një proces të patjetërsueshëm për modernizimin e vendit tonë.

    Vendi ynë është në Europë dhe ne do të bëjmë gjithçka, ditë pas dite, që të meritojmë atë respekt dhe të meritojmë atë vend që shqiptarët aspirojnë, që me ndihmën e Gjermanisë, me ndihmën e Kancelares, me ndihmën e gjithë partnerëve tanë europianë, ne do të mund t’jua japim duke bërë si duhet gjithë detyrat tonë, në një proces që nuk është i shkurtër, por, nga ana tjetër, duke shprehur gjithmonë qartë, vetëdijen se për ne procesi i integrimit është një instrument i jashtëzakonshëm për modernizimin dhe europianizimin e Shqipërisë.

    E së fundi, 2014-a është një vit i jashtëzakonshëm për Ballkanin. Është i pari vit në historinë e Ballkanit që ka ardhur pa konflikt, është i pari vit në historinë e Ballkanit ku s’ka një fqinj me pushkë drejtuar drejt fqinjit tjetër. Simbolikisht, ky është 100 vjetori i Luftës së Parë Botërore dhe është viti i parë i një kapitulli të ri për gjithë rajonin tonë. Ne jemi të bindur se me mbështetjen dhe lidershipin e Gjermanisë dhe me mbështetjen e gjithë partnerëve tanë, Shteteve të Bashkuara dhe Europës së Bashkuar, ne do të mund ta transformojmë këtë moment të madh paqeje, në një hapësirë mundësish të reja për zhvillim ekonomik, social dhe padyshim, për integrimin rajonal dhe europian.

    Faleminderit.


    Zonja Merkel, cila është qasja e Gjermanisë ndaj statusit të vendit kandidat të Shqipërisë në qershor, kujtojmë se Gjermania ishte një nga 5 vendet që kërkuan shtyrjen e statusit në muajin dhjetor dhe a ka një trajtim të diferencuar mes vendeve të Ballkanit perëndimor, kur Serbia, një nga vendet që edhe në krizën më të fundit, asaj ukrainase, nuk ka pasur një qëndrim të qartë ndaj Krimesë, por është një vend që është në proces negociatash me Bashkimin Europian. Pra, a ka një trajtim të diferencuar mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që Shqipëria ende nuk ka marrë statusin e vendit kandidat dhe kur do të jeni ju, për një vizitë në Shqipëri?

    Kancelaria Merkel: Në fillim, sa për sqarim, Ukraina nuk zhvillon negociata për një Marrëveshje Asociimi. Një pjesë është nënshkruar. Ky është një dallim. Kurse Shqipëria bën negociata për statusin e kandidatit. Kjo ka të bëjë me faktin që të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor iu kemi dhënë perspektivën europiane dhe në fund të një rruge të gjatë do të kenë anëtarësimin në Bashkimin Europian.

    Ne i trajtojmë vendet në bazë të raporteve të Komisionit Europian. Komisioni Europian paraqet raporte për statusin, për gjendjen e punëve. Hapi tjetër që vjen tani për Shqipërinë është statusi i kandidatit. Ne në qershor do të marrim një raport të ri dhe me atë që dëgjova unë, do të ketë sigurisht edhe përparime. Komisioni do t’i ketë regjistruar këto përparime dhe ne do t’i shikojmë me një vështrim pozitiv dhe do të vendosim me një vështrim pozitiv për statusin e kandidatit për Shqipërinë. Është gjithmonë një çështje se kur, nuk është një çështje nëse do ta marrë. Nuk duhet të keni frikë, se nuk do të jepet statusi i kandidatit, por vetëm raportet duhet ta bëjnë të mundur që t’ua japim. Ne folëm për këtë punë shumë hapur.

    Së dyti, Kryeministri, mua më ftoi për vizitë dhe unë i thashë se do ta respektoj këtë ftesë. Po të më pyesni pas një viti, unë do të kem qenë në Shqipëri.


    Zonja Merkel, Shqipëria prej vitesh bashkëpunon me FMN, por gjatë këtyre viteve, prania e investitorëve gjermanë nuk është aq shumë e ndjeshme. A biseduat ju me Kryeministrin Rama në lidhje me këtë çështje dhe si e shikoni ndryshimin?

    Kancelarja Merkel: Po, unë fola me të për këtë. Ne folëm për faktin që projekte të caktuara të Organizatës Kreditore për Rindërtimin të regjistrohen shumë pozitivisht për Shqipëri, për sa i përket konfigurimit të infrastrukturës në Shqipëri.

    Së dyti, Kryeministri do të ketë bisedime edhe me investitorët gjermanë. Ne do t’i inkurajojmë ata të vijnë në Shqipëri. Për investitorët gjermanë, për investitorët privatë ka shumë rëndësi siguria juridike. Ata duhet të kenë besim tek sistemi juridik dhe prandaj ne këmbëngulim shumë te reforma në drejtësi. Jo sepse e konsiderojmë të bukur që të funksionojë si duhet sistemi juridik, por ne kemi shumë sipërmarrje të mesme në gjermani, të cilat varen shumë nga fakti që ta investojnë kapitalin e tyre atje ku gjejnë dhe kushte të mira. Sa më shpejtë të reformohet sistemi juridik, aq më i madh dhe aq më i shpejtë do të jetë edhe interesi i investitorëve gjermanë për Shqipërinë. Domethënë, merren më shumë produkte nga Shqipëria, importohen në Gjermani. Unë jam e sigurt që edhe bilanci i importit dhe eksportit do të balancohet.

    Kryeministri Rama: Unë do të shtoja edhe një herë tjetër që patëm një dakordësi të plotë me Kancelaren lidhur me domosdoshmërinë që rajoni si i tërë të zhvillohet në mënyrë më të integruar dhe bashkëpunimi rajonal, në aspektin ekonomik, të shkojë duke u forcuar.

    Sikundër, e përsëris, ne jemi shumë të dëshiruar dhe do të bëjmë gjithçka për të krijuar kushtet, për të tërhequr sa më shumë investime gjermane në Shqipëri. Investimet gjermane në Shqipëri, ne i shohim jo vetëm si burim të ardhurash, por edhe si një instrument të transformimit të kulturës së sipërmarrjes dhe të kulturës së punës. E për këto arsye, i konsiderojmë me një vlerë të dyfishtë. Prandaj do të vazhdojmë kontaktet edhe me sipërmarrjen këtu dhe kemi planifikuar për të çuar më tutje këto kontakte, në disa takime të mëtejshme me disa nga grupet e mëdha gjermane, në Gjermani.

    Kryeministria

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Merkel pret të martën kryeministrin Rama

    - Mu be qejfi qe e ke mbushur qeverine me gra.

    - Pa grate nuk ka progres.

    - Po mu be akoma me shume qejfi, qe i prishet planet e amerikaneve per armet kimike te Sirise.

    - Nuk kishim kushte ti mbanim.

    - Mos u merzit qe Washingtoni te ka kthyer shpinen, do te keni mbeshtetjen tone.

    - Faleminderit. Amerika eshte partner por Shqiperi eshte ne kontinentin evropian jo ate amerikan.

    - Per statusin, mos u beni merak se nuk ua mohojme, por duhet te mbushni me pare disa kushte.

    - Jemi te gatshem te permbushim te gjitha kushtet e BE e po punojme ne kete drejtim.

    - Shqiperia ka disa burime te konsiderueshme energjie. Do te ktheheni edhe ne terminal te projektit TAP qe do te sjelli gazin natyror nga Azerbajxhani. Investitoret gjermane jane te interesuar te investojne ne keto fusha, por duan sigurine e qeverise suaj.

    - Jane te mirepritur e ne jemi gati te permbushim cdo kerkese te tyre.

    - A keni plane qe te privatizoni ndermarrjen publike qe i menaxhon keto burime?

    - Sigurisht.

    - Jam e sigurt qe ju do ti trajtoni sic duhet investitoret gjermane te interesuar ne kete fushe.

    - Absolutish.

    - Faleminderit e takohemi ne Tirane.

    - Faleminderit e jeni e mirepritur.

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Merkel pret të martën kryeministrin Rama

    Sa te kemi Vella Erdoganin dhe Moter Angelen, nuk ka Obama qe ta ndali Rilindjen tone!

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-03-2014
    Vendndodhja
    BOSH
    Postime
    102

    Për: Merkel pret të martën kryeministrin Rama

    E urrej politiken, Por kjo llogjika e te arsyetimit pak me lart lë shumë per te deshiruar. Mos harroni qe jeni founder i ketij forumi, dhe duhet te perçoni unitet ashtu siç mban edhe emrin web-i.
    Nese ju vete i zoti shtepise praktikoni ndasine, atehere çduhet te bej une si anetar?
    çdo gabim paguhet dhe ju e dini fare mire nga pervoja, referoju numrit te vizitoreve ne trafik dhe bej llogarite. Nese nuk je i paanshem atehere çmund te presim nga te tjeret.
    Fito besimin e vizitorit dhe binde ate qe te jete pjese e platformes.

    asgje e mire nuk i vjen forumit nga politika.
    Ndryshuar për herë të fundit nga NIKOLA TESLA : 01-04-2014 më 18:09

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Merkel pret të martën kryeministrin Rama

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Sa te kemi Vella Erdoganin dhe Moter Angelen, nuk ka Obama qe ta ndali Rilindjen tone!
    plase o i shkret te ka lan menja

    nuk pate lan ambasador te amerikes pa sha e pa akuzu ne koh te sales kur i terhekshin veshin kti ka ni her, e tash na dole pro obame,

    a don ta izolojsh shqipnin prej pjeses tjeter te botes? qa te keqje ka erdogani qa te keqje ka markeli?
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •