-
Për ateistët dogmatikë
Nuk mund ta fshehësh kënaqësinë që ta shkakton rritja e numrit të ateistëve në shoqërinë tonë shqiptare, pavarësisht se një pjesë e ateistëve janë dogmatikë në të kuptuarit e kësaj rryme filozofike. Sot po flas pikërisht për këta të fundit, edhe pse, diç të ngjashme pata publikuat edhe para dy vitesh.
Pal SHTUFI
Ateizmi ka lindur si rezultat i zhvillimit të lartë të vetëdijes njerëzore, pra, ndryshe nga zhvillimi i deizmit. Si zhvillim, ateizmi, për fat të keq, "zaptohet" edhe nga komunizmi dhe keqpërdoret
deri në përgjakje të historisë. Zaptuesit komunistë kanë lënë gjurmë të thella në mënyren e të kuptuarit dhe të zbatuarit të ateizmit, sidomos tek ne. Ateizmi komunist ishte ateizëm dogmatik, mohues i çdo vlere e jovlere që arriti të zhvillohej gjatë historisë së njerëzimit. Pra, komunizmi deshi të zhbënte çdo
dogmë tjetër vetëm që ta rehatonte dogmën e vet të mohimit absolut. Bumerangu i një praktikimi të tillë dihet: ringjallja e religjioneve tek ne deri në shkallë shqetësuese.
Ateizmi në botën Perëndimore është ateizëm human, i butë - ME NJERIUN NË QENDËR. Refuzohet qetësisht e argumentueshëm dogma që kanë përhapur religjionet tash e mijëra vjet. Në fakt, ateizmi nuk ka arsye të jetë ndryshe. Sot, si rezultat i një sjelljeje të tillë, butësisht refuzuese dhe fuqishëm të argumentuar, rezulton fakti se në Europën Perëndimore, tempujt e religjioneve nuk mbushën as me 20% "mëkatarë”.
Ateizmi nuk duhet shfrytëzuar si ideologji për t’i mohuar kulturat që tanimë janë ndërtuar nën "pushtetet" e religjioneve. Kjo nuk ndodhë në botën perëndimore, edhe pse numri i ateistëve pothuajse kalon 50 përqindëshin e popullsisë. Së këndejmi, një ateist militant e dogmatik nuk është më ateist se një ateist kooperativ, human e që ka mirëkuptim për "delet e zotit", sepse, nuk duhet shikuar shumë larg për të parë se ato “dele të zotit” janë të afërmit tanë, për t’mos thënë se ishim ne vet, deri dje.
Është e dhimbshe t'i shohësh disa turbo-ateistë se si kujdestarojnë duke regjistruar intenzitetin e sulmeve ndaj individëve, religjioneve dhe traditen kulturore te tyre, thua se roli i ateistit eshte sasia e sulmeve dhe mohimeve pa kripë ndaj gjithçkafit që u zhvillua gjatë shekujve.
Ne mund te dëshirojmë shumë, por historinë nuk mund ta ndryshojmë. Letërsia, arti dhe kultura u zhvilluan me vulën e religjioneve pothuajse kudo në botë. Madje, ne disa shtete, si Shqipëria, Tibeti, Polonia, Kroacia, etj, religjioni ka luajtur rolin e mbrojtësit të qenies kombëtare, jo pse religjioni si doktrinë ofron shërbim të tillë, por ishin klerikët ata që e shfrytëzuan religjionin për qëllimet e tyre më të mira nacionale. Pra, ateistët shqiptarë, nuk kanë asnjë arsye të renditen në radhët e mohuesve të historisë dhe të personaliteteve më të larta që ka populli ynë, për shkakun se ato personalitete i kanë takuar një religjioni të caktuar, sepse, ateizmi ME NJERIUN NË QENDËR, nuk ka synim ndezjen e konflikteve e as zhbërjen e historisë për shkak të bindjeve filozofike.
ATHEOS është i vetmjaftueshem përballë besimeve deiste. Teprimet na bartin në fushën e konfliktit të pakuptimtë dhe na sjellin në pozicion të pritjes së bumerangut...
(Me këto pak fjalë, shpresoj ta kenë kuptuar disa turbo-ateistë se atheos nuk matet me sasinë e sulmeve ndaj deizmit apo të sulmeve ndaj “ateistëve laramanë” por me cilësinë e ruajtjes së kultit ateist -NJERIUT)
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt