Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 56
  1. #1
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Tahiri: Do shmangim korrupsionin, kamera në rrobat e policëve

    TIRANË-Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri bëri të ditur sot se po ndiqen praktika me standarte ndërkombëtare për përmirësimin e cilësisë së punës në polici dhe shmangien e korrupsionit. Si një të tillë, Tahiri përmendi vendosje kamerash në trupin e cdo polici.

    “Do të vendosim kamera në trupin e punonjësve të policisë, si një praktikë standarte për të shmangur korrupsionin”, u shpreh Tahiri duke marrë fjalën e tij në Kuvend gjatë diskutimit të projektligjit për kujdesin shëndetësor të punonjësve të Policisë së Shtetit.

    Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, deklaroi se opozita mungon gjithnjë kur miratohen ligje të rëndësishme dhe sidomos për punonjësit e policisë. Në këtë linjë ai theksoi se qeveria po u përmbahet angazhimeve ndërsa po i krijohet mundësi policisë së Shtetit, duke marrë më shumë përgjegjësi për kujdesin shëndetësor të punonjësve të Policisë së Shtetit. Në vijim ai tha se policia po vendos rend dhe siguri, duke luftuar krimin dhe korrupsionin. Sipas tij reforma në Policinë e Shtetit është në fazën finale dhe do të shënojë një histori suksesi.

    d.b/
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  2. #2

    Për: Tahiri: Do shmangim korrupsionin, kamera në rrobat e policëve

    Ide e bukur, po do habitesha nese realizohet.

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-03-2014
    Vendndodhja
    BOSH
    Postime
    102

    Për: Tahiri: Do shmangim korrupsionin, kamera në rrobat e policëve

    Sot pashe shevroletet me kamera te instaluar tek pasqyra e brendeshme, te shohim rezultatin? Nuk besoj lehte jam natyre e tille qe dua ta shoh vete gjemen thoshte kadri rroshi tek nje film.

  4. #4
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Tahiri: Do shmangim korrupsionin, kamera në rrobat e policëve

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Ide e bukur, po do habitesha nese realizohet.
    Nuk do të mjaftonte fondi i Ministrisë për të blerë aq shumë kamera .. duke pasur parasysh që ka aq shumë policë sa që të duket vetja sikur jeton në një shtet më gjëndje të jashtëzakonshme. Nga Durrësi deri në Tiranë ka 5 postoblloqe dhe nga Tirana për në Kukës ose Sarandë duhet të ketë të paktën dy policë për ç'do km linar rrugë

    Këta policët me ato kapelet si të ushtrisë ta heqin trurin fare , sa të shëmtuar duken... Uniformat që Sali protopapa mori si shëmbull nga Policia Turke lol

    Lëre pastaj ata Policët me bark të fryrë si grua me barrë
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tahiri: Do shmangim korrupsionin, kamera në rrobat e policëve

    Qeveria e Rilindjes eshte shume e zgjuar! E lufton korrupsionin me kamera ne trupin e policeve. Kete gje qe nuk e arrin dot ta beje nje shtet si Italia apo Gjermania, e ben Qeveria e Rilindjes qe ka aq shume leke ne banke sa iu desh te merrte hua nga FMN $330 milion.

    Po e bukura fare eshte qe ne gazeta e ne pamje te jashtme duket si Qeveria e Rilindjes po e "lufton korrupsionin" ne rradhet e Policise, por ne fakt ajo po ben te kunderten. Ajo po e institucionalizon korrupsionin ne rradhet e Policise se Shtetit duke e bere ate te ligjshme. E ben kete gje shume me lezet:

    - Kryeministri yne i nderuar Rilindasi Edi Rama u tha 6000 policeve te tij: Te gjithe parate qe do te mblidhni nga gjobat, do t'ua jap ne 2014 si rritje rroge 20%! Asnje punonjes tjeter i administrates nuk do te shohi rritje rroge as 2% por ju policet e mi te dashur do te shihni rritje rroge 20%.

    Nga do te dali ky lek?

    Do te dali nga xhepi i qytetareve qe ngasin makina.

    Pasi degjojne keto fjale policet, si mendoni ju, do te jene me pak apo me shume te prirur per tu vene gjoba qytetareve?

    Kjo eshte arsyeja qe qytetaret po zgjohen ne mengjes per te gjetur gjoba parkimi ne xhamat e makinave.

    A eshte ky korrupsion?

    Si mund te jete "korrupsion" kur Qeveria e Rilindjes e ka ligjeruar kete proces?!

    Po nuk po perfundon perseri leku i qytetarit ne xhepin e policit?

    Epo me pare ia jepnit policit ne dore kur ju ndalonte. Tani ia jepni shtetit, dhe qeveria ua ndan policeve tuaj.

    Lart e me lart Qeveria e Rilindjes, lart e me lart!

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 03-04-2014 më 11:44

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Tahiri: Do shmangim korrupsionin, kamera në rrobat e policëve

    jepi makines mrena rregullave dh enuk merr gjob o tutkun

    lart e me lart derdimeni i forumit lart e me lart
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  7. #7
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: Tahiri: Do shmangim korrupsionin, kamera në rrobat e policëve

    Kamerat jan me bateria toshiba apo du ju vihet edhe kabllo e tensionit 220 V nga mbrapa policit qe te punoj kamera.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Tahiri: Do shmangim korrupsionin, kamera në rrobat e policëve

    Citim Postuar më parë nga NIKOLA TESLA Lexo Postimin
    Sot pashe shevroletet me kamera te instaluar tek pasqyra e brendeshme, te shohim rezultatin? Nuk besoj lehte jam natyre e tille qe dua ta shoh vete gjemen thoshte kadri rroshi tek nje film.
    Sot pashe nji makine police, nga ato morra te vegjel, te lyer me ngjyre te bardhe me vija blu dhe portokalle. Me dukesh in si makinat e militiamen ish-jugosllave, te filmave me bats zhivojinovic, ose te filmave cekosllovake.

    Nderkohe pas gjys ore, tek tirana e re, nji tufe me polica me uniforme duke ngrene e pire tek nji dyqan peshku. Si ne ato fotot qe ka postu xheku I vogel.

    Kjo o policia shqiptare.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  9. #9

    Për: Tahiri: Do shmangim korrupsionin, kamera në rrobat e policëve

    Atyre qe shkelin rregullat tua bejn gjobat mal. Kur nuk cajne koken ata per leket e tyre, ne nuk duhet te shqetesohemi fare.

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-03-2014
    Vendndodhja
    BOSH
    Postime
    102

    Për: Tahiri: Do shmangim korrupsionin, kamera në rrobat e policëve

    Gjithsesi djema duhen te jene me te arsyeshem, fjala vjen ne disa akse qe jane dhe nyje kyçe nuk duhet te tolerojne, por ne disa raste ka gabime trashanike. Psh, Te gjitha rruget e tiranes kane nje tabele karakteristike E HENE-PREMTE ndalim qendrimi ORA22:00-08:00, me thoni te keqen ku ta çoj makinen, ta marr ne dhome te fleje me mua. Sepse nuk ka rruge tjeter, te behen me tolerante, njehere nje rruge dhe njehere nje tjeter me orare te ndryshme sepse egziston mundesia.
    Del i ziu njeri te filloje diten e punes dhe shikon nje fature ne xham ne pike te sabahut, sa si bie pika te shkretit se doli te punoje e jo te vjedhe dhe gjoba 3000 mijeshe te reja e pret per ti uruar mireseardhjen.
    Ore te jemi te sinqerte aty i kemi lene makinat nder vite dhe skemi gjetur kurre gjoba, ok ishte gabim por nuk fillohet me sepate, ndergjegjesoni njerezit me nje njoftim ne tv per disa dite dhe pastaj merrjuni shpirtin, jane mesuar ndryshe, mire/keq ashtu ishte. pak humanizem si ben keq njeriu.
    Ja kishin kercitur makinave ne myslym shyri ne krahun e rregullt te parkimit ne oren 1 pas mesnate gjoba gjoba gjoba deri tek albtelekomi, te gjitha 3000 lekeshe te reja, bejeni hesapin vete tani dhe me thoni normale eshte.

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •